Blog

  • Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

    Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

    Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

    Shuma e planifikuar për furnizimin e Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me një nënstacion mobil ishte rreth tre milionë euro. Kështu përcaktohej në aplikimin e miratuar për të hyrat maksimale për vitin 2026 të KOSTT’it. Megjithatë, shuma e planifikuar e tenderit ka shkuar në tetë milionë. Për këtë dyfishim e gjysmë të çmimit të shumës së planifikuar dhe mundësia për kurdisje të tenderit është dërguar një ankesë në Gjykatën e Tenderëve.

    Gazeta Insajderi

    Tenderi për nënstacion mobil në vlerë prej tetë milionë eurove për nënstacion mobil të KOSTT’it është pezulluar. Kjo, pasi që një kompani ka dërguar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), shkruan Insajderi.

    Ankesën e ka dorëzuar kompania Kosmati SH.P.K., më 5 nëntor, kundër tenderit të KOSTT-it. Ajo kundërshton veçanërisht kriterin që kërkon nga prodhuesi i nënstacionit mobil të dëshmojë se gjatë tri viteve të fundit ka furnizuar së paku 20 nënstacione të këtij lloji, me tension 110 kV ose më të lartë.

    Kompania pretendon se kërkesa për 20 referenca të tilla është joproporcionale me objektin e kontratës dhe mund të përjashtojë nga gara prodhues të tjerë ndërkombëtarë.

    Sipas kompanisë ankuese, ajo ka komunikuar me prodhues globalë të interesuar për të marrë pjesë në këtë aktivitet të prokurimit, të cilët e kanë njoftuar se nuk mund ta përmbushin këtë kriter për periudhën e kërkuar trevjeçare.

    “Gjithashtu, fakti se kriteri i drejtohet prodhuesit citat ”i cili autorizon operatorin ekonomik për ofertim” nuk e eliminon efektin kufizues në konkurrencë, ne te njejten kohe eshte deshmi e favorizimit te nje prodhuesi dhe nje operator ekonomik dhe pasi operatorët që bashkëpunojnë me prodhues të rangut boteror por që nuk i plotësojnë njëzet (20) referencat, përjashtohen praktikisht nga mundësia e ofertimit“, thuhet ndër të tjera në ankesë.

    Kompania e konsideron këtë kusht si kufizues të konkurrencës dhe pretendon se mund të favorizojë një prodhues dhe operator ekonomik të caktuar.

    Dyshimet për kurdisje të tenderit

    Përveç kritereve të kontestuara, dyshime për favorizim të Hitachi Energy ngrihen edhe nga vetë specifikat teknike të tenderit. Sipas analizës së tyre, dy nga komponentët kryesorë të nënstacionit mobil që kërkon KOSTT-i përputhen me teknologjinë e kompanisë Hitachi Energy, çka ngre pikëpyetje nëse kërkesat janë hartuar në mënyrë që t’i përshtaten një prodhuesi të caktuar.

    Një prej pajisjeve kryesore të këtij nënstacioni është moduli ndërprerës, i cili mundëson lidhjen dhe shkëputjen e furnizimit me energji elektrike, si dhe kontrollin dhe mbrojtjen e rrjetit në rast të defekteve.

    Për këtë nënstacion, KOSTT-i ka kërkuar modul ndërprerës hibrid 145 kV të tipit PASS ose ekuivalent. PASS (Plug and Switch System) është emërtim tregtar i teknologjisë së ABB-së, e cila tashmë është pjesë e portofolit të Hitachi Energy.

    Kjo përputhje ngre dyshime për favorizim të teknologjisë së një prodhuesi të caktuar, veçanërisht pasi Hitachi Energy ofron produktin PASS M0 për nivelin e tensionit 145 deri në 170 kV.

    Kështu, dyshimet për përshtatje të specifikave nuk lidhen vetëm me kriteret e përvojës së prodhuesit, të cilat janë kundërshtuar në OSHP, por edhe me mënyrën se si janë përshkruar pajisjet që duhet t’i ofrojë operatori fitues.

    Kjo çështje rregullohet me Ligjin për Prokurimin Publik, i cili ua ndalon autoriteteve kontraktuese hartimin e specifikimeve teknike që favorizojnë ose diskriminojnë operatorë të caktuar ekonomikë.

    Konkretisht, neni 28, paragrafi 2, përcakton se specifikimet teknike duhet të hartohen në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe në atë mënyrë që t’u mundësojnë qasje sa më të gjerë operatorëve ekonomikë të interesuar. I njëjti paragraf ndalon shprehimisht hartimin e specifikimeve që favorizojnë ose diskriminojnë një apo më shumë operatorë ekonomikë.

    Ndërkaq, paragrafi 7 i këtij neni ndalon vendosjen e specifikimeve që i referohen një prodhuesi, burimi, procesi, marke tregtare, patente, lloji apo origjine të caktuar. Përjashtimisht, një referim i tillë lejohet vetëm kur nuk mund të bëhet një përshkrim mjaftueshëm i saktë dhe i kuptueshëm i objektit të kontratës në mënyrë tjetër, me kusht që të shoqërohet me shprehjen “ose ekuivalent”.

    Një tjetër element që ngre dyshime për mënyrën e hartimit të specifikave të tenderit lidhet me përmendjen e drejtpërdrejtë të emrit të një produkti të kompanisë ABB, vetëm në versionin shqip të dokumentacionit të tenderit.

    Te pozicioni për kthinën modulare 24 kV – fusha hyrëse, KOSTT-i ka specifikuar produktin “UniGear ZS1”, i cili prodhohet nga ABB dhe përdoret për shpërndarjen dhe kontrollin e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të mesëm.

    I njëjti produkt përmendet edhe te pozicioni për kthinën modulare 24 kV – fusha për transformatorin shtëpiak. Edhe në këtë rast, dokumentacioni i referohet konkretisht produktit “UniGear ZS1” dhe prodhuesit ABB, pa përfshirë formulimin “ose ekuivalent”.

    Kjo është me rëndësi, pasi Ligji për Prokurimin Publik përcakton se referimet në marka apo produkte të veçanta lejohen vetëm në kushte të jashtëzakonshme, kur nuk mund të hartohen specifikime mjaftueshëm të sakta në mënyrë tjetër. Edhe në këto raste, ligji kërkon që referimi të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”.

    Dyshimet shtohen edhe nga fakti se Hitachi Energy e ka prezantuar publikisht përdorimin e këtyre paneleve në një projekt të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 2021–2022, në kuadër të një nënstacioni modular.

    Në njoftimin e publikuar në faqen e saj zyrtare, kompania e përshkruan pajisjen si pjesë të teknologjisë së përdorur në projekt.

    “Nënstacioni i vendosur në kontejner përbëhet nga 26 panele të pajisjeve komutuese të tensionit të mesëm (MV) UniGear ZS1 të Hitachi Energy”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Historia e ndryshimit të çmimeve nga tre milionë në tetë milionë euro

    Në fillim të vitit, KOSTT-i e kishte llogaritur në 3 milionë euro furnizimin me një nënstacion mobil, duke e paraqitur si investim të domosdoshëm për sistemin elektroenergjetik. Disa muaj më vonë, në dokumentet e brendshme të ndërmarrjes shfaqet një vlerë krejt tjetër: 8 milionë e 20 mijë euro. Gjatë kësaj periudhe, në dokumentacionin e dërguar te rregullatori projekti përmendet fillimisht për një nënstacion, pastaj për dy, për t’u rikthyer sërish në kërkesën për një të tillë.

    Gjurmët e këtij projekti nisin më 28 janar, kur KOSTT-i ia dorëzoi ZRrE-së aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2026. Në mesin e investimeve të propozuara ishte edhe një nënstacion mobil për nivelin e tensionit 110/35/10(20) kV.

    Në atë dokument, ndërmarrja e arsyetonte investimin me nevojën për të rritur sigurinë e furnizimit dhe për të pasur mundësi reagimi më të shpejtë në rast të avarive në rrjet. Projekti përshkruhej si investim strategjik, ndërsa kostoja e parashikuar ishte 3 milionë euro.

    Kjo shumë, sipas KOSTT-it, mbulonte transformatorin e fuqisë, pajisjet e tensionit të lartë dhe të mesëm, sistemet mbrojtëse e komanduese dhe vendosjen e tyre në një platformë mobile, përkatësisht rimorkio.

    Në arsyetimin e paraqitur te rregullatori, KOSTT-i e konsideronte investimin të arsyeshëm si nga ana teknike, ashtu edhe nga ajo ekonomike.

    “Si përfundim, investimi në një nënstacion mobil 110/35/10(20) kV është i arsyetuar teknikisht dhe ekonomikisht, dhe përfaqëson një masë të rëndësishme për rritjen e besueshmërisë, fleksibilitetit dhe sigurisë së operimit të sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Vlera e projektit është; 3,000,000.00€”, thuhej në dokument.

    Më 10 prill, ZRrE-ja publikoi Raportin Konsultativ, në të cilin trajtoi edhe projektin e nënstacionit mobil. Rregullatori vuri në dukje se bëhej fjalë për një investim të ri, i cili nuk ishte përfshirë në planet zhvillimore të transmetimit.

    Kjo ishte arsyeja pse ZRrE-ja vlerësonte se projekti nuk mund të miratohej në atë fazë të procesit tarifor, pa u përfshirë paraprakisht në planet përkatëse të zhvillimit të transmetimit.

    “Për rrjedhojë, ZRrE vlerëson se projektet e mëposhtme nuk mund të konsiderohen për miratim në parim në këtë fazë të procesit tarifor, derisa të përfshihen dhe të aprovohen në planet zhvillimore përkatëse të transmetimit”, thuhej në raport.

    Ndryshimi i parë në numrin e pajisjeve të kërkuara shfaqet në dokumentin që KOSTT-i ia dorëzoi ZRrE-së më 24 prill, si përgjigje ndaj Raportit Konsultativ.

    Në këtë fazë, ndërmarrja nuk fliste më vetëm për një nënstacion mobil. Në komentet e saj kishte përfshirë kërkesën për furnizimin me dy nënstacione të tilla.

    Duke u bazuar në vlerësimin fillestar prej tre milionë eurosh për një njësi, kostoja e përgjithshme për dy nënstacione do të arrinte në 6 milionë euro.

    Por, në pjesën tjetër të dokumentit, ndërmarrja sërish i referohej furnizimit me një nënstacion mobil. Kësaj radhe, theksi vihej te rëndësia e tij për parandalimin e problemeve në rrjet dhe mbrojtjen e sistemit elektroenergjetik.

    KOSTT-i argumentonte se pajisja do ta shkurtonte ndjeshëm kohën e reagimit në rast të një avarie, duke e reduktuar atë nga muaj në ditë ose javë. Gjithashtu, sipas ndërmarrjes, ajo do të mundësonte vazhdimin e furnizimit të përkohshëm me energji gjatë punimeve, pa qenë e nevojshme të priten periudha të gjata për ndërhyrje në rrjet.

    Në mesin e përfitimeve të tjera përmendeshin fleksibiliteti më i madh në operim, mirëmbajtja e planifikuar pa ndërprerje të furnizimit, menaxhimi i ngarkesave sezonale dhe reagimi ndaj situatave të paparashikuara.

    Për ta mbështetur kërkesën, KOSTT-i përdorte edhe argumentin financiar. Sipas tyre, një investim prej rreth 3 milionë eurosh ishte i arsyeshëm në krahasim me dëmet që mund të shkaktonte një ndërprerje e gjatë e energjisë elektrike.

    “Realizimi i këtij projekti është një hap i domosdoshëm drejt garantimit të sigurisë energjetike, stabilitetit ekonomik dhe funksionimit të qëndrueshëm të infrastrukturës kritike të vendit”, thuhej në dokumentin e dërguar te rregullatori.

    Në këtë pjesë, pra, KOSTT-i vazhdonte ta arsyetonte një nënstacion mobil me kosto prej 3 milionë eurosh, ndonëse në pjesën tjetër të komenteve kishte kërkuar financimin e dy njësive.

    Më 5 maj, ZRrE-ja publikoi raportin përfundimtar lidhur me përshtatjet vjetore të të Hyrave të Lejuara Maksimale.

    Edhe në këtë fazë, rregullatori nuk e kishte ndryshuar qëndrimin lidhur me mungesën e projektit në planet zhvillimore të miratuara. Kjo nënkuptonte se financimi i dy nënstacioneve nuk do të përfshihej në lejimet për vitin 2026.

    ZRrE-ja megjithatë nuk e kishte përjashtuar mundësinë që këto investime të realizoheshin më vonë. KOSTT-it i ishin paraqitur dy rrugë: t’i financonte vetë projektet dhe më pas të kërkonte njohjen e tyre nga rregullatori, ose t’i propozonte në planin e ardhshëm zhvillimor dhe të priste miratimin për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

    Në raport, ZRrE-ja e konsideronte në parim të nevojshëm investimin në dy nënstacione mobile, por nuk propozonte përfshirjen e tyre në këtë fazë, pasi nuk ishin pjesë e planeve të miratuara dhe pritej që të hynin në funksion pas vitit 2026.

    “Projekti i dy nënstacioneve mobile, edhe pse aktualisht nuk është i përfshirë në planet zhvillimore apo investive të miratuara, në parim konsiderohet si investim i nevojshëm dhe pritet të përfshihet në planet përkatëse nga viti 2027 dhe RAB ku të hyjnë në operim. Megjithatë, ZRRE nuk propozon të përfshijë lejim për këto dy projekte në këtë fazë, pasi datat e planifikuara të vënies në funksion janë pas vitit 2026 dhe projektet nuk janë ende pjesë e një plani të miratuar”, thuhej në raport.

    Më 7 tetor, KOSTT-i publikoi njoftimin për tenderin me titull “Furnizim me Nënstacion Mobil 110 10(20) kV me Transformator Fuqie 31.5 MVA”.

    Në njoftim, vlera e parashikuar ishte 8 milionë e 20 mijë euro, ndërsa për realizimin e kontratës ishin paraparë 18 muaj.

    Në një reagim të publikuar më 5 nëntor, pas raportimeve në media, KOSTT-i tha se vlerësimi fillestar ishte bërë mbi bazën e të dhënave të përgjithshme teknike dhe se në atë fazë nuk ishin përfshirë specifikimet e plota për të gjitha pajisjet përcjellëse.

    Sipas kompanisë, aplikimi në ZRRE ishte përgatitur në kushte urgjence dhe brenda afateve të përcaktuara, ndërsa vlerësimi fillestar ishte përqendruar në komponentët kryesorë të nënstacionit. KOSTT-i shtoi se kjo ishte hera e parë që prokuronte një pajisje të tillë.

    Kompania tha se pas përfundimit të procesit me ZRRE-në kishte formuar një komision profesional, i cili kishte analizuar më hollësisht nevojat e sistemit dhe kishte përgatitur specifikimet teknike. Në to, sipas reagimit, ishin përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes, kontrollit dhe matjes, pajisjet përcjellëse, transportimi, integrimi dhe funksionimi i plotë i nënstacionit.

    KOSTT-i e lidhi dallimin në çmim pikërisht me përfshirjen e këtyre kërkesave dhe pajisjeve, të cilat, sipas tij, nuk ishin vlerësuar plotësisht në fazën e parë.

    Megjithatë, në reagim kompania pranoi se dallimi mes dy vlerësimeve kërkon shqyrtim të brendshëm për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë eventuale. KOSTT-i tha se deri në atë moment nuk ishte konstatuar ndonjë dëm financiar, por se çdo lëshim në procesin e vlerësimit duhet të adresohet.

    Nga dokumentet e fillimit të vitit deri te njoftimi për tender, vlera e parashikuar është rritur për 5 milionë e 20 mijë euro, ose rreth 167 për qind. Pra, tenderi është publikuar me një vlerë rreth 2.67 herë më të lartë sesa ajo që KOSTT-i vetë e kishte paraqitur në aplikimin fillestar në ZRrE.

    “Baxhanaku i Lumir Abdixhikut”

    Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK), Besart Bajraktari figuron të jetë një nga katër drejtorët menaxhues si përfaqësues të autorizuar të kompanisë Hitachi Energy.

    Bajraktari është përmendur më herët edhe në Kuvend nga deputeti i Vetëvendosjes, Ejup Ahmeti. Ky i fundit e kishte cilësuar si “baxhanakun e Lumir Abdixhikut” dhe kishte ngritur pretendime për tenderët që, sipas tij, i merrte Bajraktari.

    “Baxhanaku i Lumir Abdixhikut, kryetarit tuaj, Besart Bajraktari, tregoni mirë qytetarëve se sa tenderë i merr ky. Po ashtu kompania e baballakut të kryetarit Abdixhiku, edhe gruaja e Lumir Abdixhikut ka themeluar kompani për tregtimin e energjisë”, kishte deklaruar në prill të këtij viti Ahmeti në një seancë të Kuvendit.

    Gazeta Insajderi nuk ka arritur të sigurojë një afërsi të tillë familjare ndërmjet kryetarit të LDK’së dhe Besart Bajraktarit.

    /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore

    Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore

    Me rastin e Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim, që shënohet më 10 nëntor, shtëpia botuese “Dukagjini” ka hapur thirrjen DUKËSHKENCË përmes së cilës fton nxënësit e klasave 1-9 nga shkollat e Kosovës të eksplorojnë botën e shkencës përmes projekteve praktike dhe krijuese.

    I konceptuar si projekt klasor, DUKËSHKENCË synon të nxisë kureshtjen, kreativitetin dhe zbatimin praktik të njohurive shkencore, duke u mundësuar nxënësve të hulumtojnë dukuri të ndryshme dhe të krijojnë projekte praktike që lidhen me jetën e përditshme. Pjesëmarrja organizohet në nivel klase, nën mentorimin e mësimdhënësit/es, ndërsa projektet duhet të dokumentohen përmes një videoje 1-3 minutëshe.

    Klasat pjesëmarrëse do të kenë mundësi të fitojnë shpërblime për pasurimin e hapësirave mësimore, përfshirë sete eksperimentesh, tabela interaktive dhe materiale për këndet e leximit. Shpërblime të veçanta janë paraparë edhe për mësimdhënësit mentorë të klasave fituese, të cilët do të përfitojnë trofe dhe trajnim të licencuar me kredi.

    Të interesuarit mund të gjejnë detajet për kategoritë pjesëmarrëse, temat e projekteve, kriteret e vlerësimit dhe udhëzimet teknike për aplikim në materialet informuese të bashkëngjitura.

    Thirrja DUKËSHKENCË: https://www.facebook.com/share/p/1Q9Meuur72/

    Udhëzimet teknike: https://www.facebook.com/share/p/1M8npkpEDr/

    Aplikimi bëhet nga mësimdhënësi/ja mentor/e, duke dërguar dokumentacionin dhe videon e projektit në adresën elektronike: duke@dukagjinipublishing.com. Videoja duhet të dërgohet përmes platformës Filemail: https://www.filemail.com/

    Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2026, në orën 23:59.

    Për informata shtesë dhe konsultime, mësimdhënësit mund të kontaktojnë ekipin e shtëpisë botuese “Dukagjini” në adresën elektronike duke@dukagjinipublishing.com ose në numrin +383 49 750 012.

    Përmes kësaj nisme, “Dukagjini” synon t’u ofrojë nxënësve mundësinë që shkencën ta përjetojnë përmes hulumtimit, eksperimentimit dhe krijimtarisë, duke dëshmuar se ajo është pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme.

  • Court Decides Turkish Group in Prizren Suspected in Serious Case

    Court Decides Turkish Group in Prizren Suspected in Serious Case

    GThe Foundation jykat in Prizren has decided over the security measure against five Turkish citizens allegedly attacked and held one person hostage for 12 hours.

    The prosecution has approved the State Prosecutor’s request and has appointed the detention measure for a month.

    M.D., M.D.G., S.K., R.O., and M.P., due to alleged co-ordination criminal acts:

    1. Easy Body Hurt

    2. Grasping

    3. The illegal privilege of freedom, the court announced, broadcasts I did. tv

    In the case of the detention appointment, the court has estimated there are legal reasons for the appointment of this move even from evidence collected to this stage.

    According to the prosecution’s file, we dated 01.11.2026, about 7:20 p.m., in Prizren, the high-ranking defendants, deliberately and in co-ordination, have initially blocked the path of the injured S.B. With a truck, followed and physically attacked, the same were punched, kicked as they allegedly used sharp tools, respectively, causing nine exhumations, for which the same one has sought medical treatment at Prizren Regional Hospital.

    Shortly after the attack, defendants have forcibly put the injured in the van, placed a bag on its head and transported it to a private house in the neighbourhood in Pristina. There it has been kept shut against its will for about ten hours (10), having stabbed it and practicing constant violence and pressure in order to force it to disrupt its working activity in construction of companies in Prizren, remove workers and leave the territory of the Republic of Kosovo. At around 5:30 p.m. on the same day, defendants have turned the injured to Prizren, as well as bags in the head, and left him on the street. )

    The decision reportedly takes into account that suspects are foreign and temporary citizens in Kosovo, there is the danger of being released, the same will escape and become unattainable to justice organs.

  • Gunfight in Washington, reported four wounded.

    TAt least four people were injured in a shooting attack in Washington DC.

    According to reports CNNThe man who attacked the gun was surrounded inside a building not far from the scene, broadcasts Clankosova.tv.

    There are no arrests yet.

  • Sulm me armë zjarri në Washington, raportohet për 4 të plagosur

    Sulm me armë zjarri në Washington, raportohet për 4 të plagosur

    Sulm me armë zjarri në Washington, raportohet për 4 të plagosur

    Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë zjarri në Washington DC.

    Sipas raportimeve të CNN, personi që ka sulmuar me armë është rrethuar brenda një ndertese jo larg vendit të ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

    Nuk ka ende të arrestuar.

  • Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

    Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

    Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

    Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë ndaj pesë shtetasve të Turqisë, që dyshohen se sulmuan dhe mbajtën peng një person për 12 orë.

    Prokuroria ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit dhe ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatje prej një muaji.

    “M.D., M.D.G., S.K., R.O., dhe M.P., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale:

    1. Lëndim i lehtë trupor

    2. Shtrëngimi

    3. Privimi i Kundërligjshëm i lirisë”, njoftoi gjykata, transmeton Klankosova.tv

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase edhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

    Sipas dosjes së Prokurorisë, “më datë 01.11.2026, rreth orës 07:20, në Prizren, të pandehurit e lartcekur, me dashje dhe në bashkëkryerje, fillimisht i kanë bllokuar rrugën të dëmtuarit S.B. me një automjet furgon, e kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar fizikisht, të njëjtit e kanë goditur me grushte, shqelma ndërsa dyshohet se ndaj tij janë përdorur edhe mjete të mprehta, përkatësisht thika, duke i shkaktuar nëntë plagë shpuese-prerëse, për çka i njëjti ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    Menjëherë pas sulmit, të pandehurit e kanë futur me forcë të dëmtuarin në furgon, ia kanë vendosur një thes në kokë dhe e kanë transportuar në një shtëpi private në lagjen në Prishtinë. Aty e kanë mbajtur të mbyllur kundër vullnetit të tij për rreth dhjetë (10) orë, duke e kanosur me thika dhe duke ushtruar dhunë e presion të vazhdueshëm me qëllim që ta detyrojnë të ndërpresë aktivitetin e tij punues në ndërtimin e objekteve të një kompanie në Prizren, t’i largojë punëtorët dhe të largohet nga territori i Republikës së Kosovës. Rreth orës 17:00–17:30 të së njëjtës ditë, të pandehurit e kanë kthyer të dëmtuarin në Prizren, po ashtu me thes në kokë, dhe e kanë lënë në rrugë.”

    Në aktvendim thuhet se duke marrë parasysh se të dyshuarit janë shtetas të huaj dhe me punë të përkohshme në Kosovë, ekziston rreziku se me lënien në liri, të njëjtit do të arratisen dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

  • Brajan Gruda në radarin e Bayern Munichut, gjiganti gjerman sheh potencial të madh te ylli shqiptar

    Brajan Gruda në radarin e Bayern Munichut, gjiganti gjerman sheh potencial të madh te ylli shqiptar

    Bayern Munich po e monitoron me vëmendje zhvillimin e futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, të cilin drejtuesit e klubit bavarez e shohin si një lojtar me potencial për t’u bërë pjesë e skuadrës në të ardhmen.

    Klubi gjerman e vlerëson profilin e 21-vjeçarit dhe po përcjell me interes paraqitjet e tij, megjithëse deri më tani nuk ka pasur negociata apo kontakte konkrete për transferimin e tij.

    Ajo që e bën Grudën veçanërisht interesant për Bayernin është aftësia për të luajtur në disa pozicione ofensive. Ai mund të aktivizohet në të dy krahët e sulmit, por edhe në rolin e numrit 10, duke i ofruar trajnerit më shumë alternativa në repartin ofensiv.

    Aktualisht, Gruda është ende futbollist i Brightonit, por situata e tij kontraktuale lidhet edhe me Leipzigun.

    Në rast se realizon një numër të caktuar paraqitjesh, ai do të bëhet automatikisht lojtar i klubit nga Leipzig.

    Për këtë arsye, në rast se Bayern Munich vendos të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij, fillimisht do të duhet të kontaktojë drejtuesit e Leipzigut.

    Për momentin, transferimi i Grudës nuk është një objektiv i menjëhershëm për bavarezët, por një projekt për të ardhmen.

    Drejtuesit e klubit dëshirojnë të vazhdojnë ta përcjellin zhvillimin e tij dhe besojnë se ai ka potencialin e nevojshëm për të luajtur një ditë në nivelin e Bayernit./Telegrafi/

  • Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim për një muaj, dyshohen për sulm me thika dhe kidnapim në Prizren

    Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim për një muaj, dyshohen për sulm me thika dhe kidnapim në Prizren

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë shtetasve të Turqisë, të dyshuar për lëndim të lehtë trupor, shtrëngim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë së Shtetit dhe mund të zgjasë deri më 9, përkatësisht 10 dhjetor 2026.

    Të dyshuarit me inicialet M.D., M.D.G., S.K., R.O. dhe M.P. dyshohet se më 1 nëntor 2026, rreth orës 07:20, në Prizren, fillimisht ia kishin bllokuar rrugën një personi me inicialet S.B. me një automjet furgon, për ta sulmuar më pas fizikisht.

    Sipas dyshimeve të paraqitura në kërkesën e Prokurorisë, ata e kishin goditur viktimën me grushte dhe shqelma, ndërsa dyshohet se kishin përdorur edhe mjete të mprehta, përkatësisht thika, duke i shkaktuar nëntë plagë shpuese-prerëse.

    I dëmtuari kishte kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    Pas sulmit, pesë të dyshuarit dyshohet se e kishin futur me forcë në furgon, ia kishin vendosur një thes në kokë dhe e kishin dërguar në një shtëpi private në një lagje të Prishtinës.

    Sipas Gjykatës, personi ishte mbajtur aty kundër vullnetit të tij për rreth dhjetë orë, gjatë të cilave dyshohet se ishte kanosur me thika dhe ishte përballur me dhunë e presion të vazhdueshëm.

    Qëllimi i dyshuar ishte detyrimi i tij që të ndërpriste aktivitetin e punës në ndërtimin e objekteve të një kompanie në Prizren, t’i largonte punëtorët dhe të largohej nga territori i Kosovës.

    Rreth orës 17:00 deri në 17:30 të së njëjtës ditë, të dyshuarit dyshohet se e kishin kthyer atë në Prizren, përsëri me thes në kokë, dhe e kishin lënë në rrugë.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.

    Si arsye për caktimin e kësaj mase, Gjykata ka përmendur rrezikun e arratisjes, pasi të dyshuarit janë shtetas të huaj dhe kanë punë të përkohshme në Kosovë.

    Po ashtu, është vlerësuar se ekziston rreziku që ata të ndikojnë te i dëmtuari dhe dëshmitarët eventualë, si dhe të pengojnë zhvillimin e procedurës hetimore.

    Gjykata ka konstatuar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për të parandaluar këto rreziqe, prandaj ka vlerësuar se paraburgimi është masa më adekuate në këtë fazë të procedurës.

    Të pesë të pandehurit dyshohen për veprat penale të lëndimit të lehtë trupor, shtrëngimit dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë. /Telegrafi/

  • Ukraina pa Starlink – çfarë humbet dhe cilat aftësi ushtarake i mbeten?

    Ukraina pa Starlink – çfarë humbet dhe cilat aftësi ushtarake i mbeten?

    Deklaratat e fundit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sugjerojnë se tensionet lidhur me qasjen e Ukrainës në internetin satelitor Starlink mund të rikthehen.

    Por çfarë ka ndodhur me këtë shërbim dhe pse është kaq i rëndësishëm për mbrojtjen e Ukrainës?

    Starlink është një shërbim interneti satelitor, i zhvilluar dhe operuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, ndërsa Starshield është versioni i tij ushtarak, që përdor sisteme më të avancuara të enkriptimit dhe pajisje të posaçme.

    Ndryshe nga Starlink, kufizimet e shpejtësisë dhe përdorimit të Starshield përcaktohen nga ushtria amerikane dhe, në fund, nga presidenti i SHBA-së.

    Pse është kaq i rëndësishëm për Ukrainën?

    Në tetor u raportua se SpaceX kishte vendosur kufizime të shpejtësisë për disa shërbime Starlink në Ukrainë, pasi presidenti amerikan Donald Trump fajësoi sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës për rritjen e çmimeve të naftës dizel.

    Shpejtësia duket se u rikthye më vonë gjatë të njëjtit muaj, ndërsa Musk deklaroi se sistemet Starshield kontrollohen nga administrata amerikane.

    Trump, nga ana tjetër, mohoi përgjegjësinë për ndryshimet.

    Terminalet Starlink janë bërë thelbësore për ushtrinë ukrainase, veçanërisht për komunikimin në fushëbetejë, drejtimin e dronëve dhe koordinimin e operacioneve ushtarake.

    Ulja e shpejtësisë së internetit mund t’i bëjë disa dronë sulmues ukrainas të papërdorshëm ose t’i detyrojë të fluturojnë më ngadalë.

    Sipas analistëve të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), ndërprerjet e shërbimit mund të ndikojnë në disa fusha kryesore:

    – Operacionet ushtarake: Starlink ka ndihmuar Ukrainën të realizojë sulme me dronë në distanca të mesme, duke dëmtuar linjat logjistike ruse.

    – Mbrojtja ajrore: Teknologjia përdoret edhe për operacionet kundër dronëve rusë me motorë reaktivë.

    – Komunikimi dhe furnizimi: Rezistenca ndaj pengesave elektronike e bën Starlink të rëndësishëm për komunikimin në front dhe përdorimin e dronëve që transportojnë furnizime.

    – Sulmet brenda Rusisë: Kufizimet e shpejtësisë nuk pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në sulmet ukrainase me rreze të gjatë brenda territorit rus, pasi forcat ukrainase nuk kanë qasje në Starlink apo Starshield në atë territor.

    Megjithëse Ukraina ka zhvilluar alternativa të tjera teknologjike, Starlink mbetet një nga sistemet më të rëndësishme të komunikimit për ushtrinë e saj.

    Çdo kufizim i ri i shërbimit mund të ndikojë në aftësinë e forcave ukrainase për të koordinuar operacionet dhe për të përdorur me efikasitet dronët në fushëbetejë. /Telegrafi/

  • 16 vjeçari që vdiq në vendin e punës në Zvicër ishte mik i familjes Golaj, shqiptarët shprehin dhimbjen për rastin: Është si ta kem humbur djalin tim

    16 vjeçari që vdiq në vendin e punës në Zvicër ishte mik i familjes Golaj, shqiptarët shprehin dhimbjen për rastin: Është si ta kem humbur djalin tim

    Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Leibstadt të Zvicrës ka tronditur një familje shqiptare, pasi një 16-vjeçar nga Sri Lanka, mik i ngushtë i familjes Golaj, ka humbur jetën në një aksident me pirun ngritës (forklift).

    Në qendër të kësaj tragjedie është shqiptari Besim Golaj, 42 vjeçar, dhe djali i tij Rrust Golaj, 17 vjeç, të cilët e njihnin të ndjerin prej rreth pesë vitesh dhe e konsideronin si pjesëtar të familjes.

    Besimi e kishte ndihmuar të riun të përshtatej në Zvicër, madje edhe në gjetjen e një vendi për praktikë profesionale, ndërsa djali i tij Rrust ishte shoku i tij më i ngushtë.

    “Për mua ishte si një anëtar i familjes. Është sikur të kem humbur një djalë timin”, ka deklaruar Besim Golaj për mediumin zviceran 20 Minuten, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, transmeton Telegrafi.

    Shqiptari tregon se së bashku me djalin e tij kalonin pothuajse çdo ditë kohë me 16 vjeçarin.

    Ata luanin FIFA, porositnin pica, stërviteshin në fushën e futbollit dhe merrnin pjesë në aktivitete të përbashkëta. Të tre kishin krijuar një lidhje të veçantë, ndërsa i ndjeri ishte edhe bashkëlojtar i Rrustit në ekipin U17 të FC Leibstadt.

    Besim Golaj kishte luajtur rol të rëndësishëm edhe në integrimin e të riut në Zvicër. Pasi kishte ardhur nga Kanadaja para rreth pesë vitesh dhe fillimisht kishte vështirësi me gjuhën gjermane, ai e kishte ndihmuar të përshtatej në komunitet.

    Kur 16 vjeçari kishte hasur vështirësi për të gjetur një vend praktike për shkak të njohurive të kufizuara të gjermanishtes, Besimi kishte ndërhyrë duke e rekomanduar te kompania Meier Logistik AG.

    Pas tragjedisë, rreth 100 futbollistë të rinj dhe anëtarë të FC Leibstadt janë mbledhur në ambientet e klubit për të nderuar kujtimin e 16 vjeçarit dhe për të shprehur ngushëllimet.

    Besimi dhe djali i tij gjithashtu kanë vizituar familjen e të ndjerit, duke u qëndruar pranë prindërve dhe dy motrave të tij në këto momente të rënda, transmeton Telegrafi.

    “Ne u thamë se nuk janë vetëm”, ka treguar shqiptari, duke përshkruar takimin me familjen e të ndjerit.

    Ndërkohë, Besim Golaj dhe djali i tij kanë ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat e aksidentit dhe mënyrën se si 16 vjeçari ishte lejuar të drejtonte një pirun ngritës të madh, pasi praktikën si specialist i logjistikës e kishte filluar vetëm në gusht.

    Ata theksojnë se nuk dëshirojnë të fajësojnë kompaninë, por kërkojnë të kuptojnë nëse i riu kishte marrë trajnimin dhe udhëzimet e nevojshme për përdorimin e automjetit.

    Sipas rrëfimit të tyre për 20 Minuten, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë ngarkimit të një kamioni, kur piruni ngritës ishte bllokuar në rampën e ngarkimit dhe më pas ishte përmbysur. Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende objekt hetimi nga Policia Kantonale e Aargaut.

    Tragjedia ka lënë një boshllëk të madh te familja e Besim Golajt dhe te shokët e të ndjerit, të cilët e kujtojnë si një djalë të afërt, të dashur dhe të integruar në komunitetin ku jetonte./Telegrafi/