Blog

  • Liverpool ready to pay 47 million pounds for Arujon

    Uruguayn defenders joined Liverpool at the start of this season, borrowing from La League champions, after losing place in coach Hansi Flick’s formation.

    Crossing England seems to have given a new impulse to the 27-year-old career, which has adapted to the role of the right-wing defender under Andon Iraolas.

    Liverpool is willing to activate the 47 million-pound purchase clause to make his transfer permanent. However, the footballer himself prefers to wait until the end of the season before making a decision for the future.

    On the other hand, Barcelona’s sports director, Deco, has indicated that the Catalan club would not prevent his departure, if that were the best solution for all sides.

    It’s an issue that will be discussed next summer. But I’m happy for him. We want what’s best for the club. He’s been a captain here for the last few years. If he is happy and chooses to stay while things are good for us, we too will be happy. But even a little money wouldn’t hurt us, Deco said.

    Thus, the summer of 2027 may bring the final division of Aruyo with Barcelona, while Liverpool seems willing to invest to keep the Uruguayn defender in dealtfield.

    Source Layer: RTKLive

  • Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

    Liverpooli gati të paguajë 47 milionë funte për Araujon

    Mbrojtësi uruguaian iu bashkua Liverpoolit në fillim të këtij sezoni, në formë huazimi nga kampionët e La Ligës, pasi kishte humbur vendin në formacionin e trajnerit Hansi Flick.

    Kalimi në Angli duket se i ka dhënë një impuls të ri karrierës së 27-vjeçarit, i cili është përshtatur në rolin e mbrojtësit të djathtë nën drejtimin e Andoni Iraolas.

    Liverpooli është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 47 milionë funtesh për ta bërë transferimin e tij të përhershëm. Megjithatë, vetë futbollisti preferon të presë deri në përfundim të sezonit përpara se të marrë një vendim për të ardhmen.

    Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka lënë të kuptohet se klubi katalanas nuk do ta pengonte largimin e tij, nëse kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

    “Është një çështje që do të trajtohet verën e ardhshme. Por, unë jam i lumtur për të. Ne duam atë që është më e mira për klubin. Ai ka qenë kapiten këtu gjatë viteve të fundit. Nëse është i lumtur dhe vendos të qëndrojë, ndërsa gjërat shkojnë mirë për ne, edhe ne do të jemi të kënaqur. Por, edhe pak para nuk do të na bënin keq”, ka deklaruar Deco.

    Kështu, vera e vitit 2027 mund të sjellë ndarjen përfundimtare të Araujos me Barcelonën, ndërsa Liverpooli duket i gatshëm të investojë për ta mbajtur mbrojtësin uruguaian në “Anfield”.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

    Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

    Sipas njoftimit nga Presidenca, në fjalën e saj, Shiroka Pula ka thënë se Avokati i Popullit është zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të tyre.

    Ajo ka theksuar se në një shtet demokratik, të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rrethanë.

    Presidentja ka vlerësuar rëndësinë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke thënë se ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim. Zbatimi i tyre ndihmon në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

    Presidentja Shiroka Pula ka thënë se forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Në përmbyllje të fjalimit, ajo ka potencuar se synimi duhet të jetë që çdo qytetar t’i gëzojë të drejtat e tij pa pasur nevojë të kërkojë mbrojtjen e tyre dhe se institucionet duhet të funksionojnë me përgjegjësi, në mënyrë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë t’i drejtohen Avokatit të Popullit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Nagavci: Jakup Krasniqi’s images remind us of the consequences of political decisions

    Political decisions do not remain in documents, but directly affect people’s lives, so stated the head of the Parliamentary Group of Vetevendosje ( LVV), Arberie Nagavci, commenting on images of Jakup Krasniqi’s visit to Kosovo after six years.

    Nagavci has said the images from Krasniqi’s arrival, due to his wife’s serious health condition, were painful and reminded of lost years and family moments that cannot be restored.

    Those images should remind us of something else that political decisions do not remain in documents, but come out of this room and directly affect people’s lives, she said.

    Speaking to Krasniqi, Nagavci has named that important figure in Kosovo’s history, stressing that it was part of the crucial periods of statehood.

    She has also recalled the 2015 vote on the establishment of the Special Court, calling that decision wrong.

    The vote on its establishment was wrong, with the consequences we are seeing today, Nagavci has declared.

    In the end, she has said that lessons should be drawn from this issue on how parliamentary duties are exercised.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit na kujtojnë pasojat e vendimeve politike

    Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit na kujtojnë pasojat e vendimeve politike

    Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit na kujtojnë pasojat e vendimeve politike

    “Vendimet politike nuk mbeten në dokumente, por ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve”, kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, duke komentuar pamjet e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, pas gjashtë vjetësh.

    Nagavci ka thënë se pamjet nga ardhja e Krasniqit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, ishin të dhimbshme dhe rikujtuan vitet e humbura dhe momentet familjare që nuk mund të rikthehen.

    “Ato pamje duhet të na kujtojnë edhe diçka tjetër se vendimet politike nuk mbeten në dokumente, por dalin nga kjo sallë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve”, ka thënë ajo.

    Duke folur për Krasniqin, Nagavci e ka cilësuar atë figurë të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke theksuar se ai ishte pjesë e periudhave vendimtare të shtetformimit.

    Ajo ka rikujtuar edhe votimin e vitit 2015 për themelimin e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë vendim si të gabuar.

    “Votimi për themelimin e saj ishte gabim, pasojat e të cilit po i shohim edhe sot”, ka deklaruar Nagavci.

    Në fund, ajo ka thënë se nga kjo çështje duhet të nxirren mësime për mënyrën se si ushtrohen detyrat parlamentare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • %s: %s PDK requires mobilization for Special: Kosovo, Albania diplomacy to be more active

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK, Jakup Nura, has called for the mobilisation of Kosovo institutions in relation to the Special Court, praising that this issue should be in the main focus of institutional engagement.

    During statements out of the agenda in the Assembly, Nura has said that all the country’s institutions should have priority engagement regarding the Special Court.

    We rightly demand from all institutions in the country that the Special Court have a major focus on their commitment, Nura has declared.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Depueteti i PDK-së kërkon mobilizim për Specialen: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive

    Depueteti i PDK-së kërkon mobilizim për Specialen: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive

    Depueteti i PDK-së kërkon mobilizim për Specialen: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar mobilizimin e institucioneve të Kosovës në raport me Gjykatën Speciale, duke vlerësuar se kjo çështje duhet të jetë në fokusin kryesor të angazhimit institucional.

    Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në Kuvend, Nura ka thënë se të gjitha institucionet e vendit duhet ta kenë prioritet angazhimin lidhur me Gjykatën Speciale.

    “Me të drejtë kërkojmë nga të gjitha institucionet e vendit që Gjykata Speciale të kenë ne fokus kryesor angazhimin e tyre”, ka deklaruar Nura.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Asociacioni i komunave: Ministri Blerim Gashani mbi ligjin

    Asociacioni i komunave: Ministri Blerim Gashani mbi ligjin

    Asociacioni i komunave: Ministri Blerim Gashani mbi ligjin

    Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kundërshton kërkesën që ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ua ka drejtuar kryetarëve të komunave për të mos hapur thirrje publike për themelimin e këshillave lokalë rinorë deri në themelimin e Këshillit Qendror Rinor. Shkresa u kërkon komunave të presin, pa sqaruar se si duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre kur procesi në nivel qendror është vonuar.

    Neni 35 i Rregullores Nr. 09/2024 i cakton Agjencisë tre muaj për themelimin e KQR-së dhe komunave gjashtë muaj për themelimin e këshillave lokalë rinorë. Të dy afatet llogariten nga hyrja në fuqi e Rregullores. Sipas nenit 15 të Ligjit Nr. 08/L-264 për Rininë, këshilli lokal themelohet përmes asamblesë së vet, me mbështetjen e drejtorisë komunale për rini, dhe njihet nga kryetari i komunës.

    Rregullorja parasheh bashkëpunim me KQR-në për hapjen e thirrjes publike dhe organizimin e mbledhjes konstituive. Për përbërjen e komisionit të shqyrtimit të aplikimeve, neni 24, paragrafi 5, parasheh që drejtoria komunale të ftojë dy anëtarë të shoqërisë civile kur KQR-ja është pa mandat ose refuzon të marrë pjesë. Shkresa e ministrit citon përbërjen e zakonshme të komisionit dhe e lë pa trajtuar këtë dispozitë.

    AKK-ja i kërkon ministrit të sqarojë pse nuk është respektuar afati për themelimin e KQR-së. Komunat nuk mund të presin pafund për shkak të papërgjegjësisë së nivelit qendror në respektimin e afatit për themelimin e KQR-së. Vonesa në nivel qendror kërkon një zgjidhje që u mundëson të rinjve të përfaqësohen në komunat e tyre.

    Burimi: Insajderi

  • Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

    Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësimin se Kosova mund të dështojë në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të, siç ka thënë, papërgjegjësisë institucionale dhe mos përmbushjes së obligimeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Eva Longoria dhe Andie MacDowell përqafohen në tapetin e kuq, Cara Delevingne spikat me fustanin e guximshëm

    Eva Longoria dhe Andie MacDowell përqafohen në tapetin e kuq, Cara Delevingne spikat me fustanin e guximshëm

    Eva Longoria dhe Andie MacDowell u takuan me përqafime dhe buzëqeshje në tapetin e kuq të eventit “Women of Worth Celebration”, organizuar nga L’Oréal në Los Angeles.

    Eva, 51 vjeçe, zgjodhi një fustan të zi pa rripa, të kombinuar me taka të larta dhe vathë elegantë.

    Ndërsa Andie, 68 vjeçe, u shfaq me një fustan të zi dhe jeshil me motive lulesh, shpinë të hapur dhe fund me thekë, shkruan DailyMail.

    Në event ishte edhe Cara Delevingne, e cila u shfaq me një fustan ngjyrë kafe, me prerje të guximshme dhe të çarë të lartë.

    Mes të pranishmeve ishin gjithashtu Kristen Bell, Ariana Greenblatt dhe Ella Halikas.

    Paraqitja e Andie vjen në një kohë kur aktorja ka folur hapur për plakjen, duke thënë se refuzon të ndihet e turpëruar për moshën.

    Ajo ka kundërshtuar pritshmëritë që gratë duhet të duken gjithmonë të reja dhe është shprehur se preferon të plaket natyrshëm, pa iu nënshtruar ndërhyrjeve kozmetike. /Telegrafi/