Blog

  • Kilaj: Mora rroba dhe të holla me vete, menduam se aktgjykimi do të ishte dënues (VIDEO)

    Kilaj: Mora rroba dhe të holla me vete, menduam se aktgjykimi do të ishte dënues (VIDEO)

    Kilaj: Mora rroba dhe të holla me vete, menduam se aktgjykimi do të ishte dënues (VIDEO)

    Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj ka rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën detaje nga procesi gjyqësor në Hagë ndaj tij, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin për administrimin e drejtësisë.

    Kilaj, ka qenë i vetmi që është shpallur i pafajshëm në këtë rast, derisa të tjerët janë dënuar, përfshirë edhe Thaçin, i cili është gjykuar me 17 muaj burgim.

    Kilaj ka thënë se pas më shumë se tri vitesh i është hequr barra e akuzës nga Specialja, derisa ka thënë se kur kishte shkuar në ditën e aktgjykimit, kishte marrë me vete rroba shtesë dhe të holla, pasi mendonte se do të dënohej.

    “Në bisedë me avokatin, ai më sugjeroi që të marrë rroba shtesë me vete dhe të holla, sepse verditki mund të jetë dënues. Pak kanë besuar që do të kthehem në shtëpi. E pata fatin dhe provat floën në favor timin. Nuk do të thotë që për të tjerët kanë folur prova ndëshkuese, por është një gjykatë që për një fjalë goje dënon.”, ka thënë ai ndër të tjerash.  

    Ai ka thënë se të gjithë të akuzuarit nga Specialja edhe në rastet e tjera janë të pafajshëm, duke shtuar se ata po përballen me akuza të paqena dhe të padrejta. /Klankosova.tv

  • Fadil Fazliu kthehet në shtëpi pas aktgjykimit në Hagë

    Fadil Fazliu kthehet në shtëpi pas aktgjykimit në Hagë

    Fadil Fazliu kthehet në shtëpi pas aktgjykimit në Hagë

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën (17 nëntor) shpallën aktgjykim dënues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Fazliu, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim lidhur me akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    Pasi ka mbajtur paraburgim në periudhë më të gjatë se dënimi i shqiptuar, vendim u mor që ai të lirohet menjëherë pas seancës.

    E djali tij, Fahri Fazliu, ka bërë me dije se babai i tij tashmë është kthyer në shtëpi.

    “Sot u kthyem nga Haga në shtëpi, me dinjitet dhe kokën lart, ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë. Krenarë për të kaluarën tonë të lavdishme, për idealet tona dhe për rrugën që kemi ndjekur me përkushtim e sakrificë ndaj atdheut”, tha Fahri Fazliu.

    “Liri për të gjithë çlirimtarët! UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë! Respekt, krenari dhe mirënjohje, bablok”, shkroi i biri i Fadil Fazliut. /Klankosova.tv

  • Ekskluzive: Isni Kilaj flet pas rikthimit të tij nga Haga (VIDEO)

    Ekskluzive: Isni Kilaj flet pas rikthimit të tij nga Haga (VIDEO)

    Ekskluzive: Isni Kilaj flet pas rikthimit të tij nga Haga (VIDEO)

    Isni Kilaj ka ndarë detaje ekskluzive për Klan Kosovën lidhur me akuzat ndaj tij në Hagë dhe shpalljen i pafajshëm pak ditë më parë.

    Ai ka ndarë edhe detaje të tjera, si dhe ka treguar për procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Për më shumë, ndiqeni LIVE:

  • Sulm kibernetik në KE, dyshohet se ekspozoi të dhënat personale

    Sulm kibernetik në KE, dyshohet se ekspozoi të dhënat personale

    Sulm kibernetik në KE, dyshohet se ekspozoi të dhënat personale

    Komisioni Evropian është përballur me një incident të sigurisë kibernetike, pas një sulmi që ka vënë në rrezik sistemet e tij të brendshme dhe të dhënat e punonjësve.

    Sulmi ka prekur platforma administrative që përdoren për menaxhimin e pagave, pushimeve dhe kompensimin e shpenzimeve mjekësore të stafit të institucionit, raporton Politico.

    Sipas raportimeve, ndërhyrja ka shkaktuar probleme në funksionimin e disa shërbimeve, ndërsa ekziston dyshimi se sulmuesit mund të kenë pasur qasje në të dhëna personale, transmeton Klankosova.tv.

    Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa për ta kufizuar incidentin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse nga sulmi janë nxjerrë të dhëna dhe sa i madh është dëmi i shkaktuar. /Klankosova.tv

  • Nura e krahason betejën në Hagë me epokën e Skënderbeut: “Kosova ka më shumë nevojë për katërshen e UÇK-së"

    Nura e krahason betejën në Hagë me epokën e Skënderbeut: “Kosova ka më shumë nevojë për katërshen e UÇK-së”

    Nura e krahason betejën në Hagë me epokën e Skënderbeut: “Kosova ka më shumë nevojë për katërshen e UÇK-së"

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka kërkuar mobilizim të shtetit të Kosovës dhe angazhim të madh diplomatik lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.

    Para Kuvendit të Kosovës, Nura tha se kjo çështje duhet të jetë ndër prioritetet kryesore për vendin, veçanërisht për ministrinë për Punë të Jashtme, raporton Klankosova.tv

     “Me të drejtë kërkojmë nga të gjitha institucionet e vendit që Gjykata Speciale të jetë në fokusin kryesor të angazhimit të tyre. Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore. Kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm temë e deklaratave publike, por duhet të jetë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm dhe të koordinuar.

    Në veçanti, Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta ketë këtë çështje ndër prioritetet kryesore. Diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me diplomacinë shqiptare, duhet të jetë shumë më aktive, t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike dhe të punojë vazhdimisht në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.”

    Nura tha se Kosova ka nevojë për katërshen e UÇK-së në Hagë, më shumë se sa vetë ata – prandaj s’duhet që shteti të qëndrojë indiferent, por t’i tejkalojë edhe dallimet politike.

    “Ata që po gjykohen në Hagë nuk kanë aq shumë nevojë për ne sa ka nevojë vetë Kosova. Kjo nuk është vetëm çështje e individëve që po përballen me procesin gjyqësor, por prek edhe historinë tonë, luftën çlirimtare, dinjitetin dhe shtetin e Kosovës.

    Nuk duhet të jemi indiferentë dhe as të kënaqemi me reagime të herëpashershme. Duhet unitet dhe bashkim institucional, përgjegjësi politike dhe angazhim i mirëfilltë diplomatik. Kjo është një çështje që kërkon përkushtim, përtej dallimeve politike.

    Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi ndaj vendit tonë, historisë dhe së vërtetës. Kosova duhet të jetë e pranishme dhe aktive në çdo hapësirë ku mund të kontribuohet për të vërtetën dhe të drejtën për Kosovën dhe dinjitetin e saj.”

    Betejën e ish-krerëve në Apel, deputeti i PDK-së e krahasoi me atë të Skënderbeut.

    “Kjo betejë për drejtësi i ngjan epokës së Skënderbeut, Gjergj Kastriotit, para 500 vitesh, atëherë kur ai mobilizoi popullin shqiptar për ta shpëtuar civilizimin evropian, i cili në atë kohë e shihte me admirim qëndresën e shqiptarëve.

    Edhe tash, ne bëjmë betejën për drejtësi në Hagë, që nesër të mos akuzohen shtete mike dhe të ballafaqohen me gjykata ndërkombëtare për dënimin e luftës, gjoja se kanë krijuar e ndihmuar çlirimin e një populli për të krijuar një shtet mbi krimin.”

    Në fund, ai tha se vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë e tregoi qartë se nuk respektohen të drejtat e njeriut, prandaj bëri thirrje që të angazhohet i madh e i vogël, që vendi të dalë faqebardhë.

    “Vizita e djeshme e Jakup Krasniqit shfaq një angazhim që duhet ta marrim seriozisht, pasi që pas aktgjykimit në Hagë, trajtimi i të burgosurve do të ishte krejt ndryshe, pasi u pa qartë se nuk respektohen as liritë e as të drejtat e njeriut.

    E shfrytëzoj rastin t’i bëj ftesë gjithë lobit shqiptar që të angazhohet kudo që është, që çështja e gjykatës të trajtohet me miqtë tanë, në mënyrë që Kosova të dalë faqebardhë nga ky proces”, ka deklaruar Nura. /Klankosova.tv

  • Tirana nuk mundi të bëhet qendër tregtare dhe artizanale përpara shekullit XX

    Tirana nuk mundi të bëhet qendër tregtare dhe artizanale përpara shekullit XX

    Nga: Machiel Kiel[1]
    Përgatiti: Telegrafi.com

    Kryeqyteti i këndshëm modern dhe qyteti më i madh i Shqipërisë është një ndër qendrat më të reja urbane të vendit. Qyteti ka një vendndodhje të pëlqyeshme, në një pozitë ku ultësirat e qendrës së vendit shkrihen ngadalë me kodrat e masivit të Dajtit, faqet e gjelbërta të të cilit mbizotërojnë vijën e ndryshueshme të horizontit të këtij qyteti.

    Si vendbanim Tirana i përket epokës së Mesjetës. Vendi përmendet në betejat e Skënderbeut me osmanët gjatë shekullit XV, por qyteti u ndërtua shumë kohë më pas. Procesi i zhvillimit të tij në një qytet duhet të ketë qenë i ngjashëm me atë të Korçës. Më 1614, një zotëri feudal, Sulejman Pashë Bargjini, nga fshati i Mulletit pranë Petrelës, themeloi një xhami, një hamam dhe një imaret në ose pranë fshatit të Tiranës dhe e ngriti kështu atë në rangun e kasabasë. Tirana duhet të ketë përfituar nga rrënimet e ndonjë kalaje të vjetër në zonat përreth, e tillë si Petrela, dhe gjatë fundit të shekullit XVIII edhe nga Kruja, të cilat i kishin humbur trajtat e tyre të rëndësisë së mëparshme ushtarake.

    Një tjetër faktor i rëndësishëm ishte edhe bujqësia përgjithësisht e begatë e brendatokës. Prania e një xhamie të madhe dhe një tregu ishin dy tiparet kryesore që e dallonin ligjërisht një fshat osman nga një qytet i vogël.

    Roli i qendrës bujqësore ishte aq mbizotërues sa Tirana nuk mundi të bëhet një qendër tregtare dhe artizanale përpara shekullit XX. Kjo pasqyrohet në stilin e shtëpive të Tiranës dhe në planimetrinë e qytetit; kjo e fundit mbeti tipikisht osmane, një qytet i vogël me kopshte, i ndërtuar sipas një planimetrie të çrregullt. Situata nisi të ndryshojë vetëm pas viteve 1920.

    Evlia Çelebiu e vizitoi Tiranën më 1072 H (1661/62) gjatë rrugës nga Elbasani për në Lezhë dhe Shkodër. Pasi kaloi Qafë-Krrabën ai mbërriti në kasabanë e Tiranës, e cila ishte një vojvodllëk në sanxhakun e Ohrit dhe selia e një kadiu me një rrogë ditore prej 150 akçesh; “një shehër (şehir) që ndodhet në një fushë të gjerë, me xhami të panumërta, hane, hamame, rrugë pazari, bahçe dhe kopshte me drurë frutorë. Gjithë ndërtesat bamirëse dhe fetare (xhamitë, hamamet, imaretet, etj.) janë të mbuluara me tjegulla të kuqe”.

    Edhe pse ky përshkrim shabllon nuk pasqyron asnjë hollësi, ai sidoqoftë e përshkruan Tiranën si një vend me një rëndësi të caktuar. Vërejtja e tij se të gjitha ndërtesat janë të mbuluara me tjegulla nënkupton se për Evlia Çelebiun ato janë provinciale. Ndërtesat e rëndësishme osmane, ato të cilësisë së parë, mbuloheshin gjithmonë me plumb. Fakti se përgjatë gjithë shekujve XVII dhe XVIII qyteti nuk u bë selia e një kadiu (pavarësisht pohimit të kundërt të Evlia Çelebiut) dëshmon për përmasat dhe rëndësinë e qytetit gjatë kësaj periudhe.

    Një ngjarje e rëndësisë së lartë për zhvillimin e mëvonshëm të Tiranës ishte ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Molla Beut dhe djalit të tij Haxhi Et’hem Beut, e cila nisi në dekadën e fundit të shekullit XVIII. Shpërngulja e selisë së familjes më të fuqishme feudale të Shqipërisë së Mesme, Toptanasve, nga Kruja për në Tiranë, që ngjau gjithashtu gjatë fundit të shekullit XVIII, ishte po ashtu një ndikim stimulues për zhvillimin e qytetit. Tyrbja e Kaplan Pashës, Toptanasi i parë që u vendos në Tiranë, ruhet ende (1978).

    Tirana e shekullit XIX linte përshtypje të ngrohta begatie dhe pastërtie ndër udhëtarët e Perëndimit. Von Hahn u josh nga pikturat e gëzueshme të xhamive dhe gjelbërimi i tyre përreth me plepa e selvi. Rrethinat e qytetit ishin pjellore dhe të begata. Në kohën e tij, më 1854, Tirana numëronte 2.000 shtëpi, të gjitha, përpos 100 syresh, të banuara nga myslimanë. Ippen shënon përafërsisht të njëjtat tipare të përgjithshme dhe përmend se qyteti ishte duke u zgjeruar. Në kohën e tij, Tirana numëronte 15.000 banorë, prej të cilëve 13.000 ishin myslimanë dhe thuajse 1.300 të krishterë ortodoksë. Justin Godart më 1920 krijoi gjithashtu një përshtypje të mirë për Tiranën, edhe pse numri i banorëve duket të ketë rënë si pasojë e Luftërave të Ballkanit dhe Luftës së Parë Botërore. Godart e shënon numrin e banorëve të qytetit 13.000 -14.000. Fetarisht, Tirana ishte një qendër tipike e Shqipërisë së Mesme, në përbërjen e së cilës shquheshin gegët e veriut dhe toskët e jugut. Përbërja pasqyrohet në faktin se thuajse gjysma e popullatës përpara Luftës së Parë Botërore i përkiste tarikatit rufai të dervishëve, shumë popullor ndër gegë, dhe gjysma tjetër i përkiste tarikatit bektashi, i cili njihet të ketë qenë shumë më i pëlqyer nga toskët. Kështu, mendësia disi përshtatëse, por shumë e kulturuar dhe e gjerë e toskëve ishte po aq fort e përfaqësuar sa edhe konservatorizmi i rreptë suni dhe temperamenti shpesh ashpërsisht heroik i gegëve. Tirana e vonë osmane gjatë fillimeve të shekullit XX mendohet të ketë përmbajtur 40 xhami, teqe dhe mesxhide.

    Më 1920 Tirana u shpall kryeqyteti i shtetit të ri. Ky funksion i ri u bë arsyeja kryesore e begatisë së tashme të qytetit. Qyteti që mbulonte një hapësirë prej 1 deri në 1.5 kilometrash katrorë, e që deri atëherë e kishte ruajtur planimetrinë e tij tipike orientale, nisi të ndryshojë me shpejtësi. Gjatë shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Tirana numëronte 30.000 banorë. Gjatë betejës për çlirimin e qytetit u shkatërruan disa lagje të tij, duke përfshirë edhe xhaminë historike të Sulejman Pashë Bargjinit. Pas luftës qyteti u modernizua gjerësisht; më 1971 numëronte më tepër se 200.000 banorë. Gjatë Revolucionit Kulturor të vitit 1967 u shkatërruan të gjitha xhamitë që ruheshin, përveç asaj të Haxhi Et’hem Beut. Kjo xhami tepër e rëndësishme e Tiranës është një prej lidhjeve të saj të pakta me të shkuarën, së cilës Tirana moderne i ka kthyer shpinën.

    Poeti Shaban Hulusi Beu, djali i Mustafa Pashë Toptanit, lindur në Krujë në vitin 1189 H (1775/76), jetoi dhe vdiq në Tiranë më 1249 H (1833/34). Ka shumë të ngjarë që ky të jetë autori i një prej mbishkrimeve të Xhamisë së Et’hem Beut. /Telegrafi/

    __________________

    [1] Kiel, Machiel. Arkitektura osmane në Shqipëri. [përkth.] Holta Vrioni. Stamboll : Qendra Kërkimore për Historinë, Artin dhe Kulturën Islame, 2012. fq. 378-380.

  • Nagavci për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Pamjet ishin të rënda, votimi në Kuvend për themelimin e Gjykatës Speciale ishte gabim

    Nagavci për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Pamjet ishin të rënda, votimi në Kuvend për themelimin e Gjykatës Speciale ishte gabim

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë, pas qëndrimit gjashtëvjeçar në Hagë dhe dënimit nga Gjykata Speciale.

    Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Nagavci u ndal te vizita e Krasniqit në shtëpinë e tij, ku takoi bashkëshorten, gjendja shëndetësore e së cilës, sipas saj, është e rënduar.

    “Pamjet nga vizita e djeshme e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë ishin të rënda për t’u parë. Pas gjashtë vjetësh në Hagë, ai u kthye në Kosovë për të takuar bashkëshorten e tij, gjendja shëndetësore e së cilës është e rënduar. Ky takim familjar u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe mbikëqyrje nga Gjykata Speciale. Ato pamje, përveç të tjerash, na kujtuan se pas çdo procesi gjyqësor ka njerëz dhe ka familje që presin, që shtyjnë ditët pa të dashurit e tyre dhe që përballen çdo ditë me mungesën e tyre”, tha ajo.

    Në fjalën e saj, Nagavci përsëriti kundërshtimin e LVV-së ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se votimi për themelimin e saj në Kuvend ishte gabim.

    Ajo gjithashtu e cilësoi të padrejtë aktgjykimin ndaj Krasniqit dhe shprehu shqetësime për ndikimin që ky proces mund të ketë në dokumentimin e historisë së luftës së Kosovës.

    “Ato pamje duhet të na kujtojnë edhe diçka tjetër, që vendimet politike nuk mbeten në dokumente dhe procesverbale. Ato dalin nga kjo sallë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve, në të kaluarën dhe të ardhmen e vendit. Jakup Krasniqi është një nga figurat më të rëndësishme të politikës së Kosovës. Ishte pjesë e rezistencës kundër regjimit serb, përjetoi burgjet e tij dhe gjatë luftës shërbeu si zëdhënës i UÇK-së dhe përfaqësues politik i saj… Ne e kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe duhet ta themi edhe sot. Votimi për themelimin e saj ishte gabim, pasojat e të cilit po i shohim edhe sot. Gjykata Speciale, e themeluar me votën e këtij Kuvendi, e dënoi Jakup Krasniqin dhe ne e konsiderojmë këtë aktgjykim të padrejtë dhe kemi shqetësime serioze për përfundimin e tij dhe interpretimin që mund të ketë ky proces në dokumentimin e historisë së luftës së Kosovës”, tha ajo. /kp/

  • Paralajmërimet për erëra të forta, KEDS vë në gatishmëri qindra ekipe

    Paralajmërimet për erëra të forta, KEDS vë në gatishmëri qindra ekipe

    Pas paralajmërimeve për erëra të forta, KEDS ka mobilizuar qindra ekipe në terren, të cilat janë në gatishmëri për të intervenuar në rast të ndonjë dëmtimi të rrjetit elektrik.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Adlum Ramadani, në një deklaratë për Telegrafin, ka bërë të ditur se ekipet janë të gatshme të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme, me qëllim eliminimin e rreziqeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që mund të preken.

    Ramadani njëkohësisht u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike.

    “KEDS ka mobilizuar tashmë qindra ekipe në terren, të cilat janë në gatishmëri të plotë për të intervenuar në kohën më të shkurtër të mundshme, me qëllim eliminimin e çdo rreziku dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që mund të afektohen. Njëkohësisht, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike”, ka deklaruar Ramadani. /Telegrafi/

  • Tahiri: Kosovo is in the dark, Government Must Change Strategy for Energy Investment

    Alliance parliamentary group chief Besnik Tahiri spoke of the energy crisis in the country.

    I am exploiting the case and presence of Kosovo’s prime minister to address, in our opinion the most problematic issue in the country: the electricity crisis, he said at the beginning of his speech at the Assembly session.

    For all of us living in Kosovo, we are seeing Kosovo — that is, our beloved country — has covered with darkness, he said.

    Tahiri said the government should change its energy investment strategy because the world has changed.

    Our prime minister’s request is to build a case, to reverse resources, using the capacities you have already said in the campaign, because Kosovo is in the dark, he said.

    Source Layer: Insander

  • Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

    Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

    Tahiri: Kosova është në terr, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investimet energjetike

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri foli për krizën energjetike në vend.

    “Po e shfrytëzoj rastin dhe prezencën e kryeministrit të Kosovës për ta adresuar, për mendimin tonë çështjen më problematike në vend: krizën me energjinë elektrike”, tha ai në fillim të fjalës së tij në seancën e Kuvendit.

    “Për të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, jemi duke e pa që Kosovën, pra vendin tonë të dashur, e ka mbuluar terri”, tha ai.

    Tahiri tha se Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë e vet për investime energjetike “për shkak se ka ndryshu bota”.

    “Kërkesa jonë kryeministër është me e ndërtu një rast, me i kthy burimet, me i përdorë kapacitetet që vetë i ke thënë në fushatë, për shkak se Kosova është në terr”, tha ai.

    Burimi: Insajderi