
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën (17 nëntor) shpallën aktgjykim dënues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Fazliu, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim lidhur me akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pasi ka mbajtur paraburgim në periudhë më të gjatë se dënimi i shqiptuar, vendim u mor që ai të lirohet menjëherë pas seancës.
E djali tij, Fahri Fazliu, ka bërë me dije se babai i tij tashmë është kthyer në shtëpi.
“Sot u kthyem nga Haga në shtëpi, me dinjitet dhe kokën lart, ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë. Krenarë për të kaluarën tonë të lavdishme, për idealet tona dhe për rrugën që kemi ndjekur me përkushtim e sakrificë ndaj atdheut”, tha Fahri Fazliu.
“Liri për të gjithë çlirimtarët! UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë! Respekt, krenari dhe mirënjohje, bablok”, shkroi i biri i Fadil Fazliut. /Klankosova.tv
