Blog

  • Gjyqi i mbyllur për Jeton Sylajn, gazetari Krasniqi: Do të përmenden emra...(VIDEO)

    Gjyqi i mbyllur për Jeton Sylajn, gazetari Krasniqi: Do të përmenden emra…(VIDEO)

    Gjyqi i mbyllur për Jeton Sylajn, gazetari Krasniqi: Do të përmenden emra...(VIDEO)

    Në emisionin “Kosova Today” u diskutua për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj, në Vitomiricë të Pejës.

    Veç tij, që ndodhet prapa grilave, do të gjykohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, për veprën penale kanosje.

    Seanca e sotme fillestare u shty, por paraprakisht është konfirmuar se është vendosur që gjyqi të mbahet me dyer të mbyllura.

    Gazetari Vullnet Krasniqi tha se dyshon që arsyeja e mbylljes së seancës mund të lidhet me përmendjen e emrave të personave të tjerë që mund të kenë lidhje me rastin.

    “Unë dyshoj se në këtë proces gjyqësor do të përmenden emra, sepse nuk mund të jetë që pesë institucione të kenë dyshuar. Ka mundësi që aty të ketë edhe interes financiar. Gjithçka duket e sinkronizuar, këtu ka ndikuar edhe në besimin në sistemin gjyqësor”, deklaroi Krasniqi.

    Ndërkaq, gazetarja Qëndresa Tërshani, në një lidhje direkte nga Gjykata në Pejë, bëri të ditur se kërkesa për mbylljen e seancës ishte bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

  • Izraelit i shtohen problemet para Kosovës - mungon mbrojtësi titullar, në dyshim edhe një tjetër

    Izraelit i shtohen problemet para Kosovës – mungon mbrojtësi titullar, në dyshim edhe një tjetër

    Kombëtarja e Izraelit pritet të përballet me mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila zhvillohet të shtunën në Prishtinë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

    Mediumet izraelite kanë raportuar të enjten se mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo, nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë përballje, duke i shkaktuar një tjetër problem skuadrës mysafire para udhëtimit drejt Kosovës.

    Sipas Sport5, Revivo është ankuar për një lëndim muskulor dhe me shumë gjasë do ta humbasë ndeshjen e së shtunës, e cila nis nga ora 15:00 në Prishtinë.

    Probleme fizike ka edhe Manor Solomon. Sulmuesi izraelit po përballet me dhimbje në shpinë dhe nuk është në gjendje të luajë një ndeshje të plotë.

    Për këtë arsye, sipas raportimit të mediumit izraelit, ai mund të mos jetë në formacionin titullar ndaj Kosovës.

    Këto shqetësime vijnë në një moment të rëndësishëm për Izraelin, që ndodhet në pozitën e fundit të Grupit B3 me vetëm dy pikë të grumbulluara.

    Në anën tjetër, Kosova renditet e dyta me pesë pikë dhe synon të shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë një rezultat pozitiv në këtë duel.

    Përballja në Prishtinë është e parafundit në këtë fazë të Grupit B3 dhe ka rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret, të cilat kërkojnë ta përmirësojnë pozitën e tyre në renditje./Telegrafi/

  • Besa Limani nis iniciativë në Berlin për institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat publike

    Besa Limani nis iniciativë në Berlin për institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat publike

    Besa Limani, e diplomuar në Biologji Aplikative në Universitetin e Prishtinës, e cila prej vitesh jeton në Berlin të Gjermanisë, ka ndërmarrë një iniciativë për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në shkollat publike ku vijojnë mësimin fëmijët shqiptarë.

    Si nënë dhe pjesë e komunitetit shqiptar në Berlin, Limani ka shprehur shqetësimin për numrin e prindërve që nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës amtare.

    Për këtë arsye, ajo ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të prindërve shqiptarë në distriktin ku jeton, me synimin që gjuha shqipe të ketë një vend të institucionalizuar në sistemin e mësimit plotësues në shkollat publike, shkruan Telegrafi.

    Nisma synon krijimin e kushteve më të mira që fëmijët shqiptarë në Berlin të mësojnë, ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën e tyre amtare, duke pasur mundësi ta përcjellin atë edhe te brezat e ardhshëm.

    Limani u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë në Berlin që të përkrahin këtë iniciativë dhe t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të familjeve në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

    Nisma e saj vë në pah rëndësinë e organizimit të komunitetit shqiptar në diasporë dhe përpjekjet për t’u siguruar fëmijëve mundësinë që, krahas gjuhës së vendit ku jetojnë, të mos humbin lidhjen me gjuhën e prindërve dhe prejardhjen e tyre./Telegrafi/

  • Mendoni se cigaret elektronike janë të padëmshme? Studimi zbulon rënie të funksionit të mushkërive te të rinjtë

    Mendoni se cigaret elektronike janë të padëmshme? Studimi zbulon rënie të funksionit të mushkërive te të rinjtë

    Përdorimi i cigareve elektronike mund të ndikojë negativisht në shëndetin e mushkërive, sipas një studimi paraprak të publikuar në revistën shkencore “Tobacco Control”.

    Hulumtimi, i udhëhequr nga Simanta Roy, përfshiu 22 persona të moshës 21 deri në 35 vjeç, të cilëve iu mat funksioni i mushkërive në fillim dhe pas mesatarisht 12 muajsh.

    Rezultatet treguan rënie të vlerës FEV1, e cila mat sasinë e ajrit që një person mund të nxjerrë gjatë sekondës së parë të frymëmarrjes.

    Foto: Shutterstock

    Rënia ishte më e madhe te pjesëmarrësit që përdornin më shpesh cigare elektronike.

    Studiuesit paralajmërojnë se përdorimi afatgjatë i vape mund të lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje kronike të mushkërive, por theksojnë se nevojiten hulumtime të tjera për ta vërtetuar këtë.

    Ekspertët kërkojnë kujdes në interpretimin e rezultateve, pasi studimi përfshiu pak pjesëmarrës dhe nuk kishte një grup kontrolli.

    Sipas tyre, ende nuk mund të dëshmohet se cigaret elektronike ishin shkaku i drejtpërdrejtë i rënies së funksionit të mushkërive.

    Megjithatë, gjetjet shtojnë shqetësimet për sigurinë e cigareve elektronike dhe nevojën për studime më të gjera mbi ndikimin e tyre në shëndet. /Telegrafi/

  • Tomorrow’s Parliament hearing postponed, Haxhiu: It’s not serious to wait to the infinite

    Today’s session of the Kosovo Assembly has been postponed for tomorrow, at 11:00, as MPs failed to appear in the Assembly Hall in time.

    The Speaker of the Parliament, Albulen Haxhiu, has announced the postponement of the session, voicing disappointment over MPs’ absence.

    The session continues work tomorrow at 11:00. It’s not serious that 30 minutes after 2:00, MPs aren’t coming. I don’t have the chance to work and wait up to endlessly, Said Haxhiu.

    Source Layer: Insander

  • Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër, Haxhiu: Nuk është serioze të pres deri në pafundësi

    Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër, Haxhiu: Nuk është serioze të pres deri në pafundësi

    Shtyhet seanca e Kuvendit për nesër, Haxhiu: Nuk është serioze të pres deri në pafundësi

    Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u paraqitën me kohë në sallën e Kuvendit.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për shtyrjen e seancës, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e deputetëve.

    “Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.

    Burimi: Insajderi

  • President Shiroka Pula hosted the CEC governor Ahmet Ismaili at the meeting

    Republic of Kosovo President Justina Shiroka Pula hosted the governor of the Central Bank of the Republic of Kosovo ( BQK), Ahmet Ismaili, accompanied by Deputy Governor Nesrin Shileku Shala, who congratulated him on taking office and wanted success in exercising the mandate.

    President Shiroka Pula was announced by Governor Ismaili for developments in the financial sector, banking sector sustainability and BEC reform priorities. Special attention was given to the process of including Kosovo in the 1st Euro Payout Zone ( SEPA, the importance of institutional support and diplomatic engagement with European partners, as well as opportunities for involvement in the Green Carton international system.

    Meetings also discussed modernisation of payment systems, including the fast payment system T IP S-K, approach to European Union standards and expand access to finance, with focus on funding opportunities for women in charge.

    President Shiroka Pula praised the BEC’s reform agenda and engagement, stressing the importance of co-operation between institutions, in respect of the Central Bank’s mandates and constitutional independence.

    Source Layer: RTKLive

  • Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

    Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan  për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan sukses në ushtrimin e mandatit.

    Presidentja Shiroka Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të BQK-së. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë, si dhe mundësive për përfshirjen në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër.

    Në takim u diskutuan edhe modernizimi i sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

    Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu shtyn seancën për nesër pasi deputetët vonohen të kthehen në sallë

    Haxhiu shtyn seancën për nesër pasi deputetët vonohen të kthehen në sallë

    Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 11:00.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas orës 14:00, kur ishte paraparë vazhdimi i seancës.

    Haxhiu e ka cilësuar si të papërgjegjshme mungesën e deputetëve, duke thënë se nuk mund të presë pafundësisht për vazhdimin e punimeve.

    “Seanca vazhdon nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që, gjysmë ore pas orës dy, nuk po vijnë deputetët. Unë kam mundësi të funksionoj e me prit deri në pafundësi. Faleminderit”, tha kryeparlamentarja Haxhiu.

    Në sallë ishin të pranishëm disa deputetë të PDK-së, LDK-së, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për çështjen e energjisë dhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

    Burimi: Dukagjini

  • Dy iranianë dënohen për spiunazh në Britani - njëri kishte planifikuar edhe sulme

    Dy iranianë dënohen për spiunazh në Britani – njëri kishte planifikuar edhe sulme

    Dy iranianë u shpallën fajtorë për spiunazh ndaj gazetarëve disidentë në Britani në emër të Gardës Revolucionare të Iranit, një rast që policia britanike tha se pasqyronte aktivitetin në rritje të Iranit.

    Mostafa Sepahvand, 41 vjeç, u shpall fajtor në Gjykatën e Kurorës në Woolwich për dy vepra penale dhe Farhad Javadi Manesh, 46 vjeç, u dënua për një vepër penale sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare të Britanisë.

    Policia tha se dënimet shënuan herën e parë që shtetasit iranianë ishin dënuar sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare, i futur në vitin 2023 për t’iu kundërvënë kërcënimeve nga shtetet e huaja, përfshirë Iranin, të cilat autoritetet thonë se janë rritur ndjeshëm.

    Irani ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në spiunazh ose ndonjë aktivitet të tillë, dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi tha se ishte “i shqetësuar” nga arrestimet e Sepahvand dhe të tjerëve në maj 2025.

    Prokurorët thanë në fillim të gjyqit të Sepahvand dhe Manesh muajin e kaluar se ata kishin kryer mbikëqyrje ndaj gazetarëve që punonin për Iran International, një stacion televiziv në gjuhën persiane i cili është kritik ndaj qeverisë së Iranit, midis gushtit 2024 dhe marsit 2025.

    Sepahvand u dënua për ndihmë ndaj një shërbimi të inteligjencës së huaj dhe një akuzë e dytë që lidhej me atë që prokurorët thanë se ishte një plan që Sepahvand të sulmonte një ose më shumë nga objektivat e tyre.

    Manesh u dënua për ndihmë ndaj një shërbimi të inteligjencës së huaj, por u lirua nga akuza e dytë që lidhej me përgatitjen për një sulm.

    Të dy do të dënohen muajin tjetër.

    Një person i tretë, Shapoor Qalehali Khani Noori u lirua nga të dyja akuzat. /Telegrafi/