Blog

  • Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron - pamje

    Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron – pamje

    Një incident i papritur ndodhi në Pallatin Elysee në Paris, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së Presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini nga homologu i tij, Emmanuel Macron.

    Nga videot që qarkullojnë duket një burrë nga garda e nderit që u rrëzua papritur.

    Macron, së bashku me anëtarët e stafit, nxituan te roja për të parë se çfarë kishte ndodhur.

    Pak më vonë, punëtorët e ngritën dhe e larguan nga vendi i ngjarjes.

    Pasi burri u largua, presidenti francez u rikthye në procedurën e planifikuar dhe vazhdoi të mirëpriste zyrtarisht homologun e tij sllovak.

    Deri më tani, arsyet që çuan në rrëzimin e papritur të rojes nuk janë sqaruar, ndërsa nuk është bërë publik asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/

  • De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane

    De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane

    Ylli belg, Kevin de Bruyne pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit, por pritet të mbetet në futbollin evropian, edhe pse në një destinacion befasues.

    Sipas mediumit holandez ED, PSV Eindhoven po shqyrton një transferim tronditës në janar për mesfushorin e Napolit, Kevin De Bruyne.

    Me kontratën e lojtarit belg që skadon në fund të sezonit, raportet thonë se ai mund të jetë i hapur për t’u blerë që në janar.

    Koha e ish-legjendës së Manchester Cityt te Napoli nuk ka shkuar siç do të kishte shpresuar, duke duruar një sezon 2025/26 të mbushur me lëndime.

    Këtë sezon, forma e Napolit ka qenë katastrofike nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, marrëdhënia e të cilit me De Bruyne duket gjithashtu e tendosur pas një mosmarrëveshjeje për taktikat gjatë humbjes 3-1 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

    35-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe dy asistime për Napolin këtë sezon. Ai gjithashtu shënoi një dy golësh për Belgjikën kundër Turqisë në pushimin e fundit ndërkombëtar. /Telegrafi/

  • Forwarded session to Jeton Sylajt, next session scheduled for November 24th

    The initial review session to Jeton Sylajt, former husband of Arlinda Zekiaj, was postponed today at the Foundation Court in Pec.

    According to the Court’s announcement, the postponement was made following lawyer Besnik Berisha’s request, the authorised representative of the late party, Arlinda Zekitaj, who had announced that he could not attend the session.

    The request was submitted through email on November 10th, and the Court, after receiving the opinion of the present parties and its examination, has approved it.

    The next session is scheduled to be held on November 24th, at 1: 00 p.m.

    Security measures added to Pec Court prior to the Sylajt Living hearing

    Source Layer: Dukeagini

  • Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, seanca e radhës caktohet për 24 nëntor

    Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt, seanca e radhës caktohet për 24 nëntor

    Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, shtyrja është bërë pas kërkesës së avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së tashmë të ndjerës Arlinda Zekajt, i cili kishte njoftuar Gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në seancë.

    Kërkesa ishte dërguar përmes emailit më 10 nëntor, ndërsa Gjykata, pas marrjes së mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të saj, e ka aprovuar atë.

    Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 nëntor, në orën 13:00.

    Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

    Burimi: Dukagjini

  • An exhibition featuring Gilan opens, Renea Begolli brings reflections on city transformation

    Gjilan Community Chairman Alban Hyseni has announced the opening of the Zzjetur’s exhibition, which addresses urban changes and human relationship with nature.

    Through this exhibition, visitors are invited to reflect on urban changes, transformation of the city, and the impact that construction has on human relationship with nature.

    Hyseni has announced that the Gjilan municipality, through the Directorate of Culture, Youth and Sports, supports such artistic projects that contribute to enriching the city’s cultural life.

    The appliance Leverage will remain open to citizens and art lovers until November 24th at the Gnjilan Art Gallery. /Telegraphy/

  • Hapet ekspozita “Zgjatur” në Gjilan, Renea Begolli sjell reflektime mbi transformimin e qytetit

    Hapet ekspozita “Zgjatur” në Gjilan, Renea Begolli sjell reflektime mbi transformimin e qytetit

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për hapjen e ekspozitës “Zgjatur”, e cila trajton ndryshimet urbane dhe marrëdhënien e njeriut me natyrën.

    Përmes kësaj ekspozite, vizitorët ftohen të reflektojnë mbi ndryshimet urbane, transformimin e qytetit dhe ndikimin që ndërtimet kanë në marrëdhënien e njeriut me natyrën.

    Hyseni ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbështet projekte të tilla artistike që kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit.

    Ekspozita “Zgjatur” do të qëndrojë e hapur për qytetarët dhe artdashësit deri më 24 nëntor, në Galerinë e Arteve në Gjilan. /Telegrafi/

  • Arrest sought for attempted murder in Gjakova

    According to the prosecution’s announcement, the defendants have been made a decision to start investigations, while the request for detention has been handed over to the Constitutional Court in Gjakova.

    According to prosecution allegations, the event occurred on October 10, 2026, about 16:30 in the village of Petershan, Gjakova, following a property dispute.

    The suspect, according to the prosecution, allegedly attempted to deprive his brother H.L. of life, and risked his cousin P.L.’s life by firing a four-time AK-47-type firearm.

    As a result of the shootings, both people have suffered bodily injuries and have been sent to the General Hospital of Grezdaão.

    During the case, the suspect allegedly owned an unauthorized AK-47 automatic weapon, a hunting rifle, ten rounds of calibre 12 and a 762 mm calibre bullet.

    The prosecution charges S.L. With criminal acts, serious attempted murder and possession, control or unauthorized possession of weapons, according to the Criminal Code of the Republic of Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

    Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasje në Gjakovë

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të pandehurit është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.

    Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 16:30, në fshatin Pjetërshan të Gjakovës, pas një mosmarrëveshjeje pronësore.

    I dyshuari, sipas Prokurorisë, dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L., si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt P.L., duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47.

    Si pasojë e të shtënave, të dy personat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

    Gjatë rastit, i dyshuari dyshohet se ka poseduar në mënyrë të paautorizuar një armë automatike AK-47, një pushkë gjuetie, dhjetë fishekë të kalibrit 12 dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm.

    Prokuroria e ngarkon S.L. me veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Albania seeks revenge on Finland, important challenge played in Tirana tonight

    Albania’s national lands tonight in the field for a very important confrontation against Finland, within the framework of U EFA Nations League.

    The meeting is held at the Air Albania Stadium in Tirana, beginning at 20:45, where the redsmen led by Rolando Mara only aim for victory.

    Albania seeks to avenge the loss of 2:1 suffered in the first encounter in Finland, this time exploiting the local field’s priority.

    The Reds lead the nine-point C1 Group, while Finland has seven, which makes this duel very important in the race for first place.

    The atmosphere is expected to be hot in Tirana, as all tickets to this confrontation have been sold.

    With the support of fans, Albania aims at three major points to take a decisive step towards its goal in the League of Nations.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës, sonte luhet sfida e rëndësishme në Tiranë

    Shqipëria kërkon hakmarrjen ndaj Finlandës, sonte luhet sfida e rëndësishme në Tiranë

    Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë për një përballje shumë të rëndësishme ndaj Finlandës, në kuadër të UEFA Nations League.

    Takimi zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 20:45, ku kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran synojnë vetëm fitoren.

    Shqipëria kërkon të marrë hak për humbjen 2:1 të pësuar në përballjen e parë në Finlandë, duke shfrytëzuar këtë herë përparësinë e fushës vendase.

    Kuqezinjtë kryesojnë Grupin C1 me nëntë pikë, ndërsa Finlanda ka shtatë, çka e bën këtë duel shumë të rëndësishëm në garën për vendin e parë.

    Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në Tiranë, pasi të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur.

    Me mbështetjen e tifozëve, Shqipëria synon tri pikë të mëdha për të bërë një hap vendimtar drejt objektivit të saj në Ligën e Kombeve.

    Burimi: Dukagjini