Blog

  • “Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

    “Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

    “Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimit të Policisë së Kosovës me uniforma, duke thënë se që nga viti 2021 nuk është siguruar furnizimi i plotë me uniforma për policët.

    Ajo ka kërkuar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të sqarojë arsyet e vonesave të vazhdueshme në këtë proces.

    “Policia e Kosovës nuk është furnizuar me uniforma që nga viti 2021. Sot jemi 12 nëntor 2026, rreth 2 mijë ditë. Nuk po flasim për dy, por për rreth 2 mijë ditë pa uniforma. Pra, cilat janë arsyet e dështimit të vazhdueshëm për të siguruar furnizimin e plotë me uniforma për Policinë?”, ka pyetur Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

    Në përgjigjen e tij, Sveçla ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë mbështetja për Policinë e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë, duke theksuar se buxheti i saj është rritur ndjeshëm.

    “Gjatë gjithë mandatit tonë qeverisës, mbështetja për Policinë nuk ka munguar asnjëherë. Asnjë kërkesë e adresuar nga Policia për mbështetje nuk ka mbetur pa u trajtuar. Përkundrazi, kemi inkurajuar ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe operacionale. Buxhetin e PK-së e kemi gjetur me 109 milionë euro, e sot ai arrin në 176 milionë euro. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës arrin në 732 milionë euro”, ka deklaruar Sveçla.

    Ai ka theksuar se duhet bërë dallim mes përgjegjësive të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe atyre të strukturave policore që merren me procedurat e prokurimit dhe furnizimit.

    “Është e rëndësishme që të bëhet dallim i qartë i përgjegjësive. Qeveria dhe MPB-ja sigurojnë mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës, ndërsa proceset e furnizimit dhe prokurimit zhvillohen nën përgjegjësinë e strukturave përkatëse të Policisë së Kosovës. Pra, mbështetja financiare dhe institucionale nuk ka munguar. Unë nuk jam as zyrtar e as drejtor i prokurorimit, as në ministri e as në polici. Nuk kam as mandat e as të drejtë ligjore të ndërhyj në proceset e prokurimit”, është shprehur ministri.

    Sveçla ka sqaruar gjithashtu se çështja e ngritur nga Haxhiu ka të bëjë me uniformat e rendit dhe jo me të gjitha kategoritë e uniformave të Policisë, pasi sipas tij, furnizimi me uniforma taktike dhe operacionale ka vazhduar.

    “Sa i përket furnizimit me uniforma, këtu po bëj një dallim, sepse po flasim për uniforma të rendit, jo për uniforma të Policisë së Kosovës në përgjithësi, duke qenë se furnizimi me uniforma taktike dhe operacionale ka pasur në vazhdimësi. Por po flasim për ato të rendit. Sipas raportit që kam pranuar nga Policia e Kosovës, procedurat për këtë furnizim janë iniciuar katër herë”, ka thënë Sveçla.

    “Në vitin 2021 është iniciuar një procedurë e hapur në vlerë prej 11.3 milionë eurosh. Kjo procedurë është anuluar nga vetë Policia e Kosovës, pasi ofertat e pranuara nuk i kanë plotësuar kriteret administrative. Në vitin 2023 është iniciuar një tjetër procedurë, po ashtu në vlerë të njëjtë”, ka deklaruar Sveçla./Klankosova.tv

  • Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve buxhetore në kategorinë paga dhe shtesa

    Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve buxhetore në kategorinë paga dhe shtesa

    Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka miratuar transferimin e 497.972,10 eurove në kategorinë e pagave dhe shtesave, me qëllim të sigurimit të mjeteve për pagesën me kohë të pagave të punonjësve për muajin nëntor.

    Vendimi është miratuar të mërkurën, në një seancë të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku, me 27 vota për.

    Drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, ka thënë para asamblistëve se në pesë nënprograme buxhetore mjetet e ndara për paga nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar pagesat e këtij muaji.

    Sipas tij, nga transferi do të përfitojnë Zyra e Kuvendit me 41.118,97 euro, zjarrfikësit dhe inspektimet me 22.104,95 euro, planifikimi dhe zhvillimi ekonomik me 1.989,36 euro, shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor me 151.723,12 euro dhe arsimi fillor me 281.035,70 euro.

    “Për t’i mbuluar këto mungesa në kohë, kërkoj miratimin e transferit prej 497.972,10 eurosh brenda kategorisë ‘Paga dhe Shtesa’, nga mjetet që Komuna i ka në dispozicion në nënprograme të tjera”, ka thënë Kastrati.

    Gjatë debatit para votimit, Shpend Nuhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetje për këtë nismë.

    Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës, Bujar Nevzati nga PDK-ja, Nazim Gagica nga AAK-ja dhe Sami Ahmeti nga LDK-ja, kanë kërkuar garanci se transferimi i propozuar do të sigurojë mjetet e nevojshme për pagat e punonjësve.

    Në këtë seancë, Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të ish-drejtorit komunal, Bajram Isufi, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

    Kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku, ka vlerësuar kontributin e tij në jetën institucionale dhe publike të qytetit.

    “Bajram Isufin do ta përkujtojmë gjithmonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ndërshmërinë dhe kontributin e çmuar që dha për vendin dhe qytetin e Gjilanit, fillimisht duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së dhe më pas angazhimet e shumta në institucione”, ka thënë Latifi-Kqiku. /Telegrafi/

  • Filipçe: LSDM ngrit kallëzim penal kundër "Alta Banka", Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi

    Filipçe: LSDM ngrit kallëzim penal kundër “Alta Banka”, Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në rrjetin social X, njofton se LSDM sot do të dorëzojë kallëzim penal për rastin “Alta Banka”, për hyrjen e pastrimit të parave të Vuçiqit, për presionin, për llogaritë dhe transfertat, për paratë e qytetarëve dhe ndërmarrjeve publike.

    Filipçe tha se LSDM nuk do të lejojë që qeveria e Mickoskit ta mbulojë skandalin dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë.

    “LSDM po ngre padi penale kundër “Alta Banka”. Grupi i krimit të organizuar i Hristijan Mickoskit dëshiron të mbulojë skandalin e “Alta Banka” dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë. Të fshehë llogaritë, transaksionet, origjinën e kapitalit, lidhjet me klanin kriminal të Vuçiqit, që të mos dihet se kush nënshkroi dhe për interesa të kujt.

    Mickoski dhe Slaveski ngritën kallëzim kundër opozitës sepse janë në panik.

    Tani është radha e LSDM-së, për të vërtetën dhe drejtësinë. LSDM po ngre kallëzim penal për hyrjen në pastrimin e parave të Vuçiqit, për presionin, për llogaritë dhe transfertat, për paratë e qytetarëve dhe ndërmarrjeve publike. Mickoski, po kopjon Vuçiqin. Vuçiq ka rënë. Hetimet po hapen. E njëjta gjë të pret edhe ty. E vërteta do të dalë në dritë. Banda do të mbahet përgjegjëse”, theksoi Filipçe./Telegrafi/

  • Shtatë autobusë shkatërrohen nga zjarri në jugperëndim të Gjermanisë

    Shtatë autobusë shkatërrohen nga zjarri në jugperëndim të Gjermanisë

    Shtatë autobusë të parkuar janë shkatërruar nga një zjarr në një hapësirë të një kompanie pranë qytetit Mannheim, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë jugperëndimore.

    Sipas policisë, zjarri shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në qytetin Ladenburg, duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen në rreth dy milionë euro.

    Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Një tjetër autobus pësoi dëme të vogla nga zjarri, por mbeti funksional, transmeton Telegrafi.

    Në vendngjarje u angazhuan ekipe të shumta emergjente, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve zgjatën disa orë.

    Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Official: Manchester United shares streets with Michael Carrick

    Manchester United has dismissed Michael Carrick from the post of coach of the first team, following disappointing results at the beginning of the 2026/27 season.

    The club from Old Tuffford has confirmed the decision through an official communiqué, ending the English coach’s period at the head of the team.

    Carrick had returned to Manchester United in January and managed to lead the team to third position in the Premier League in 2025/26 season. Under his direction, the Red Days won 12 of the remaining 17 championship matches, gathering more points than any other team during this period.

    However, poor results in the new edition have prompted club leaders to decide on the coach’s change, with the aim of meeting the goals of the season.

    In their communiqué, the leaders of Manchester United have praised the contribution of Carrick, whom they have described as a club legend, isolating its professionalism, dedication and achievement during the return period to the Old Tuffford.

    The club has announced that it intends to appoint the new permanent coach, who will take the team’s lead for the rest of the season.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A Kosovo after operation in Albania allegedly was sending four Chinese towards Greece

    Albania’s police have finalised the code-named operation Transit 350, under which a 19-year-old by Konispol has been arrested, while a 21-year-old from Kosovo has been declared on the run. Both are suspected of involvement in illegal transportation of immigrants to Greece.

    According to the Police’s announcement, 21-year-old with the initials A.S., residents of Kosovo, allegedly transported four Chinese citizens, who were aiming to illegally cross the border towards Greece. Meanwhile, 19-year-old M.M. Konispol allegedly had the role of observers, monitoring the way for the presence of police forces.

    During the intervention near Konispol, the Kosovo suspect has abandoned the vehicle and fled on foot, exploiting darkness and the ground to avoid arrest.

    Police have arrested the 19-year-old, while sequencing the two vehicles allegedly used at the event. Meanwhile, research into the capture of 21-year-olds from Kosovo is continuing.

    The case has been referred to the Saranda Prosecution for further investigative actions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një kosovar në kërkim pas operacionit në Shqipëri, dyshohet se po dërgonte katër kinezë drejt Greqisë

    Një kosovar në kërkim pas operacionit në Shqipëri, dyshohet se po dërgonte katër kinezë drejt Greqisë

    Një kosovar në kërkim pas operacionit në Shqipëri, dyshohet se po dërgonte katër kinezë drejt Greqisë

    Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 19-vjeçar nga Konispoli, ndërsa një 21-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen për përfshirje në transportimin e paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë.

    Sipas njoftimit të Policisë, 21-vjeçari me inicialet A.S., banues në Kosovë, dyshohet se transportonte kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë. Ndërkaq, 19-vjeçari M.M. nga Konispoli dyshohet se kishte rolin e vëzhguesit, duke monitoruar rrugën për praninë e forcave policore.

    Gjatë ndërhyrjes pranë Konispolit, i dyshuari nga Kosova ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin për t’iu shmangur arrestimit.

    Policia ka arrestuar 19-vjeçarin, ndërsa ka sekuestruar dy automjetet që dyshohet se janë përdorur në këtë veprimtari. Ndërkohë, kërkimet për kapjen e 21-vjeçarit nga Kosova janë duke vazhduar.

    Rasti i është referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme hetimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zyrtare: Manchester United ndan rrugët me Michael Carrickun

    Zyrtare: Manchester United ndan rrugët me Michael Carrickun

    Zyrtare: Manchester United ndan rrugët me Michael Carrickun

    Manchester United ka shkarkuar Michael Carrickun nga posti i trajnerit të ekipit të parë, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit 2026/27.

    Klubi nga “Old Trafford” e ka konfirmuar vendimin përmes një komunikate zyrtare, duke i dhënë fund periudhës së trajnerit anglez në krye të skuadrës.

    Carrick ishte rikthyer te Manchester United në janar dhe arriti ta udhëhiqte skuadrën drejt pozitës së tretë në Ligën Premier në sezonin 2025/26. Nën drejtimin e tij, “Djajtë e Kuq” fituan 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të kampionatit, duke grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër gjatë kësaj periudhe.

    Megjithatë, rezultatet e dobëta në edicionin e ri kanë bërë që drejtuesit e klubit të vendosin për ndryshimin e trajnerit, me synimin për të përmbushur objektivat e sezonit.

    Në komunikatën e tyre, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë vlerësuar kontributin e Carrickut, të cilin e kanë cilësuar si një legjendë të klubit, duke veçuar profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij gjatë periudhës së rikthimit në “Old Trafford”.

    Klubi ka bërë të ditur se synon ta emërojë sa më shpejt trajnerin e ri të përhershëm, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Spektakël në Ligën e Kombeve, Italia sfidon Francën, Anglia kërkon çerekfinalen ndaj Kroacisë

    Spektakël në Ligën e Kombeve, Italia sfidon Francën, Anglia kërkon çerekfinalen ndaj Kroacisë

    Liga e Kombeve e UEFA-s vazhdon këtë të enjte me përballje të zjarrta, ku në qendër të vëmendjes janë duelet Itali–Francë dhe Angli–Kroaci.

    Në Grupin 1 të Ligës A, Italia pret Francën në stadiumin “San Siro”, me fillim nga ora 20:45.

    Francezët kryesojnë grupin me 10 pikë, tri më shumë se italianët, dhe synojnë ta sigurojnë vendin e parë dhe kualifikimin në çerekfinale.

    Ndërkohë, Belgjika, që renditet e treta me gjashtë pikë, përballet me Turqinë nga ora 18:00. Turqit janë të fundit pa asnjë pikë.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet në “Wembley”, ku Anglia pret Kroacinë nga ora 20:45. Anglezët synojnë ta përsërisin suksesin e ndeshjes së parë, kur kishin triumfuar bindshëm 7:0.

    Anglia renditet e dyta në Grupin 3 me nëntë pikë dhe i mjafton të shmangë humbjen për të siguruar çerekfinalen.

    Në krye të këtij grupi qëndron Spanja me 12 pikë, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin dhe këtë mbrëmje luan në udhëtim ndaj Çekisë, nga ora 20:45.

    Mbrëmja premton emocione të mëdha, me disa kombëtare që kërkojnë ta sigurojnë vazhdimin e garës mes tetë më të mirave.

    Burimi: Dukagjini

  • Sveçla: Uniformat për Policinë e Rendit arrijnë në javët në vijim, nuk ka mungesa në uniformat taktike

    Sveçla: Uniformat për Policinë e Rendit arrijnë në javët në vijim, nuk ka mungesa në uniformat taktike

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kontrata për furnizimin me uniforma të Policisë së Rendit është nënshkruar dhe se furnizimi pritet të bëhet në ditët ose javët në vijim.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Sveçla ka thënë se për uniformat taktike dhe operacionale të Policisë së Kosovës furnizimi është realizuar vazhdimisht dhe se nuk ka mungesa.

    “Uniforma për policinë e rendit tashmë procesi është, kontrata është nënshkruar dhe furnizimi do të bëhet këto ditë, ditë apo javët në vijim. Përsa i takon uniformave taktike dhe operacionale, ato kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nuk ka mungesa”, ka theksuar ai.

    Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës është e pajisur me uniforma, mbathje dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave të saj.

    Sveçla ka bërë të ditur se gjatë viteve 2021-2025, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës ka arritur në 732 milionë euro, ndërsa 189 milionë euro janë shpenzuar për pajisje, uniforma, armatim, automjete dhe investime të tjera.

    “Aktualisht, Policia e Kosovës ka 180 kontrata aktive me vlerë mbi 70 milion euro, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe mbathje, shërbime, teknologji informative, ndërtime dhe renovime. Gjatë qeverisjes sonë janë rekrutuar mbi 3 mijë kadet policorë. Natyrisht, me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë rriten edhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Dukagjini