Blog

  • Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

    Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

    Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

    Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hapur zemrën si asnjëherë më parë.

    Në emisionin “Canape“, ajo ka rrëfyer pse nuk është bërë nënë.

    “Janë etapat e jetës që nuk kanë qenë aspak të lehta, të cilat më kanë ndryshuar shpeshherë gjatë rrugëtimit ose gjatë formimit tim perspektiven për mundësinë ose jo mundësinë e të qenurit nënë. Jam gjithmonë pro familjes, por asnjëherë as nuk i kundërshtoj, e as nuk i akuzoj, e as nuk i nënçmoj edhe ata që jetojnë vetë. Unë jam shumë në rregull me veten time dhe jam shumë e vetëdijshme për rrugëtimin tim jetësor. Jam shumë në paqe me veten time, me familjen time. Për mua familja është koncept shumë i madh. Rritesh gjithmonë me ndjesinë se çka do të thotë ndjenja dhe çka është të jesh nënë. Unë nuk e kam shijuar. Nuk e di. Kur i dëgjon njerëzit duke thënë ‘po i vjen era nënë’ edhe ti ulesh dhe mendon se qysh mundet me kánë kjo aromë. Edhe diçka që kurrë nuk e kam pasur: është një zbrazëtirë shumë e madhe që nuk është plotësuar kurrë. Në moshën e adoleshencës ose të rinisë së hershme e kam menduar shpeshherë dhe kam thënë ‘okej, ndoshta kjo është boshllëk, unë do ta plotësoj kur unë të bëhem nënë’. Ka qenë një periudhë. Nuk e kam sot atë ndjenjë. Unë ende e vlerësoj që të pasurit një fëmijë është e jashtëzakonshme. Unë ia uroj secilit që dëshiron me pasë fëmijë“, ka deklaruar ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Casano criticises Juvenus players, has a few words for Edon Zegrov

    Former Italian football player Antonio Casano has criticised several Juventu players, including the star of the National of Kosovo, Edon Gergrov.

    During the show Viva El Fubbolão, Casano commented on presentations of the Toriese team’s football players, questioning the contribution of some of them.

    Lucumi at Blogna looked like Beckenbauer, and now it’s terrible. Cambiaso was estimated at 60m euros and compared to Cancelon. Boga and Zegrov are players for half an hour, Casano has indicated.

    Zegrova, who joined Juventu from Leelle last year, has failed to ensure continuity in the title formation.

    However, Kosovo resident has recorded two goals and two assistings in Serie A this edition, despite limited minutes.

    Source Layer: Dukeagini

  • Cassano kritikon lojtarët e Juventusit, ka disa fjalë edhe për Edon Zhegrovën

    Cassano kritikon lojtarët e Juventusit, ka disa fjalë edhe për Edon Zhegrovën

    Ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano, ka kritikuar disa lojtarë të Juventusit, duke përfshirë edhe yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

    Gjatë emisionit “Viva El Futbol”, Cassano ka komentuar paraqitjet e futbollistëve të skuadrës torineze, duke vënë në dyshim kontributin e disa prej tyre.

    “Lucumi te Bologna dukej si Beckenbaueri, ndërsa tani është i tmerrshëm. Cambiaso vlerësohej 60 milionë euro dhe krahasohej me Cancelon. Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë”, është shprehur Cassano.

    Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit nga Lille vitin e kaluar, nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësi në formacionin titullar.

    Megjithatë, reprezentuesi kosovar ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në Serie A këtë edicion, pavarësisht minutazhit të kufizuar.

    Burimi: Dukagjini

  • School in Bessie: Food Only from home, fast food VIDEOS)

    VTakes their uniform, schoolchildren Nexhmi Mustafa’s in Bessie, now have the same diet.

    This, since no one can buy food from abroad, but it must be taken from home, the decision that was made for several reasons, reports Klan Kosova.

    This initiative of the School Steering Council is being welcomed by the initials.  

    If that decision is not respected, it faces disciplinary measures such as taking food, lack of reason, and more.

    The Parents’ Council told television that the initiative is generally popular with them.

    For more, follow the chronic:

  • Life therapy: No medicines for kidney transplant patients ( VIDEOS)

    AThat’s 25 mg and neither is that 50th. Both of these pills are missing at QKUK.

    These are vital for patients who have performed kidney transplants, that is, for the preservation of the organ, but also for pediatric cases that have auto-immune kidney disease.

    Nazmi Hysni, who has been rescued from the dial for 22 years and lives with a donor kidney, indicates that the 25 mg Ciclosporina is missing from May and 50 mg, now recently.

    As long as it shows that there has never been a steady supply for these drugs.

    To worse, let alone should be bought these therapies for sure, these are not even found in Kosovo.

    Likewise, parents with self-immune children and 50mmm Ciclosporine have responded and complained to television.

    In the meantime, Hyseni has a prayer for QKUK, where at least to warn earlier about the lack of drugs as a result of their financial opportunities, because the interruption puts their lives at risk.

    QKUK has confirmed the lack of immuno-supressive therapy, both for the 25mg and 50mg Ciclosporine drugs and Tacrolymus 0.5 mg, where it says they have a replacement of 1mg.

    In fact, according to this, at October 16, 2026, the procurement procedure for Ciclosporine, 50 mg capsules has been initiated. It turns out that supply isn’t a matter of weeks, it’s months.

    For more, follow the chronic:

  • Terapia jetike: S’ka barna për pacientë me transplant veshke (VIDEO)

    Terapia jetike: S’ka barna për pacientë me transplant veshke (VIDEO)

    Terapia jetike: S’ka barna për pacientë me transplant veshke (VIDEO)

    As e 25 mg dhe as ajo e 50. Të dy këto doza tabletare Ciclosporinë mungojnë në QKUK.

    Këto janë jetike për pacientët që kanë kryer transplant të veshkës, pra për ruajtjen e organit, por edhe për rastet pediatrike që kanë sëmundje auto-imune të veshkës.

    Nazmi Hysni, i cili tash e 22 vjet ka shpëtuar nga dializa dhe jeton me një veshkë të dhuruar, tregon që Ciclosporina e 25 mg mungon prej muajit maj dhe e 50 mg, tash së fundmi.

    Derisa tregon se prej që është bërë për këto ilaçe nuk ka pasur asnjëherë furnizim të qëndrueshëm.

    Për më keq, lëre që duhet blerë këto terapi me patjetër, këto as nuk gjenden në Kosovë.

    Ngjashëm janë përgjigjur dhe ankuar në adresë të televizionit edhe prindërit që i kanë fëmijët me sëmundje auto-imune dhe marrin Ciclosporinë të 50mg.

    Ndërkaq, Hyseni ka një lutje për QKUK-në, ku të paktën t’i paralajmrojnë më herët për mungesën e barnave si shkak i mundësive financiare të tyre, ngase ndërprerja ua rrezikon jetën.

    QKUK-ja e ka konfirmuar mungesën e terapisë imuno-supresive, si për barnat Ciclosporinë të 25mg dhe 50mg si dhe Tacrolimus 0.5 mg, ku për këtë thotë se e kanë një zëvendësues atë prej 1mg.

    Në fakt, sipas kësaj, tek me 16 tetor 2026, është iniciuar procedura e prokurimit për Ciclosporinë, kapsulë 50 mg. Nga kjo del që furnizimi nuk është çështje javësh, por muajsh.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • Shkolla në Besi: Ushqim veç nga shtëpia, ‘fast food’-et gjuhen (VIDEO)

    Shkolla në Besi: Ushqim veç nga shtëpia, ‘fast food’-et gjuhen (VIDEO)

    Shkolla në Besi: Ushqim veç nga shtëpia, ‘fast food’-et gjuhen (VIDEO)

    Veç uniformës, nxënësit e shkollës “Nexhmi Mustafa” në Besi, tash e kanë të njëjtë edhe mënyrën e të ushqyerit.

    Kjo pasi askush nuk mund të blejë ushqimin nga jashtë, por atë duhet ta marrë nga shtëpia, vendim që u mor për disa arsye, raporton Klan Kosova.

    Kjo nismë e Këshillit Drejtues të shkollës po mirëpritet edhe nga filloristët.  

    Nëse nuk respektohet ky vendim, përballën me masa disiplinore si marrja e ushqimit, mungesat pa arsye dhe jo vetëm kaq.

    Nga Këshilli i Prindërve i thanë televizionit se iniciativa përgjithësisht është e pëlqyer edhe nga ata.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • Përplasja për raportin: Ngel Kosova, opozita akuzon pushtetin (VIDEO)

    Përplasja për raportin: Ngel Kosova, opozita akuzon pushtetin (VIDEO)

    Përplasja për raportin: Ngel Kosova, opozita akuzon pushtetin (VIDEO)

    Nëse saktësia në kohë do t’u matej, progres nuk do të shënonin hiç.

    As diskutimi për përparimin a ngecjet e vendit, nuk i mblodhi deputetët në orën që e caktuan.

    Veç pak prej tyre qenë në sallë më herët, e pritën tjerët deri erdhën për ta nisur debatin. Raporti i Komisionit Evropian, sipas partive opozitare, i gjeti shumë dobësi Kosovës.

    Kjo u mohua nga pushteti, që thanë të kenë pasur suksese per çka morën reagime.

    Shumicës iu kërkua të mos bëjnë mbrojtje, por të nisin veprime.

    Vetëvendosjes iu kujtuan edhe masat ndëshkuese.

    Krejt këto i arsyetoi kryediplomati që ndau fajësinë.

    Pos nga opozita, këtij një kritikë i erdhi edhe nga bashkëpartiakja, veç për të kaluarën.

    Këtyre e tjerëve, deputetja dikur presidente, ju tha se krahasimi me tjerët është për marre, teksa kritikikoi për këto gjetje e disa tjera nga auditori.

    Madje, bëri edhe akuza pushtetit.

    Përplasje pati edhe mes deputetëve tjerë nga LDK-ja e VV-ja.

    Perplasjet lidhur me gjetjet e Raportit te Progresit e jo vetem vazhduan edhe në orët e vona të pasdites të së mërkurës.

  • Raporti i Progresit: Evidenton shumë shkelje edhe në ndërmarrje (VIDEO)

    Raporti i Progresit: Evidenton shumë shkelje edhe në ndërmarrje (VIDEO)

    Raporti i Progresit: Evidenton shumë shkelje edhe në ndërmarrje (VIDEO)

    Si institucione publike, ngelën në vlerësim.

    Ndërmarrjet kosovare, sipas Raportit të Progresit, për këtë vit evidentoi dobësi në udhëheqjen e tyre dhe performancë të dobët financiare.

    Për opozitën vlerësim të ngjashëm ka dhënë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit.

    Edhe nga LDK-ja janë dhënë vërejtje për shkeljet, duke kërkuar ndërhyrjen e organeve të drejtësisë.

    Aleanca thotë se qeveria duhet të ndryshojë qasje, që sipas saj, kjo situatë të përmirësohet.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje s`deshën të komentojnë këtë, ndërsa BE-ja kërkoi forcimin e funksionimit, mbikëqyrjes dhe menaxhimit të rreziqeve fiskale të ndërmarrjeve shtetërore.

  • Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO)

    Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO)

    Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici (VIDEO)

    Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë.

    Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i qëruan hesapet pikërisht në këtë hapësirë që është në mes të kampusit arsimor.

    Nga mjeti i mprehtë mbetën të lënduar dy shkollarë.

    “Janë sjellë dy pacientë me lëndime trupore, njëri ka pasur disa plagë pas trajtimit, në gjendje stabile është dërguar në QKUK, kurse tjetri ka qenë më pak i lënduar dhe pas trajtimit është liruar”, ka thënë  Begush Canaj, shef i Emergjencës në Gjilan.

    I mituri L.U u dërgua për trajtim në QKUK në gjendje stabile.

    Pse nisi përplasja nuk dihet, por ajo dyshohet se ndodhi mes njërit nxënës të Shkollës Ekonomike, e tjetrit të asaj Teknike. Aty më pas u përfshinë edhe shokët e të dyja palëve.

    Menjëherë pas rastit, në terren dolën inspektorët e arsimit.

    Siç ka mësuar televizioni, dy nga të dyshuarit tashmë janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim, shkaku i të miturve as Prokuroria nuk dha detaje.