
Si institucione publike, ngelën në vlerësim.
Ndërmarrjet kosovare, sipas Raportit të Progresit, për këtë vit evidentoi dobësi në udhëheqjen e tyre dhe performancë të dobët financiare.
Për opozitën vlerësim të ngjashëm ka dhënë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit.
Edhe nga LDK-ja janë dhënë vërejtje për shkeljet, duke kërkuar ndërhyrjen e organeve të drejtësisë.
Aleanca thotë se qeveria duhet të ndryshojë qasje, që sipas saj, kjo situatë të përmirësohet.
Nga Lëvizja Vetëvendosje s`deshën të komentojnë këtë, ndërsa BE-ja kërkoi forcimin e funksionimit, mbikëqyrjes dhe menaxhimit të rreziqeve fiskale të ndërmarrjeve shtetërore.