Blog

  • “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e tretë, atmosferë optimiste para ndeshjes ndaj Izraelit

    “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e tretë, atmosferë optimiste para ndeshjes ndaj Izraelit

    “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e tretë, atmosferë optimiste para ndeshjes ndaj Izraelit

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit, Franco Foda.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë fotografi nga kampi stërvitor, ku gjatë së mërkurës, yjet e Kombëtares janë parë të motivuar.  

    “Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Aty thuhet se “Dardanët” po vazhdojnë përgatitjet me përkushtim dhe besim me synimin për të dhënë më të mirën në dy sfidat e fundit për këtë vit. /Klankosova.tv

  • Rasti i ushtarit të Kosovës në poligon, FSK lëshon njoftim

    Rasti i ushtarit të Kosovës në poligon, FSK lëshon njoftim

    Rasti i ushtarit të Kosovës në poligon, FSK lëshon njoftim

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka lëshuar njoftim zyrtar për incidentin e ushtarit që dyshohet se u vetplagos, rast ky që u raportua sot në media.

    Sipas komunikatës, rasti ka ndodhur më herët, por nuk është bërë e ditur se a është denoncuar në Polici dhe cilat janë veprimet e ndërmarra, raporton Klankosova.tv

    “Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së.” 

    Tutje, thuhet se FSK gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

    Njoftimi vazhdon me informacione për procedurat në raste të tilla, por megjithatë s’ka detaje tjera lidhur me incidentin në fjalë, transmeton Klankosova.tv

    “Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konform procedurave standarde në fuqi i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial. Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë me standardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato të NATO-s.

    FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut. Njëkohësisht, FSK mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë sigurinë dhe garantojë ruajtjen e personelit.”

  • Lukaku tregon se pse Conte është i duhuri për Manchester Unitedin

    Lukaku tregon se pse Conte është i duhuri për Manchester Unitedin

    Lukaku tregon se pse Conte është i duhuri për Manchester Unitedin

    Romelu Lukaku ka folur për ndikimin që Antonio Conte mund të ketë te Manchester Unitedi, duke shpjeguar mënyrën se si trajneri italian e përgatit skuadrën dhe komunikon me futbollistët gjatë ndeshjeve.

    Sipas belgut, zëri i Contes nga vija anësore nuk ishte zhurmë, por një ndihmë e madhe për ta kuptuar më mirë lojën, shkruan Klankosova.tv.

    Lukaku theksoi se Conte punon vazhdimisht me futbollistët në stërvitje, duke përsëritur situata të ndryshme taktike derisa secili ta kuptojë saktësisht lëvizjen që duhet të bëjë. Ai kujtoi se trajneri italian i udhëzonte kur të afrohej te topi, kur të priste dhe kur të sulmonte hapësirat, në mënyrë që të krijoheshin mundësi për bashkëlojtarët.

    Sulmuesi belg shtoi se kjo mënyrë pune u jep futbollistëve besim gjatë ndeshjeve, pasi ata e dinë paraprakisht se çfarë kërkon trajneri prej tyre. Lukaku kujtoi se edhe kur ishin të lodhur nga përsëritjet në stërvitje, Conte kërkonte të njëjtën përkushtim, ndërsa rezultatet e kësaj pune shiheshin më pas në fushë. /Klankosova.tv

  • Inspektime në pikat e derivateve, MINTI: Çmimi i naftës në Kosovë bie në 1.79 euro për litër

    Inspektime në pikat e derivateve, MINTI: Çmimi i naftës në Kosovë bie në 1.79 euro për litër

    Inspektime në pikat e derivateve, MINTI: Çmimi i naftës në Kosovë bie në 1.79 euro për litër

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 euro për litër ka rënë në 1.79 euro/centë.

    Ky dikaster qeveritar ka thënë se kanë vazhduar inspektimet nëpër pikat e derivateve në vend, me ç’rast sipas MINTI-t është vërejtur rënie e çmimeve, pasi që një gjë e tillë paraprakisht ka pësuar rënie edhe në tregjet ndërkombëtare.

    Kurse, çmimi mesatar i benzinës, sipas kësaj ministrie, ka arritur në 1.43 euro për litër.

    “Këto lëvizje janë në përputhje edhe me të dhënat zyrtare të importit, të cilat Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i pranon nga Dogana e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

    Kjo ministri ka thënë se inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që ndryshimet në çmimet e furnizimit të reflektohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë edhe te konsumatorët e Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv  

  • Manuel Neuer drejt pensionimit, vera e vitit 2027 mund të shënojë fundin e karrierës së tij

    Manuel Neuer drejt pensionimit, vera e vitit 2027 mund të shënojë fundin e karrierës së tij

    Manuel Neuer drejt pensionimit, vera e vitit 2027 mund të shënojë fundin e karrierës së tij

    Portieri legjendar gjerman, Manuel Neuer, pritet t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist në përfundim të këtij sezoni.

    Pavarësisht problemeve me lëndimet, 40-vjeçari dëshiron ta përfundojë sezonin me fanellën e Bayern Munichut dhe më pas t’i varë dorezat, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme.

    Sipas raportimeve, mundësia që Neuer të pensionohet këtë verë është 99.9 për qind. Ndërkohë, drejtuesit e Bayernit kanë nisur përgatitjet për të gjetur një portier të ri rezervë, në kuadër të ndryshimeve të mundshme në repartin e portierëve.

  • Kuyt largohet nga Fenerbahçe, një javë pasi mposhti Liverpoolin në Champions

    Kuyt largohet nga Fenerbahçe, një javë pasi mposhti Liverpoolin në Champions

    Kuyt largohet nga Fenerbahçe, një javë pasi mposhti Liverpoolin në Champions

    Dirk Kuyt është larguar nga Fenerbahçe të mërkurën, vetëm një javë pasi e udhëhoqi ekipin si trajner i përkohshëm drejt fitores 3-2 ndaj ish-klubit të tij, Liverpoolit, në Ligën e Kampionëve.

    Ish-sulmuesi i Kombëtares së Holandës ishte në krye të skuadrës në atë fitore në Stamboll, ndonëse klubi tashmë kishte arritur marrëveshje me Emre Belozoglu për ta marrë drejtimin e ekipit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

    Kuyt ishte rikthyer te Fenerbahçe në korrik, klub ku kishte luajtur nga viti 2012 deri më 2015, për të qenë ndihmës i trajnerit Ismail Kartal, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar.

    “Ju falënderojmë nga thellësia e zemrës për gjithçka që keni kontribuar për këto ngjyra. Sot ju themi lamtumirë, por vendi juaj në këtë familje të madhe nuk do të ndryshojë kurrë”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes në rrjetet sociale, përmes të cilit u bë i ditur largimi i Kuyt.

    Belozoglu, ish-kapiten i klubit, merr drejtimin e një skuadre që aktualisht renditet në vendin e gjashtë në kampionatin turk dhe në pozitën e 19-të në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kampionëve, ku garojnë 36 ekipe.

    Ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Fenerbahçe do ta zhvillojë kundër Shakhtar Donetskut në Londër, më 25 nëntor. /Klankosova.tv

  • Ish-trajneri i Real Madridit këshillon Endrickun të transferohet te Roma

    Ish-trajneri i Real Madridit këshillon Endrickun të transferohet te Roma

    Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka këshilluar sulmuesin brazilian Endrick që në afatin kalimtar të janarit të transferohet te Roma, duke besuar se talenti i ri mund të ketë në futbollin italian ndikim të ngjashëm me atë të Nico Paz te Como.

    Në një intervistë për gazetën italiane Gazzetta dello Sport, Capello ka mbështetur largimin e 20-vjeçarit nga Real Madridi, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për lojë dhe të vazhdojë zhvillimin e karrierës.

    “Endrick te Roma mund të bëjë atë që bëri Nico Paz te Como”, ka deklaruar Capello.

    Ai ka vlerësuar talentin e brazilianit, duke theksuar se e njeh mirë mënyrën se si Real Madridi përzgjedh dhe zhvillon futbollistët e rinj.

    “Ai është i ri dhe vjen nga Real Madridi; është një futbollist me shumë talent. E njoh akademinë e Madridit dhe mënyrën se si i përzgjedhin lojtarët”, ka shtuar ish-trajneri italian.

    Capello ka marrë si shembull paraqitjet e Nico Pazit në Serie A, duke theksuar se ato kanë dëshmuar se një futbollist i ri që largohet nga Madridi mund të bëjë diferencën në futbollin italian.

    “E kemi parë tashmë se si ai mund të bëjë diferencën në ligën tonë”, ka përfunduar Capello.

    Endrick po kalon një periudhë me pak minuta në Real Madrid, ku këtë sezon ka regjistruar vetëm 144 minuta lojë në shtatë paraqitje.

    Braziliani ishte shumë pranë transferimit te Roma gjatë verës, por në atë kohë trajneri Jose Mourinho kishte ndërhyrë personalisht për ta bindur që të qëndronte në “Santiago Bernabeu”.

    Megjithatë, interesimi i klubit italian është rikthyer para afatit kalimtar të janarit, ndërsa Roma po e shqyrton sërish mundësinë e transferimit të tij./Telegrafi/

  • Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën

    Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën

    Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të importuar nga Kosova. Këtë e njoftoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme me gazetarët, i cili tha se ky është pikëkalimi që më parë përdorej nga KFOR-i.

    Ai tha se për të rritur prodhimin e energjisë elektrike të EMV-së, ata planifikojnë të vënë në funksion si TEC-in e Negotinës ashtu edhe atë të Osllomesë.

    “Planifikojmë të hapim një pikëkalim të veçantë kufitar me Kosovën, i cili më parë përdorej nga KFOR-i për të sjellë qymyr më shpejt. Vetëm kamionë me qymyr do të kalojnë nëpër këtë pikëkalim kufitar, dhe është planifikuar që atje të kalojnë 200 kamionë me qymyr, si dhe 60 kamionë në pikëkalimin kufitar të Bllacës”, tha Mickoski.

    Ai tha se për funksionimin e tre blloqeve të TEC Manastir nevojiten mbi 6.000 ton qymyr.

    Kryeministri njoftoi se një rritje e çmimit të energjisë elektrike është e mundur, por jo më shumë se 5%.

    Ai tha se tenderi për nxjerrjen e qymyrit në Kosovë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji dhe se pret që gjithçka të jetë në rregull.

    “Kriza energjetike që nga fundi i shkurtit është ende duke vazhduar dhe në Evropë, rezervat e gazit janë në 50%, dhe niveli i ujit të lumenjve është i ulët dhe investimet e forta në qendrat e të dhënave kanë rritur konsumin e energjisë elektrike. Në BE, çmimi i energjisë elektrike dhe gazit është rritur me 3 deri në 3.5 herë, dhe në vendin tonë, për të mos rritur çmimin, po i bëjmë të gjitha këto gjëra”, tha Mickoski./Telegrafi/

  • Defence Ministry: A KSF member has been easily injured during training

    Defence Ministry has announced that a member of the Kosovo Security Force ( KSF is easily injured during training. According to the announcement, the case occurred earlier in one of the KSF’s polygons.

    As for media reports concerning the slight injury of an KSF member, during training we inform you that the case occurred earlier in one of the KSF’s polygons, the report says.

    According to the Ministry, The KSF during ammunition training faces high risk, but takes in advance necessary risk management measures, including individual and collective equipment for staff protection.

    Similarly, the ministry suggests that medical teams for possible evacuation are present in any KSF activity, while security measures are in line with KSF and NATO standards.

    ) The KSF is aware that the military profession poses in itself a high risk, in fulfillment of the constitutional and legal mission, yet in response to the level of activities, the number of accidents remains small because of safety measures in risk management, the announcement said.

    The ministry emphasises that KSF remains committed to continued security growth and staff maintenance.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Ministria e Mbrojtjes: Një pjesëtar i FSK-së është lënduar lehtë gjatë trajnimit

    Ministria e Mbrojtjes: Një pjesëtar i FSK-së është lënduar lehtë gjatë trajnimit

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar lehtë gjatë një trajnimi. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më herët në njërin nga poligonet e FSK-së.

    “Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas Ministrisë, FSK-ja gjatë trajnimeve me municione përballet me rrezikshmëri të lartë, por merr paraprakisht masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

    Po ashtu, Ministria bën të ditur se në çdo aktivitet të FSK-së janë të pranishme ekipet mjekësore për evakuim të mundshëm, ndërsa masat e sigurisë janë në përputhje me standardet e FSK-së dhe NATO-s.

    “FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut”, thuhet më tej në njoftim.

    Ministria thekson se FSK-ja mbetet e përkushtuar për rritjen e vazhdueshme të sigurisë dhe ruajtjen e personelit.

     

    Burimi: RTKLive