Blog

  • Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

    Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

    Thomas Markle, babai i Meghan, Dukeshës së Sussex-it, është ndaluar në Florida, pasi dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të monitorimit që mbante në kyçin e këmbës, bëjnë të ditur zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë në Los Angeles.

    Markle është paraqitur para një gjyqtari federal në Tampa, pasi dyshohet se e ka hequr pajisjen e monitorimit në orën 01:45 sipas kohës lokale (06:45 GMT), ka bërë të ditur për BBC-në një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

    Gjyqtari ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht dhe, sipas zëdhënësit, aktualisht ndodhet në mbajtje federale.

    Markle, i cili më herët ka mohuar se ka poseduar imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, u arrestua në Florida javën e kaluar dhe u vendos në arrest shtëpiak. Gjithashtu, atij iu kërkua të mbante një pajisje elektronike për monitorimin e vendndodhjes.

    BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e Markle për të marrë një reagim lidhur me rastin.

    “Masat e lirimit janë urdhra gjykate, jo sugjerime. Ne po i kërkojmë gjykatës që t’ia revokojë lirimin dhe ta mbajë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit. Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje penalisht me gjithë forcën e ligjit”, shkroi të martën në platformën X, Bill Essayli, prokurori federal për Kaliforninë Qendrore.

    Markle u arrestua fillimisht javën e kaluar, pasi FBI-ja, duke zbatuar urdhërkontrolle, bastisi disa hapësira magazinimi në Los Angeles, të regjistruara në emrin e tij.

    Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai i kishte marrë këto hapësira me qira që nga viti 2008, ndërsa pagesa e fundit për to ishte kryer në tetor të këtij viti.

    Gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së sekuestruan rreth 78 materiale, përfshirë negativë filmikë, diapozitiva dhe libra, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se përmbanin materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.

  • Haziri: LDK lost pragmatism, got electoral slaps

    Deputy Chairman of the Democratic League of Kosovo ( The LDK), Lutfi Haziri, has said his party over the past year has lost political pragmatism, for which, according to him, was known over the years.

    On show RTK Primeić, Haziri has stressed that the LDK is used to being viewed as a collaborative party and as a bridge between political subjects.

    I know the LDK lost pragmatism last year. That we’re used to people being collaborators first, he said.

    We’ve been taught to cooperate. It has been a remarkable opportunity in the principle of political pragmatism, which we have taught this people, we are already used to the bridge, Haziri said.

    He has acknowledged that these decisions have cost him LDK’s electoral. The LDK’s punishment twice has been too great because of political decisions. We’ve got the electoral slap for that job, he says.

    Haziri has said Kosovo is facing major processes and challenges. According to Haziri, the country needs bold decisions, even if they are not popular, while questioning the prime minister’s readiness to implement his pledges.

    Haziri has warned that major decisions awaiting Kosovo may be among the most unpopular.

    Source Layer: Insander

  • Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

    Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

    Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite.

    Në emisionin “RTK Prime”, Haziri ka theksuar se LDK-ja është mësuar të shihet si parti bashkëpunuese dhe si urë ndërmjet subjekteve politike.

    “Unë e di që LDK-ja vitin e kaluar e ka humbur pragmatizmin. Se ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues”, tha ai.

    “Ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues. Ka qenë mundësi e jashtëzakonshme në parimin e pragmatizmit politik, të cilin ne e kemi mësuar këtë popull, jemi mësuar ndërkohë me na parë urë”, ka thënë Haziri.

    Ai ka pranuar se këto vendime i kanë kushtuar LDK-së në aspektin elektoral. “Ndëshkimi i LDK-së dy herë ka qenë shumë i madh për shkak të vendimeve politike. Ne kemi marrë shuplakë elektorale për atë punë”, është shprehur ai.

    Haziri ka thënë se Kosova po përballet me procese dhe sfida të mëdha. Sipas Hazirit, vendi ka nevojë për vendime të guximshme, edhe nëse ato nuk janë popullore, ndërsa ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e kryeministrit për t’i zbatuar zotimet e tij.

    Haziri ka paralajmëruar se vendimet e mëdha që e presin Kosovën mund të jenë ndër më jopopulloret.

    Burimi: Insajderi

  • Haradinaj: Family name cannot be used for hiding after crime

    Daut Haradinaj from the Alliance has reacted to statements by lawyer Adelina Hoxha, who after the assassination of Arlinda Zekinaj had cited the use of the last name Haradinaj by the person who allegedly threatened the victim.

    Speaking on Dabbat Plus on TV Duagjini, Haradinaj has asked the lawyer to clarify what actions she had taken to denounce the threats if there was information about the suspect’s alleged links to persons bearing that surname.

    He has questioned why these claims were not presented before the relevant organs earlier, with the aim of preventing crime.

    Yeah, I asked the lawyer a question. Did he remember after he massacred his wife, that he is related to Haradinaj? What action did he take? That you’re responsible for saying that. You let a man go to death. What actions have you taken to prevent, why haven’t you gone to punish cases? Why didn’t you sue them earlier when you knew?

    He has said that the families Zekiaj and Sylaj recognize and respect them, adding that no one should hide behind a last name to avoid responsibility for their deeds.

    Both families are my friends. The Zakaj family is one of the most respected families in the Dukagjin region, like the Sylaj family. And no one has the right to hide, much more when one case has happened, to hide behind the last name. That era that you hide behind a last name is over. I’m a public person, I have contacts with thousands of people, not just in Pec. Anyone who dares to hide behind that name will be punished. Justice must speak its word. Here I’m making a public appeal: denouncing cases, he said.

    Haradinaj has estimated that the mention of the last name Haradinaj following the assassination of Arlinda Zekaj has served to shift attention from the importance of the crime.

    All this was done to balance crime, that crime was a monster. That this, with a statement, tried to parallel, Haradinaj said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Haradinaj: Mbiemri nuk mund të përdoret për t’u fshehur pas krimit

    Haradinaj: Mbiemri nuk mund të përdoret për t’u fshehur pas krimit

    Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar ndaj deklaratave të avokates Adelina Hoxha, e cila pas vrasjes së Arlinda Zekajt kishte përmendur përdorimin e mbiemrit Haradinaj nga personi që dyshohet se e kishte kërcënuar viktimën.

    Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haradinaj ka kërkuar nga avokatja të sqarojë se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë për t’i denoncuar kërcënimet, nëse kishte pasur informacione për lidhjet e pretenduara të të dyshuarit me persona që mbanin këtë mbiemër.

    Ai ka vënë në pikëpyetje pse këto pretendime nuk janë paraqitur më herët para organeve përkatëse, me qëllim të parandalimit të krimit.

    “Po një pyetje ia kisha bërë avokates. A i ra ndërmend pasi e masakruan atë gruan, se ai qenka kanë i lidhur me Haradinajt? Çfarë veprimi ndërmori? Se ti je përgjegjëse kur e thua këtë fjalë. Ti e paske lënë njeriun të shkojë drejt vdekjes. Çfarë veprimesh ke ndërmarrë për ta parandaluar, pse nuk ke shkuar me denoncu rastet? Pse nuk i denoncove më herët kur e paske ditur?”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se familjet Zekaj dhe Sylaj i njeh dhe i respekton, duke shtuar se askush nuk duhet të fshihet pas një mbiemri për t’i shmangur përgjegjësisë për veprat e kryera.

    “Të dyja familjet janë miq të mi. Familja Zekaj është njëra prej familjeve më të respektuara në rajonin e Dukagjinit, sikurse familja Sylaj. Dhe askush nuk ka të drejtë të fshihet, aq më tepër kur një rast ka ndodhur, e të fshihet pas mbiemrit. Ajo epokë se ti fshihesh pas një mbiemri ka marrë fund. Unë jam person publik, kam kontakte me mijëra njerëz, jo vetëm në Pejë. Do të jetë e ndëshkueshme kushdo që guxon të fshihet pas këtij emri. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. Këtu po bëj thirrje publike: denonconi rastet”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka vlerësuar se përmendja e mbiemrit Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka shërbyer për ta zhvendosur vëmendjen nga rëndësia e krimit.

    “E gjithë kjo është bërë për ta balancuar krimin, se krimi ishte monstrum. Se kjo, me një deklaratë, u mundua të nxjerrë paralele”, ka thënë Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Ushtari i ushtrisë amerikane arrestohet në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

    Ushtari i ushtrisë amerikane arrestohet në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

    Ushtari i ushtrisë amerikane arrestohet në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

    Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britaninë e Madhe, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë, bëjnë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.

    Ushtaraku 41-vjeçar, me gradë të lartë, u arrestua të martën në afërsi të Gloucesterit, transmeton klankosova.tv

    Policia Kundër Terrorizmit në Londër njoftoi se arrestimi u krye në bazë të neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023 (National Security Act 2023).

    Neni 1 i këtij ligji lidhet me marrjen ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, ndërsa neni 3 parashikon veprën e ndihmës ndaj një shërbimi të huaj të inteligjencës.

    Drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një deklaratë lidhur me rastin, tha:

    “Ky arrestim i rëndësishëm lidhet me akuza për spiunazh, çështje që përbën shqetësim maksimal për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

    Sipas BBC, zëvendëskomisionerja ndihmëse Vicki Evans, nga Policia Kundër Terrorizmit në Londër, e cilësoi arrestimin si “të rëndësishëm”.

    “Akuzat janë serioze dhe hetimi ynë është ende në zhvillim të plotë”, deklaroi ajo.

    Ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, aktualisht mbahet në paraburgim në një stacion policor në Londër.

  • Kush e merr drejtimin e PDK-së? Flet Vlora Çitaku (VIDEO)

    Kush e merr drejtimin e PDK-së? Flet Vlora Çitaku (VIDEO)

    Kush e merr drejtimin e PDK-së? Flet Vlora Çitaku (VIDEO)

    Vlora Çitaku mori drejtimin e përkohshëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pasi Bedri Hamza dha dorëheqje të parevokueshme më 21 tetor.

    Në Rubikon në Klan Kosova, Çitaku foli lidhur me drejtimin e partisë në të ardhmen.

    “…Jemi të interesuar që të kemi një garë të vërtetë, një garë çfarë nuk e kemi parë jo vetëm në PDK, por në asnjë prej subjekteve politike, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë… Unë pres që të ketë shumë kandidatë…”, tha Çitaku.

    Ajo shtoi se për herë të parë i hyjnë një gare pa e pasë as orientimin se kush do të jetë kryetari apo kryetarja e ardhshme e partisë.

    “Ne jemi të interesuar që të kemi një garë ku secilit kandidat i ofrohet mundësia e barabartë. Një garë ku do të përfshihen debate mes kandidatëve, mbase do t’ju ftojmë edhe juve si gazetarë që ta udhëhiqni njërin prej tyre… Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PDK, ne nuk jemi në garë veç për me e zgjedhë kryetarin apo kryetaren e PDK-së: përmes këtij procesi synojmë ta riimagjinojmë PDK-në, ta rikrijojmë një PDK, gjithmonë duke e ruajtur trashëgiminë tonë, por duke riimagjinuar një PDK e cila do t’u përshtatej edhe sfidave të vitit 2027 dhe dekadës së re”, tha mes tjerash ajo.

    Çitaku tha se në këtë garë, “qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se nuk po zgjidhet vetëm lideri apo liderja e ardhshme e PDK-së, por edhe kryeministri apo kryeministrja e ardhshme e Kosovës”.

    U.D. kryetarja konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e garës për të parin e PDK-së.

    Për më shumë:

  • Pse Kosova ka vlerë më të ulët në krahasim me grumbullimin e fundit?

    Pse Kosova ka vlerë më të ulët në krahasim me grumbullimin e fundit?

    Kombëtarja e Kosovës është vlerësuar që ka një vlerë prej 127.55 milionë eurove nga e përditshmja “Transfermarkt”.

    “Dardanët” do të zhvillojnë dy përballje më vonë këtë muaj, fillimisht të shtunën si nikoqir i Izraelit (14 nëntor), ndërsa tre ditë më vonë udhëtojnë për në Dublin që të luajnë ndaj Irlandës.

    Kosova duhet me patjetër të dëshmojë vetën në këto dy sfida, në mënyrë që ta garantojë pozitën e dytë në grup, e domosdoshme për ta siguruar një vend në vazon e dytë për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2028, ku shorti tërhiqet në dhjetor.

    Sidoqoftë, pak para këtyre sfidave, vlera e Kosovës në “Transfermarkt” ka pasur një rënie. Pra, për dallim nga ndeshjet e muajit shtator/tetor që kishte një vlerë afro 160 milionë eurove, aktualisht kanë prej 127.55 milionë euro.

    E tërë kjo ka ardhur si pasojë e mungesave. Pra, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i cili ka një vlerë prej 25 milionë eurove.

    Sidoqoftë, vlera e Kosovës ka qëndruar stabile edhe falë prurjeve të reja, me Bleon Kurtulus që ka vlerë prej 3 milionë eurove, Lindrit Kamberi e Enis Rexhepi me nga 600 mijë euro.

    Kosova vlerësohet shumë më favorite se Izraeli në bazë të statistikave, meqenëse izraelitët vlejnë 76 milionë euro. Ndërkohë, më shumë vlen kundërshtari tjetër, Republika e Irlandës me 229.3 milionë euro.

    Rikujtojmë, përballja e Kosovës ndaj Izraelit do të zhvillohet nga ora 15:00 të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

  • Banorët e Kukësit kalojnë kufirin për të bërë pazar në Prizren

    Banorët e Kukësit kalojnë kufirin për të bërë pazar në Prizren

    Për shumë banorë të Kukësit, Prizreni është kthyer në një destinacion të shpeshtë jo vetëm për vizita, por edhe për blerjen e produkteve ushqimore dhe artikujve të shportës familjare.

    Një pjesë e tyre kalojnë çdo ditë kufirin drejt Kosovës, me pritjen se në marketet e Prizrenit do të gjejnë çmime më të favorshme dhe do të mund të kursejnë në shpenzimet familjare.

    Megjithatë, një vëzhgim i çmimeve në marketet e Prizrenit dhe krahasimi me referencat e tregut shqiptar tregon se jo të gjitha produktet janë më të lira në Kosovë.

    Sipas krahasimit, mielli rezulton më i lirë në Kosovë, ndërsa orizi ka çmim më të lartë sesa referenca në Shqipëri. Sa u përket makaronave, diferencat janë pothuajse të papërfillshme dhe çmimet rezultojnë të ngjashme në të dyja tregjet.

    Këto dallime tregojnë se leverdia e blerjeve përtej kufirit varet nga lloji i produktit dhe jo domosdoshmërisht nga një çmim më i ulët për të gjithë shportën ushqimore.

    Pavarësisht kësaj, për shumë banorë të Kukësit, Prizreni vazhdon të mbetet një alternativë për blerjet familjare. Për ta, udhëtimi drejt Kosovës është edhe një përpjekje për të gjetur kombinimin më të favorshëm të çmimeve dhe për të menaxhuar më mirë buxhetin familjar.

  • A man ends up in hospital. Suspect gets into the police cuffs.

    A beating happened tonight in the village of Zaim, Kline, where a person was injured and sought medical assistance. In connection with the case, police have arrested a suspected person who has been sent to custody for 48 hours.

    News of the Signal Gazette has confirmed the police’s spokesman for the Pec region, which has indicated that the case was reported around 7:00 at the Police Station in Cline.

    According to police, relevant units have come to the scene and arrested the suspect, while the victim has been sent for medical treatment.

    In consultation with the State Attorney, cases of easy bodily access have been initiated against suspects and {Sulmʹ. Investigations into complete clarification of the case’s circumstances are under way.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal