Blog

  • Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e Macronit në Pallatin Élysée

    Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e Macronit në Pallatin Élysée

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad-Knudsen, ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

    Darka është organizuar për liderët dhe personalitetet që po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

    Pjesëmarrjen në këtë pritje, Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen për ftesën nga presidenti francez dhe Zonja e Parë.

    “Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.

    Gjatë vizitës në Francë, kryeministri ka zhvilluar edhe disa takime të nivelit të lartë. Ai është takuar me presidentin e Senatit francez, Gérard Larcher, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimin ekonomik dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

    Kurti ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi në fushën e banimit të përballueshëm dhe social, si dhe forcimi i lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe kryeqytetit francez.

    Para hapjes së Forumit të Paqes, Kurti është takuar edhe me disa personalitete franceze që kanë kontribuar në çështjen e Kosovës, përfshirë ish-ministrin e Mbrojtjes, Alain Richard, si dhe përfaqësues nga fusha e akademisë, kulturës dhe drejtësisë ndërkombëtare.

    Në këto takime është diskutuar për zhvillimet demokratike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale dhe përpjekjet për ndryshimin e tij në procedurën e apelit.

    Ndërkaq, në kuadër të Forumit të Paqes, Kurti ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, ku ka folur për demokracinë, zhvillimin ekonomik e social, arsimin dhe rëndësinë e investimeve në infrastrukturë.

    Vizita e kryeministrit në Francë nisi më 7 nëntor, ndërsa darka në Pallatin Élysée shënon pjesën përmbyllëse të qëndrimit të tij në Paris.

  • Mot killed, sunny intervals, countries cut rainfall in Kosovo tomorrow

    Tomorrow in our country, it’s going to hold dead weather, with sun intervals, and in some areas the clouds are expected to bring rainpokes.

    According to the Kosovo Hydrometeorology Institute forecast, minimal temperatures will range from 2 to 5 degrees Celsius, while maximum ones are expected to reach 11 to 15 degrees Celsius.

    The wind will blow from the southeast, at speeds of 1 to 4 meters per second.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

    Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

    Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

    Nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell, ndërsa në disa zona vranësirat pritet të sjellin edhe riga shiu.

    Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

    “Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

    Këngëtarja Olimpia Smajlaj, e cila këtë vit konkurroi në Festivalin “Akordet e Kosovës” me këngën “Amanet”, ka treguar se është përballur me reagimin e organizatorëve pasi ia dedikoi performancën e saj të ndjerës Arlinda Zekaj.

    Pas përfundimit të interpretimit, artistja iu drejtua publikut me thirrjen: “Drejtësi për Arlinda Zekajn”.

    Megjithatë, ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e festivalit, të cilët, sipas këngëtares, i kanë tërhequr vërejtjen duke i thënë se nuk i takonte asaj të fliste për këtë çështje.

    Përmes një reagimi, Smajlaj ka shpjeguar se kënga “Amanet” ishte konceptuar si një homazh për gratë e shquara shqiptare dhe se e ndjeu si detyrim moral t’ia kushtonte interpretimin Arlinda Zekajt.

    “Kënga “Amanet” lindi si një homazh për gratë e shquara shqiptare. Natën e parë të festivalit, në fund të interpretimit, e ndjeva thellësisht si detyrim moral dhe artistik t’ia kushtoja këngën Arlinda Zekajt, një gruaje që për mua meriton të quhet heroinë. Amaneti im atë natë ishte drejtësia për të dhe ngritja e zërit kundër femicidit”, shkroi këngëtarja.

    “Pas performancës, drejtues të festivalit më tërhoqën vëmendjen, duke më thënë se nuk më takonte mua të flisja për këtë çështje. Më trajtuan sikur të isha një fëmijë i papërgjegjshëm që nuk e kupton peshën e fjalëve të veta”, shtoi Smajlaj.

    Artistja deklaroi se performanca fillimisht u hoq nga Instagrami dhe më pas u ripublikua pa mesazhin që kishte përcjellë në fund të këngës. Sipas saj, edhe në materialin e publikuar në YouTube ishte larguar kjo pjesë.

    “Më pas rreth orës 18:00, videoja e performancës që po shpërndahej gjerësisht, u hoq nga Instagrami pa asnjë njoftim. U ripublikua më vonë, këtë herë pa mesazhin tim, u hoq edhe në materialin e publikuar në YouTube”.

    “E respektoj punën dhe përgjegjësinë që kërkon organizimi i një festivali. Por për mua heqja e atij dedikimi ishte një akt censurimi ndaj një mesazhi që qëndron në thelb të “Amanet”. U ndjeva tmerrësisht e lënduar, shumë e zhvlerësuar, si artiste, si vajzë, si grua”.

    “Dhe më duket shumë ironik (edhe pse nuk krahasohen dot si raste) fakti që zëri i Arlindës nuk u dëgjua kur duhej, ndërsa pak më vonë mua më ndalohet qoftë thirrja për drejtësi për të”.

    “Si t’mos e ndjesh veten pjesë të të njëjtit cikël, ku ne vajzat dhe gratë flasim por zëri ynë përsëri nuk gjen vend? #devastated”.

    “Besoj fort se një artiste ka të drejtën të flasë me ndërgjegjen e saj dhe se një skenë që nderon gratë përmes artit duhet të ketë vend edhe për një thirrje për drejtësi për to. Sepse thirrja atë natë e në vazhdim mbetet e njëjta: DREJTËSI PËR ARLINDËN, STOP FEMICIDIT!!!!”.

  • “A isha i mirë në shtrat?”: Si dëshira për të dëshmuar burrërinë mund ta shkatërrojë edhe seksin më të mirë

    “A isha i mirë në shtrat?”: Si dëshira për të dëshmuar burrërinë mund ta shkatërrojë edhe seksin më të mirë

    Përpjekja për të qenë gjithmonë në lartësinë e pritshmërive mund ta largojë mashkullin nga kënaqësia dhe afërsia me partneren. Psikologjia e intimitetit zbulon pse pasiguria, frika nga dështimi dhe nevoja për miratim shpesh bëhen pengesa më të mëdha sesa mendojmë

    Imagjinoni një mashkull që ndihet shumë i tërhequr nga partnerja. Dëshiron ta përqafojë, ta puthë, ta prekë dhe të kalojë një mbrëmje të këndshme me të. Gjithçka fillon natyrshëm, me afërsi dhe dëshirë të ndërsjellë.

    Por, pikërisht në momentin kur duhet të shijojë intimitetin, mendja e tij fillon të merret me pyetje të tjera.

    A do të jem mjaftueshëm i mirë? A do të zgjasë mjaftueshëm? Pse ajo heshti? A po i pëlqen? Çfarë ndodh nëse nuk arrin orgazmën?

    Trupi i tij është pranë partneres, ndërsa mendja është e zënë duke analizuar dhe vlerësuar çdo veprim.

    Në vend që ta përjetojë kënaqësinë, ai përpiqet të kontrollojë rezultatin.

    Kështu, një marrëdhënie seksuale që duhej të ishte përvojë e këndshme dhe spontane shndërrohet në një provim, ku mashkulli mendon se duhet të dëshmojë aftësitë dhe burrërinë e tij.

    Kush e ka vendosur që mashkulli duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për seks?

    Shoqëria ka krijuar prej kohësh disa pritshmëri për seksualitetin mashkullor.

    Mashkulli duhet të dëshirojë gjithmonë seks. Duhet ta marrë iniciativën, të dijë çfarë dëshiron partnerja dhe të jetë në gjendje ta kënaqë atë.

    Në këtë përfytyrim nuk ka shumë hapësirë për lodhjen, pasigurinë apo mungesën e përkohshme të dëshirës.

    Mirëpo, dëshira seksuale nuk është gjithmonë e njëjtë, as te meshkujt.

    Një mashkull mund ta dashurojë partneren, ta konsiderojë tërheqëse dhe përsëri, në një mbrëmje të caktuar, të dëshirojë vetëm përqafim dhe pushim.

    Kjo nuk nënkupton mungesë dashurie apo dobësim të burrërisë.

    E drejta për të thënë “jo” është po aq e rëndësishme për mashkullin sa edhe për femrën. Intimiteti nuk duhet të jetë detyrim për të përmbushur një rol të imponuar.

    Kur kënaqësia e partneres bëhet matës i vlerës personale

    Problemi thellohet kur mashkulli fillon ta lidhë vetëvlerësimin me suksesin seksual.

    Partnerja thotë: “Sonte nuk jam në disponim.”
    Ai mendon: “Nuk jam më tërheqës për të.”
    Ajo kërkon: “Do të më pëlqente të vazhdonim më ngadalë.”
    Ai e interpreton: “Nuk di çfarë po bëj.”
    Nëse ajo nuk arrin orgazmën, ai mund të nxjerrë përfundimin: “Nuk isha mjaftueshëm i mirë.”

    Në këtë mënyrë, çdo reagim i partneres shndërrohet në një vlerësim të aftësive të tij.

    Ndërkohë, kënaqësia seksuale ndikohet nga shumë faktorë: gjendja emocionale, lodhja, stresi, shëndeti, komunikimi dhe preferencat individuale.

    Një orgazëm e munguar nuk është automatikisht dëshmi e një marrëdhënieje seksuale të pasuksesshme.

    Kur çdo takim intim lidhet me frikën nga dështimi, të dy partnerët mund ta kenë gjithnjë e më të vështirë të çlodhen.

    Kur ajo fillon ta fshehë pakënaqësinë për të mos e lënduar

    Imagjinoni që partnerja gjatë intimitetit thotë: “Kjo nuk më pëlqen shumë.”

    Në vend që ta dëgjojë dhe të përshtatet, mashkulli përgjigjet i zhgënjyer: “Pra, asgjë nuk po bëj siç duhet.”

    Në atë çast, biseda nuk përqendrohet më te dëshira e saj, por te pasiguria e tij.

    Partnerja mund të ndihet e detyruar ta qetësojë, ta sigurojë se është i mirë dhe të shpjegojë vazhdimisht se nuk kishte qëllim ta lëndonte.

    Nëse kjo përsëritet, ajo mund të fillojë t’i fshehë preferencat e veta.

    Madje, disa gra mund të shtiren sikur janë të kënaqura, vetëm për të shmangur një reagim emocional të pakëndshëm.

    Por shtirja krijon një problem tjetër: partneri merr informacione të pasakta dhe vazhdon të besojë se gjithçka funksionon.

    Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy duhet të ndihen të lirë të tregojnë çfarë u pëlqen dhe çfarë jo, pa frikën se do të lëndojnë krenarinë e tjetrit.

    123RF

    Një partner i mirë nuk ka pse t’i dijë të gjitha

    Një tjetër bindje e gabuar është se mashkulli me përvojë duhet t’i kuptojë dëshirat e partneres pa pyetur.

    Por asnjë përvojë e mëparshme nuk mund të shërbejë si udhëzues universal.

    Ajo që i pëlqen një personi mund të mos i pëlqejë një tjetri. Madje, edhe brenda së njëjtës marrëdhënie, dëshirat mund të ndryshojnë nga një ditë në tjetrën.

    Prandaj, pyetjet e thjeshta si “A të pëlqen kështu?” ose “Dëshiron të vazhdojmë më ngadalë?” nuk tregojnë mungesë përvoje.

    Përkundrazi, ato dëshmojnë vëmendje dhe respekt.

    Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm mes interesimit të sinqertë dhe kërkimit të vazhdueshëm të miratimit.

    Pyetja “A të pëlqen?” ndihmon komunikimin.

    Ndërsa përsëritja e vazhdueshme “A je e sigurt që ishte mirë?” mund ta kthejë partneren në personin përgjegjës për qetësimin e pasigurive të tij.

    Po kënaqësia e vetë mashkullit, ku mbetet?

    Në përpjekje për të qenë partner ideal, mashkulli mund t’i harrojë plotësisht dëshirat e veta.

    Ai përqendrohet te kohëzgjatja e marrëdhënies, reagimet e partneres dhe përshtypja që po krijon.

    Por a e pyet veten çfarë i pëlqen atij?

    A ndihet rehat? A dëshiron të vazhdojë me të njëjtin ritëm? A mund të propozojë diçka që e kënaq?

    Seksi nuk duhet të jetë një shfaqje ku njëri interpreton dhe tjetri vlerëson.

    Ai është përvojë e përbashkët, ku të dy partnerët kanë dëshira, nevoja dhe kufij.

    Intimiteti bëhet më i thellë kur të dy mund të shprehen pa pasur nevojë të duken të përsosur.

    Pse çdo marrëdhënie seksuale nuk duhet të përfundojë me orgazëm?

    Kur seksi shihet si një proces që domosdoshmërisht duhet të përfundojë me penetrim dhe orgazëm, çdo përvojë ndryshe mund të perceptohet si dështim.

    Puthjet dhe përkëdheljet atëherë shihen vetëm si hapa drejt një qëllimi përfundimtar.

    Por intimiteti nuk ndjek gjithmonë të njëjtin skenar.

    Ndonjëherë partnerët mund të dëshirojnë më shumë përqafime, prekje apo afërsi emocionale. Herë të tjera mund të ndryshojnë ritmin ose të vendosin të ndalen.

    Orgazma mund të jetë pjesë e rëndësishme e kënaqësisë seksuale, por nuk është treguesi i vetëm i saj.

    Më e rëndësishme është nëse të dy janë ndier mirë, të dëshiruar dhe të lirë të shprehin atë që duan.

    Pas seksit, mos kërkoni notë

    “A isha i mirë?”

    Është e natyrshme që njeriu të dëshirojë miratim nga partneri. Megjithatë, nëse kjo bëhet pyetja kryesore pas çdo marrëdhënieje, intimiteti shndërrohet në vlerësim të performancës.

    Një bisedë më e dobishme mund të fillojë ndryshe:

    “Çfarë të pëlqeu më shumë sonte?”
    “Mua më pëlqeu kur e ngadalësuam ritmin.”
    “Herën tjetër do të doja t’u kushtonim më shumë kohë përkëdheljeve.”

    Këto biseda nuk kanë nevojë të zhvillohen menjëherë pas seksit. Ndonjëherë është më mirë të bëhen në një moment të qetë, kur të dy ndihen të lirshëm.

    Mashkulli që përjeton ankth nga performanca seksuale nuk ka nevojë për një kërkesë tjetër që të jetë gjithmonë i sigurt dhe i përsosur.

    Ai ka nevojë të kuptojë se mund të pyesë, të mësojë, të shprehë pasigurinë dhe t’i dëgjojë dëshirat e partneres pa e konsideruar çdo vërejtje si dështim personal.

    Sepse një partner i mirë nuk është ai që përpiqet vazhdimisht të dëshmojë burrërinë, por ai që di të krijojë afërsi, besim dhe kënaqësi të ndërsjellë.

    Dhe ndoshta, kur mashkulli të mos jetë më i përqendruar te pyetja “A isha mjaftueshëm i mirë?”, më në fund do të jetë në gjendje ta shijojë plotësisht atë që po përjeton. /Telegrafi/

  • Kurti publishes images from President Macron’s reception at Élysée Palace

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has shared a video from the French President Emmanuel Macron and First Lady Brigitte Macron at the Élysée Palace under the Paris Peace Forum.

    Bashkat and Rita were honored to attend the dinner dinner tabled by President Emmanuel Macron and First Lady Brigitte Macron, in the Élysée Palace, under the Paris Peace Forum, wrote Kurti on Facebook, along with the published video. 

     

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

    Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga pritja e organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

    “Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në Facebook, krahas videos së publikuar. 

     

    Burimi: RTKLive

  • This is US Ambassador to Kosovo nominated

    SThe White House has nominated Mikhail Bogachek, from Florida, for the extraordinary and powerful ambassador of the United States of America to the Republic of Kosovo.

  • Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

    Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

    Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

    Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogachek, nga Florida, për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

  • Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)

    Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)

    Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Nichi ka shprehur pëlqimin e tij ndaj Kledjës, por kjo e fundit duket se nuk ndan të njëjtat ndjenja.

    Gjatë një bisede me Bejtën, ku po diskutonin për Nichin, Kledja u shpreh se ai ende nuk e ka kuptuar që ajo nuk është e interesuar për të.

    “Domethënë ai nuk e ka kuptuar që nuk më pëlqen”, tha Kledja.

    Ndërkohë, Bejta reagoi duke i thënë se Nichi e ka kuptuar këtë gjë, por nuk dëshiron të dorëzohet.

    “Po e ka kuptuar, por nuk do të dorëzohet”, iu përgjigj Bejta.

    Për më shumë: