Blog

  • Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Fidan Kamishollit

    Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Fidan Kamishollit

    Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Fidan Kamishollit

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta lokalizuar një person që dyshohet për vedhje të rëndë.

    “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

    Policia fton qytetarët që kushdo që ka informata për këtë person, t’i njoftojnë menjëherë forcat e rendit.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Çfarë duhet të hani para gjumit?

    Çfarë duhet të hani para gjumit?

    Çfarë duhet të hani para gjumit?

    Kur ndiheni të uritur natën vonë, është e lehtë të merrni gjënë e parë që keni në dorë, si patate të skuqura, biskota ose një tas me drithëra. Megjithatë, nutricionistët thonë se zgjedhja e ushqimeve të duhura para gjumit mund të stabilizojë sheqerin në gjak, të sigurojë ngopje dhe të përmirësojë cilësinë e gjumit. Sipas rekomandimeve të dietologëve të regjistruar, vakti ideal është një kombinim arrash dhe frutash të thata, shkruan Martha Stewart.

     Rekomandimi i nutricionistit

    Nutricionistët theksojnë se një përzierje arrash, veçanërisht fëstikësh, dhe qershish të thata është ushqimi më i shëndetshëm i natës vonë. Ky kombinim i thjeshtë, thonë ata, plotëson shumicën e nevojave të trupit gjatë natës. Jackie Newgent, një shefe kuzhine dhe nutricioniste, e quan versionin e saj një “përzierje gjumi”. Është një kombinim fistikësh dhe qershish që, siç shpjegon ajo, është “i thjeshtë, i shijshëm dhe pa stimulues”. Edhe pse tingëllon i zakonshëm, efektiviteti i tij ka një bazë shkencore, transmeton Klankosova.tv.

     Efektet në ngopje dhe gjumë

    Një ushqim i lehtë i natës vonë duhet të kënaqë urinë pa një rritje të sheqerit në gjak dhe të mbështesë një gjumë të qetë, dhe arrat dhe qershitë i arrijnë të dyja. Nutricionistët theksojnë rëndësinë e kombinimit të proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe fibrave në vaktin tuaj të mbrëmjes.

     Fëstikët, ashtu si arrat përmbajnë të tri elementet, gjë që ndihmon në parandalimin e rritjes së sheqerit në gjak që mund të shkaktojë që një person të zgjohet i uritur në mes të natës.

    Nutricionistja Sapna Peruvemba vëren se ky ekuilibër “ndihmon për të arritur një ndjenjë ngopjeje dhe mban nivelet e sheqerit në gjak më të qëndrueshme gjatë gjithë natës”.

     Qershitë janë një nga burimet e pakta natyrore të melatoninës, një hormon që rregullon ciklin gjumë-zgjim. I kombinuar me magnezin në arra, i cili ndihmon në relaksim, ky vakt gradualisht e përgatit trupin për pushim.

     Si Peruvemba ashtu edhe Newgent theksojnë se ushqimet e pasura me magnez dhe melatoninë janë çelësi i një diete para gjumit.

  • Ahmeti: Tetë shkresa për themelimin e ndërmarrjes “Ulpiana” në Lipjan, por ende asnjë përgjigje nga ministria

    Ahmeti: Tetë shkresa për themelimin e ndërmarrjes “Ulpiana” në Lipjan, por ende asnjë përgjigje nga ministria

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar lidhur me procesin e themelimit të Ndërmarrjes Komunale “Ulpiana”, duke bërë të ditur se për këtë çështje komuna ka dërguar tetë shkresa zyrtare në institucionet përkatëse, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka publikuar kronologjinë e veprimeve institucionale, duke theksuar se procesi i themelimit të ndërmarrjes ka nisur në vitin 2021.

    Sipas tij, vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Komunale “Ulpiana” është miratuar nga Kuvendi Komunal më 29 prill 2021, ndërsa ligjshmëria e tij është konfirmuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) më 21 maj të po atij viti.

    Më 17 qershor 2021, Komuna e Lipjanit ka dorëzuar aplikacionin së bashku me dokumentacionin e kompletuar, ndërsa më 11 gusht 2022 është mbajtur takimi me Këshillin Ndërministror.

    Ahmeti ka bërë të ditur se Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, e udhëhequr nga drejtori Valon Pacolli, ka dërguar gjithsej tetë shkresa zyrtare në institucionet përkatëse.

    Shkresat janë dërguar më 29 dhjetor 2022, 5 shtator 2023, 29 dhjetor 2023, 7 shkurt 2024, 24 shkurt 2026, 24 prill 2026, 22 tetor 2026 dhe 23 tetor 2026.

    “Tetë shkresa zyrtare. Asnjë përgjigje. Fare”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka theksuar se, pavarësisht komunikimeve të vazhdueshme telefonike dhe kërkesave zyrtare, komuna nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministria përkatëse, as pozitive dhe as negative.

    Sipas Ahmetit, themelimi i kësaj ndërmarrjeje është i rëndësishëm për shkak të problemeve me të cilat po përballen qytetarët e Lipjanit në shërbimin e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave.

    Ai ka vlerësuar se Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” nuk ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar shërbim efikas në territorin e Komunës së Lipjanit.

    Madje, sipas tij, edhe përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj kompanie kanë deklaruar se nuk posedojnë resurset e nevojshme për përmbushjen e shërbimeve në mënyrë efikase.

    Ahmeti ka thënë se Komuna e Lipjanit në disa raste i ka dalë në ndihmë kompanisë “Pastrimi”, duke ofruar mekanizma dhe resurse të tjera për përmirësimin e shërbimeve, por këto përpjekje nuk kanë siguruar një zgjidhje të qëndrueshme.

    Për këtë arsye, ai ka bërë të ditur se komuna është detyruar të ndërmarrë hapa konkretë dhe të kontraktojë një operator privat për shërbimet e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave.

    Në reagimin e tij, kryetari i Lipjanit ka theksuar se komuna i ka përmbushur procedurat dhe obligimet që i takojnë në procesin e themelimit të ndërmarrjes.

    “Heshtja institucionale nuk mund të jetë përgjigje ndaj një kërkese të ligjshme të një komune dhe interesit të qytetarëve të saj”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ai ka përfunduar duke thënë se Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje dhe të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar shërbime më cilësore për qytetarët. /Telegrafi/

  • Pesë dhimbjet më të këqija që një person mund të përjetojë

    Pesë dhimbjet më të këqija që një person mund të përjetojë

    Në një studim nga studiues amerikanë, dhimbjet e kokës në grupe u vlerësuan si më të dhimbshme se lindja e fëmijës, inflamacioni i pankreasit dhe gurët në veshka.

    Pacientët i dhanë një vlerësim mesatar prej 9.7 nga 10, dhe pothuajse tre të katërtat i dhanë asaj vlerësimin më të lartë të mundshëm.

    Studimi u krye nga neurologu Mark Burish dhe kolegët e tij, dhe u botua në revistën Headache në fund të vitit 2020.

    Foto ilustruese

    1,604 persona që vuajnë nga dhimbje koke në grupe morën pjesë në anketën ndërkombëtare.

    Të anketuarit vlerësuan se sa i dhimbshëm ishte sulmi në një shkallë nga 0 deri në 10.

    Nëse përjetuan ndonjë gjendje tjetër të dhimbshme, ata i vlerësuan ato gjithashtu.

    Nga 1,604 subjekte, 1,157 (72.1 përqind) e vlerësuan sulmin e dhimbjes së kokës në grupe si rezultatin më të lartë të mundshëm prej 10.

    Dhimbje koke në grupe (9.7)

    Dhimbjet e kokës në grupe karakterizohen nga dhimbje të forta në njërën anë të kokës, më shpesh rreth njërit sy.

    Sulmet zakonisht zgjasin deri në tre orë dhe mund të përsëriten disa herë në ditë.

    Ato ndodhin në periudha, të quajtura grupe, që mund të zgjasin me javë të tëra.

    Burish i tha Qendrës Mjekësore të Teksasit se kjo dhimbje koke shpesh diagnostikohet gabimisht si sinusit sepse dhimbja shoqërohet me hundë që rrjedhin dhe sy të përlotur.

    Sipas tij, ajo trajtohet me oksigjen, ilaçe të caktuara për tensionin e gjakut dhe antiepileptikë, dhe së fundmi, me stimulim elektrik të nervave në kokë dhe qafë.

    Dhimbjet e lindjes (7.2)

    Lindja e fëmijës është në vendin e dytë.

    Ajo u vlerësua nga të anketuarit që kishin lindur dhe gjithashtu vuanin nga dhimbje koke në grupe, dhe kishte 308 prej tyre në anketë.Inflamacion i pankreasit (7.0)

    Pankreatiti akut, pra inflamacioni i papritur i pankreasit, u vlerësua nga të anketuarit me një rezultat mesatar prej 7.0.

    Gurët në veshka (6.9)

    Kolika renale, e cila ndodh ndërsa guri kalon nëpër traktin urinar, mori një rezultat mesatar prej 6.9.

    Gurët e tëmthit (6.3)

    Në vendin e pestë janë gurët në tëmth me një vlerësim prej 6.3. Pas tyre janë një plagë me armë zjarri me një vlerësim prej 6.0 dhe një hernie diskale.

    Autorët theksojnë se vlerësimet u dhanë në mënyrë retrospektive.

    Subjektet e vlerësuan dhimbjen nga kujtesa, kështu që vlerësimet mund të mos pasqyrojnë me saktësi intensitetin e dhimbjes në kohën e sulmit.

    Të gjitha dhimbjet e tjera u vlerësuan vetëm nga njerëz që tashmë kanë një dhimbje koke në grupe, e cila duhet të merret parasysh gjatë krahasimit. /Telegrafi/

  • Two months without Laurent, the sister recalls it with touching words: We miss each day and more

    Two months have passed since the tragic death of Laurent Krasniqi, who lost his life in an accident on September 2nd.

    His sister, Geneta Krasniqi, has reminded his brother through emotional dedication to the TikTok social network, expressing the pain and merchandise he has left behind his loss.

    She has published a video of Laurent’s photographs, including his common memories, accompanied by the inscription “Mys You” I miss you.

    We miss her every day and more, and she wrote Janet along with the video.

    Laurent’s death left great pain in family, friends, and his fiancée, Laurette, with whom he planned to build the future.

    The signal where the truth speaks before the news!

    [/Gazeta Sinjali/]

    Source Layer: Signal

  • Dy muaj pa Laurentin, motra e kujton me fjalë prekëse: “Na mungon çdo ditë e më shumë”

    Dy muaj pa Laurentin, motra e kujton me fjalë prekëse: “Na mungon çdo ditë e më shumë”

    Dy muaj pa Laurentin, motra e kujton me fjalë prekëse: “Na mungon çdo ditë e më shumë”

    Kanë kaluar dy muaj nga vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator.

    Motra e tij, Xheneta Krasniqi, e ka kujtuar vëllain përmes një dedikimi emocional në rrjetin social TikTok, duke shprehur dhimbjen dhe mallin që ka lënë pas humbja e tij.

    Ajo ka publikuar një video me fotografi të Laurentit, përfshirë edhe kujtime të përbashkëta me të, të shoqëruara me mbishkrimin “I miss you” (Më mungon).

    “Na mungon çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Xheneta krahas videos.

    Vdekja e Laurentit la dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e fejuara e tij, Laureta, me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    [/GazetaSinjali/]

    Burimi: Sinjali

  • FDA seeks new warning for Ozempic and Maunjaro, danger of sudden loss of sight

    The American Food and Barments Administration ( The FDA has asked producers of Ozempic, Wegovy and other drugs for diabetes and weight loss to add a new warning to security information.

    Warning is linked to the danger of a rare damage to optic nerve, which can cause sudden loss of vision in one eye. In some cases, damage can be permanent.

    The request, released on November 9th, includes Mounjaro and Zepboard drugs, which belong to the GLP-1 drug group.

    The situation in question is known as NAION and caused by the reduction of the blood supply of a piece of optic nerve. It can appear suddenly and painless, causing weakness of sight.

    What do the data indicate?

    According to the FDA analysis, which included 126 clinical trials with more than 134 thousand participants, 6.4 cases of this situation have been observed for every 100,000 person-year in patients who used GLP-1 drugs.

    In the group that took placebo or other blood sugar reduction drugs, the rate was 3.8 cases for 100,000 people-years. In general, the analysis identified 15 possible cases.

    Meanwhile, the European Barnets Agency ( EMA had classified it since June 2025 NATION as the very rare side effect of semaglutis, the active components of Ozempic, Wegovy and Rybelsus.

    According to EMA’s assessment, this situation can affect as many as one in 10,000 people using semaglutid.

    The FDA has called on patients using these drugs to contact a health professional immediately if they observe sudden weakening of vision, dark areas in the visual field, or other changes of vision in one eye.

    Source Layer: Insander

  • FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit

    FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit

    FDA kërkon paralajmërim të ri për Ozempic dhe Mounjaro, rrezik për humbje të papritur të shikimit

    Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka kërkuar nga prodhuesit e Ozempic, Wegovy dhe barnave të tjera për diabetin dhe humbjen e peshës që të shtojnë një paralajmërim të ri në informacionin e sigurisë.

    Paralajmërimi lidhet me rrezikun e një dëmtimi të rrallë të nervit optik, i cili mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit në njërin sy. Në disa raste, dëmtimi mund të jetë i përhershëm.

    Kërkesa, e bërë publike më 9 nëntor, përfshin edhe barnat Mounjaro dhe Zepbound, të cilat i përkasin grupit të barnave GLP-1.

    Gjendja në fjalë njihet si NAION dhe shkaktohet nga zvogëlimi i furnizimit me gjak të një pjese të nervit optik. Ajo mund të shfaqet papritur dhe pa dhimbje, duke shkaktuar dobësim të shikimit.

    Çfarë tregojnë të dhënat?

    Sipas analizës së FDA-së, e cila përfshiu 126 prova klinike me më shumë se 134 mijë pjesëmarrës, janë vërejtur 6.4 raste të kësaj gjendjeje për çdo 100 mijë person-vite te pacientët që kanë përdorur barna GLP-1.

    Në grupin që mori placebo ose barna të tjera për uljen e sheqerit në gjak, shkalla ishte 3.8 raste për 100 mijë person-vite. Në përgjithësi, analiza identifikoi 15 raste të mundshme.

    Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e kishte klasifikuar që në qershor të vitit 2025 NAION si efekt anësor shumë të rrallë të semaglutidit, përbërësit aktiv të Ozempic, Wegovy dhe Rybelsus.

    Sipas vlerësimit të EMA-s, kjo gjendje mund të prekë deri në një në 10 mijë persona që përdorin semaglutid.

    FDA u ka bërë thirrje pacientëve që përdorin këto barna të kontaktojnë menjëherë një profesionist shëndetësor nëse vërejnë dobësim të papritur të shikimit, zona të errëta në fushën pamore apo ndryshime të tjera të shikimit në njërin sy.

    Burimi: Insajderi

  • Qeveria e RMV-së kërkon mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për provimin e jurisprudencës

    Qeveria e RMV-së kërkon mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për provimin e jurisprudencës

    Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës.

    “Me këtë hap sigurohet një vlerësim i pavarur ndërkombëtar dhe profesional për përputhshmërinë e zgjidhjes së propozuar me Kushtetutën, instrumentet juridike ndërkombëtare dhe standardet evropiane.

    Në kuadër të kësaj procedure, raportuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve relevante, partitë politike parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe përfaqësuesit e organizatave studentore. Gjithashtu, janë paraparë demonstrime praktike të pjesës me shkrim të provimit në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe të pjesës me gojë në Ministrinë e Drejtësisë.

    Modeli i propozuar parasheh një sistem unik të dhënies së provimit, me kushte të barabarta dhe kritere të njëjta profesionale për të gjithë kandidatët, pa provime të veçanta apo standarde të ndryshme Komisioni i Venecias, organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, në të cilin janë të përfaqësuara 61 shtete anëtare, do të ofrojë një perspektivë të pavarur ndërkombëtare profesionale në vlerësimin e zgjidhjes së propozuar ligjore.

    Përcaktimi ynë është i qartë: ligjet duhet të bazohen në Kushtetutë, të drejtën dhe standardet evropiane, ndërsa zgjidhjet duhet të burojnë nga argumentet juridike dhe analiza profesionale”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

  • Police officers and soldiers, charges against one person for attacking KFOR in Zvecan, were injured

    The Special Prosecutor of the Republic of Kosovo has announced that it has filed charges at the Constitutional Court in Pristina, against the A.S., for criminal acts ʹSulmi against the official person, and the participation in the crowd that committed criminal acts and hooliganism.

    According to the indictment, on May 29, 2023, from 6: 00 a.m. to the evening hours, on the perimeter where the object of the Zvecan municipality, defendant A.S., is located in co-ordination with many other suspects of Serbian nationalism from Kosovo and Serbia, has participated in the group of persons in carrying out these criminal acts.

    The A.S., charged with co-ordination, through the use of violence, attacked the soldiers of KFOR’s peacekeeping mission, using strong tools, improvised explosive devices, and firearms. As a result of these attacks, several Kosovo Police members have been injured, and at least 30 (thirty) KFOR members — 3 (three) of whom have suffered serious injuries, the report said.

    Full communication:

    Aggression to one person for criminal acts against the official person and participation in the mob that committed criminal acts and hooliganism.

    Pristina, November 10th 2026 — the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo — has filed an indictment at the Constitutional Court in Pristina, towards A.S., for criminal acts ʹSulmi against the official person, and a crowd participation that committed criminal acts and hooliganism.

    According to the indictment, on May 29, 2023, from 6: 00 a.m. to the evening hours, on the perimeter where the object of the Zvecan municipality, defendant A.S., is located in co-ordination with many other suspects of Serbian nationalism from Kosovo and Serbia, has participated in the group of persons in carrying out these criminal acts.

    The A.S., accused that in co-ordination, through the use of violence, it attacked the soldiers of KFOR’s peacekeeping mission, using strong tools, improvised explosive devices and firearms. As a result of these attacks, several Kosovo Police members have been injured, and at least 30 (thirty) KFOR members, 3 (three) of whom have suffered serious injuries.

    During this attack as well, there were journalists’ cars that covered the events of that day.

    The Special Prosecutor will take and is taking all necessary actions for the full investigation of the May 29th attack on the Kosovo Police, KFOR and journalists.

    Source Layer: Insander