
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta lokalizuar një person që dyshohet për vedhje të rëndë.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.
Policia fton qytetarët që kushdo që ka informata për këtë person, t’i njoftojnë menjëherë forcat e rendit.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv