Blog

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në Rahovec.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026.

    Ndërsa identiteti i gruas ende nuk është zbuluar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani.

    Burimi: Insajderi

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në Rahovec.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026.

    Ndërsa identiteti i gruas ende nuk është zbuluar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani.

    Burimi: Insajderi

  • Real Madridi, Atletico dhe Chelsea në garë për Zubimendin

    Real Madridi, Atletico dhe Chelsea në garë për Zubimendin

    Sipas raportimeve, të tri klubet janë duke përcjellë nga afër situatën e 27-vjeçarit, ndërsa Arsenali raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë ofertat që mund të vijnë për të.

    Zubimendi iu bashkua skuadrës londineze në verën e vitit 2025, nga Real Sociedadi, për shumën prej 60 milionë funtesh, duke u shndërruar fillimisht në një prej lojtarëve të rëndësishëm të trajnerit Mikel Arteta.

    Megjithatë, konkurrenca e shtuar në mesfushën e “Topçinjve” ka bërë që ndikimi i tij në skuadër të jetë më i vogël. Bruno Guimaraes dhe Declan Rice së fundmi kanë krijuar partneritetin e preferuar të Artetës në këtë repart.

    Arsenali, në rast të largimit të futbollistit, synon të rikuperojë së paku shumën prej 60 milionë funtesh që kishte investuar për transferimin e tij.

    Një shitje e mundshme e Zubimendit do t’i ndihmonte gjithashtu klubit londinez të siguronte mjete financiare për transferimin e një anësori me shpejtësi, në mënyrë që të përforcojë alternativat në repartin ofensiv.

    Megjithatë, Zubimendi vazhdon të konsiderohet një futbollist i vlefshëm për skuadrën, ndaj largimi i tij në janar do të varet nga oferta që Arsenali do të marrë në tavolinë.

    Burimi: RTKLive

  • Real Madridi, Atletico dhe Chelsea në garë për Zubimendin

    Real Madridi, Atletico dhe Chelsea në garë për Zubimendin

    Sipas raportimeve, të tri klubet janë duke përcjellë nga afër situatën e 27-vjeçarit, ndërsa Arsenali raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë ofertat që mund të vijnë për të.

    Zubimendi iu bashkua skuadrës londineze në verën e vitit 2025, nga Real Sociedadi, për shumën prej 60 milionë funtesh, duke u shndërruar fillimisht në një prej lojtarëve të rëndësishëm të trajnerit Mikel Arteta.

    Megjithatë, konkurrenca e shtuar në mesfushën e “Topçinjve” ka bërë që ndikimi i tij në skuadër të jetë më i vogël. Bruno Guimaraes dhe Declan Rice së fundmi kanë krijuar partneritetin e preferuar të Artetës në këtë repart.

    Arsenali, në rast të largimit të futbollistit, synon të rikuperojë së paku shumën prej 60 milionë funtesh që kishte investuar për transferimin e tij.

    Një shitje e mundshme e Zubimendit do t’i ndihmonte gjithashtu klubit londinez të siguronte mjete financiare për transferimin e një anësori me shpejtësi, në mënyrë që të përforcojë alternativat në repartin ofensiv.

    Megjithatë, Zubimendi vazhdon të konsiderohet një futbollist i vlefshëm për skuadrën, ndaj largimi i tij në janar do të varet nga oferta që Arsenali do të marrë në tavolinë.

    Burimi: RTKLive

  • Nga një ide mes shokësh te një rrjet fitnesi - 13 vite FiveStar

    Nga një ide mes shokësh te një rrjet fitnesi – 13 vite FiveStar

    Çdo rutinë stërvitjeje nis me një vendim.

    Për FiveStar, fillimi ishte një ide mes shokësh: t’i sillnin Prishtinës një qendër fitnesi me pajisje moderne, hapësirë të përshtatshme dhe kujdes për çdo detaj të stërvitjes. Në nëntor të vitit 2013, kjo ide mori jetë në lagjen Arbëria. Sot, FiveStar shënon 13 vite energji dhe përkushtim ndaj fitnesit.

    Që në hapjen e parë, vëmendja ishte te përvoja e atyre që do të stërviteshin aty. Pajisjet, teknologjia dhe higjiena ishin pjesë e konceptit mbi të cilin u ndërtua FiveStar: një ambient ku njerëzit të kishin kushtet për t’u përqendruar te vetja dhe objektivat e tyre.

    Interesimi për qendrën e parë i hapi rrugë zgjerimit. Në shkurt të vitit 2015, FiveStar hapi qendrën e dytë në Bregun e Diellit, në Rrugën B, duke e sjellë përvojën e vet më afër një pjese tjetër të kryeqytetit. Ky ishte një hap i rëndësishëm në kalimin nga një palestër në një rrjet qendrash fitnesi.

    Rrugëtimi vazhdoi me lokacione të tjera. Në vitin 2016, në trevjetorin e tij, FiveStar ishte i pranishëm në Arbëri, Bregun e Diellit dhe Hotel Grand në Prishtinë, si dhe në Prizren e Ferizaj. Zgjerimi po e afronte brendin me më shumë njerëz që dëshironin ta bënin aktivitetin fizik pjesë të përditshmërisë.

    Sot, FiveStar prezantohet me shtatë klube, pajisje për forma të ndryshme stërvitjeje, hapësira për joga e gjimnastikë dhe shërbime që e plotësojnë vizitën në palestër. Edhe anëtarësimi është bërë më i lehtë, me mundësinë për t’i parë dhe përzgjedhur pakot online përmes foleja.com.

    Pas 13 vitesh, përvjetori është një moment për të kujtuar fillimin, por edhe një ftesë për ata që ende po e shtyjnë stërvitjen për “të hënën tjetër”. Sepse historia e FiveStar nisi me një ide mes shokësh.

    Historia jote e radhës mund të nisë me stërvitjen e parë.

    Njihu me FiveStar dhe shiko mundësitë e anëtarësimit në foleja.com/fivestar.

  • Prime Minister Kurti meets with Paris chairman Grégoir

    Prime Minister Kurti has thanked Chairman Grégoire for waiting and has expressed gratitude for France’s support for the Republic of Kosovo.

    With Chairman Grégoire, who is one of the European coalition members of the mayors for residence, we talked about experiences and possibilities of concrete interaction. I informed him of our affordable and ongoing social residence programme, advance and expand, as with the Adeuas Social Banning Project, which will be extended to 21 municipalities across the country, Prime Minister Kurti said, announces the prime minister’s office.

    Kurti added that, we are interested in strengthening ties with Paris through practical co-operation serving our citizens and uniting the cultural community, welcoming exhibitions, films, literary events and artists from the French capital. Our cultural exiles and professionals can be facilitators of these exchanges.

    Source Layer: RTKLive

  • Annual inflation in October totals 7.1 percent

    Meanwhile, compared to September 2026, the harmonised Consumer Prices Index ( There has been no change, remaining 0.0 percent.

    According to AKS data, annual price growth has been largely influenced by the expensive transportation of 21.5 percent, followed by housing, water, electricity, gas and other fuel fuels by 9.7 percent.

    Price increases are also recorded in alcohol and tobacco at 5 percent, restaurants and accommodation services by 4.5 percent, as well as personal care and services at 3.7 percent.

    Meanwhile, nonalcohol food and drink have been expensive for 3.2 percent, furniture and household equipment for 2.9 percent, health for 2.9 percent, and clothing and shoes for 2.3 percent.

    The drop in prices is only recorded in educational services, at 0.3 percent.

    The AKS has made it known that the new COICOP 2018 ranking, 2025, has been implemented for publishing the October data.

    Source Layer: RTKLive

  • Inflacioni vjetor në tetor arrin në 7.1 për qind

    Inflacioni vjetor në tetor arrin në 7.1 për qind

    Ndërkaq, krahasuar me muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) nuk ka shënuar ndryshim, duke mbetur në 0.0 për qind.

    Sipas të dhënave të ASK-së, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit për 21.5 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 9.7 për qind.

    Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe te pijet alkoolike dhe duhani me 5 për qind, restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 4.5 për qind, si dhe kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme me 3.7 për qind.

    Ndërkohë, ushqimi dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 3.2 për qind, mobiliet dhe pajisjet shtëpiake për 2.9 për qind, shëndetësia për 2.9 për qind, ndërsa veshjet dhe këpucët për 2.3 për qind.

    Rënie e çmimeve është regjistruar vetëm te shërbimet arsimore, me 0.3 për qind.

    ASK-ja ka bërë të ditur se për publikimin e të dhënave të tetorit është zbatuar klasifikimi i ri COICOP 2018, me vit bazë 2025.

    Burimi: RTKLive

  • Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire

    Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire

    Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Grégoire për pritjen dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për Republikën e Kosovës.

    “Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret. E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat, që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, tha kryeministri Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Tutje Kurti ka shtuar se, “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”.

    Burimi: RTKLive

  • ​Bie numri i bizneseve në Kosovë, por rriten pagat dhe qarkullimi

    ​Bie numri i bizneseve në Kosovë, por rriten pagat dhe qarkullimi

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin 2025.

    Sipas rezultateve në nivel vendi, gjatë vitit 2025, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në sektorët ekonomikë të përfshirë në hulumtim ishte 48 506 1.

    Gjithsej, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorët e përfshirë në hulumtim, gjatë vitit 2025 ka shënuar rënie për (- 4,0 %), krahasuar me vitin 2024. Ndërkaq, rritje është shënuar në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 30,1 %.

    Gjithsej, numri i të punësuarve në sektorët e përfshirë në anketë është rritur për 0,4 %. Derisa rënie është shënuar në aktivitetin e ndërtimtarisë për 11,1 %.

    Tregtia me qarkullimin më të madh në 2025

    Qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet ka shënuar rritje për 6,1 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. Rritje të qarkullimit sipas sektorëve ekonomikë ka më së shumti në sektorin e shërbimeve të tjera për 13,9 %.

    Paga mesatare kishte rritje me një normë prej 11,1 % në total, të sektorëve të përfshirë.

    Kategoria e shpenzimeve, gjithashtu kishte rritje për 6,6 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.

    Numri i ndërmarrjeve sipas sektorëve ekonomikë

    Gjithsej, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorët ekonomikë, të mbuluar në hulumtim, ishte 48 506.

    Në këtë numër nuk janë përfshirë: bujqësia, pylltaria, peshkimi, financat, arsimi, shëndetësia, aktivitetet e ekonomive familjare, si dhe administrata publike.

    Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve gjatë vitit 2025 u përket sektorëve: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve, motoçikletave (33,7 %); Aktivitetet e shërbimeve të tjera (22,1 %);

    Prodhimi (14,6 %); Ndërtimtaria (11,2 %); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (10,3 %); si dhe informacioni dhe komunikimi (4,2 %), etj.

    Numri i të punësuarve sipas sektorëve ekonomikë

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve sipas rezultateve të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) gjatë vitit 2025 ishte 294 254.

    Shpërndarja e të punësuarve sipas sektorëve ekonomikë ishte te: Tregtia (32,4 %); Prodhimi (17,8 %); Aktivitetet e shërbimeve të tjera (15,4 %); Ndërtimtaria (10,0 %), etj.

    Paga mesatare sipas sektorëve ekonomikë

    Paga mesatare bruto sipas këtij hulumtimi sillet nga 354 Euro në vitin 2015 në 658 Euro në vitin 2025.

    Paga mesatare më e lartë ishte te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, derisa ajo më e ulëta ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim.

    Qarkullimi sipas sektorëve ekonomikë

    Qarkullimi më i madh i realizuar nga ndërmarrjet, sipas viteve ishte te tregtia me rreth 51,7 %. Kurse, përqindje më të vogël të qarkullimit kishte te ndërmarrjet nga xehetaria dhe gurëthyesit me rreth 0,7

    % dhe ndërmarrjet me furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me 0,6 %.