Blog

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Rahovec

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Rahovec

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Rahovec.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026 në Rahovec, ndërsa identiteti i personit të dyshuar ende nuk është zbuluar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Rahovec – Sektori i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

    Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, të kontaktojnë institucionet përkatëse.

    Informacionet mund të dërgohen përmes numrit emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

    Policia ka garantuar se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

  • Kurti meets with Armenia Prime Minister, state that does not recognise Kosovo’s independence

    Prime Minister Albin Kurti has met Nicole Pashinyan, his counterpart from Armenia, a state that does not recognise Kosovo’s independence.

    The meeting is held in Paris, France, on Tuesday, where the head of the Kosovo government is making an official visit.

    The two leaders have discussed opportunities for further development of relations between the two countries, said a media report by Armenia’s Office of Prime Minister, Paparaci reported.

    According to the announcement, Kurti and Pashinyan have stressed the importance of expanding trade and economic ties.

    The discussion also discussed co-operation in the area of tourism, highlighting the considerable potential for further deepening co-operation in this sector, the report said.

    The sides also exchanged views on regional issues, including opportunities that are being created as a result of the establishment of peace between Armenia and Azerbaijan.

    Armenia, a state in the South Caucasus region, does not recognise Kosovo’s independence mainly because of its historic conflict with Azerbaijan around Nagorno-Karabakh and implications that the Kosovo case may have had for that conflict. She feared that recognising Kosovo’s independence could be used as an international precedent for Nagorno-Karabakh’s independence requirements.

    The issue was particularly sensitive in 2008, when Kosovo declared independence.

    However, 16 years after Kosovo’s declaration of Independence, Armenia recognised Kosovo’s passport.

    Source Layer: Insander

  • Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

    Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

    Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti ka takuar Nikol Pashinyan, homologun e tij nga Armenia, një shtet që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

    Takimi është zhvilluar të martën në Paris të Francës, ku kreu i qeverisë kosovare po realizon një vizitë zyrtare.

    Dy liderët kanë diskutuar mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, thuhet në një njoftim për media të Zyrës së Kryeministrit të Armenisë, raporton Paparaci.

    Sipas njoftimit, Kurti e Pashinyan kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të tregtisë dhe lidhjeve ekonomike.

    “U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke vënë në pah potencialin e konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë sektor”, thuhet në njoftim.

    Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për çështjet rajonale, përfshirë mundësitë që po krijohen si rezultat i vendosjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    Armenia, një shtet në rajonin e Kaukazit Jugor, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës kryesisht për shkak të konfliktit të saj historik me Azerbajxhanin rreth Nagorno-Karabakut dhe implikimeve që rasti i Kosovës mund të ketë pasur për atë konflikt. Ajo druhej se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të përdorej si precedent ndërkombëtar për kërkesat e pavarësisë së Nagorno-Karabakut.

    Kjo çështje ishte veçanërisht e ndjeshme në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

    Megjithatë, 16 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Armenia njohu pasaportën e Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Denmark allocates 643m euros in military aid to Ukraine, Zelensky meets with Nordic leaders

    Denmark has announced a new military aid package for Ukraine worth 643m euros, at the time Ukrainian President Voldymyr Zelensky is holding meetings with the leaders of Nordic countries in Copenhagen.

    Danish Foreign Minister Lars Locke Rasmussen announced that the new aid amounts to 4.8 billion Danish corones and represents Ukraine’s 32nd military support package.

    In addition to military assistance, Denmark will share 150m Danish corals — about 20m euros — to support Ukraine’s energy sector, reports Euronews.

    During his visit to Copenhagen, Zelensky is holding talks with Danish Prime Minister Meta Frederiksen and other Nordic leaders, including representatives from Sweden, Norway and Finland.

    The focus of meetings is strengthening military support for Ukraine, air defence and energy infrastructure security, at a time when the country faces continued Russian attacks on critical targets.

    Denmark and Nordic countries remain among Ukraine’s top supporters in its efforts to protect themselves from Russian aggression.

    Source Layer: Dukeagini

  • Danimarka ndan 643 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, Zelensky takohet me liderët nordikë

    Danimarka ndan 643 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, Zelensky takohet me liderët nordikë

    Danimarka ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 643 milionë eurosh, në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po zhvillon takime me liderët e vendeve nordike në Kopenhagë.

    Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, bëri të ditur se ndihma e re kap vlerën e 4.8 miliardë koronave daneze dhe përbën paketën e 32-të të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

    Përveç ndihmës ushtarake, Danimarka do të ndajë edhe 150 milionë korona daneze, rreth 20 milionë euro, për të mbështetur sektorin energjetik të Ukrainës, raporton euronews.

    Gjatë vizitës në Kopenhagë, Zelensky po zhvillon bisedime me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe liderët e tjerë nordikë, përfshirë përfaqësues nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda.

    Në fokus të takimeve janë forcimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën, mbrojtja ajrore dhe siguria e infrastrukturës energjetike, në një kohë kur vendi përballet me sulme të vazhdueshme ruse ndaj objekteve kritike.

    Danimarka dhe vendet nordike mbeten ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës në përpjekjet e saj për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

    Burimi: Dukagjini

  • Aeroplanët ushtarakë amerikanë largohen edhe nga një bazë e dytë në Britani

    Aeroplanët ushtarakë amerikanë largohen edhe nga një bazë e dytë në Britani

    Aeroplanët ushtarakë amerikanë largohen edhe nga një bazë e dytë në Britani

    Të paktën 10 aeroplanë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të destinuar për furnizimin me karburant të avionëve në ajër, janë larguar të hënën nga një bazë tjetër ushtarake amerikane në Britani të Madhe.

    Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve, të shqyrtuara nga BBC Verify, aeroplanët KC-135 u nisën nga baza ajrore RAF Mildenhall, në Suffolk të Anglisë, dhe u drejtuan drejt bazave të tjera amerikane në Evropë, si dhe drejt aeroportit Prestwick në Skoci.

    Lëvizjet e së hënës vijnë disa javë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën bombarduesit nga baza RAF Fairford në Britani, pas një incidenti të dyshuar të sigurisë, që besohet se kishte lidhje me Iranin.

    Të dhënat e platformës publike Flightradar24 tregojnë se dy aeroplanët e parë u drejtuan fillimisht drejt bazave amerikane në Gjermani dhe Itali.

    Njëri u kthye përkohësisht në Mildenhall, përpara se të vazhdonte fluturimin drejt bazës Spangdahlem në Gjermani, ndërsa tjetri fluturoi mbi bazën Aviano në Itali dhe më pas u drejtua gjithashtu për në Spangdahlem.

    Tetë aeroplanë të tjerë të tipit KC-135 u larguan nga e njëjta bazë më vonë gjatë ditës.

    Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes, e pyetur nga BBC për këto lëvizje, deklaroi se nuk komenton në mënyrë rutinore aktivitetet e shteteve të tjera.

    “Avionët dhe asetet e tjera lëvizin rregullisht, në përputhje me kërkesat operacionale”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. /Klankosova.tv

  • Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

    Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

    Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

    Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

    “E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai ka thënë se për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm.

    “Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, pas takimit me Prattipatin. /Klankosova.tv

  • E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

    E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

    E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

    Një mënyrë e pazakontë është përdorur për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve lokale në Peru, pasi dy kandidatët për kryetar të komunës së Conimas morën numër të barabartë votash.

    Rubén Quispe Capajaña, nga partia Somos Perú, dhe Salomino Mamani Quispe, nga partia País Para Todos, morën nga 671 vota secili, duke përfunduar në barazim të plotë në zgjedhjet e mbajtura më 4 tetor.

    Për të përcaktuar fituesin, autoritetet zgjedhore organizuan një short publik përmes hedhjes së një monedhe njësolëshe peruane.

    Shorti u zhvillua më 4 nëntor, nën mbikëqyrjen e Jurisë Speciale Zgjedhore të Huancanés (JEE).

    Fillimisht, përfaqësuesi i partisë Somos Perú fitoi të drejtën për të zgjedhur anën e monedhës dhe përzgjodhi simbolin e vulës.

    Pas hedhjes së monedhës, rezultati doli në favor të tij, duke i dhënë fitoren Rubén Quispe Capajañës, i cili do të marrë drejtimin e komunës së Conimas, në rajonin Puno.

    Ky mekanizëm është i paraparë edhe me legjislacionin zgjedhor të Perusë për rastet kur kandidatët përfundojnë me numër të njëjtë votash.

    Ngjarja është raportuar edhe nga mediat peruane, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Andina dhe El Comercio.

  • Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

    Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

    Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

    Greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës ka përfunduar.

     Kështu ka njoftuar Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se greva është përmbyllur me sukses.

     Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot, në orën 15:00, do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit.

      Takimi do të zhvillohet në zyrat e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK).

     Sipas njoftimit, gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

     Sindikata nuk ka dhënë hollësi se cilat kërkesa janë realizuar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për përmirësimin e kushteve të punës.

     

  • Katër muaj pa rroga, punëtorët teknikë të QKMF-së në Viti paralajmërojnë grevë

    Katër muaj pa rroga, punëtorët teknikë të QKMF-së në Viti paralajmërojnë grevë

    Katër muaj pa rroga, punëtorët teknikë të QKMF-së në Viti paralajmërojnë grevë

    Punëtorët teknikë të QKMF-së në Viti kanë paralajmëruar grevë.

    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, ka njoftuar se ky vendim vjen si pasojë e mospagesës së pagave.

    Në emisionin ‘Fol em Arin’, Azemi tha se punëtorët e kësaj qendre tash e katër muaj nuk kanë marrë rrogat e tyre.