Blog

  • KRU “Gjakova” konstaton ndërhyrje në bllokadën e ujësjellësit në Krajk, borxhi arrin mbi 2 mijë euro

    KRU “Gjakova” konstaton ndërhyrje në bllokadën e ujësjellësit në Krajk, borxhi arrin mbi 2 mijë euro

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka konstatuar ndërhyrje në bllokadën e vendosur ndaj një konsumatori në fshatin Krajk të Prizrenit, për shkak të borxhit të papaguar prej 2 mijë e 56 eurosh.

    Sipas njoftimit të kompanisë, rasti është zbuluar gjatë një inspektimi të realizuar nga ekipet e KRU “Gjakova”, përkatësisht njësia e saj në Prizren.

    Gjatë kontrollit është konstatuar se ishte ndërhyrë në bllokadën e vendosur nga kompania për shkak të obligimeve të papaguara financiare.

    Lidhur me rastin, ekipet kanë përpiluar procesverbal dhe kanë siguruar edhe dëshmi fotografike.

    KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndërhyrjet në bllokadat e vendosura nga kompania nuk do të tolerohen, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha zonat e saj të shërbimit.

    Po ashtu, kompania ka paralajmëruar se ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet financiare do të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat ligjore. /Telegrafi/

  • Russia attacks 10 Ukraine regions, at least nine killed before talks in Abu Dhabi

    Russia has attacked 10 regions of Ukraine at night, hitting five major power substations, which enable the transmission of energy among the regions.

    Ukrainian Prime Minister Sergii Kortsky has made this known, under which the hit substations are located in the Poltawa regions, Dnepropetrovsk, Vinnytsia and Kirovohandhand.

    Meanwhile, Russian attacks have caused at least nine casualties and 39 injuries across Ukraine over the past 24 hours, including one year-old child, reports Kyiv Independent.

    The attacks occurred on the eve of trilateral talks in Abu Dhabi. Ukrainian President Voldymyr Zelensky has accused Russia of intensifying attacks across the country to pressure Kiev during negotiations.

    Zelensky has also asked the United States to boost support for Ukraine.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rusia sulmon 10 rajone të Ukrainës, të paktën nëntë të vrarë para bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia sulmon 10 rajone të Ukrainës, të paktën nëntë të vrarë para bisedimeve në Abu Dhabi

    Rusia ka sulmuar gjatë natës 10 rajone të Ukrainës, duke goditur pesë nënstacione të mëdha të energjisë elektrike, të cilat mundësojnë transmetimin e energjisë mes rajoneve.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeministri ukrainas, Sergii Koretskyi, sipas të cilit nënstacionet e goditura ndodhen në rajonet Poltava, Dnipropetrovsk, Vinnytsia dhe Kirovohrad.

    Ndërkohë, sulmet ruse kanë shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe 39 të plagosur në gjithë Ukrainën gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë edhe një fëmijë njëvjeçar, raporton Kyiv Independent.

    Sulmet ndodhën në prag të bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Rusinë se po i intensifikon sulmet në të gjithë vendin për të ushtruar presion ndaj Kievit gjatë negociatave.

    Zelenskyy gjithashtu ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të rrisin mbështetjen për Ukrainën.

    Burimi: Dukagjini

  • Came from Belgium for a holiday in Pec, 61-year-old is dead at home.

    A family visit to the village of Vitomirica of Peja has ended tragically, as family members have found life without signs a 61-year-old who had come from Belgium for vacation in Kosovo. They had noticed him lying inside the house through the window and had realized that something was wrong, learns the Signal newspaper.

    The event took place on Monday, November 9th, on Gani Prelvukaj Street in Vitomirica.

    According to information the signal has provided, the victim is Safet Dzogovic 61-year-old, who had come from Belgium about a week ago to spend vacation in Kosovo.

    The family had gone to visit him, but after having failed to contact him, they had observed him lying inside the window without moving.

    The case was immediately reported to the police, while patrol units were on the scene and emergency team intervention requested.

    At around 18:11, the medical team has arrived at the site of the event, where the caretaker doctor has found that the 61-year-old was without life.

    Police and criminology investigators who have taken initial action to record the case have also appeared at home.

    After consulting with the Prosecution, the initiative has been ordered to begin the case as death crime, while the lifeless body has been sent for organisation in order to determine the cause of death.

    /The Signal Office/

    Source Layer: Signal

  • Large confrontation in Barletta, Kosovo seeks Italy’s punishment for defeat in Pristina

    Kosovo’s national resident at the town of Fussall today holds a return match against Italy’s national, valid for Group 10 of the main qualifying round for the 2028 World Cup.

    Duel is expected to be quite hot and will be played at the gym Paladisfida) in Barletta beginning at 8:00. The Dardanians enter this confrontation with the clear goal of producing a positive outcome and overturning the impression of the first match.

    The first meeting held several days ago at the Pristina gym donated spectacles and strong rivalry, but ended with the minimum victory of the Italians with a score of 4-3.

    In that highly combated confrontation, Ramadan Alaj was the main protagonist for Kosovo, achieving two goals, while another goal was scored by Fitim Krasniqi. On the other hand, guests ‘ victory was sealed by Michele Podda, Giovanni Pulvient, Carmelo Musumeci, and Giuliano Fortini.

    After today’s challenge to Italy, Kosovo will continue its journey to these removers on February 24th, where it will face Georgia’s national.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përballja e madhe në Barletta, Kosova kërkon ndëshkimin e Italisë për humbjen në Prishtinë

    Përballja e madhe në Barletta, Kosova kërkon ndëshkimin e Italisë për humbjen në Prishtinë

    Përballja e madhe në Barletta, Kosova kërkon ndëshkimin e Italisë për humbjen në Prishtinë

    Kombëtarja e Kosovës në futsall zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj kombëtares së Italisë, e vlefshme për Grupin 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

    Dueli pritet të jetë mjaft i nxehtë dhe do të luhet në palestrën “PalaDisfida” në Barletta me fillim nga ora 20:00. Dardanët hyjnë në këtë përballje me objektivin e qartë për të nxjerrë një rezultat pozitiv dhe për të përmbysur përshtypjen e ndeshjes së parë.

    Takimi i parë i zhvilluar para disa ditësh në palestrën e Prishtinës dhuroi spektakël dhe rivalitet të fortë, mirëpo përfundoi me fitoren minimale të Italianëve me rezultat 4-3.

    Në atë përballje mjaft të luftuar, Ramadan Alaj ishte protagonisti kryesor për Kosovën duke realizuar dy gola, ndërsa një gol tjetër u shënua nga Fitim Krasniqi. Në anën tjetër, fitoren e mysafirëve e vulosën Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

    Pas sfidës së sotme ndaj Italisë, Kosova do të vazhdojë rrugëtimin në këto eliminatore më 24 shkurt, ku do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Erdhi nga Belgjika për pushime në Pejë, 61-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpi – familjarët e panë të shtrirë nga dritarja

    Erdhi nga Belgjika për pushime në Pejë, 61-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpi – familjarët e panë të shtrirë nga dritarja

    Një vizitë familjare në fshatin Vitomiricë të Pejës ka përfunduar tragjikisht, pasi familjarët kanë gjetur pa shenja jete një 61-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Belgjika për pushime në Kosovë. Ata e kishin vërejtur të shtrirë brenda shtëpisë përmes dritares dhe kishin kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, në rrugën “Gani Prelvukaj” në Vitomiricë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Safet Dzogovic 61-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Belgjika rreth një javë më parë për të kaluar pushimet në Kosovë.

    Familjarët kishin shkuar për ta vizituar, por pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me të, e kishin vërejtur përmes dritares të shtrirë brenda shtëpisë, pa lëvizur.

    Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese dhe është kërkuar ndërhyrja e ekipit të emergjencës.

    Rreth orës 18:11, ekipi mjekësor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se 61-vjeçari ishte pa shenja jete.

    Në shtëpi kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe krimteknika, të cilët kanë kryer veprimet fillestare për dokumentimin e rastit.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, është urdhëruar inicimi i rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

    /Gazeta Sinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së flet për mediat pasi një republikan nis procedurën për shkarkimin e tij

    Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së flet për mediat pasi një republikan nis procedurën për shkarkimin e tij

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pritet të mbajë një konferencë për media në Pentagon, pas nismës së një kongresmeni republikan për shkarkimin e tij.

    Kjo do të jetë konferenca e parë për media e Hegsethit në gjashtë muajt e fundit dhe mbahet në një kohë kur po shtohen kritikat nga të dyja partitë politike për mënyrën se si ai po e menaxhon luftën me Iranin.

    Të hënën, kongresmeni republikan Thomas Massie paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve nenet e shkarkimit ndaj Hegsethit. Ai e akuzon sekretarin e Mbrojtjes për shkelje të Kushtetutës, pasi, sipas tij, nuk ka kërkuar miratimin e Kongresit për nisjen e luftës.

    Hegseth ka deklaruar se nuk është i shqetësuar nga kjo nismë, ndërsa u ka thënë gazetarëve që të përgatiten me pyetje për konferencën.

    Megjithatë, nisma për shkarkimin e tij pritet të mos marrë mbështetjen e nevojshme, pasi republikanët vazhdojnë të kenë shumicën në Kongres deri në janar dhe kontrollojnë votimin për këtë çështje.

    Burimi: Dukagjini

  • Mes thirrjeve për shkarkim, Trump del në mbrojtje të Hegseth: Do ta mbështes!

    Mes thirrjeve për shkarkim, Trump del në mbrojtje të Hegseth: Do ta mbështes!

    Mes thirrjeve për shkarkim, Trump del në mbrojtje të Hegseth: Do ta mbështes!

    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, mes thirrjeve për shkarkimin e tij.

    Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët të hënën, Trump deklaroi se do të qëndrojë në krah të Hegsethit, duke vlerësuar punën e tij në krye të Departamentit të Mbrojtjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

    “Do ta mbështes”, tha Trump, duke shtuar se ai ka qenë në krye të dy luftërave dhe se, sipas tij, ato kanë përfunduar me sukses.

    Trump kritikoi gjithashtu kongresmenin republikan Thomas Massie, i cili inicioi procedurën për shkarkimin e Hegsethit, duke e quajtur atë “një humbës të thekur”.

    “Ai ka bërë një punë shumë të mirë”. /Klankosova.tv

  • Nisin bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

    Nisin bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

    Nisin bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

    Bisedimet trepalëshe midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara filluan të martën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Uashingtoni ndërmori një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës që pasoi pushtimin e plotë të fqinjit të saj nga Moska, pothuajse pesë vjet më parë.

     Sesioni dyditor në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, është takimi i parë i këtij lloji që nga muaji shkurt. Ai do të përqendrohet në vendosjen e garancive të ardhshme të sigurisë për vendet ndërluftuese, njoftoi Shtëpia e Bardhë para fillimit të diskutimeve.

    Rusia e sheh NATO-n si kërcënim, ndërsa Ukraina dëshiron të parandalojë pushtime të tjera ruse në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.

     Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump – i cili, së bashku me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje – u shpreh se beson se ka “disa ide të mira se si të kapërcehen” dallimet midis dy palëve, raporton Associated Press.

     Megjithatë, shpresat për përparim drejt dhënies fund të konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore zbehen nga mungesa e ndonjë zhvillimi thelbësor gjatë tri raundeve të mëparshme të bisedimeve në fillim të këtij viti. Sipas analistëve dhe organizatave humanitare, lufta ka shkaktuar tashmë vdekjen e qindra mijëra ushtarëve dhe mijëra civilëve.