Erdhi nga Belgjika për pushime në Pejë, 61-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpi – familjarët e panë të shtrirë nga dritarja

Written by

in

Erdhi nga Belgjika për pushime në Pejë, 61-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpi – familjarët e panë të shtrirë nga dritarja

Një vizitë familjare në fshatin Vitomiricë të Pejës ka përfunduar tragjikisht, pasi familjarët kanë gjetur pa shenja jete një 61-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Belgjika për pushime në Kosovë. Ata e kishin vërejtur të shtrirë brenda shtëpisë përmes dritares dhe kishin kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, në rrugën “Gani Prelvukaj” në Vitomiricë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Safet Dzogovic 61-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Belgjika rreth një javë më parë për të kaluar pushimet në Kosovë.

Familjarët kishin shkuar për ta vizituar, por pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me të, e kishin vërejtur përmes dritares të shtrirë brenda shtëpisë, pa lëvizur.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese dhe është kërkuar ndërhyrja e ekipit të emergjencës.

Rreth orës 18:11, ekipi mjekësor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se 61-vjeçari ishte pa shenja jete.

Në shtëpi kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe krimteknika, të cilët kanë kryer veprimet fillestare për dokumentimin e rastit.

Pas konsultimit me Prokurorinë, është urdhëruar inicimi i rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

/Gazeta Sinjali/

Burimi: Sinjali