Përballja e madhe në Barletta, Kosova kërkon ndëshkimin e Italisë për humbjen në Prishtinë

Përballja e madhe në Barletta, Kosova kërkon ndëshkimin e Italisë për humbjen në Prishtinë

Written by

in

Përballja e madhe në Barletta, Kosova kërkon ndëshkimin e Italisë për humbjen në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futsall zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj kombëtares së Italisë, e vlefshme për Grupin 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Dueli pritet të jetë mjaft i nxehtë dhe do të luhet në palestrën “PalaDisfida” në Barletta me fillim nga ora 20:00. Dardanët hyjnë në këtë përballje me objektivin e qartë për të nxjerrë një rezultat pozitiv dhe për të përmbysur përshtypjen e ndeshjes së parë.

Takimi i parë i zhvilluar para disa ditësh në palestrën e Prishtinës dhuroi spektakël dhe rivalitet të fortë, mirëpo përfundoi me fitoren minimale të Italianëve me rezultat 4-3.

Në atë përballje mjaft të luftuar, Ramadan Alaj ishte protagonisti kryesor për Kosovën duke realizuar dy gola, ndërsa një gol tjetër u shënua nga Fitim Krasniqi. Në anën tjetër, fitoren e mysafirëve e vulosën Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Pas sfidës së sotme ndaj Italisë, Kosova do të vazhdojë rrugëtimin në këto eliminatore më 24 shkurt, ku do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali