Blog

  • Studimi austriak për mungesën e banesave - Çfarë mund të mësojë Zvicra nga vendet e tjera

    Studimi austriak për mungesën e banesave – Çfarë mund të mësojë Zvicra nga vendet e tjera

    Mungesa e banesave me qira të përballueshme po bëhet një problem gjithnjë e më i madh në Zvicër. Një studim i realizuar në Austri ka identifikuar disa zgjidhje të mundshme për këtë çështje, të cilat mund të jenë të zbatueshme edhe në Zvicër. Gjetjet janë analizuar edhe nga Zyra Federale për Zhvillimin Hapësinor (ARE).

    Studimi i Universitetit të Teknologjisë së Vjenës ka shqyrtuar situatën e strehimit në pesë zona metropolitane: Lille, Salzburg, Hanover, Mynih dhe Gent. Të gjitha këto zona po përballen me mungesë të banesave, ndërsa gjetjet e studimit janë analizuar nga ARE për të vlerësuar se cilat prej zgjidhjeve mund të përshtaten me rrethanat në Zvicër, raporton Watson.

    Një nga përfundimet kryesore lidhet me nevojën për stimuj financiarë për komunat. Sipas studimit, vendosja e objektivave detyruese për ndërtimin e një numri të caktuar banesash nuk mjafton. Nëse komunat përballen vetëm me detyrimin për të përmbushur këto objektiva, ato mund të zgjedhin më mirë të paguajnë gjobën.

    Ndërkaq, ofrimi i subvencioneve mund t’i motivojë më shumë komunat që të realizojnë objektivat, pasi fondet mund të përdoren për përshtatjen e infrastrukturës me rritjen e popullsisë.

    Një tjetër dallim që evidenton studimi është mënyra e organizimit të politikave të strehimit. Në qytetet e analizuara, politikat përcaktohen në nivel rajonal, ndërsa në Zvicër secila komunë vendos në mënyrë të pavarur. Për këtë arsye, një qasje më pak e decentralizuar në politikat e strehimit mund të jetë e dobishme edhe për vendin.

    Airbnb dhe qiratë afatshkurtra, një tjetër sfidë

    Probleme të veçanta me mungesën e banesave po përjetojnë qytetet që tërheqin shumë turistë. Një prej faktorëve është dhënia e apartamenteve me qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb, transmeton Telegrafi.

    Disa vende kanë ndërmarrë masa për ta kufizuar këtë praktikë. Sipas Vincent Clapasson nga kompania e shërbimeve të pasurive të paluajtshme Wüest Partner, masa të tilla mund të kenë kuptim edhe në qytete zvicerane si Cyrihu dhe Gjeneva.

    Për qytetet e tjera, Clapasson sheh më shumë potencial te subvencionet. Ai thekson se në Zvicër ekzistojnë tashmë forma të mbështetjes indirekte për banesat me qira të përballueshme.

    “Ekzistojnë tashmë subvencione indirekte: Nëse një kooperativë dëshiron të realizojë një projekt me qira të përballueshme, shpesh ekziston një garanci nga shteti ose sigurimi i tokës nga një bashki sipas një kontrate qiraje ndërtimi”, shpjegon Clapasson.

    Studimi rekomandon gjithashtu përfshirjen e personave që mund të paraqesin kundërshtime gjatë procedurave të miratimit të projekteve të ndërtimit. Krahas kësaj, qasjet më ekologjike dhe ato që marrin parasysh përgjegjësinë sociale mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për mungesën e banesave./Telegrafi/

  • QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje

    QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje

    Në zjarrin, i cili ndodhi dje midis orës 17:20 dhe 20:20, morën pjesë shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës në ndërtesat – shtëpitë që po digjeshin në Bit Pazar, më saktësisht në rrugën “Nikolla Martinovski”, njoftuan këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

    “Dëmi material nuk është përcaktuar dhe nuk ka të lënduar. Zyrtarët policorë në detyrë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit janë ende të pranishëm në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

    Mbrëmë në SPB Shkup është denoncuar për disa shtëpi të djegura në Bit Pazar.

    “Më 09.11.2026 në ora 17:25 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Nikolla Martinovski” në Shkup ka zjarr. Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor në Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup janë drejtuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se është djegur një shtëpi. Nga ana e Brigadës së kundërzjarrit zjarri është lokalizuar. Persona të lënduar nuk ka, as nuk janë përfshirë objekte të tjera. Ndërmerren masa për konstatimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

  • Allegri kërkon katër përforcime në janar, Napoli përgatit revolucion në afatin kalimtar

    Allegri kërkon katër përforcime në janar, Napoli përgatit revolucion në afatin kalimtar

    Napoli po planifikon të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me synimin për të përforcuar skuadrën në disa pozicione kyçe.

    Trajneri Massimiliano Allegri është vënë nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë, pozita e tij nuk është në rrezik të menjëhershëm, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis synon t’i japë kohë dhe ta mbështesë me përforcime të reja.

    Sipas raportimit të gazetës La Gazzetta dello Sport, Allegri i ka kërkuar drejtuesve të klubit afrimin e katër futbollistëve për të mbuluar nevojat e skuadrës në katër pozicione të ndryshme.

    Njëri prej objektivave është mbrojtësi i krahut të djathtë, Vinicius Tobias, i cili aktualisht aktivizohet te Shakhtar Donetsk.

    Napoli e ka identifikuar brazilianin si një mundësi për të zëvendësuar Giovanni Di Lorenzon, i cili është jashtë fushave për shkak të lëndimit.

    Ndërkohë, në repartin ofensiv, klubi napolitan po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit Gustavo Varela nga Monza.

    Kjo lëvizje lidhet edhe me largimet e mundshme të Noa Lang dhe Lorenzo Lucca, të cilët janë pranë përfundimit të aventurës së tyre në Napoli.

    Varela ka pasur paraqitje të mira këtë sezon dhe është shndërruar në një prej objektivave kryesorë të klubit.

    Një tjetër emër në listën e dëshirave është mesfushori Darryl Bakola i Sassuolos. Ai shihet si një alternativë më ekonomike për të shtuar konkurrencën në mesfushë dhe për t’i ofruar mbulim Frank Anguissas.

    Kështu, drejtuesit e Napolit pritet të kenë një afat kalimtar të ngarkuar në janar, me Allegrin që kërkon ndërhyrje në disa reparte për ta kthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive. /Telegrafi/

  • Trial against Jashar postponed, defence seeks case file

    The court hearing against Adnan Jashar, charged with the murder of his former husband, Diana Kastrat, has been postponed on December 23rd, as defence has required additional time to familiarise itself with the subject papers.

    Lawyer Haxhi Milaku, who represents Jasharin, has stated at the hearing that the authorisation for protecting the accused had handed him over since 2011, but had never had access to the case documentation.

    He has demanded that the process be interrupted until the complete file was provided.

    I get word from the media when there’s a trial, anything can be called, but not justice, has declared Millaku, rejecting the way his request for access to documents was addressed.

    On the other hand, prosecutor Fatmire Cacaj has indicated that the subject papers were handed over earlier to lawyer Ardita Berisha, who was scheduled for the defense of the accused.

    As for the subject paperwork, the same have been submitted since April of this year, lawyer Ardita Berisha, who has been appointed, from that time until now the lawyer has been able to take an interest in subject paperwork, Cacaj said.

    After hearing the parties, Sultan Hoti’s judge has approved the defense request, setting the upcoming session on December 23rd at 09:00. Also, the prosecution has been charged with handing over the paperwork to the defense.

    The attorney’s proposal is approved, the next session is scheduled by December 23rd at 09: 00 p.m. The prosecutor is also charged to provide the subject papers, the judge has ordered.

    To Jashar, the Constitutional Prosecutor in Pristina, has filed charges on October 22nd 2026 for the criminal offence of serious murder. The process is under way.

    Diana Kastrati was killed on May 18, 2011, in Pristina, at the age of 27, while going to college when he was shot.

    Her murder had prompted numerous public reactions, as she had in advance requested emergency defence order from institutions, but the defence had not been offered in time.

    Source Layer: RTKLive

  • Arsenal near renovation of three-star team contracts

    The London club aims to keep top players on the team, while Declan Rice is expected to be the first to sign the new contract.

    The 27-year-old English midfielder has become one of Arsenal’s leading figures since the transfer from West Ham in July 2023 to the amount of 105 million pounds. Since then, he has recorded over 160 exhibits with the fans of the Topcin.

    Rice’s current contract ends in June 2028, but according to reports, the parties are discussing an extension for another two years. The new agreement is expected to include a significant increase in its salary, which is currently reported to be around 240 thousand pounds a week.

    After Rice’s security, Arsenal intends to wrap up negotiations with Captain Martin Odegaard and defender Yuri Timber.

    Their current contracts also end in 2028, but the good form of the Odegaard at the start of this season and the importance of Timber on the right-wing protection has led club leaders to target renovation with both footballers.

    In this way, Arsenal is working to ensure the continuation of his sports project, keeping some of the most important players on Artetta plans on team.

    Source Layer: RTKLive

  • Arsenali afër rinovimit të kontratave me tre yje të skuadrës

    Arsenali afër rinovimit të kontratave me tre yje të skuadrës

    Klubi londinez synon t’i mbajë në skuadër lojtarët kryesorë, ndërsa Declan Rice pritet të jetë i pari që do ta nënshkruajë kontratën e re.

    Mesfushori anglez, 27-vjeçar, është shndërruar në një prej figurave kryesore të Arsenalit që prej transferimit nga West Hami në korrik të vitit 2023, për shumën prej 105 milionë funtesh. Që atëherë, ai ka regjistruar mbi 160 paraqitje me fanellën e “Topçinjve”.

    Kontrata aktuale e Rice përfundon në qershor të vitit 2028, por sipas raportimeve, palët po diskutojnë një zgjatje edhe për dy vjet të tjera. Marrëveshja e re pritet të përfshijë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës së tij, e cila aktualisht raportohet të jetë rreth 240 mijë funte në javë.

    Pas sigurimit të Rice, Arsenali synon të përmbyllë edhe negociatat me kapitenin Martin Odegaard dhe mbrojtësin Jurrien Timber.

    Edhe kontratat e tyre aktuale përfundojnë në vitin 2028, por forma e mirë e Odegaardit në fillim të këtij sezoni dhe rëndësia e Timberit në krahun e djathtë të mbrojtjes kanë bërë që drejtuesit e klubit të synojnë rinovimin me të dy futbollistët.

    Në këtë mënyrë, Arsenali po punon për të siguruar vazhdimësinë e projektit të tij sportiv, duke mbajtur në skuadër disa prej lojtarëve më të rëndësishëm për planet e Artetës.

    Burimi: RTKLive

  • Shtyhet gjykimi ndaj Jasharit, mbrojtja kërkon dosjen e rastit

    Shtyhet gjykimi ndaj Jasharit, mbrojtja kërkon dosjen e rastit

    Seanca gjyqësore ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastratit, është shtyrë për 23 dhjetor, pasi mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me shkresat e lëndës.

    Avokati Haxhi Millaku, i cili përfaqëson Jasharin, ka deklaruar në seancë se autorizimin për mbrojtjen e të akuzuarit e kishte dorëzuar që në vitin 2011, por asnjëherë nuk kishte pasur qasje në dokumentacionin e rastit.

    Ai ka kërkuar që procesi të ndërpritej deri në momentin kur do t’i sigurohej dosja e plotë.

    “Me marrë unë vesh prej mediave kur ka gjykim, gjithçka mund të quhet, por jo drejtësi”, ka deklaruar Millaku, duke kundërshtuar mënyrën se si ishte trajtuar kërkesa e tij për qasje në dokumente.

    Në anën tjetër, prokurorja Fatmire Cacaj ka bërë të ditur se shkresat e lëndës ishin dorëzuar më herët te avokatja Ardita Berisha, e cila ishte caktuar për mbrojtjen e të akuzuarit.

    “Sa i përket shkresave të lëndës, të njëjtat janë dorëzuar që nga muaji prill i këtij viti avokates Ardita Berisha që është caktuar, nga ajo kohë deri tani avokati ka pasur mundësi që të interesohet sa i përket shkresave të lëndës”, ka thënë Cacaj.

    Pas dëgjimit të palëve, gjyqtarja Sulltane Hoti e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, duke caktuar seancën e radhës më 23 dhjetor, në orën 09:00. Po ashtu, prokuroria është obliguar që t’ia dorëzojë mbrojtjes shkresat e lëndës.

    “Aprovohet propozimi i avokatit, seanca e radhës caktohet me datën 23 dhjetor në ora 09:00. Po ashtu obligohet prokurori të japë shkresat e lëndës”, ka urdhëruar gjyqtarja.

    Ndaj Jasharit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 22 tetor 2026 për veprën penale të vrasjes së rëndë. Procesi po zhvillohet në mungesë.

    Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, derisa po shkonte në fakultet, kur u qëllua me armë zjarri.

    Vrasja e saj kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi paraprakisht ajo kishte kërkuar nga institucionet urdhër mbrojtës emergjent, por mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

    Burimi: RTKLive

  • Dogana e Kosovës sqaron:Ndalohet importimi i disa mallrave me origjinë nga Rusia

    Dogana e Kosovës sqaron:Ndalohet importimi i disa mallrave me origjinë nga Rusia

    Në një njoftim në kuadër të rubrikës “Pyetjet më të shpeshta”, Dogana ka theksuar se ndalimi përcaktohet me Rregulloren e Këshillit të Bashkimit Evropian 833/2014, përkatësisht me mallrat e përfshira në Aneksin XXI të kësaj rregulloreje.

    Për këtë arsye, Dogana rekomandon që para blerjes apo importimit të mallrave të verifikohet origjina e tyre dhe nëse ato përfshihen në kufizimet përkatëse.

    Përmes kësaj rubrike, Dogana e Kosovës synon të ofrojë informacione dhe sqarime për qytetarët dhe operatorët ekonomikë lidhur me çështjet doganore.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin “edhe në Antarktidë”, thotë ambasadori ukrainas në OKB

    Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin “edhe në Antarktidë”, thotë ambasadori ukrainas në OKB

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, në çdo vend të botës, përveç Moskës, madje edhe në Antarktidë, ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Andriy Melnyk.

    Duke folur të hënën, më 9 nëntor, në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, Melnyk theksoi se Kievi mbetet i përkushtuar ndaj përpjekjeve për arritjen e paqes, pavarësisht asaj që ai i cilësoi si përpjekje të Rusisë për të penguar procesin diplomatik. Deklaratat e tij u raportuan nga Interfax-Ukraine.

    Sipas Melnykut, negociatat trepalëshe mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, të planifikuara të zhvillohen në Abu Dhabi të martën dhe të mërkurën, mund të sjellin rezultate. Megjithatë, ai vlerësoi se një përparim i rëndësishëm politik do të jetë i vështirë pa një takim të drejtpërdrejtë mes dy presidentëve.

    “Pikërisht për këtë arsye, presidenti i Ukrainës është i gatshëm të takohet me Putinin në rastin e parë të mundshëm – qoftë në Florida në dhjetor, në margjinat e samitit të G20-s, apo në cilëndo pjesë tjetër të botës; nëse është e nevojshme, edhe në Antarktidë, kudo, vetëm jo në Moskë”, deklaroi Melnyk.

    Gjatë fjalimit të tij, diplomati ukrainas pretendoi se Putini vazhdon të synojë thyerjen e vullnetit të Ukrainës dhe detyrimin e saj për kapitullim. Megjithatë, sipas tij, forcat ruse kanë humbur territor për të dytin muaj radhazi.

    Duke iu referuar të dhënave të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), Melnyk tha se trupat ruse kishin marrë nën kontroll 139 kilometra katrorë të territorit ukrainas gjatë tetorit, por kishin humbur kontrollin mbi 167 kilometra katrorë.

    Kjo, sipas tij, nënkupton një humbje neto prej 28 kilometrash katrorë për Rusinë, transmeton Telegrafi.

    “Rezultati është një humbje neto territoriale prej 28 kilometrash katrorë për Rusinë, e cila vazhdon të përparojë, por në të vërtetë po tërhiqet”, u shpreh ai.

    Melnyk argumentoi se ushtria ruse ka humbur iniciativën strategjike dhe aftësinë për të zhvilluar ofensiva, ndërsa synimet e Kremlinit për pushtime të mëtejshme territoriale po bëhen gjithnjë e më pak realiste.

    Ai akuzoi gjithashtu Moskën se po ndjek tri strategji paralele: intensifikimin e sulmeve ndaj civilëve ukrainas, zgjerimin e operacioneve të sabotimit dhe luftës psikologjike për të dobësuar shoqërinë ukrainase dhe marrëdhëniet e saj me aleatët evropianë, si dhe shfrytëzimin e negociatave diplomatike për të fituar kohë, ndërkohë që vazhdon shkatërrimin e infrastrukturës së Ukrainës.

    Sipas diplomatit, Rusia mund të jetë duke synuar arritjen e një armëpushimi vetëm pasi t’i shkaktojë Ukrainës dëme sa më të mëdha, dhe jo si një hap të mirëfilltë drejt përfundimit të luftës.

    Gjatë mbledhjes në OKB, Melnyk u bëri thirrje aleatëve evropianë dhe të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që t’ia transferojnë menjëherë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore që kanë në dispozicion.

    Ai theksoi veçanërisht nevojën për raketa interceptuese për sistemet Patriot, duke argumentuar se Ukraina ka nevojë për më shumë pajisje për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga sulmet ruse.

    Diplomati e përshkroi kërcënimin si një “shi apokaliptik të raketave ruse”, ndërsa kritikoi vendet që i mbajnë sistemet e tyre në rezerva, në vend që t’ia ofrojnë Ukrainës.

    Ndërkohë, më herët Zelensky kishte deklaruar se ishte i gatshëm të takohej me Putinin në Turqi, duke shprehur shpresën se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mund të ndihmonte në organizimin e një takimi të tillë.

    Në një intervistë për CNN Türk, presidenti ukrainas tha se bisedimet e drejtpërdrejta mes dy liderëve janë të domosdoshme, pasi negociatat e mëparshme mes delegacioneve të të dyja vendeve nuk kanë arritur t’i japin fund luftës.

    “Ne jemi të gatshëm për këtë takim në Turqi. E di se presidenti Erdogan ka marrëdhëniet e tij me Putinin. Për këtë arsye, ne e mbështesim zhvillimin e një takimi në Turqi”, deklaroi Zelensky.

    Ai argumentoi se një takim kokë më kokë mund të ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve që kanë mbetur të pazgjidhura gjatë negociatave mes delegacioneve dhe grupeve teknike të të dyja vendeve.

    Sipas Zelenskyt, diskutimet duhet të përfshijnë një armëpushim përgjatë vijës së frontit, mekanizmat për monitorimin e zbatimit të tij, garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

    Megjithatë, presidenti ukrainas ka përjashtuar mundësinë e pranimit të kërkesave të Putinit për dorëzimin e Donbasit ose njohjen e Krimesë si territor rus, duke argumentuar se lëshime të tilla do të binin ndesh me Kushtetutën e Ukrainës. /Telegrafi/

  • Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre persona

    Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre persona

    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga një person tjetër.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00 në rrugën “UÇK”, në Gjakovë.

    Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë.

    “Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/