Blog

  • Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

    Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

    Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

    Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

    Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

    Burimi: Insajderi

  • Situata me Zojën, Alba Pollozhani: Zarf i zi për Beharen

    Situata me Zojën, Alba Pollozhani: Zarf i zi për Beharen

    Situata me Zojën, Alba Pollozhani: Zarf i zi për Beharen

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar ndaj situatës së krijuar mes banoreve Behare Maksutaj dhe Zoja Nushi, duke kritikuar ashpër komentet e Miss-it gjatë diskutimit me banoren tjetër.

    Përmes një postimi në InstaStory, Alba e cilësoi sjelljen e Behares si të papranueshme, duke e kritikuar për faktin se, sipas saj, ajo kishte gjykuar moralin e një konkurrenti gjatë Prime-it, ndërsa vetë kishte përdorur komente fyese ndaj një gruaje tjetër.

    Ajo iu referua një komenti të Behares drejtuar Zojës, ku kjo e fundit ishte cilësuar si një femër e konsumuar që nuk mund të gjejë një burrë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Zarfi i zi për Beharen! Sapo shajti moralin e një konkurrenti live në Prime”, shkroi fillimisht Alba.

    Më pas, ajo ngriti pikëpyetje për mënyrën se si Behare, e cila sipas saj e konsideron veten shembull të moralit, mund t’i drejtohet në atë mënyrë një gruaje tjetër.

    Alba përmendi edhe statusin martesor dhe faktin që Behare është nënë, duke vënë në pikëpyetje nëse këto rrethana i japin asaj të drejtën të gjykojë jetën personale të një gruaje tjetër.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në reagimin e saj, ajo u ndal veçanërisht te Zoja, duke theksuar se askush nuk e di nëse ajo mund të ketë kaluar përvoja të vështira emocionale apo të ketë plagë që komente të tilla mund t’i prekin.

    “Po sikur Zoja si femër të jetë e mërzitur dhe mund të ketë plagë në zemër, 35 vjeçe single, dhe kjo po e prek direkt në plagë?”, shkroi ajo.

    Në fund, Alba theksoi se statusi i të qenit beqare nuk duhet të përdoret si arsye për të ofenduar apo nënçmuar një grua, duke shtuar se edhe një femër mbi 25 apo 30 vjeçe që është beqare mund të ketë pasur histori të dhimbshme në jetën e saj.

    Reagimi i saj vjen pas diskutimeve mes Behares dhe Zojës në shtëpinë e BBVK 5, ndonëse momentet e tyre kanë nxitur edhe reagime jashtë formatit.

    Burimi: Insajderi

  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

    Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

    Arrestime të njëpasnjëshme shënuan dy javët e para pas zgjedhjeve në Serbi.

    Arrestimet po bëhen nën dyshimet për korrupsion, dhunë ndaj studentëve, manipulime zgjedhore dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Ende pa e marrë pushtetin Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve të 25 tetorit, kanë nisur të rihapen raste të pazgjidhura dhe të fillojnë hetime të reja.

    Në mesin e të arrestuarve janë edhe rreth 20 zyrtarë policorë, përfshirë disa drejtues të lartë të policisë.

    Disa prej tyre dyshohen për keqtrajtim të studentëve pas protestave të mbajtura pak më shumë se një vit më parë.

    “Më në fund fle e qetë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolina Sinxheliq, studente e Fakultetit të Shkencave Politike.

    Ajo e kishte akuzuar zyrtarin e lartë policor, Marko Kriçak, për kërcënime me përdhunim dhe brutalitet policor, pas një proteste kundër Qeverisë.

    Kriçak dhe nëntë pjesëtarë të tjerë, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO), janë në paraburgim deri në 30 ditë.

    Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit pësoi humbje, duke i dhënë fund sundimit të saj 14-vjeçar, të karakterizuar nga autoritarizmi.

    Lista Studentore, e cila doli nga protestat dyvjeçare kundër Qeverisë, fitoi 140 mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa lista e Vuçiqit siguroi 103 mandate.

    Ndër kërkesat kryesore të Listës Studentore ishin lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe funksionimi i institucioneve në përputhje me përgjegjësitë e tyre.

    Pse disa raste u mbajtën në sirtarë?

    Ndërsa festimet në rrugë ende nuk kishin përfunduar, në Serbi nisi rihapja e rasteve të mëparshme dhe fillimi i hetimeve të reja.

    Dy ditë pas zgjedhjeve, Prokuroria e Lartë Publike formoi një komision prej pesë anëtarësh për të kontrolluar punën e të gjitha 87 prokurorive në Serbi.

    Në koordinim me këtë komision, nisën disa procedura të rëndësishme, përfshirë hetimet për brutalitetin policor ndaj studentëve pas protestave të gushtit të vitit 2025.

    Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë prokurori i lartë publik, Goran Illiq, i cili drejton komisionin.

    Sipas tij, hetimet po zhvillohen nga prokuroritë përkatëse.

    I pyetur përse këto raste nuk ishin hetuar më herët, Illiq tha se kishte pasur pengesa në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë.

    “Ka pasur pengesa të konsiderueshme nga policia, por edhe nga vetë prokurorët, të cilët i mbanin disa raste në sirtarë, ndonëse, siç po shihet tani, ato mund të procedoheshin. Pengesa ka pasur edhe nga gjykatat”, tha Illiq.

    “Këtë e kam konstatuar nga rastet që kemi arritur t’i shqyrtojmë deri më tani”, shtoi ai.

    Viteve të fundit, organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar vazhdimisht se prokuroritë në Serbi kanë cenuar të drejtat e qytetarëve, duke mos i ushtruar kompetencat e tyre ose duke i keqpërdorur ato.

    Duke folur për punën e komisionit, Illiq tha se tani është krijuar një klimë më e favorshme brenda prokurorive për ndjekjen e veprave penale.

    “Nuk ka më pengesa për të ndjekur penalisht personat që kanë kryer vepra penale, pavarësisht pozitave që mbajnë apo nëse kanë qenë të afërt me pushtetin e mëparshëm”, tha ai.

    “Synimi ynë është që kjo qasje të vazhdojë edhe pasi Qeveria e re ta marrë pushtetin. Shpresojmë se do t’ia dalim”, shtoi Illiq.

    Rasti i studentëve të keqtrajtuar në garazhin e Qeverisë së Serbisë

    Policët e arrestuar dyshohen se kanë keqtrajtuar dhe torturuar disa persona në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, më 14 gusht 2025, pas një proteste kundër pushtetit.

    Sipas dyshimeve, ata kanë përdorur dhunë dhe kërcënime, duke u shkaktuar dhimbje të mëdha dhe vuajtje të rënda studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

    Qëllimi dyshohet të ketë qenë nxjerrja e informacioneve prej tyre, frikësimi dhe ndëshkimi i paligjshëm.

    Në mesin e nëntë të dyshuarve është edhe komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste, Igor Zhmiriq, i cili, kur ndodhi ngjarja, ishte zëvendëskomandant i Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO).

    I akuzuari kryesor, Marko Kriçak, ish-shef i JZO-së dhe aktualisht drejtues i Policisë Kriminale, u dërgua më herët në paraburgim për një rast tjetër.

    Atij dhe shefit të Shërbimit për Luftimin e Krimit, Boshko Sekulloviq, iu caktua paraburgimi pas një kallëzimi të ish-shefit të Policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, lidhur me veprimet e tyre në hetimin e një vrasjeje në një restorant në Beograd.

    “Pas gjithçkaje që ka ndodhur në vend gjatë dy vjetëve të fundit, madje edhe më gjatë, duket pothuajse e pabesueshme që ata janë arrestuar”, thotë studentja Nikolina Sinxheliq.

    Më 14 gusht 2025, në garazhin e Qeverisë së Serbisë u dërgua edhe studenti i fizikës, Dushan Cvetkoviq, i cili thotë se policët e kishin rrahur si në rrugë, ashtu edhe brenda garazhit.

    “Arrestimet e tanishme janë dëshmi se sistemi mund të funksionojë, edhe pse pushteti ende nuk ka ndryshuar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

    “S’u desh gjë tjetër veçse Partia Përparimtare Serbe t’i humbiste zgjedhjet, që ata të mos ndienin më presion dhe të nisnin t’i trajtonin këto raste, në mënyrë që të vihej pak drejtësi”, shprehet studenti.

    Prokuroria e Parë Themelore Publike në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë hetimit të këtij rasti, ishte përballur me pengesa nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucione të tjera.

    Sipas Prokurorisë, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë dhe Drejtoria për Shërbime të Përbashkëta të Organeve Shtetërore nuk ia kishin dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë nga garazhi.

    Më 1 tetor 2025, Prokuroria ishte njoftuar se regjistrimet nuk mund t’i dorëzoheshin, pasi ato fshiheshin automatikisht pas 30 ditësh.

    “Duke qenë se pamjet i kishim kërkuar që në ditën e gjashtë pas ngjarjes, është e qartë se organet përgjegjëse kanë pritur qëllimisht të kalonte afati i ruajtjes së tyre dhe vetëm më pas na kanë kthyer përgjigje”, tha Prokuroria.

    Prokuroria bëri të ditur se vetëm pas disa kërkesave dhe urgjencave, më 23 korrik 2026, Sektori i Kontrollit të Brendshëm dorëzoi një raport që përmbante deklaratat e policëve të denoncuar.

    Por, sipas saj, raporti nuk sqaronte se kush e kishte urdhëruar ndërhyrjen e njësisë policore dhe nëse policët kishin dorëzuar raport për përdorimin e forcës pas operacionit.

    Prokuroria njoftoi gjithashtu se kishte marrë deklaratat e dhjetë personave të dëmtuar, të cilat i kishte dokumentuar në formën e shënimeve zyrtare.

    Kush tjetër u arrestua?

    Pas dy vjetësh u arrestuan edhe tetë zyrtarë të Policisë Kriminale, nën dyshimin se kishin keqtrajtuar dhe torturuar Dalibor Dragijeviqin, i cili vdiq më 7 prill 2024, gjatë kohës që mbahej në polici në Bor, në lindje të Serbisë.

    Në atë kohë, Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar se Dragijeviq kishte vdekur në ambientet e policisë dhe se mjeku përgjegjës për konstatimin e vdekjes kishte vlerësuar se ajo kishte ndodhur nga shkaqe natyrore.

    Prokuroria e Lartë Publike në Nish kishte lëshuar edhe më herët urdhra për arrestimin e personave të dyshuar për vdekjen e Dragijeviqit, por Sektori i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk i kishte zbatuar ato.

    Ministria e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse nuk ka vepruar deri më tani në këtë rast.

    Dalibor Dragijeviq ishte arrestuar nën dyshimin se kishte ndihmuar vëllain e tij, Dejan Dragijeviq, ta zhvendoste trupin e dyvjeçares Danka Iliq, për vrasjen e së cilës akuzohen Dejan Dragijeviq dhe Sërgjan Jankoviq.

    Trupi i vajzës së zhdukur nuk është gjetur kurrë, ndërsa rasti ende nuk ka marrë epilog gjyqësor.

    Nën dyshimin për dhënie dhe marrje ryshfeti, në lidhje me votimet, është arrestuar edhe drejtori i burgut të Zabelës.

    Paraburgim i është caktuar edhe drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Serbisë.

    Ai dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, ka transferuar dhe konvertuar pasuri në vlerë prej të paktën 650 mijë eurosh, duke qenë në dijeni se ajo kishte prejardhje nga veprimtaritë kriminale.

    Në mesin e personave të cilëve u është caktuar paraburgim deri në 30 ditë, është edhe pronari i Alta Bankës, Davor Macura.

    Macura, i cili ka lidhje të afërta me pushtetin në largim, akuzohet se ka nxjerrë më shumë se 380 milionë euro nga thesari i bankës.

    Alta Bankës i është revokuar licenca e veprimtarisë dhe, pak kohë më pas, ndaj saj ka nisur procedura e falimentimit.

    Nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në paraburgim ndodhet edhe sekretari krahinor për Politikë Sociale, si dhe drejtuesi i Administratës për Ekonomi të qytetit të Novi Sadit, i dyshuar për neglizhencë në kryerjen e detyrës zyrtare.

    Pushteti ekzekutiv pa mjete presioni

    Katarina Golluboviq, kryetare e organizatës joqeveritare Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUKOM), thotë për Radion Evropa e Lirë se vala e arrestimeve është rezultat i bindjes së njerëzve brenda institucioneve, se kërkesave të studentëve duhet t’u jepet përgjigje urgjente.

    Por, sipas saj, arrestimet lidhen edhe me përpjekjet e individëve brenda strukturave të caktuara për t’u rreshtuar në anën e atyre që kanë kërkuar nga institucionet të veprojnë kundër shkeljeve të ligjit.

    Një ditë pas zgjedhjeve, përfaqësuesit e Listës Studentore i kërkuan kryeprokurores publike të Serbisë, Zagorka Dollovac, që prokuroritë të veprojnë urgjentisht, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin, për rastet me interes publik.

    Ata kërkuan, gjithashtu, dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, dhe zëvendësit të tij, Miodrag Markoviq, duke i akuzuar se, përmes trajtimit selektiv të rasteve, kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në prokurori.

    Lista Studentore kërkoi ndërmarrjen e masave për të përcaktuar edhe nëse zyrtarët e prokurorisë, veçanërisht Stefanoviq dhe Markoviq, duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprimet ose mosveprimet e tyre.

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e drejtuar nga Stefanoviq, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me kritikat se ka shmangur trajtimin e disa rasteve për shkak të presionit politik.

    Sipas kryeprokurores së Serbisë, Zagorka Dollovac, pas zgjedhjeve janë hequr pengesat politike dhe institucionale që më parë kanë penguar punën e prokurorive.

    Këtë qëndrim ajo e bëri të ditur pas takimit me kryeprokuroren e Holandës, Sju Prener, më 5 nëntor.

    Golluboviq, nga organizata YUKOM, thotë se pushteti i mëparshëm ka ushtruar presion mbi disa prokurorë, duke i penguar të hetonin raste të caktuara.

    Sipas saj, pas humbjes në zgjedhje, ai nuk e ka më të njëjtën mundësi për të ndikuar në punën e tyre.

    “Edhe pse Qeveria e re nuk është formuar ende, kërkesat janë të qarta. Për shumë raste tashmë janë dorëzuar kallëzime penale dhe prova, të cilat tani po shqyrtohen”, thotë Golluboviq.

    Ajo vlerëson se duhet të hetohet edhe përgjegjësia e prokurorëve që më parë nuk kanë vepruar, përfshirë mundësinë e nisjes së procedurave disiplinore ndaj tyre.

    Zyra e kryeprokurores Dollovac nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse komisioni për shqyrtimin e punës së prokurorive u formua vetëm pas zgjedhjeve.

    Edhe vetë Dollovac ishte kritikuar për heshtje dhe mungesë veprimi në raste të caktuara. Megjithatë, kohëve të fundit, edhe ajo ishte përballur me kritika dhe presion nga pushteti në largim./RadioEvropaeLirë

     

     

    Burimi: Dukagjini

  • Samsung nis shpërndarjen e One UI 9 Watch për Galaxy Watch8, i bazuar në Wear OS 7

    Samsung nis shpërndarjen e One UI 9 Watch për Galaxy Watch8, i bazuar në Wear OS 7

    Samsung ka nisur shpërndarjen zyrtare të përditësimit One UI 9 Watch, i bazuar në sistemin operativ Wear OS 7, për orën inteligjente Galaxy Watch8.

    Google prezantoi Wear OS 7 në maj dhe e shpërndau atë për orët Pixel Watch në qershor. Ndërkohë, Samsung kishte punuar në versionin e saj One UI 9 Watch, duke nisur programin beta për Galaxy Watch8 në fund të gushtit.

    Përditësimi përfundimtar ka filluar të shpërndahet fillimisht në Korenë e Jugut, ku është i disponueshëm përmes internetit me versionin L320XXU2BZJ7. Shkarkimi ka një madhësi prej rreth 2 GB.

    Përditësimi përfshin gjithashtu paketën e sigurisë të datës 5 tetor 2026, transmeton Telegrafi.

    Nëse shpërndarja në Korenë e Jugut nuk has probleme, pritet që Samsung ta zgjerojë përditësimin edhe në tregjet e tjera gjatë ditëve në vijim, sipas praktikës së zakonshme të kompanisë.

    Pas Galaxy Watch8, Samsung pritet ta sjellë One UI 9 Watch edhe në modelet më të vjetra të orëve të saj inteligjente. /Telegrafi/

  • The path to Italy welcomes chocolate lovers, ten days devoted to sweet taste and creation

    Chocolate lovers will have one more reason to visit Italy this November. The town of Perugia will host the Eurocolata International Festival, one of the most popular events dedicated to the world of cocoa and chocolate from November 13th to 22nd.

    In its 32nd edition, the festival will turn the city’s historic centre into a space filled with aromas, tastes and various chocolates.

    This year, the event takes place under the motto Fate Dolçiʹ, inviting visitors not only to enjoy desserts but also to become part of their preparation through workers and practical demonstrations.

    The programme includes distributions of products from various countries, meetings with cacao experts, presentations by pasticiers and children and family activities.

    One of the most interesting spaces will be the Eurocollate World, where chocolate producers from more than 20 countries, including Latin American countries, Africa and Asia, will be introduced.

    Special attention will also be given to Costa d’Avorio, the world’s special guest country, as one of the most important cacao – producing regions.

    In addition to traditional products, visitors will be able to discover new recipes, artisans and alternatives to people with different food needs, including non-gluten products, no lactose and no sugar added.

    Eurococolate is expected to bring a special atmosphere to Perugia streets and squares, uniting gastronomy, tourism and culture at a holiday dedicated to one of the world’s most beloved sweets.

    Source Layer: Dukeagini

  • Perugia në Itali mirëpret adhuruesit e çokollatës, dhjetë ditë kushtuar shijeve dhe krijimeve të ëmbla

    Perugia në Itali mirëpret adhuruesit e çokollatës, dhjetë ditë kushtuar shijeve dhe krijimeve të ëmbla

    Dashamirësit e çokollatës do të kenë një arsye më shumë për të vizituar Italinë këtë nëntor. Qyteti i Perugias do të mirëpresë nga 13 deri më 22 nëntor festivalin ndërkombëtar Eurochocolate, një prej aktiviteteve më të njohura kushtuar botës së kakaos dhe çokollatës.

    Në edicionin e tij të 32-të, festivali do të shndërrojë qendrën historike të qytetit në një hapësirë të mbushur me aroma, shije dhe krijime të ndryshme çokollate.

    Këtë vit, aktiviteti zhvillohet nën moton “Fate Dolci”, duke i ftuar vizitorët jo vetëm të shijojnë ëmbëlsirat, por edhe të bëhen pjesë e përgatitjes së tyre përmes punëtorive dhe demonstrimeve praktike.

    Programi përfshin degustime të produkteve nga vende të ndryshme, takime me ekspertë të kakaos, prezantime nga pastiçierë dhe aktivitete për fëmijë e familje.

    Një prej hapësirave më interesante do të jetë Eurochocolate World, ku do të prezantohen prodhues të çokollatës nga më shumë se 20 vende, përfshirë shtete të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.

    Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe çokollatës së Costa d’Avorio, vendit të ftuar special të këtij edicioni, si një prej rajoneve më të rëndësishme të prodhimit të kakaos në botë.

    Përveç produkteve tradicionale, vizitorët do të mund të zbulojnë receta të reja, krijime artizanale dhe alternativa për persona me nevoja të ndryshme ushqimore, përfshirë produkte pa gluten, pa laktozë dhe pa sheqer të shtuar.

    Eurochocolate pritet të sjellë një atmosferë të veçantë në rrugët dhe sheshet e Perugias, duke bashkuar gastronominë, turizmin dhe kulturën në një festë të dedikuar një prej ëmbëlsirave më të dashura në botë.

    Burimi: Dukagjini

  • The sale of about 150,000 children’s toys from China, did not meet safety standards

    Market Supervisor Central Inspectorate ( The IQMT, in co-operation with Kosovo Customs, has banned the market of about 150 thousand toys for children of origin from China.

    According to the IQMT’s announcement, the action has been carried out over the last few days at customs stations, under a joint market supervision activity in CEFTA member states.

    During the raids, it has been found that toys did not meet the basic requirements set out with the Security of Toys No. 02/2017.

    IQMT has made it known that products that fail to meet safety standards can pose a threat to children’s health and security.

    The inspector has warned that he will continue controls over market-based products, with the aim of protecting consumers and ensuring their safety.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ndalohet shitja e rreth 150 mijë lodrave për fëmijë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë

    Ndalohet shitja e rreth 150 mijë lodrave për fëmijë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

    Sipas njoftimit të IQMT-së, aksioni është realizuar gjatë ditëve të fundit në pikat doganore, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në vendet anëtare të CEFTA-s.

    Gjatë kontrolleve është konstatuar se lodrat nuk i përmbushnin kërkesat themelore të përcaktuara me Rregulloren për Sigurinë e Lodrave nr. 02/2017.

    IQMT ka bërë të ditur se produktet që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë mund të paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

    Inspektorati ka paralajmëruar se do të vazhdojë kontrollet ndaj produkteve që vendosen në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • Pritjet në Ortopedi: “Historike”, nisin operimet për proteza (VIDEO)

    Pritjet në Ortopedi: “Historike”, nisin operimet për proteza (VIDEO)

    Pritjet në Ortopedi: “Historike”, nisin operimet për proteza (VIDEO)

    Mundësi tjera dhe financiare nuk pati, ndaj edhe priti kaq gjatë.

    Pas gjashtë vitesh, një 80-vjeçari më në fund i erdhi radha për t’iu nënshtruar operimit në Klinikën e Ortopedisë, për vendosjen e protezës në gju.

    Ai tha se ndërhyrjen nuk kishte pasur mundësi ta kryente në spital privat, ku kostoja arrin në rreth 5 mijë euro.

    Të njëjtën pamundësi e pati edhe një paciente rreth të 60-ave, e cila kishte pritur pesë vjet për këtë intervenim. E kur u ftua për implantin e protezës, ajo tha se nga gëzimi edhe tensioni iu ngrit.

    Pas një ndërprerjeje totale prej një viti, Klinika e Ortopedisë në QKUK ka rifilluar këtë të hënë operimet për vendosjen e protezave në gju dhe kërdhokull.

    Sipas planit të Klinikës së Ortopedisë, synohet të kryhen nga dy operacione në ditë, apo tetë deri në dhjetë në javë.

    Ndërkohë, këto operacione pritet të realizohen edhe në spitalet e përgjithshme të rajoneve, me qëllim të shkurtimit të listave të pritjes, por ky proces ende nuk ka nisur.

    Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka:

  • Lela Seferi publikon mesazhin që kishte marrë nga Jona Krasniqi, reagon për historinë e bujshme me Doresën

    Lela Seferi publikon mesazhin që kishte marrë nga Jona Krasniqi, reagon për historinë e bujshme me Doresën

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka reaguar lidhur me situatat e fundit që kanë përfshirë Jonën, duke publikuar edhe një mesazh personal që kishte marrë nga ajo gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij formati.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela ndau komunikimin me Jonën, në të cilin kjo e fundit i kishte shprehur simpatinë dhe mbështetjen, duke i thënë se do të mund të ishin shoqe edhe jashtë shtëpisë.

    “Lelaaaaa, të dua. Do të bëhemi shoqe edhe në jetën e përditshme, je shumë e mirë! Mos u shqetëso për askënd”, ka qenë mesazhi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe sjelljeve të Jonës gjatë Prime-it të javës së kaluar, Lela pranoi se disa prej veprimeve të saj nuk i kishin pëlqyer, por theksoi se të dyja vajzat e përfshira në situatat e fundit janë lënduar shumë.

    Ajo rikujtoi se mes tyre qëndrojnë dhjetë vjet me shumë urrejtje dhe përjetime, por sipas saj, koha kalon dhe njerëzit ndryshojnë.

    Lela u shpreh se Jona duhet ta ketë mundësinë ta tregojë rrëfimin e saj dhe se publiku duhet ta njohë atë siç është sot, e jo vetëm përmes veprimeve apo historive të para dhjetë vjetëve.

    Me këtë reagim, ish-banorja duket se ka kërkuar që situata të shihet edhe përtej përplasjeve të momentit, duke i lënë hapësirë Jonës të tregojë versionin e saj dhe ndryshimet që mund të ketë përjetuar ndër vite. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com