Blog

  • Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

    Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

    “Italia do ta konsiderojë gjithmonë Bashkimin Evropian të paplotë dhe të gjymtuar, derisa pjesë e tij të bëhen Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate, gjë që shpresoj të ndodhë sa më shpejt”, u shpreh Mattarella.

    Deklarata u bë gjatë takimit që presidenti italian zhvilloi dje në Pallatin Presidencial Quirinale me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe një delegacion kryetarësh të bashkive italiane në territoret e të cilave jetojnë komunitete arbëreshe.

    Sipas Mattarellës, perspektiva e integrimit evropian lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e popujve të Ballkanit Perëndimor, për të cilët ky proces përfaqëson një projekt të qëndrueshëm paqeje, lirie dhe përparimi.

    Gjatë takimit, presidenti italian vlerësoi gjithashtu rolin e komuniteteve arbëreshe si një shembull i miqësisë dhe integrimit të suksesshëm, duke theksuar se ruajtja e rrënjëve, kulturës dhe gjuhës nuk e pengon integrimin në një shoqëri tjetër, por kontribuon në pasurimin e saj.

    Mattarella nënvizoi se mbrojtja e pluralizmit, si një nga shtyllat e demokracisë, është pjesë e pandashme e parimeve themelore të Evropës.

    Ai vlerësoi gjithashtu lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Italisë dhe mbështetjen e Romës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

    Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

    Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, në vitin 2011.

    Siç raporton gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, ndërprerja erdhi pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku, i cili kundërshtoi zhvillimin e seancës, duke thënë se kjo nuk është drejtësi, pasi që aktakuza kishte vite që ndodhej në Gjykatë, ndërsa seanca po caktohet vetëm pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.

    Millaku deklaroi se, ndonëse që nga viti 2011 kishte autorizim për ta mbrojtur Jasharin, deri më sot nuk e kishte pranuar aktakuzën e ngritur ndaj klientit të tij.

    Ai kërkoi që seanca e sotme të ndërpritej.

    Gjatë seancës, avokati reagoi edhe ndaj prokurorit, i cili tha se shkresat e lëndës i ishin dorëzuar mbrojtjes sipas detyrës zyrtare.

    Pas 15 vjetësh nga vrasja e Diana Kastratit, sot mbahet seanca në mungesë ndaj Adnon Jasharit

    Burimi: Dukagjini

  • SHBA-ja tërheq aeroplanët ushtarakë edhe nga një bazë e dytë në Britani, shkak kërcënimet nga Irani

    SHBA-ja tërheq aeroplanët ushtarakë edhe nga një bazë e dytë në Britani, shkak kërcënimet nga Irani

    Avionët ushtarakë amerikanë janë larguar të hënën nga një bazë e dytë ajrore në Britani, për shkak të një kërcënimi të dyshuar nga Irani, raporton gazeta The Wall Street Journal (WSJ).

    Sipas gazetës, e cila citon persona të njohur me çështjen, evakuimi ka ndodhur në bazën ajrore RAF Mildenhall, në Suffolk të Anglisë, transmeton Telegrafi.

    Dy cisterna amerikane për furnizimin me karburant në ajër, të cilat operonin nga kjo bazë, u devijuan drejt Gjermanisë më herët gjatë së hënës. Më vonë gjatë ditës, edhe disa avionë të tjerë të këtij lloji u zhvendosën drejt Gjermanisë dhe lokacioneve të tjera.

    Zyrtarët amerikanë ende po diskutojnë natyrën e saktë të kërcënimit ndaj bazës RAF Mildenhall, sipas raportimit të WSJ-së.

    Gazeta, duke cituar një zyrtar amerikan, raportoi se SHBA-ja kishte ngritur nivelin e gatishmërisë së sigurisë në bazat RAF Mildenhall dhe RAF Lakenheath në nivelin FPCON Charlie.

    Ky është niveli i dytë më i lartë i alarmit në sistemin e sigurisë së Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe aktivizohet kur informacionet e inteligjencës tregojnë se një sulm terrorist mund të jetë i mundshëm.

    Një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes tha se nuk komenton zakonisht aktivitetet e vendeve të tjera, duke shtuar se avionët dhe pajisjet ushtarake zhvendosen rregullisht në bazë të nevojave operacionale.

    Ndërkaq, një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane nuk dha detaje për lëvizjen e avionëve, por theksoi se mjetet ajrore amerikane zhvendosen mes bazave dhe lokacioneve të ndryshme për arsye të ndryshme operative.

    Ky zhvillim vjen disa javë pasi Uashingtoni tërhoqi bombarduesit nga baza RAF Fairford, pas një incidenti të dyshuar të sigurisë me lidhje të mundshme me Iranin.

    Në shtator, pesë persona u arrestuan jashtë kësaj baze në jugperëndim të Anglisë, ndërsa dy të tjerë u arrestuan më vonë nën dyshimin se kishin ndihmuar inteligjencën iraniane. Rrethanat e plota të incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

    Ngjarja tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare, në një kohë kur shqetësimet për pasojat e luftës mes SHBA-së dhe Iranit në sigurinë e vendeve perëndimore janë shtuar.

    Pas incidentit, ushtria amerikane vendosi të largonte bombarduesit B-1 nga baza RAF Fairford për arsye sigurie. Kjo bazë ishte përdorur më parë nga bombarduesit amerikanë për të kryer sulme ndaj Iranit.

    Në tetor, kryeministri Andy Burnham deklaroi se aktiviteti i dyshuar pranë bazës kishte gjasa të ishte koordinuar nga Irani. Megjithatë, ambasadori iranian në Britani i ka mohuar akuzat se Teherani ishte i përfshirë në ndonjë komplot kundër bazës ajrore. /Telegrafi/

  • Diona Kastrat’s father and Adnon Jashar’s family present at the court hearing

    At the Foundation Court in Pristina, the primary review hearing in absentia against accused Adnon Jashari, who was charged with killing his former husband, Diana Kastrati.

    The decision to hold the session in absentia comes after the accused is on the run since the day of the crime committed and continues to be accessible to justice bodies, while Kosovo Police’s public demand for his whereabouts remains active to him.

    The victim’s father, Gezim Kastrati, and Adnan Yasar’s family were present.

    The hearing was postponed for December 23rd.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina on 22 October 2026 has officially filed the indictment against Adnon Jashar for the criminal offence of the serious murder.

    Diana Kastrati was killed on May 18, 2011, in Pristina, at the age of 27, as she was going to college, being shot with firearms.

    Source Layer: Insander

  • Babai i Diona Kastratit dhe familjarë të Adnon Jasharit të pranishëm në seancën gjyqësore

    Babai i Diona Kastratit dhe familjarë të Adnon Jasharit të pranishëm në seancën gjyqësore

    Babai i Diona Kastratit dhe familjarë të Adnon Jasharit të pranishëm në seancën gjyqësore

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

    Vendimi për zhvillimin e seancës në mungesë vjen pasi i akuzuari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe vazhdon të jetë i arritshëm për organet e drejtësisë, ndërkohë që ndaj tij mbetet aktive edhe kërkesa publike e Policisë së Kosovës për lokalizimin e tij.

    Në seancë ishte i pranishëm babai i viktimës, Gëzim Kastrati si dhe familja e Adnan Jasharit.

    Seanca u shtye për 23 dhjetor.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 tetor 2026 ka ngritur zyrtarisht aktakuzën ndaj Adnon Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë.

    Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri.

    Burimi: Insajderi

  • Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë

    Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë

    Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë shoferë përballen me të njëjtin problem çdo mëngjes. Sapo uulen në veturë dhe ndezin motorin, xhami i parë dhe xhamat anësorë fillojnë të mbushen me avull, ndërsa dukshmëria përkeqësohet papritur.

    Disa ndezin menjëherë ngrohjen në temperaturën më të lartë, të tjerë fshijnë xhamat me dorë ose me një leckë, kurse të tjerë thjesht nisin udhëtimin dhe presin që problemi të zgjidhet gjatë vozitjes.

    Por ekziston një mënyrë shumë më efikase për të larguar lagështirën, dhe më e rëndësishmja është të dihet se cilat butona duhen shtypur.

    Mbulimi me avull ndodh kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht nga brendësia e veturës takohet me sipërfaqen e ftohtë të xhamit. Atëherë lagështira kondensohet në pika të vogla që krijojnë një shtresë karakteristike të turbullt. Ky problem është veçanërisht i theksuar në vjeshtë dhe dimër, kur sjellim ujë në veturë nëpërmjet këpucëve dhe rrobave, ndërsa lagështi shtesë krijojmë edhe duke marrë frymë.

    Zgjidhja më e shpejtë është ndezja e funksionit të veçantë për heqjen e avullit nga xhami i parë. Shumica e veturave moderne kanë një buton me simbolin e xhamit të parë dhe shigjeta të drejtuara lart. Me shtypjen e tij, sistemi drejton automatikisht një rrymë të fuqishme ajri drejt xhamit, shpesh duke ndezur njëkohësisht kondicionerin dhe duke rregulluar temperaturën.

    Por çfarë bëhet me veturat më të vjetra që nuk e kanë këtë buton?

    Edhe aty, kondicioneri është pikërisht detaji kyç që shumë shoferë e anashkalojnë. Edhe pse kryesisht e lidhim me të nxehtin e verës, kondicioneri është shumë i dobishëm edhe në dimër sepse largon lagështirën nga ajri. Ajri i ngrohtë dhe i tharë do ta zhdukë avullin nga xhami shumë më shpejt sesa vetëm ajri i ngrohtë. Prandaj nuk është e nevojshme të vendosni temperaturën më të ulët. Përkundrazi, kombinimi i ngrohjes, ventilatorit dhe kondicionerit të ndezur zakonisht jep rezultatet më të mira.

    Një nga gabimet më të shpeshta është edhe e ashtuquajtura qarkullim i mbyllur i ajrit (recirkulacioni). Kur është aktiv, sistemi i ventilimit përdor vazhdimisht të njëjtin ajër nga kabina, i cili për shkak të frymëmarrjes së pasagjerëve dhe rrobave të lagura bëhet gjithnjë e më i lagësht. Prandaj gjatë heqjes së avullit duhet të fiket recirkulacioni dhe të mundësohet hyrja e ajrit të freskët nga jashtë. Nëse ka shumë lagështi, mund të ndihmojë edhe hapja e shkurtër e një xhami anësor.

    Fshirja e xhamit me dorë ose leckë nuk është një zgjidhje e mirë afatgjatë. Përveçse largon vetëm pikat ekzistuese, mund të lërë shenja yndyrore në xham që përkeqësojnë edhe më shumë dukshmërinë, veçanërisht natën. Prandaj është e rëndësishme të pastrohet rregullisht sipërfaqja e brendëse e xhamit të parë.

    Nëse xhamat mbushen vazhdimisht me avull, madje edhe pas një udhëtimi më të gjatë, shkaku mund të jetë edhe një problem teknik. Dyshemetë e lagura, uji nën shtresat e dyshemesë, filtri i kabinës i bllokuar ose depërtimi i ujit përmes guarnicioneve mund të rrisin ndjeshëm lagështirën në brendësi.
    Gjëja më e rëndësishme është të mos niseni derisa xhamat të jenë pastruar plotësisht nga avulli. Një pjesë e vogël e pastruar para shoferit nuk mjafton për një vozitje të sigurt.

    Nëse vetura nuk ka funksion automatik të zhdukjes së avullit, mjaftueshëm është të drejtohet ajri i ngrohtë drejt xhamit, të fuqizohet ventilatori, të ndizet kondicioneri dhe të fiket recirkulacioni. Ky kombinim i thjeshtë zakonisht do ta zgjidhë problemin në një kohë shumë të shkurtër.

    Burimi: Insajderi

  • Nichi pretendon se kësaj këngëtareje i është ndaluar të këndojë për 25 vjet nga ish-menaxheri

    Nichi pretendon se kësaj këngëtareje i është ndaluar të këndojë për 25 vjet nga ish-menaxheri

    Nichi pretendon se kësaj këngëtareje i është ndaluar të këndojë për 25 vjet nga ish-menaxheri

    Reperi Nichi ka ndarë me këngëtaren Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.

    Duke folur ai tha se një këngëtares i është ndaluar këndimi për 25 vjet nga i njëjti menaxher.

    “Një qikë tjetër e ka bllokuar për 25 vjet që të mos këndojë”, tha Nichi.

    Burimi: Insajderi

  • Stërvitja e parë ushtarake e “Koalicionit të të Gatshmëve” në Poloni

    Stërvitja e parë ushtarake e “Koalicionit të të Gatshmëve” në Poloni

    Rreth 2.800 ushtarë nga 11 vende do të marrin pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Gatshmëve”, në mbështetje të Ukrainës, e cila nis të hënën në Poloni.

    Qëllimi i stërvitjes është të testohet mënyra se si mund të garantohet një paqe e qëndrueshme pas përfundimit të luftës në Ukrainë, njoftuan ministritë franceze dhe britanike të Mbrojtjes.

    Francadhe Mbretëria e Bashkuar po udhëheqin stërvitjen “Koalicioni 2026”, e cila do të zgjasë deri më 22 nëntor. Në stërvitje merr pjesë edhe ushtria gjermane, e cila do të angazhojë rreth dhjetë oficerë shtabi, avionë cisternë dhe kapacitete logjistike.

    Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojë rreth 300 ushtarë dhe disa avionë luftarakë, ndërsa Franca do të marrë pjesë me rreth 1.000 ushtarë, si dhe me dronë zbulues me rreze të shkurtër veprimi dhe sisteme mbrojtëse kundër dronëve.

    Sipas burimeve britanike, stërvitja do të simulojë lëvizjen e trupave dhe furnizimin me mjete jetike, si ushqim dhe karburant. Pjesëmarrësit do të ushtrohen në drejtimin dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta, si dhe në operacionet ajrore në territorin polak.

    Përveç Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, në stërvitje marrin pjesë edhe Belgjika, Estonia, Lituania, Holanda, Polonia, Spanja dhe Suedia.

    “Koalicioni i të Gatshmëve” u krijua në fillim të vitit 2025 për të mbështetur Ukrainën dhe përfshin rreth 35 shtete. Vendimi për krijimin e një force shumëkombëshe u mor në një samit për Ukrainën, të mbajtur në Berlin në dhjetor të vitit të kaluar.

    Mesazh për Rusinë dhe SHBA-në

    Stërvitja synon jo vetëm testimin e planeve për dislokimin e forcave shumëkombëshe, por edhe dërgimin e një mesazhi politik Rusisë dhe administratës së presidentit amerikan Donald Trump se vendet evropiane janë të gatshme të marrin një rol më të madh ushtarak në garantimin e sigurisë së Ukrainës. “Ky ushtrim tregon se Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Francën dhe aleatët tanë, po përgatitet për ditën kur do të vendoset paqja në Ukrainë”, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting.

    Sipas gjeneral-lejtnantit Tom Bateman, komandant i Forcës Shumëkombëshe për Ukrainën, kjo forcë, nëse vendoset pas një armëpushimi, do të ndihmojë në rindërtimin dhe forcimin e ushtrisë ukrainase, në rihapjen e hapësirës ajrore të vendit dhe në pastrimin e minave në Detin e Zi.

    Ai theksoi se forca shumëkombëshe nuk do të ishte pjesë e NATO-s dhe as një mision paqeruajtës apo monitorues i armëpushimit. Gjithashtu, ajo nuk do të kishte karakter ofensiv, por do të synonte të ndihmonte Ukrainën të parandalonte një agresion të ri rus.

    Dislokimi mbetet i pasigurt

    Të gjitha vendet e përfshira në planifikim kanë bërë të ditur se forcat e tyre do të vendoseshin vetëm pas përfundimit të luftimeve. Megjithatë, në mungesë të një marrëveshjeje armëpushimi, mbetet e paqartë nëse dhe kur mund të nisë misioni.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar më herët se trupat e huaja në Ukrainë do të konsideroheshin “objektiva legjitime”. Për këtë arsye, sipas Ed Arnold nga Instituti RUSI në Londër, forca shumëkombëshe duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten.

    Ndërkohë, Federico Santopinto nga Instituti Francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike vë në dyshim aftësinë e vendeve evropiane për të krijuar një forcë parandaluese të besueshme kundër Rusisë.

    “Kjo mund të nënkuptojë rrëzimin e avionëve luftarakë rusë, me rrezikun e një përshkallëzimi që të gjithë duan ta shmangin”, tha ai, duke ngritur pyetjen nëse vendet evropiane do të ishin të gatshme të veprojnë drejtpërdrejt kundër dronëve dhe raketave ruse mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

    Moska: Vendosja e trupave të huaja është e papranueshme

    Moskavazhdon të kundërshtojë kategorikisht çdo vendosje të mundshme të forcave shumëkombëshe në Ukrainë.

    “Ne përsërisim se vendosja e forcave të armatosura të huaja në Ukrainë është kategorikisht e papranueshme”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

    Sipas saj, një veprim i tillë do të përbënte “ndërhyrje ushtarake de facto” dhe do të krijonte kërcënime shtesë për sigurinë e Rusisë.

    “Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do t’i konsiderojnë të gjitha njësitë ushtarake në Ukrainë si objektiva legjitime, me të gjitha rreziqet dhe pasojat që rrjedhin nga kjo”, paralajmëroi Zakharova.

    Burimi: RTKLive

  • Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

    Ndërpritet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

    Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, në vitin 2011.

    Siç raporton gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, ndërprerja erdhi pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku, i cili kundërshtoi zhvillimin e seancës, duke thënë se kjo nuk është drejtësi, pasi që aktakuza kishte vite që ndodhej në Gjykatë, ndërsa seanca po caktohet vetëm pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.

    Millaku deklaroi se, ndonëse që nga viti 2011 kishte autorizim për ta mbrojtur Jasharin, deri më sot nuk e kishte pranuar aktakuzën e ngritur ndaj klientit të tij.

    Ai kërkoi që seanca e sotme të ndërpritej.

    Gjatë seancës, avokati reagoi edhe ndaj prokurorit, i cili tha se shkresat e lëndës i ishin dorëzuar mbrojtjes sipas detyrës zyrtare.

    Pas 15 vjetësh nga vrasja e Diana Kastratit, sot mbahet seanca në mungesë ndaj Adnon Jasharit

    Burimi: Dukagjini

  • PSG refuzon kërkesën e Luis Enriques për transferimin e një ylli

    PSG refuzon kërkesën e Luis Enriques për transferimin e një ylli

    Paris Saint-Germain ka vendosur të anulojë përfundimisht nënshkrimin e mesfushorit sulmues algjerian, Ibrahim Maza, një lojtar 20-vjeçar nga Bayer Leverkusen, për afatin kalimtar dimëror 2027. Kjo do të thotë që një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Kvicha Kvaratskhelia, i cili do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi, është jashtë garës.

    Sipas gazetarit Sasha Tavolieri, këshilltari sportiv i klubit francez, Luis Campos, i ndërpreu të gjitha kontaktet pasi hodhi poshtë taktikat e përdorura nga rrethi i lojtarit dhe klubi gjerman për të detyruar negociatat.

    Ekipi parisien do të duhet të eksplorojë mundësi të reja për të forcuar opsionet e saj sulmuese dhe për të përmbushur objektivin kryesor të Luis Enriques: të shtojë një lojtar në skuadrën e tyre për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve.

    Riaktivizimi i kontakteve u nxit bashkërisht nga babai i Ibrahim Mazës dhe Bayer Leverkusen, të cilët përdorën agjencinë e përfaqësimit Stellar për t’u konsultuar me drejtuesit parisien në lidhje me qëndrueshmërinë e interesit të tyre.

    Kjo iniciativë u prit me kundërshtim të menjëhershëm nga Luis Campos, i cili konsideroi se metodat e përdorura nuk përputheshin me protokollet e negociatave kontraktuale të përcaktuara nga PSG.

    Pas kësaj ndërprerjeje të komunikimit, Campos i informoi të dyja palët se çështja e mesfushorit sulmues ishte mbyllur dhe nuk ishte më prioritet për PSG-në. PSG po shqyrton mundësi të tjera, siç është Ez Abde nga Real Betis, dhe madje ka zëra që i lidhin ata me Brahim Diaz, sulmuesin anësor të Real Madridit.

    Menaxhmenti i PSG-së pohon se klubi nuk ndërmori kurrë hapin e parë për të hapur një negociatë zyrtare për Mazën, por se qasja e tyre fillestare iu përgjigj një kërkese paraprake në të cilën babai i futbollistit tregoi gatishmëri për t’u takuar në Paris.

    Akumulimi i ndërmjetësve midis familjes së lojtarit, menaxhmentit të Leverkusenit dhe agjentëve të Stellar gjeneroi një përplasje pozicionesh që në fund të fundit pengoi transferimin përpara se të diskutohej ndonjë konsideratë financiare.

    Me klubin francez plotësisht jashtë garës, Leverkusen do të duhet të vendosë në javët në vijim nëse do ta mbajë Ibrahim Mazën në listën e tyre deri në fund të sezonit 2026/27 apo do të fillojë negociatat me klube të tjera evropiane që pranojnë kushtet e ndërmjetësimit që PSG i hodhi poshtë zyrtarisht. /Telegrafi/