Blog

  • Nichi announced Big Brother’s favorite V IP Kosova 5

    Nichi announced Big Brother’s favorite V IP Kosova 5

    There’s a televoting on Monday’s Prime for Big Brother’s favorite V IP Kosova 5 to this point of the game.

    And for these days, the popular contestant has been declared repper Nichi.

    He rejoiced to be appreciated from outside, thanking everyone.

    YouTube www.youtube.com

    Thank you for assessing my hard work that these conners nothing but Vjollta, he said.

    On the other hand, the man who received fewer votes and who was declared less popular was boxer Fatlum Dresey.

    YouTube www.youtube.com

    The same went automatically to nomination for Friday, along with the nominated week.

    In the famous house, meanwhile, each has already taken their positions in the game. /Telegraphy/

    YouTube www.youtube.com

  • Nichi shpallet i preferuari i publikut në Big Brother VIP Kosova 5

    Nichi shpallet i preferuari i publikut në Big Brother VIP Kosova 5

    Në Prime-n e së hënës është hapur një televotim për të preferuarin e Big Brother VIP Kosova 5, deri në këtë pikë të lojës.

    Dhe për këto ditë konkurrenti i preferuar nga publiku është shpallur reperi Nichi.

    Ai iu gëzua faktit që po vlerësohet nga jashtë, duke i falënderuar të gjithë.

    – YouTube www.youtube.com

    “Faleminderit që po e vlerëson dikush këtë mundin tim se këta mashtruesit asnjëri hiç, përveç Vjollcës”, u shpreh ai.

    Nga ana tjetër, banori që mori më pak vota dhe që u shpall si më pak i pëlqyer ishte boksieri, Fatlum Dreshaj.

    – YouTube www.youtube.com

    I njëjti shkoi automatikisht në nominim për të premten, së bashku me të nominuarit e javës.

    Në shtëpinë e famshme ndërkohë tashmë secili ka marrë pozicionet e tyre në lojë. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Mattarella vlerëson arbëreshët: Ruajtja e identitetit shqiptar nuk e pengon integrimin në Itali

    Mattarella vlerëson arbëreshët: Ruajtja e identitetit shqiptar nuk e pengon integrimin në Itali

    Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka vlerësuar komunitetin arbëresh si shembull të integrimit të suksesshëm në shoqërinë italiane, duke theksuar se ruajtja e gjuhës, kulturës dhe rrënjëve shqiptare nuk përbën pengesë për integrimin, por kontribuon në zhvillimin e komunitetit ku jetojnë.

    Këtë mesazh Mattarella e ka përcjellë gjatë një takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryetarët e bashkive italiane me komunitete arbëreshe, ku ka folur për rëndësinë e dialogut ndërmjet komuniteteve me kultura të ndryshme dhe vlerësimin e dallimeve.

    “Lidhja me kulturën e vet, rrënjët e veta, gjuhën e vet nuk pengon në asnjë mënyrë integrimin në jetën e një komuniteti të ri dhe, në fakt, kontribuon në mënyrë të frytshme në zhvillimin e tij”, ka thënë kreu i shtetit italian, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa, transmeton Telegrafi.

    Ai ka rikujtuar se Kushtetuta italiane, në nenin 6, i beson Republikës detyrën e mbrojtjes së pakicave gjuhësore.

    “Kushtetuta italiane, në nenin 6, i beson Republikës detyrën e mbrojtjes së pakicave gjuhësore. Ky është një parashikim largpamës nga etërit tanë themelues, të cilët ishin të vetëdijshëm se Republika është fryt i unitetit dhe pandashmërisë së saj, i njohjes dhe vlerësimit të kulturave të ndryshme kombëtare që ekzistonin ose ishin të pranishme në Itali. Ligji 482 i vitit 1999 zbatoi këtë parim. Mbrojtja e pluralizmit, gurthemeli i demokracisë që nuk pretendon të asimilojë dallimet, por t’i njohë dhe t’i vlerësojë ato, është një pjesë thelbësore e parimeve themeluese të Evropës.”

    Mattarella ka theksuar se integrimi nuk nënkupton asimilimin, por njohjen dhe vlerësimin e identiteteve të ndryshme. Ai e ka cilësuar historinë e komunitetit arbëresh si “një histori integrimi të mirëpritur dhe të suksesshëm”.

    Sipas tij, shkollat, ngjarjet kulturore, festivalet folklorike, muzika, zakonet, shprehjet artistike dhe transmetimi i përditshëm i gjuhës janë elemente të rëndësishme për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.

    Ai ka vënë në dukje se të rinjtë mund të “identifikohen me këtë trashëgimi dhe ta përjetojnë atë si një burim për të ardhmen e tyre”.

    Në këtë kontekst, presidenti italian ka përmendur edhe praninë e shqiptarëve në Itali, duke theksuar se “mbi 118,000 studentë të regjistruar në shkollat italiane, mijëra studentë universitarë të regjistruar në universitetet tona dhe dhjetëra mijëra biznese të drejtuara këtu nga qytetarë shqiptarë” dëshmojnë për këtë prani dhe kontribut.

    Gjatë takimit me Presidentin Begaj, Mattarella ka folur edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke shprehur mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi.

    “Italia do ta konsiderojë gjithmonë Bashkimin Evropian të paplotë dhe të gjymtuar derisa Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate të bashkohen, shpresojmë shumë shpejt”, ka deklaruar Mattarella, duke iu referuar një projekti të përbashkët “paqeje, lirie dhe progresi”.

    Ndërkohë, presidenti italian ka përcjellë edhe një mesazh me rastin e Dipavalit, Festivalit Hindu të Dritave, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet komuniteteve me kultura dhe besime të ndryshme fetare.

    Festa, e cila “feston triumfin e së mirës mbi të keqen, të dijes mbi injorancën, shpreh një mesazh universal, duke na ftuar të shmangim urrejtjen dhe shtypjen dhe të kërkojmë harmoni përmes dialogut, veçanërisht midis komuniteteve të kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare”.

    Në mesazhin e tij, Mattarella ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë paqësore, në një kohë kur, sipas tij, po shtohen tensionet dhe tendencat që cenojnë marrëdhëniet paqësore ndërmjet popujve.

    “Në një epokë të shënuar nga tensione në rritje dhe tendenca për të prishur marrëdhëniet paqësore midis popujve, thirrja e Dipavalit për të kultivuar idealet e shpresës, ndarjes dhe solidaritetit, në përputhje me vlerat themelore të garantuara nga Kushtetuta jonë, ndihmon në frymëzimin e shoqërisë në tërësi”, ka theksuar presidenti italian./Telegrafi/

  • Gerrard i kërkon Chelseat të nënshkruajë tre mbrojtës të klasit botëror për të garuar për trofe

    Gerrard i kërkon Chelseat të nënshkruajë tre mbrojtës të klasit botëror për të garuar për trofe

    Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka pohuar se Chelsea duhet të investojë shumë në mbrojtjen e tyre nëse aspirojnë të sfidojnë Manchester Cityn, Arsenalin dhe Liverpoolin për dominim vendas dhe evropian.

    Ndërsa pranon cilësinë individuale të pranishme në skuadrën aktuale, duke theksuar mbrojtësin e djathtë Reece James si më të mirin e vendit kur është në formë, ekuilibrin e ofruar nga lojtari me këmbë të majtë Levi Colëill dhe shtimin e portierit të klasit botëror Emiliano Martinez, Gerrard këmbëngul se klubi mbetet pa thellësi mbrojtëse elitare.

    Duke bërë krahasime me mbrojtjen historike të Chelseat, fituese të titullit, si Ashley Cole, John Terry, Ricardo Carvalho dhe Branislav Ivanovic, Gerrard theksoi se aspiratat moderne kërkojnë një themel po aq të fortë.

    “Mendoj se mbrojtësit e Chelseat duhet ende të dëshmojnë veten, se mund të shkojnë dhe të garojnë në krye të Ligës Premier dhe gjithashtu në krye të Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Gerrard.

    “Sepse ajo mbrojtje me katër lojtarë që luajtëm kundër Chelseat, me Claude Makelele përpara ose Michael Essien përpara, ishte një bazë për shtyllën kurrizore. Ata ishin lojtarë të klasit botëror”.

    “Mendoj se që Chelsea të kalojë në nivelin tjetër, ata duhet të rekrutojnë ata lojtar”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

  • Cocaine at Pristina’s Pristina Pristina Pristina Pristina Pre-burging Centre over 7 grams of drugs are located where visitors are searched, police launch investigations

    An unusual discovery has been made at a detention institution in Pristina, where Kosovo Corresponding Service officials have found over 7 grams of suspected cocaine substance in the very space where visitors’ controls are conducted. The case has activated police and drug investigators, while it is still unknown who had brought the substance into that space, the Signal newspaper learns.

    The event took place on Monday, November 9th, around 14:30, while police have been notified about 1500.

    According to information provided by the signal, the correctional staff has encountered an amount of white dust, allegedly cocaine. After measuring, the substance has resulted in 7.03 grams.

    The discovery was made in the area of control of visitors, but the initial information did not determine who the drugs belonged to or how they ended up there.

    After the report, custody investigators and crime officials, who have seized the suspected substance and announced the drug unit, have appeared on the scene.

    Within the initial actions, police have interviewed four persons in witness quality, including an official of the Correcting Service and three others.

    The prosecution has been reported, which has directed that official notes first be compiled regarding allegations of unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue.

    The investigation will focus on clarifying the circumstances of the discovery of the substance and identifying the person responsible for its possession.

    /The Signal Office/

    Source Layer: Signal

  • Kokainë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – mbi 7 gramë drogë gjenden aty ku kontrollohen vizitorët, Policia nis hetimet

    Kokainë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – mbi 7 gramë drogë gjenden aty ku kontrollohen vizitorët, Policia nis hetimet

    Kokainë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – mbi 7 gramë drogë gjenden aty ku kontrollohen vizitorët, Policia nis hetimet

    Një zbulim i pazakontë është bërë në një institucion paraburgimi në Prishtinë, ku zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë gjetur mbi 7 gramë substancë të dyshuar kokainë pikërisht në hapësirën ku kryhen kontrollet e vizitorëve. Rasti ka aktivizuar Policinë dhe hetuesit e antidrogës, ndërsa ende nuk dihet se kush e kishte sjellë substancën në atë hapësirë, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 14:30, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:00.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, stafi korrektues ka hasur në një sasi pluhuri të bardhë, për të cilin dyshohet se është kokainë. Pas matjes, substanca ka rezultuar të peshojë 7.03 gramë.

    Zbulimi është bërë në hapësirën e kontrollit të vizitorëve, por nga informacionet fillestare nuk është përcaktuar se kujt i përkiste droga apo si kishte përfunduar aty.

    Pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë hetuesi kujdestar dhe zyrtarët e krimteknikës, të cilët kanë sekuestruar substancën e dyshuar dhe kanë njoftuar njësinë e antidrogës.

    Në kuadër të veprimeve fillestare, Policia ka intervistuar katër persona në cilësinë e dëshmitarëve, përfshirë një zyrtar të Shërbimit Korrektues dhe tre persona të tjerë.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria, e cila ka udhëzuar që fillimisht të përpilohet shënim zyrtar lidhur me dyshimet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

    Hetimet do të përqendrohen në sqarimin e rrethanave të zbulimit të substancës dhe identifikimin e personit që mund të jetë përgjegjës për posedimin e saj.

    /Gazeta Sinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump: The Iran war is practically over, Tehran refuses to surrender

    PAmerican resident Donald Trump has declared that the fight with Iran is practically finished, expressing optimism about ending the conflict.

    Meanwhile, Iran has rejected Washington’s claims, stressing that it will not surrender and that the US must accept Tehran’s conditions for ending the war.

    Iranian demands include lifting sanctions, completing the maritime blockade and compensation for damages caused by war.

    Despite statements of progress towards peace, there is still no final agreement between the two countries.

  • Trump: Lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, Teherani refuzon të dorëzohet

    Trump: Lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, Teherani refuzon të dorëzohet

    Trump: Lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, Teherani refuzon të dorëzohet

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, duke shprehur optimizëm për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ndërkohë, Irani ka kundërshtuar pretendimet e Uashingtonit, duke theksuar se nuk do të dorëzohet dhe se SHBA-ja duhet të pranojë kushtet e Teheranit për përfundimin e luftës.

    Kërkesat iraniane përfshijnë heqjen e sanksioneve, përfundimin e bllokadës detare dhe kompensimin për dëmet e shkaktuara nga lufta.

    Pavarësisht deklaratave për përparim drejt paqes, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

  • Kameruni cakton datën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale pas dy shtyrjeve

    Kameruni cakton datën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale pas dy shtyrjeve

    Kameruni cakton datën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale pas dy shtyrjeve

    Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka caktuar 7 shkurtin 2027 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, të cilat ishin shtyrë dy herë.

    Vendimi u bë i ditur përmes një dekreti presidencial, pas zgjatjes së mandateve të deputetëve dhe këshilltarëve komunalë.

    Njoftimi vjen në një periudhë tensionesh politike, pas protestave që pasuan rizgjedhjen e Biya-s në tetor të vitit 2025. Autoritetet u përballën me akuza për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe arrestime të shumta.

    Biya, 93-vjeçar, është në pushtet që nga viti 1982 dhe është udhëheqësi më i moshuar në botë.

  • Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

    Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

    Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

    Rreth 20 lokacione janë trajtuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2026, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në tre deri në katër lokacione të tjera pritet të zhvillohen aktivitete deri në fund të vitit.

    Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili ka thënë se aktualisht janë duke u zhvilluar gërmime në një lokacion mes Kaçanikut dhe Shtërpcës, ndërsa në agjendë janë edhe disa lokacione të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës.

    “Edhe këtë vit, pra gjatë vitit 2026, pavarësisht që disa javë kemi qenë të fokusuar në lokacionet e varrezave masive në Jabukë dhe Kalludër, sigurisht ka pasur dinamikë në kuptim të angazhimit në terren. Deri më tani, siç e kam thënë, janë diku 20 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues. Kemi të paktën tre-katër lokacione, të cilat do të jenë pjesë e agjendës edhe në pjesën e mbetur të vitit. Për momentin jemi në një lokacion mes zonës së Kaçanikut dhe Shtërpcës. E potencova që do të jenë me interes ose me prioritet edhe lokacionet në varrezat në veri të Mitrovicës. Pastaj do të jetë pjesë e agjendës edhe lokacioni i varrezave të qytetit të Prishtinës, pra varrezat në lagjen Arbëria. Meqë e kemi thënë edhe më parë, gjatë kohës së luftës, lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha, si lagjja Arbëria në Prishtinë, varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, apo lagjja Brekoc në Gjakovë, lagjja Tusuz në Prizren, varrezat e qytetit të Pejës dhe varrezat e qyteteve të tjera, por edhe të fshatrave, janë përdorur, në qoftë se mund ta them këtë fjalë, gjatë kohës së luftës nga forcat serbe për të fshehur kufomat e viktimave të luftës, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit”, tha ai.

    Gara ka theksuar se lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha mbeten me interes, pasi gjatë luftës dyshohet se janë përdorur për fshehjen e trupave të viktimave. Sipas tij, për identifikimin e hapësirave të mundshme nevojiten informacione shtesë, veçanërisht nga arkivat e institucioneve të Serbisë.

    Ai ka përmendur edhe angazhimet e fundit në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ku janë pranuar raporte të ADN-së për gjashtë identifikime, ndërsa ende priten rezultate për mostrat e tjera të dërguara për testim, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, lidhur me tri identifikimet e bëra publike më 3 nëntor, ai ka thënë se pas pranimit të raporteve të ADN-së janë organizuar takime me familjet e viktimave, me të cilat janë diskutuar edhe hapat e procedurat e mëtejshme.

    Gara ka folur edhe për angazhimet në lokacionet e tjera në veri të vendit, duke përmendur mbetjet mortore të një personi që janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë një rigërmimi vlerësues në varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës.