Blog

  • Të paktën 21 të vdekur pasi një varkë me migrantë u fundos në brigjet e Senegalit

    Të paktën 21 të vdekur pasi një varkë me migrantë u fundos në brigjet e Senegalit

    Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte migrantë është fundosur në brigjet e Senegalit, ka bërë të ditur të dielën Ministria e Brendshme e këtij vendi.

    Sipas njoftimit të autoriteteve, deri të shtunën në mbrëmje janë gjetur 21 trupa të pajetë, ndërsa vetëm një person ka arritur të shpëtojë.

    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kebemerit, një qytet që ndodhet rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit Dakar.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po kërkojnë për të mbijetuar të tjerë të mundshëm. Deri më tani nuk është bërë e ditur se sa persona ndodheshin në bord të varkës.

    Sipas Ministrisë së Brendshme, varka transportonte persona që synonin të migronin në mënyrë të parregullt.

    Mijëra persona kanë humbur jetën gjatë viteve të fundit në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie të Spanjës, duke u nisur nga Afrika Perëndimore.

    Sipas organizatës për të drejtat e migrantëve, Walking Borders, vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, 635 persona kanë vdekur në përpjekje për të përshkuar këtë rrugë detare.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Aksident gjatë garave ilegale në rrugë - rrokulliset një veturë nga shpejtësia e madhe

    Aksident gjatë garave ilegale në rrugë – rrokulliset një veturë nga shpejtësia e madhe

    Një aksident raportohet të ketë ndodhur gjatë garave ilegale me vetura. Sipas informacioneve fillestare, besohet se ngjarja ka ndodhur në Trudë të Podujevës.

    Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident, ndërkaq pamjet e aksidentit janë publikuar në rrjetet sociale.

    Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare për të marrë më shumë detaje rreth ngjarjes.

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja. /Telegrafi/

  • Si ta dalloni një shegë të pjekur dhe të ëmbël: Kur blini, kushtojini vëmendje peshës, formës dhe lëkurës

    Si ta dalloni një shegë të pjekur dhe të ëmbël: Kur blini, kushtojini vëmendje peshës, formës dhe lëkurës

    Shega, e njohur edhe si shegë, është një frut i preferuar i vjeshtës dhe dimrit që mund të përdoret për të përgatitur lëngje, sallata dhe ëmbëlsira të ndryshme, por mund të hahet edhe veçmas. Megjithatë, kur blihet, nuk është gjithmonë e lehtë të gjykosh se cili frut është i pjekur, i ëmbël dhe plot me fara lëngu.

    Edhe pse shumë besojnë se ngjyra e kuqe intensive e lëkurës është treguesi më i mirë i cilësisë, kjo nuk është gjithmonë rasti. Ngjyra e shegëve mund të ndryshojë në varësi të varietetit, kështu që edhe frutat me një lëkurë më të çelët ose më të errët mund të jenë plotësisht të pjekura. Është shumë më e dobishme t’i kushtohet vëmendje formës, peshës dhe strukturës së saj.

    Forma mund të zbulojë se sa e pjekur është shega

    Ndryshe nga frutat plotësisht të rrumbullakëta, një shegë e pjekur shpesh ka një formë pak këndore ose më të çrregullt. Kjo ndodh sepse farat e saj, ose pjesët lëngore që i rrethojnë ato, zhvillohen brenda lëvores dhe ushtrojnë presion mbi të. Për shkak të kësaj, fruti mund të duket disi katror, me anë më të sheshta.

    Zgjidhni fruta më të rënda

    Një nga mënyrat më të lehta për të vlerësuar cilësinë e një shege është ta mbani në dorë. Krahasoni disa fruta me madhësi të ngjashme dhe zgjidhni atë që duket më e rëndë.

    Pesha më e madhe në krahasim me madhësinë zakonisht tregon se fruti përmban më shumë lëng. Nga ana tjetër, një shegë që është jashtëzakonisht e lehtë për madhësinë e saj mund të jetë më pak lëngshme ose të fillojë të humbasë lagështi.

    Brumi duhet të jetë i fortë dhe i tendosur

    Kushtojini vëmendje sipërfaqes së frutit. Një shegë cilësore zakonisht ka një lëkurë të fortë dhe të ngushtë pa pjesë të buta dhe të zbrazëta. Gërvishtjet e vogla ose parregullsitë e vogla nuk do të thotë domosdoshmërisht se fruti është i keq.

    Megjithatë, shmangni mostrat me njolla të buta, çarje, shenja myku ose dëmtime që mund ta ekspozojnë pjesën e brendshme ndaj prishjes.

    Mos u mbështet vetëm te ngjyra

    Shega mund të ketë lëkurë me nuanca të ndryshme, nga rozë e çelët në të kuqe të errët, varësisht nga varieteti. Prandaj, intensiteti i ngjyrës nuk është një tregues i besueshëm i ëmbëlsisë ose pjekurisë. Është shumë më e rëndësishme të vlerësohet pesha dhe fortësia e frutit.

    Herën tjetër që blini një shegë, mos zgjidhni automatikisht mostrën më të kuqe. Krahasoni disa fruta, zgjidhni atë që është më i rëndë për madhësinë e tij dhe kontrolloni që lëkura e tij të jetë e fortë dhe e padëmtuar. Kështu, do të rrisni shanset për të zgjedhur një frut lëngshëm dhe me cilësi të lartë. /Telegrafi/

  • After more than a year under water, a sunken car is extracted at Lake Weeman

    A vehicle that had ended at the end of Weyman Lake in October 2025 was released today after a joint operation by the Kosovo Police and other institutions.

    According to the Police report, the action started at around 10:00, while the vehicle was identified and pulled out of the lake at 12:40.

    Police specialised units, the National Peace Research Team, Emergency Management Agency and the Diversation Club justly participated in the operation.

    Police have announced that the intervention was possible following the decreased water level and served as training for members of the institutions involved.

    The case was reported on October 14, 2025 by the owner of the vehicle, who had claimed that the car parked near the lake, under unclear circumstances, had fallen into the water.

    After the extraction, the vehicle has been handed over to the rightful owner.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

    Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

    Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

    Një automjet që kishte përfunduar në fund të Liqenit të Ujmanit në tetor të vitit 2025 është nxjerrë sot nga uji, pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera.

    Sipas njoftimit të Policisë, aksioni ka nisur rreth orës 10:00, ndërsa automjeti është identifikuar dhe nxjerrë nga liqeni në orën 12:40.

    Në operacion morën pjesë njësitë e specializuara të Policisë, Ekipi Nacional i Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

    Policia ka bërë të ditur se ndërhyrja u mundësua pas uljes së nivelit të ujit dhe shërbeu edhe si trajnim për pjesëtarët e institucioneve të përfshira.

    Rasti ishte raportuar më 14 tetor 2025 nga pronari i automjetit, i cili kishte deklaruar se vetura e parkuar pranë liqenit, në rrethana të paqarta, kishte rënë në ujë.

    Pas nxjerrjes, automjeti i është dorëzuar pronarit legjitim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Suspect arrested in 14 cases of serious theft in Pristina, police details

    The capital’s investigation sector, following intensive investigative and operational work, has managed to identify and arrest a person suspected of committing about 14 cases of serious theft in Pristina.

    As a result of police action, the suspect has been identified and arrested:

    R.I., male, citizen of the Republic of Kosovo, is said to be reporting the police.

    After the interview, the suspect, in co-ordination with the State Attorney, has been sent to the holding.

    Source Layer: Insander

  • Arrestohet i dyshuari për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë, policia jep detaje

    Arrestohet i dyshuari për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë, policia jep detaje

    Arrestohet i dyshuari për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë, policia jep detaje

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e rreth 14 rasteve të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

    Si rezultat i veprimeve policore, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

    “R.I., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas intervistimit, i dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Insajderi

  • Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje

    Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman – Policia jep detaje

    Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe Klubin e Zhytjes “Trepça”, ka realizuar një operacion të përbashkët për nxjerrjen e një automjeti nga liqeni i Ujmanit.

    Operacioni ka nisur rreth orës 10:00, ndërkaq bëhet e ditur se pas identifikimit të automjetit të fundosur, njësitë pjesëmarrëse kanë arritur ta nxjerrin atë nga liqeni rreth orës 12:40.

    Në këtë aksion kanë marrë pjesë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, Njësia e Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

    Policia ka bërë të ditur se operacioni është realizuar pas uljes së nivelit të ujit në liqen,

    “Ky veprim është ndërmarrë pas uljes se nivelit te ujit dhe gjithashtu ka shërbyer si një lloj trajnimi për pjesëtarët e policisë si dhe institucioneve tjera qe kane marre pjese ne këtë aksion”.

    “Rasti i fundosjes se automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Republikës se Kosovës me date 14.10.2025 i cili atëherë kishte raportuar se automjeti i tij të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës, te liqeni i Ujmanit, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqenin e Ujmanit”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

    Pas nxjerrjes nga liqeni, automjeti i është dorëzuar pronarit.

  • De Zerbi me një mesazh për futbollistët e rinj: Duhet t’i fshini rrjetet sociale

    De Zerbi me një mesazh për futbollistët e rinj: Duhet t’i fshini rrjetet sociale

    De Zerbi me një mesazh për futbollistët e rinj: Duhet t’i fshini rrjetet sociale

    Roberto De Zerbi ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë për futbollistët e rinj, duke i inkurajuar që të largohen nga rrjetet sociale dhe të përqendrohen plotësisht te karriera e tyre sportive.

    “Lojtarët e rinj duhet t’i fshijnë rrjetet sociale. Duhet të punojnë shumë dhe të fokusohen te karriera e tyre, te futbolli”, është shprehur trajneri italian.

    De Zerbi theksoi se ndikimi i rrjeteve sociale mund të jetë i dëmshëm për futbollistët, pasi vlerësimet e publikut ndryshojnë vazhdimisht, varësisht nga paraqitjet e tyre.

    “Nëse i shikon rrjetet sociale, një ditë je futbollist i nivelit të lartë, ndërsa të nesërmen thuhet se nuk di të luash futboll. Kjo nuk është e shëndetshme”, deklaroi ai.

  • Drita sërish lëshon pikë, ndalet nga Drenica

    Drita sërish lëshon pikë, ndalet nga Drenica

    Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të për Superligën e Kosovës.

    “Intelektualët” dominuan në posedim, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

    Drita e nisi shumë mirë duke marrë epërsinë pas 16 minutave lojë falë Albert Dabiqaj, që u asistua nga Pëllumbi.

    Sidoqoftë, vetëm nëntë minuta më vonë, Genc Hamiti e barazoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë (25’).

    Tutje, Drita provoi të merrte epërsinë për të rrezikuar me disa aksione të bukura, mirëpo iu mungoi konkretizimi.

    Faktikisht raste shënimi kishte edhe Drenica, sidoqoftë edhe tentimet e vendasve rezultuan të pasuksesshme.

    Kësisoj, Drita qëndron në pozitën e tretë me 24 pikë ndërsa Drenica zë vendin e tetë me 12 sosh./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore