Blog

  • Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

    Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

    Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sot, ndërsa i dyshuari është 30-vjeçar me inicialet A.I.

    Ai dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të shtënë disa herë në ajër, ndonëse posedonte leje valide për mbajtjen e armës.

    Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar pistoletën me karikator, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari, pas intervistimit, të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.

    Burimi: RTKLive

  • Chinese spy suspects, U.S. Congress wants clarifications from the director of Nvilia

    Three commission heads in the U.S. House of Representatives have asked Navia executive director Jensen Huang to give a closed-door explanation for his contacts with businessman Alice Huang, who US intelligence services suspect was recruited by Beijing. The meeting is proposed on November 18th.

    According to a memorandum described by The New York Times, the Chinese State Security Ministry allegedly recruited Alice Huang to gather information about the directors of the Naviia and the American cycle industry. One of the possible goals, according to the report, was to influence the Noviia to offer China its most advanced processors. The memorandum was distributed to a limited group of American officials prior to President Donald Trump’s visit to China in May.

    The document claims that Alice Huang had established an intimate relationship with the director of Nvivia. The claim remains unconfirmed independently. Whether Jensen Huang was aware of her alleged connections to Chinese intelligence or he had given her confidential information remains unclear. The Chinese Embassy in Washington has dismissed the charges.

    In his letter to Huang, Republican lawmakers Brian Mast, John Moolenaar and Rick Crawford also seek clarification of the measures that Novilia applies to protect against foreign spying. According to them, reports raise questions about China’s access to technology and sensitive American information.

    Alice Huang has held leadership position in Megaspeed, a company with headquarters in Singapore that purchases equipment from Nvidí and offers computer capacity to artificial intelligence developers. U.S. authorities have reviewed allegations that Megaspeed may have helped send advanced chips to China, contrary to American export restrictions. According to Nvivia, her internal verification found no evidence of wrongdoing.

    Novilia has described Jensen Huang’s contacts with the businessman as part of the usual meetings with company managers. The company says its clients in Asia provide only regular business information and that they have no access to trade secrets or information related to US national security.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

    Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

    Tre kryetarë komisionesh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së i kanë kërkuar drejtorit ekzekutiv të Nvidias, Jensen Huang, të japë sqarime me dyer të mbyllura për kontaktet e tij me biznesmenen Alice Huang, të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se e kishte rekrutuar Pekini. Takimi është propozuar për 18 nëntor.

    Sipas një memorandumi të përshkruar nga The New York Times, Ministria kineze e Sigurisë Shtetërore dyshohet se e kishte rekrutuar Alice Huang për të mbledhur informacione rreth drejtuesit të Nvidias dhe industrisë amerikane të çipave. Një nga synimet e mundshme, sipas raportimit, ishte të ndikohej që Nvidia t’ia ofronte Kinës procesorët e saj më të avancuar. Memorandumi iu shpërnda një grupi të kufizuar zyrtarësh amerikanë përpara vizitës së presidentit Donald Trump në Kinë, në maj.

    Dokumenti pretendon se Alice Huang kishte krijuar një marrëdhënie intime me drejtuesin e Nvidias. Pretendimi mbetet i pakonfirmuar në mënyrë të pavarur. Mbetet e paqartë nëse Jensen Huang kishte dijeni për lidhjet e dyshuara të saj me inteligjencën kineze apo nëse i kishte dhënë informacione konfidenciale. Ambasada kineze në Uashington i ka hedhur poshtë akuzat.

    Në letrën drejtuar Huangut, ligjvënësit republikanë Brian Mast, John Moolenaar dhe Rick Crawford kërkojnë sqarime edhe për masat që Nvidia zbaton për t’u mbrojtur nga spiunazhi i huaj. Sipas tyre, raportimet ngrenë pikëpyetje për qasjen e Kinës në teknologji dhe informacione të ndjeshme amerikane.

    Alice Huang ka mbajtur post drejtues në Megaspeed, një kompani me seli në Singapor që blen pajisje nga Nvidia dhe u ofron kapacitet kompjuterik zhvilluesve të inteligjencës artificiale. Autoritetet amerikane kanë shqyrtuar dyshimet se Megaspeed mund të ketë ndihmuar në dërgimin e çipave të avancuar në Kinë, në kundërshtim me kufizimet amerikane të eksportit. Sipas Nvidias, verifikimi i saj i brendshëm nuk gjeti prova për shkelje.

    Nvidia i ka përshkruar kontaktet e Jensen Huangut me biznesmenen si pjesë të takimeve të zakonshme me drejtues të kompanive kliente. Kompania thotë se klientëve të saj në Azi u jep vetëm informacione të zakonshme biznesi dhe se ata nuk kanë qasje në sekrete tregtare apo në të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare të SHBA-së.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

    Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

    Në kohën kur burgjet daneze po përballen me mbipopullim rekord dhe mungesë të personelit, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova kanë filluar punën në tri burgje të Danimarkës. Ata do të qëndrojnë atje për gjashtë muaj, ndërsa do të jenë pjesë e stafit të rregullt dhe do të kryejnë detyrat edhe në mënyrë të pavarur.

    Njëzet e tre zyrtarë korrektues nga Kosova kanë filluar këtë javë punën në burgjet Ringe, Vestre dhe Storstrom në Danimarkë, pas trajnimeve shtesë që kanë ndjekur më parë në këtë shtet.

    Angazhimi i tyre do të zgjasë gjashtë muaj dhe, ndryshe nga praktika e mëparshme, këtë herë ata do të përfshihen në oraret e rregullta të punës dhe do të kryejnë detyrat në pavijonet e burgjeve, në bashkëpunim me kolegët danezë.

    Kjo skemë ishte kundërshtuar që në vitin 2024 nga Sindikata e Zyrtarëve Korrektues të Danimarkës. Në atë kohë, kur ishte marrë vendimi për trajnimin e një grupi zyrtarësh nga Kosova në burgjet daneze, kryetari i atëhershëm i sindikatës, Bo Yde Sorensen, kishte paralajmëruar se nuk duhej lejuar që ata të lëviznin të pavarur në korridoret e burgjeve, me çelësat e tyre.

    Megjithatë, kjo tashmë është bërë realitet, shkruajnë mediat e huaja.

    Shërbimi Korrektues i Danimarkës e ka konfirmuar angazhimin e 23 zyrtarëve kosovarë, duke e cilësuar atë si pjesë të programit të tyre të trajnimit dhe përgatitjes profesionale.

    Mads Beyer, i cili do të jetë përgjegjës për burgun e ri që pritet të hapet në Gjilan, ka thënë se kjo është pjesë e planit për përgatitjen e personelit që do të punojë në këtë institucion.

    Ai ka pranuar se angazhimi i zyrtarëve nga Kosova lidhet edhe me vështirësitë që po përjetojnë burgjet daneze, si pasojë e numrit të madh të të burgosurve dhe mungesës së stafit.

    Gjatë dy javëve të para, zyrtarët kosovarë pritet të punojnë së bashku me kolegët danezë, ndërsa më pas do të kryejnë shërbimin në bashkëpunim me punonjës me përvojë.

    Ndërkohë, sindikata daneze vazhdon të shprehë shqetësime për këtë praktikë. Kryetari i saj aktual, Rene Larsen, ka thënë se paralajmërimet e bëra në vitin 2024 tashmë po realizohen.

    Sipas tij, zyrtarët nga Kosova kanë përvojë pune në burgjet e vendit dhe kanë ndjekur trajnime gjashtëmujore në Danimarkë, por kjo nuk i eliminon dallimet në kulturë, rregulla dhe njohjen e gjuhës.

    Larsen ka paralajmëruar se këto dallime mund të ndikojnë në komunikimin dhe krijimin e marrëdhënieve me të burgosurit. Ai ka theksuar se zgjidhja afatgjatë për mungesën e personelit duhet të jetë rekrutimi dhe mbajtja e punonjësve ekzistues, si dhe ulja e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve.

    Shqetësimet janë shtuar edhe pas një rasti të ndodhur më herët gjatë këtij viti, kur dy zyrtarë korrektues nga Kosova u akuzuan për ushtrim dhune ndaj një të burgosuri gjatë periudhës së trajnimit në burgun Vestre. Autoritetet daneze kanë bërë të ditur se rasti është marrë seriozisht dhe i është dorëzuar policisë.

    Pavarësisht këtyre kritikave, Shërbimi Korrektues i Danimarkës vlerëson se përvojat me zyrtarët nga Kosova kanë qenë përgjithësisht pozitive.

    Përveç angazhimit të tyre të përkohshëm në burgjet daneze, ky bashkëpunim synon edhe përgatitjen e personelit për burgun e ri që pritet të hapet në Gjilan. /Telegrafi/

  • Lushaku-Sadriu criticises the lack of resignations following the assassination of Arlinda Zekiaj: A woman’s life does not weigh enough

    Democratic League of Kosovo MP Jehona Lushaku-Sadriu has criticised the lack of institutional responsibility following the assassination of Arlinda Zekiaj in Pec.

    It has questioned the fact that, after such a serious case, there has been no resignation from responsible officials.

    Lushaku-Sadriu has said that in Kosovo’s institutional system, public office is being valued more than human life.

    A woman’s life does not weigh enough to resign. Resignment and office are worth more to our system than a human life, she has declared.

    The LDK MP has called for a change in this approach, stressing that responsibility also relates to the personal integrity of those who hold high institutional positions.

    This relationship has to change, because first it’s about the personal integrity of people who are powerful, then when people die in your system, in the hand of the system you are leading, in the hand of a system you’ve taken credit to in the North and across, you don’t quit at the end, said Lushaku-Sadriu at the Kran Kosovaw’s Infoazine.

    Source Layer: Insander

  • Lushaku-Sadriu kritikon mungesën e dorëheqjeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft

    Lushaku-Sadriu kritikon mungesën e dorëheqjeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft

    Lushaku-Sadriu kritikon mungesën e dorëheqjeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

    Ajo ka vënë në pikëpyetje faktin se si, pas një rasti kaq të rëndë, nuk ka pasur dorëheqje nga zyrtarët përgjegjës.

    Lushaku-Sadriu ka thënë se në sistemin institucional të Kosovës, posti publik po vlerësohet më shumë sesa jeta e njeriut.

    “Jeta e një gruaje nuk peshon mjaft për ta dhënë një dorëheqje. Dorëheqja dhe posti paska vlerë në sistemin tonë më shumë sesa një jetë njeriu”, ka deklaruar ajo.

    Deputetja e LDK-së ka kërkuar ndryshim të kësaj qasjeje, duke theksuar se përgjegjësia lidhet edhe me integritetin personal të personave që mbajnë pozita të larta institucionale.

    “Ky relacion duhet të ndryshojë, sepse së pari ka të bëjë me integritetin personal të njerëzve që janë të pushtetshëm, atëherë kur njerëzit vdesin në sistemin tënd, në dorën e sistemit që ti udhëheq, në dorën e një sistemi që ti ke marrë merita në Veri e gjithkah tjetër, në fund nuk jep dorëheqje”, ka thënë Lushaku-Sadriu në “Info Magazine” të Klan Kosovws.

    Burimi: Insajderi

  • Reuten: It is a shame and scandal that Kosovo’s application for EU membership has remained in the drawer ( VIDEOS)

    EDutch bodyguard Thijs Reuten has described as “turp and scandal” the fact that Kosovo’s application for membership in the European Union has remained unprosecuted.

    Commenting on Kosovo’s Progress Report, Reuten said in BARInfo Magazine in Kosovo that last year was difficult for the country, as much of the time was spent on political processes and elections, Klankosova reported.

    Kosovo’s Progress Report outlines a difficult year, during which much time was spent on forming the new government and elections. Therefore, the report stressed that progress was limited, Reuten said.

    He stressed that he now expects the new government to focus on implementing reforms.

    Reuten also criticised the impasse in Kosovo’s application for EU candidate status.

    It is a shame and scandal that Kosovo’s EU entry application has remained in the drawer for no reason, he said.

    According to the Eurodeput, there are no obstacles to EU treaties that would prevent the launch of the procedure for sending the questionnaire to Kosovo, even though some member states still do not recognise its independence, Klakosova.tv reports.

    He said he would continue to contribute to the issue, while demanding that Kosovo not give up reforms, particularly in justice and rule of law.

    The more Kosovo is ready and the more reforms it makes, the more it will be in line with the EU and the better it will be for its citizens, Reuten stressed.

  • Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar (VIDEO)

    Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar (VIDEO)

    Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar (VIDEO)

    Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka mbetur pa u proceduar.

    Duke komentuar Raportin e Progresit për Kosovën, Reuten tha në “Info Magazine” në Klan Kosova se viti i kaluar ishte i vështirë për vendin, pasi një pjesë e madhe e kohës u shpenzua në procese politike dhe zgjedhje, njofton Klankosova.tv.

    “Raporti i Progresit për Kosovën përshkruan një vit të vështirë, gjatë të cilit shumë kohë u shpenzua për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjet. Prandaj, në raport u theksua se përparimi ishte i kufizuar”, tha Reuten.

    Ai theksoi se tani pret që Qeveria e re të përqendrohet në zbatimin e reformave.

    Reuten kritikoi gjithashtu ngecjen e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE.

    “Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për hyrje në BE ka mbetur në sirtar, pa asnjë arsye”, u shpreh ai.

    Sipas eurodeputetit, nuk ka pengesa në traktatet e BE-së që do të ndalonin nisjen e procedurës për dërgimin e pyetësorit për Kosovën, edhe pse disa shtete anëtare ende nuk e njohin pavarësinë e saj, njofton Klankosova.tv.

    Ai tha se do të vazhdojë të avokojë për këtë çështje, ndërsa kërkoi që Kosova të mos heqë dorë nga reformat, veçanërisht në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

    “Sa më shumë që Kosova të jetë e gatshme dhe sa më shumë reforma të bëjë, aq më shumë do të jetë në linjë me BE-në dhe aq më mirë do të jetë për qytetarët e saj”, theksoi Reuten.

  • Ndërhyn policia me ujë me presion, shpërndahen protestuesit në Tiranë

    Ndërhyn policia me ujë me presion, shpërndahen protestuesit në Tiranë

    Situata në bulevardin kryesor ka kaluar në një fazë të re kontrolli nga forcat e sigurisë, pas përshkallëzimit të sulmeve me mjete të ndryshme rrethanore dhe piroteknike drejtuar efektivëve dhe godinave institudionale.

    Sipas zhvillimeve të fundit në terren, pas hedhjes së gurëve, molotovëve dhe breshërive me fishekzjarre në drejtim të forcave të rendit, objekteve të ndryshme, Policia e Shtetit është detyruar të ndërhyjë me makinat e ujit me presion për të shpërndarë protestuesit.

    Kjo ndërhyrje masive ka sjellë largimin e shpejtë të pjesëmarrësve nga vatra kryesore e tensioneve. Për momentin sheshi përpara Kryeministrisë deri tek ura e Lanës është boshatisur.

  • Ndalohet 25-vjeçari nga Shkupi në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar sllovene

    Ndalohet 25-vjeçari nga Shkupi në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar sllovene

    Më 6 nëntor 2026, rreth orës 17:10, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, policia ka privuar nga liria një 25-vjeçar nga Shkupi, me inicialet E.A., pasi gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar sllovene.

    I riu po drejtonte një automjet të tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Shkupit, kur gjatë kontrollit policor është konstatuar dokumenti i falsifikuar.

    Pas arrestimit, ai i është dorëzuar zyrtarëve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm.