Blog

  • Five killed in the attack on the heart of Krakov, Polish president reacts

    Poland’s president, Carol Newrock, has reacted after the gun attack on Krakov’s main square, where five people were killed and more than ten others injured.

    I am deeply concerned by reports of tragic events, Nawrocki said.

    My thoughts are with the victims, the affected and their families, he added.

    I remain in contact with the relevant authorities and expect a complete dawning of circumstances related to these dramatic events. The head of the National Security Bureau is on his way to Krakov. The safety of the Polish people is an absolute priority, the Polish president stressed.

    The attack occurred around 1500 in Rynek Głowny, in the historic centre of Krakov.

    According to police, a man drove into the square and started shooting at passersby.

    Five people were killed, and more than ten others were injured. Among the wounded are police officials.

    Police confirmed that the attacker was wounded during the rule force intervention and was later arrested. He was transported to the hospital.

  • Pesë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak

    Pesë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka reaguar pas sulmit me armë në sheshin kryesor të Krakovit, ku u vranë pesë persona dhe u plagosën më shumë se dhjetë të tjerë.

    “Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet për ngjarjet tragjike”, deklaroi Nawrocki.

    “Mendimet e mia janë me viktimat, të prekurit dhe familjet e tyre”, shtoi ai.

    “Mbetem në kontakt me autoritetet përkatëse dhe pres një zbardhje të plotë të rrethanave që lidhen me këto ngjarje dramatike. Kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare është rrugës për në Krakov. Siguria e popullit polak është prioritet absolut”, theksoi presidenti polak.

    Sulmi ndodhi rreth orës 15:00 në Rynek Główny, në qendrën historike të Krakovit.

    Sipas policisë, një burrë hyri me veturë në shesh dhe filloi të qëllonte ndaj kalimtarëve.

    Pesë persona u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve ka edhe zyrtarë policorë.

    Policia konfirmoi se sulmuesi u plagos gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit dhe më pas u arrestua. Ai është transportuar në spital.

  • Arsenal takes three points at Hull City, Londoners continue to lead the Premier League

    The Arsenal has recorded an important victory over Hull City, triumphing with a minimum score of 1-0 within the tenth week of Premier League.

    Mikel Arteta’s team had to wait until 72nd minute to find the winning goal, when Martin Odegaard took advantage of the ball returned after the beating of Nonnie Madwekes and arrived at 1-0.

    The first part was marked by a fighting game, with both teams able to endanger opposing gates.

    Hull City risked the 19th minute through Elliot Stroud, but goalkeeper David Raya reacted well. On the other hand, Arsenal tried with Kai Havertz and Declan Rice, but failed to score.

    A moment of discussion was also 43rd, when after a VAR raid, the judge cancelled the penalty for the locals, as Haverstz was in a dead end.

    In the second part, Arsenal added pressure and changes to Artetta brought freshness to the team’s game. Odegaard’s goal proved crucial, while to the end the Londoners managed to maintain their supremacy.

    With this victory, Arsenal reaches 27 points and continues to head the Premier League sign.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arsenali merr tri pikët ndaj Hull Cityt, londinezët vazhdojnë të kryesojnë Ligën Premier

    Arsenali merr tri pikët ndaj Hull Cityt, londinezët vazhdojnë të kryesojnë Ligën Premier

    Arsenali merr tri pikët ndaj Hull Cityt, londinezët vazhdojnë të kryesojnë Ligën Premier

    Arsenali ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Hull Cityt, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier.

    Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta u desh të priste deri në minutën e 72-të për të gjetur golin e fitores, kur Martin Odegaard përfitoi nga topi i kthyer pas goditjes së Noni Maduekes dhe realizoi për 1-0.

    Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e luftuar, me të dyja skuadrat që patën mundësi për të rrezikuar portat kundërshtare.

    Hull City rrezikoi në minutën e 19-të përmes Elliot Stroud, por portieri David Raya reagoi mirë. Në anën tjetër, Arsenali provoi me Kai Havertzin dhe Declan Rice, por pa arritur të shënonte.

    Një moment diskutimi ishte edhe minuta e 43-të, kur pas një kontrolli nga VAR-i, gjyqtari anuloi mundësinë për penallti të vendasve, pasi Havertz ishte në pozitë jashtë loje.

    Në pjesën e dytë, Arsenali shtoi presionin dhe ndryshimet e Artetës sollën freski në lojën e skuadrës. Goli i Odegaardit rezultoi vendimtar, ndërsa deri në fund londinezët arritën ta ruanin epërsinë.

    Me këtë fitore, Arsenali arrin në kuotën e 27 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Ligës Premier.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

    Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

    Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

    Shkruan: Astrit Bunjaku

    Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre.

    Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të Slavoj Žižekut: ideologjia nuk mbijeton vetëm falë padijes, por edhe përmes sjelljeve që vazhdojnë, pavarësisht vetëdijes sonë.

    Në shoqërinë kosovare, pakënaqësia me institucionet, ekonominë dhe mungesën e
    perspektivës është bërë pothuajse ritual; megjithatë, ankesa shpesh zë vendin e veprimit.

    Për ta kuptuar këtë gjendje, duhet parë edhe trashëgimia e mbijetesës. Për shumë familje, sigurimi i ushqimit dhe i kushteve elementare ishte për dekada më urgjent sesa kultivimi intelektual.

    Por rrethanat që dikur e pengonin edukimin nuk mund të mbeten përherë shpjegimi i mungesës së kuriozitetit. Komplekset e prejardhjes, të varfërisë apo të prindërve e gjyshërve të pashkolluar nuk kapërcehen duke u fshehur pas simboleve të pasurisë.

    Pierre Bourdieu na ndihmon të kuptojmë se si kapitali ekonomik kthehet në prestigj shoqëror, ndërsa kapitali kulturor lihet në hije. Makina, veshja dhe dukja bëhen dëshmi publike të suksesit.

    Schopenhaueri, ndërkohë, do të na kujtonte se dëshira e përmbushur lind dëshira të reja: konsumi mund ta shtyjë pakënaqësinë, por jo domosdoshmërisht ta shuajë atë. Individi kërkon jo vetëm të ketë më shumë, por të shihet se ka më shumë. Edhe kapitalizmi në Kosovë mbart këtë kontradiktë.

    Përkrah ndërmarrësve që krijojnë vlerë përmes prodhimit, dijes dhe punës, shfaqet figura e ndërmarrësit aksidental: ai që e ndërton pozitën më shumë mbi rrethanat, privilegjin apo hapësirat e krijuara nga mungesa e konkurrencës, sesa mbi inovacionin. Kur modeli i admiruar është thjesht pasurimi, shoqëria rrezikon ta ngatërrojë suksesin me akumulimin.

    Kjo pasqyrohet edhe te prioritetet e përditshme.

    Orë të gjata në kafehane, preokupimi me dukjen, çiftëzimi si prioritet dhe kërkimin e miratimit sentimental mund të marrin përparësi ndaj leximit, krijimtarisë dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit. As shoqërimi, as marrëdhëniet nuk janë problem në vetvete; problem është kur ato bëhen pothuajse i gjithë horizonti i ambicies.

    Pakënaqësia shoqërohet me një rehati që nuk kërkon asnjë ndryshim. Nietzsche, përmes konceptit të ressentiment (mllefi i grumbulluar nga pafuqia, që shëndrrohet në fajësim dhe justifikim), na ndihmon të mendojmë për çastin kur ndjenja e pafuqisë kthehet në mllef e justifikim, në vend të kapërcimit krijues.

    Kanti, përkundrazi, e lidh emancipimin me guximin për ta përdorur arsyen në mënyrë të pavarur: Sapere aude — guxo të dish. Një shoqëri që ka kërkuar lirinë politike duhet të pyesë nëse po kultivon edhe lirinë për të menduar, dyshuar e gjykuar.

    Kriza, pra, nuk është domosdoshmërisht
    mungesë ambicieje, por keqorientimi i saj. Dhe varfëria më shqetësuese e një shoqërie mund të mos jetë pamundësia për të konsumuar, por mungesa e dëshirës për të kuptuar. Sepse mund të fitohen gjithnjë e më shumë mjete për të jetuar, pa u pyetur kurrë se për çfarë ia vlen të jetohet.

    (Autori ka përfunduar Marrëdhenie Politike, Filozofi dhe Ekonomi në Richmond
    University në Londër)

    Burimi: Insajderi

  • Kjo veturë elektrike mund të përshkojë një fushë futbolli për vetëm një sekondë!

    Kjo veturë elektrike mund të përshkojë një fushë futbolli për vetëm një sekondë!

    Kina ka sfiduar gjigantët e industrisë automobilistike, duke thyer një rekord që për vite të tëra dukej i paarritshëm.

    Hiper-vetura elektrike Yangwang U9 Xtreme, e prodhuar nga marka luksoze e BYD, ka arritur shpejtësinë marramendëse prej 503.17 km/h, duke u bërë vetura e parë e prodhimit serik që kalon zyrtarisht kufirin prej 500 km/h.

    Rekordi u vendos më 1 nëntor në një segment të mbyllur të autostradës në Abu Dhabi, me pilotin gjerman Marc Basseng në timon.

    – YouTube www.youtube.com

    Arritja u njoh nga FIA dhe Guinness World Records.

    U9 Xtreme është e pajisur me katër motorë elektrikë që prodhojnë së bashku mbi 3,000 kuaj fuqi, ndërsa teknologjia e saj përfshin një sistem elektrik prej 1,200 voltësh dhe baterinë Blade të BYD-së.

    Për krahasim, Bugatti Chiron Super Sport 300+ kishte arritur 490.48 km/h në vitin 2019.

    BYD planifikon të prodhojë vetëm 30 ekzemplarë të kësaj hiper-veture, duke dëshmuar se Kina tashmë po sfidon emrat më të mëdhenj të automobilizmit edhe në garën për shpejtësinë. /Telegrafi/

  • Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut

    Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut

    Brajan Gruda ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Augsburgut, duke regjistruar dy asistime në triumfin 5-2, në kuadër të javës së nëntë të Bundesligës.

    Mesfushori 22-vjeçar ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në përmbysjen e rezultatit nga 1-0 në 2-1, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij në repartin ofensiv.

    Augsburgu kaloi fillimisht në epërsi, por Gruda mori përgjegjësinë për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

    Në minutën e 33-të, ai asistoi për golin e barazimit 1-1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë dhuroi një tjetër pasim të bukur, që u konkretizua për 2-1 në favor të Leipzigut.

    Me këto dy asistime, Gruda ishte vendimtar në rikthimin e skuadrës së tij dhe në marrjen e tri pikëve, në një ndeshje që përfundoi me rezultat bindës 5-2.

    Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të, ndërsa kjo ishte paraqitja e fundit në nivel klubesh para se t’i bashkohet Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

    Gjermania më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Serbisë, ndërsa më 16 nëntor e pret Holandën. Për Grudën ekziston mundësia që të debutojë me ekipin e parë, pasi grumbullimin e kaluar e kishte humbur për shkak të lëndimit.

    Ndërkohë, në anën tjetër, Arijon Ibrahimovic luajti vetëm në pjesën e parë për Augsburgun, ndërsa të premten mori ftesë nga Gjermania U21 për ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës dhe Kroacisë./Telegrafi/

  • Zelensky: The big deal expressed by Trump can be dangerous.

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky said a major agreement voiced earlier this week by US President Donald Trump to end the ongoing Russian-Ukrainian war could be dangerous.

    For us, it is not simple and it may be dangerous, Zelensky said in an interview with CNN, a passage of which was published Friday, in response to a question of what he knows about the framework of an agreement expressed by his American counterpart.

    On Thursday, Trump confirmed to reporters at the Oval Office that he had met with Russian presidential envoy Kiril Dmitriev, who had participated in a White House event organised by the first US lady, Melanie Trump, earlier that day.

    I asked what they had discussed, Trump said: I can’t tell you what I discussed. But I’m just telling you it’s gonna be a deal, it’s gonna be a big deal… It will involve more than Ukraine alone, and I can even say it may involve all of Europe. It will be a great and beautiful deal, and everyone will be excited. )

    In his interview Friday, Zelensky said there are many proposals and talks, some of which he described as useful and very important, declaring his support for a ceasefire in Ukraine followed by the deespass.

    We haven’t seen any kind of demonstration and signal from the Russian side that they’re ready to do anything. … that’swhy it’s dangerous, he said.

    Zelenskyy argued that when Russia does not want to talk about a solution, it seeks to start dialogue with discussions on a new security architecture in Europe, which he believes is dangerous for all in Europe, but more for the EU than for Ukraine.

    We don’t wanna have Yalta, Yalta 2. We’re not ready for such forms. We do not want to separate from Russia, he added, referring to the 1945 conference of the same name, during which Allied powers discussed post-World War II in Europe.

    The Ukrainian president also said sovereignty and territorial integrity are essential for every independent country, stressing that, at least, his neighbours should respect it for it to become a free and democratic country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zelensky: ‘Marrëveshja e madhe’ e shprehur nga Trump mund të jetë ‘e rrezikshme’

    Zelensky: ‘Marrëveshja e madhe’ e shprehur nga Trump mund të jetë ‘e rrezikshme’

    Zelensky: ‘Marrëveshja e madhe’ e shprehur nga Trump mund të jetë ‘e rrezikshme’

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një “marrëveshje e madhe” e shprehur më parë këtë javë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë mund të jetë e rrezikshme.

    “Midis nesh, për mua nuk është e thjeshtë dhe mund të jetë e rrezikshme”, tha Zelenskyy në një intervistë me CNN, një fragment i së cilës u botua të premten, në përgjigje të një pyetjeje se çfarë di ai për kornizën e një marrëveshjeje të shprehur nga homologu i tij amerikan.

    Të enjten, Trump konfirmoi për gazetarët në Zyrën Ovale se ishte takuar me të dërguarin presidencial rus, Kirill Dmitriev, i cili kishte marrë pjesë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, më herët atë ditë.

    I pyetur se çfarë kishin diskutuar, Trump tha: “Nuk mund t’ju ​​them se çfarë diskutova. Por po ju them vetëm se do të jetë një marrëveshje, do të jetë një marrëveshje e madhe… Do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën, dhe madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe e bukur, dhe të gjithë do të jenë të emocionuar.”

    Në intervistën e tij të premten, Zelenskyy tha se ka shumë propozime dhe bisedime, disa prej të cilave ai i përshkroi si “të dobishme dhe shumë të rëndësishme, duke deklaruar mbështetjen e tij për një armëpushim në Ukrainë të ndjekur nga deeskalimi”.

    «Nuk kemi parë ende asnjë lloj demonstrimi dhe sinjali nga pala ruse se ata janë gati të bëjnë diçka. … Kjo është arsyeja pse është e rrezikshme», tha ai.

    Zelenskyy argumentoi se kur Rusia nuk dëshiron të flasë për një zgjidhje, ajo kërkon të fillojë dialogun me diskutime mbi një arkitekturë të re sigurie në Evropë, të cilën ai beson se është “e rrezikshme” për të gjithë në Evropë, por më shumë për BE-në sesa për Ukrainën.

    “Ne nuk duam të kemi Jaltën, Jaltën 2. Ne nuk jemi gati për një format të tillë. Ne nuk duam të ndahemi nga Rusia”, shtoi ai, duke iu referuar konferencës së vitit 1945 me të njëjtin emër, gjatë së cilës fuqitë aleate diskutuan rendin pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

    Presidenti ukrainas tha gjithashtu se sovraniteti dhe integriteti territorial janë thelbësore për çdo vend të pavarur, duke theksuar se, të paktën, fqinjët e tij duhet t’i respektojnë ato që ai të bëhet një “vend i lirë dhe demokratik”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The police seized his pistol at the family’s reception in Shtime

    Kosovo police have confiscated a firearm, since by the date 07.11.26, the suspect, A.I (30 years) during a family party in the village of Djurdovc of Shtime, has used it several times in the air.

    It’s about a gun the suspect owned a valid license to hold.

    In quality of material evidence, the firearm has been seized with clips and 30 bullets, as well as three shells.

    The state prosecutor, who has decided that after the interview, the suspect will be released in regular investigative procedure, has been notified.

    Source Layer: Insander