Blog

  • Martin Odegaard makes the difference, Arsenal enjoys next victory

    The Topchits got their full scores thanks to a 100-0 triumph.

    The Arsenal risked its first minute to have two note cases, but Kai Havertz failed twice in the vicinity.

    The hero of Arsenal proved to be Captain Martin Odegaard, who took advantage of the ball returned from the Noni Madueke (72) hit.

    The Arsenal also demanded a penalty after Madueke was exposed to the area, but the judge did not grant it.

    Thus, Arsenal amounts to 27 points, while Hull City ranks 13th in 11th position.

    Source Layer: RTKLive

  • Martin Odegaard bën dallimin, Arsenali shijon fitoren e radhës

    Martin Odegaard bën dallimin, Arsenali shijon fitoren e radhës

    “Topçinjtë” morën pikët e plota falë një triumfi 1-0.

    Arsenali rrezikoi që nga minuta e parë për të pasur dy raste shënimi mirëpo Kai Havertz dështoi dy herë nga afërsia.

    Heroi i Arsenalit rezultoi të jetë kapiteni Martin Odegaard që përfitoi nga topi i kthyer nga goditja e Noni Madueke (72’).

    Arsenali kërkoi edhe një penallti pasi Madueke u faullua brenda zonës, por që gjyqtari nuk e akordoi.

    Kësisoj, Arsenali shkon në kuotën e 27 pikëve ndërsa Hull City renditet në pozitën e 13-të me 11 sosh.

    Burimi: RTKLive

  • Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet

    Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet

    Shërbimi Sekret amerikan arrestoi mbrëmjen e së enjtes, më 5 nëntor, një burrë pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

    Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), ai dyshohet se kërcënoi të vriste presidentin Donald Trump. Në automjetin ku ndodhej, oficerët gjetën tri armë zjarri dhe dhjetëra fishekë.

    Oficerët iu afruan të dyshuarit pasi e vunë re duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë brenda një automjeti të parkuar në Constitution Avenue. Sipas DHS-së, ai u tha atyre se kishte dëgjuar zëra që i thoshin të shkonte në Uashington dhe të vriste Trumpin. Deklarata e pretenduar nuk përmendet në dokumentin gjyqësor të cituar nga ABC News.

    Oficerët zbuluan se automjeti ishte raportuar i vjedhur. Pasi i dyshuari u tregoi se kishte armë brenda, ata kontrolluan automjetin dhe gjetën një pushkë, dy armë të tjera zjarri dhe dhjetëra fishekë.

    Autoritetet e identifikuan të arrestuarin si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas i Venezuelës. Ndaj tij janë ngritur disa akuza, përfshirë posedimin e armëve të rrezikshme dhe vjedhjen. Ai mbahet në paraburgim nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së. Sipas DHS-së, Chrinos kishte hyrë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024.

    Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, shprehu shqetësim për shtimin e rasteve të kërcënimeve dhe për personat e armatosur që afrohen pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, vlerësoi ndërhyrjen e oficerëve, duke thënë se ata e arrestuan të dyshuarin përpara se të mund të lëndonte dikë.

    Burimi: Dukagjini

  • Bundesliga: Bayern dhe Dortmundi fitojnë, Leipzigu shënon pesë gola

    Bundesliga: Bayern dhe Dortmundi fitojnë, Leipzigu shënon pesë gola

    Bundesliga: Bayern dhe Dortmundi fitojnë, Leipzigu shënon pesë gola

    Java e nëntë e Bundesligës ka sjellë disa rezultate interesante, me Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin që vazhdojnë të ecin në hap me njëri-tjetrin në garën për kreun e tabelës.

    Bayern Munichu fitoi 2-1 në udhëtim ndaj Mainzit. Joshua Kimmich (14’) dhe Lennart Karl (57’), pas asistimeve të Harry Kane, shënuan për bavarezët, ndërsa Phillip Tietz realizoi golin e vetëm për vendasit në minutat shtesë.

    Borussia Dortmundi triumfoi 2-1 ndaj Elversbergut. Heroi i verdhezinjve ishte Felix Nmecha, i cili realizoi të dy golat në minutat 55 dhe 71. Noel Futkeu shënoi për mysafirët në minutën e 81-të.

    RB Leipzigu dhuroi spektakël në fushën e vet, duke mposhtur Augsburgun 5-2. Pas epërsisë së hershme të mysafirëve, vendasit përmbysën rezultatin dhe shënuan pesë herë. Për Leipzigu realizuan Ezechiel Banzuzi, Christopher Nkunku, David Raum, Rômulo dhe Christoph Baumgartner.

    Paderborni dhe Eintracht Frankfurti ndanë pikët në një barazim 2-2. Jonathan Burkardt shënoi dy herë për Frankfurtin, ndërsa Raphael Obermair dhe Marvin Pieringer realizuan për vendasit. Frankfurti arriti të barazojë në minutat shtesë, pavarësisht se luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Elias Baum.

  • Arsenali triumfon minimalisht ndaj Hull Cityt

    Arsenali triumfon minimalisht ndaj Hull Cityt

    Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Hull Cityt, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier.

    Skuadra e Mikel Artetës u desh të priste deri në minutën e 72-të për ta zhbllokuar rezultatin, kur Martin Odegaard shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

    Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan hapësira për të rrezikuar portën kundërshtare. Hull City pati një mundësi të mirë në minutën e 19-të, por goditja e Elliot Stroud u ndal nga portieri David Raya.

    Arsenali provoi të gjente golin përmes Kai Havertz dhe Declan Rice, por pa sukses. Në minutën e 43-të, gjyqtari fillimisht lejoi vazhdimin e lojës pas një pretendimi për penallti nga vendasit, por më pas e rishikoi situatën përmes VAR-it. Pas kontrollit, vendosi se nuk kishte penallti, pasi Havertz ishte në pozitë jashtë loje.

    Në fund të pjesës së parë, Rice pati një tjetër mundësi të mirë me kokë, por portieri Konstantinos Tzolakis reagoi shkëlqyeshëm për ta mbajtur portën të paprekur.

    Edhe në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi të kërkonte golin, ndërsa Arteta bëri disa ndryshime në formacion për të freskuar skuadrën.

    Momenti vendimtar erdhi në minutën e 72-të. Pas një goditjeje të Noni Maduekes, të cilën Tzolakis e priti me vështirësi, Martin Odegaard reagoi më së miri në zonë dhe nga topi i kthyer shënoi për 1-0.

    Deri në fund, Arsenali e menaxhoi epërsinë dhe siguroi tri pikët, pavarësisht përpjekjeve të Hull Cityt për të ndryshuar rezultatin.

    Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 27 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Ligës Premier, duke konfirmuar ambiciet për të luftuar deri në fund për titullin e kampionit./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Trump confirms the US has carried out new attacks on Iran

    US President Donald Trump confirmed that US forces have carried out limited air attacks on an Iranian antiaircraft system on the island of Kesm in the Strait of Hormuz.

    Speaking to reporters in Florida, Trump described the operation as small, adding that American forces destroyed, within minutes, a small Iranian antiaircraft system.

    É destroyed in 15 minutes, perhaps for five, Trump told reporters without telling exactly where the attacks were carried out and without offering other operational details.

    His statement was made after the media reported explosions on the island of Keshm.

    The semi-official Iranian news agency in Iran, Tasnim reported that, according to initial data, two rockets hit Keshm Island as state news agency I The RNA, citing local witnesses, reported that two shells had hit the Suza area after a plane had been heard flying over that area.

    Iranian media also claimed that the country’s air defence had hampered and destroyed an American MQ-1 Predator fears on the island of Keshm.

    Meanwhile, President Trump said Washington is continuing to contact Tehran. Speaking to reporters in Florida, he said: We’re talking to Iran. We’ve been in touch. They desperately want a deal.

    The strategic island of Keschm is at the entrance to the Strait of Hormuz, which is one of the most important sea routes in the world to transport energy.

    The island is home to a large underground site for rockets, a naval base, and a large water desalination plant, according to The Wall Street Journal. The island has been targeted by American forces in the early stages of fighting, while American officials have also discussed the possibility of taking control of it.

    The US and Israel launched attacks on Iran in late February. President Trump has repeatedly reiterated that the main goal of the US military campaign is for Iran to be unable to possess nuclear weapons.

    Source Layer: Insander

  • Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

    Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

    Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në ishullin Keshm në Ngushticën e Hormuzit.

    Duke folur për gazetarët në Florida, Trump e përshkroi operacionin si “të vogël”, duke shtuar se forcat amerikane shkatërruan, brenda minutash, një sistem të vogël kundërajror të Iranit.

    “E shkatërruan për 15 minuta, ndoshta për pesë”, tha Trump për gazetarët, pa treguar se ku saktësisht u kryen sulmet dhe pa ofruar detaje të tjera operacionale.

    Deklarata e tij u bë pasi mediat raportuan për shpërthime në ishullin Keshm.

    Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve në Iran, Tasnim raportoi se sipas të dhënave fillestare, dy raketa goditën ishullin Keshm, teksa agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar dëshmitarë lokalë, raportoi se dy predha kishin goditur zonën e Suzës, pasi ishte dëgjuar një aeroplan duke fluturuar mbi atë zonë.

    Mediat iraniane pretenduan po ashtu se mbrojtja ajrore e vendit kishte penguar dhe shkatërruar një dron amerikan MQ-1 Predator mbi ishullin Keshm.

    Ndërkaq, presidenti Trump tha se Uashingtoni po vazhdon kontaktet me Teheranin. Duke folur për gazetarët në Florida, ai deklaroi: “Ne po bisedojmë me Iranin. Kemi qenë në kontakt. Ata, me dëshpërim, duan një marrëveshje”.

    Ishulli strategjik Keshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, që është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë.

    Në këtë ishull ndodhen një objekt i madh nëntokësor për raketa, një bazë detare dhe një impiant i madh për shkripëzimin e ujit, sipas gazetës The Wall Street Journal. Ishulli ka qenë në shënjestër të forcave amerikane në fazat e mëhershme të luftimeve, teksa zyrtarët amerikanë kanë diskutuar edhe mundësinë e marrjes së kontrollit të tij.

    SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit. Presidenti Trump vazhdimisht ka përsëritur se qëllimi kryesor i fushatës ushtarake amerikane është që Iranit t’i pamundësohet që të posedojë armë bërthamore.

    Burimi: Insajderi

  • Mickoski: We continue with reforms guaranteeing economic development, rule of law and more efficient institutions

    Northern Macedonia Prime Minister Hristian Mickoski has indicated that today a meeting dedicated to the Reforms Agency has been held, the priorities and dynamics of implementing planned reforms.

    Through an announcement, Mickoski stressed that the reform process requires institutional co-ordination, clear objectives and concrete steps to improve the functioning of institutions.

    He underlined that commitment to implement reforms will continue, praising their importance for economic development, rule of law, increased institutional efficiency and improved quality of citizens’ lives.

    We continue with dedicated work on reforms that are of crucial importance for economic development, rule of law, efficiency of institutions and improved quality of citizens, Mickoski said.

  • Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase

    Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së Reformave, ku në fokus kanë qenë aktivitetet aktuale, prioritetet dhe dinamika e zbatimit të reformave të planifikuara.

    Përmes një njoftimi, Mickoski theksoi se procesi i reformave kërkon koordinim institucional, objektiva të qarta dhe hapa konkretë për përmirësimin e funksionimit të institucioneve.

    Ai nënvizoi se angazhimi për zbatimin e reformave do të vazhdojë, duke vlerësuar rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

    “Vazhdojmë me punë të përkushtuar në reformat që janë të një rëndësie thelbësore për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, efikasitetin e institucioneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Mickoski.

  • Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

    Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

    Ka sërish tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Pas hedhjes së gurëve dhe molotovit para Kryeministrisë dhe në drejtim të policisë, u mendua se protestuesit po largoheshin, pasi morën drejtim drejt sheshit “Skënderbej”.

    Por, pas tërheqjes disa metra, protestuesit nisën sulmin me fishekzjarrë, ndërkohë që menjëherë ka reaguar policia, e cila përdori ujë për shpërndarjen e protestuesve./Vizion+