Blog

  • 371 candidates in competition for 34 prosecutor positions, 10 seats for Serb community

    Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP has held the qualifying test for 371 candidates that have applied in the process of recruiting 34 new state prosecutors.

    According to the KKP’s announcement, of candidates undergoing the test, 174 were women and 197 men. Out of 34 announced positions, 10 are reserved for members of the Serb community, while new prosecutors are expected to be appointed to Kosovo’s basic prosecutors.

    The testing has been conducted at the Kosovo Academy for Public Security facilities in Vushtrri.

    The KKP has indicated that the process of drafting and managing the test has been implemented in line with the principles of transparency, integrity and equal treatment of candidates.

    According to the Council, the test questions are drawn up on test day, in the presence of local and international observers and monitors. The process has been overseen by Arrian Gashi, chairman of the Commission for Recruiting State Prosecutors, along with other commission members.

    The screening has also been forwarded by representatives of local and international partners, including the European Union’s Mission for Rule of Law ( EULEX, the OSCE and AVONET.

    With the completion of the qualifying test, the recruiting process will continue with other phases, the written test and interviewing candidates respectively.

    The KKP has stressed that it remains committed to the entire process to develop on the basis of merit, professionalism, transparency and impartiality, in line with legislation in force.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve, 10 vende për komunitetin serb

    371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve, 10 vende për komunitetin serb

    371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve, 10 vende për komunitetin serb

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 kandidatë që kanë aplikuar në procesin e rekrutimit të 34 prokurorëve të rinj të shtetit.

    Sipas njoftimit të KPK-së, nga kandidatët që iu nënshtruan testimit, 174 ishin gra dhe 197 burra. Nga 34 pozitat e shpallura, 10 janë të rezervuara për pjesëtarët e komunitetit serb, ndërsa prokurorët e rinj pritet të emërohen në prokuroritë themelore të Kosovës.

    Testimi është zhvilluar në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

    KPK ka bërë të ditur se procesi i hartimit dhe administrimit të testit është realizuar në përputhje me parimet e transparencës, integritetit dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve.

    Sipas Këshillit, pyetjet e testit janë hartuar në ditën e testimit, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë. Procesi është mbikëqyrur nga Arian Gashi, kryetar i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit.

    Mbarëvajtja e testimit është përcjellë edhe nga përfaqësues të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në dhe AVONET-in.

    Me përfundimin e testit kualifikues, procesi i rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera, përkatësisht testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve.

    KPK ka theksuar se mbetet i përkushtuar që i gjithë procesi të zhvillohet mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe paanësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Si t’ia zgjasni jetën baterisë së telefonit deri në 6 orë

    Si t’ia zgjasni jetën baterisë së telefonit deri në 6 orë

    Si t’ia zgjasni jetën baterisë së telefonit deri në 6 orë

    Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të zgjatur jetën e baterisë së telefonave apo tabletëve edhe për disa orë.

    Ata pohojnë se nëse përdoruesit vënë të dhënat e aplikacioneve të tyre të preferuara në shërbimet cloud, ata mund të zgjasin jetën e baterisë për rreth 60 për qind.

    Veglat do të identifikojnë pjesët të aplikacioneve që harxhojnë më së shumti baterinë e telefonave, dhe pastaj ti zhvendosin ato në cloud duke përdorur një teknik të quajtur ‘code-offloading’.

    Për të përfituar, smartfonët do të aplikojnë këtë teknologji në çdo aplikacion për të zgjatur jetën e baterisë edhe për 6 orë të tjera “në rastet më të mira”, thonë hulumtuesit.

    Shkencëtar kompjuterik nga Aston University i Birminghamit, kanë zhvilluar një softuer prototip i cili ruan të dhënat në të dyja kombinim ‘hibrid’, si në shërbimet cloud ashtu edhe në aplikacion.

    Ata derisa ekzekutonin aplikacionin me pjesë ‘të uritura për bateri’ nga cloud, pajisja nuk përdorte komponentet e saja, kështu kursenin baterinë e zgjasnin jetën e saj.

    Burimi: Insajderi

  • Ylli i Liverpoolit mund të përfundojë në Arabinë Saudite 18 muaj pasi u transferua në ‘Anfield’

    Ylli i Liverpoolit mund të përfundojë në Arabinë Saudite 18 muaj pasi u transferua në ‘Anfield’

    Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi anglez e ka ofruar mbrojtësin te një skuadër e Arabisë Saudite.

    Holandezi iu bashkua “Të Kuqve” në vitin 2025 nga Bayer Leverkuseni për shumën prej 34 milionë eurosh, në një transferim që fillimisht u konsiderua si një goditje e mirë e Liverpoolit.

    Megjithatë, reprezentuesi i Holandës ka pasur vështirësi në Anfield, ku ishte transferuar për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold, i cili u largua drejt Real Madridit.

    Frimpong zhvilloi 35 paraqitje në sezonin e tij të parë, por forma e dobët bëri që ai të mos përfshihej në listën e Ronald Koemanit për Kupën e Botës.

    Ish-futbollisti i akademisë së Manchester Cityt ka luajtur në tetë ndeshje këtë sezon, por duket se transferimi i verës, Ronaldo Araujo, ka siguruar vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Sipas gazetarit Ismael Mahmoud, Frimpong është i hapur për t’u larguar nga Liverpooli, pavarësisht se ka vetëm 18 muaj që është pjesë e klubit.

    Raporti pretendon se Liverpooli tashmë e ka ofruar mbrojtësin te Al Hilal, skuadra që kryeson Superligën e Arabisë.

    Në ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi, gjatë verës u transferua edhe bashkëkombësi i Frimpongut, Crysencio Summerville, si dhe sulmuesi anglez Ollie Ëatkins dhe reprezentuesi brazilian Gabriel Martinelli.

    Frimpong thuhet se është i hapur për të luajtur në Arabinë Saudite, ku do të përfitonte një pagë të majme.

    Nëse transferimi realizohet, ai do t’u bashkohej bashkëkombësve Tijjani Reijnders dhe Steven Bergëijn, të cilët tashmë janë pjesë e futbollit saudit./Telegrafi/

  • Agratting home situations, Agnes loses patience towards Zoya ( VIDEOS)

    Situata at Big Brother’s house V The IP Kosova 5 has been tense, while this time in the spotlight have been Agnes and Zoya.

    It all began after Zoya asked Agnes not to get involved in her debates, using some harsh words as well.

    If you don’t understand the conversation, don’t talk, don’t play the feminist there, She told Zoya among others.

    But Agnes did not remain silent, and answered immediately, saying,

    Today every subject discussed would be part She told him.

    The clash between them continued with high tones, further straining the atmosphere at home.

    For more:

  • Agravon situata në shtëpi, Anjeza humb durimin ndaj Zojës (VIDEO)

    Agravon situata në shtëpi, Anjeza humb durimin ndaj Zojës (VIDEO)

    Agravon situata në shtëpi, Anjeza humb durimin ndaj Zojës (VIDEO)

    Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 është tensionuar, teksa këtë herë në qendër të vëmendjes kanë qenë Anjeza dhe Zoja.

    Gjithçka nisi pasi Zoja i kërkoi Anjezës që të mos përzihej në debatet e saj, duke i drejtuar edhe disa fjalë të ashpra.

    “Nëse nuk e kupton muhabetin, mos fol, mos ma luaj feministen aty”, i tha Zoja mes tjerash.

    Por Anjeza nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj menjëherë, duke deklaruar:

    “Prej sotit çdo temë që diskutohet ka me qenë pjesë” – i tha ajo.

    Përplasja mes tyre vazhdoi me tone të larta, duke e tensionuar edhe më shumë atmosferën në shtëpi.

    Për më shumë:

  • “Shqiponjat” nuk kanë thënë fjalën e fundit, Bad News Eagles paralajmëron rikthimin në skenën e Counter-Strike

    “Shqiponjat” nuk kanë thënë fjalën e fundit, Bad News Eagles paralajmëron rikthimin në skenën e Counter-Strike

    Nga një ekip që nisi rrugëtimin pa mbështetjen e një organizate të madhe, në një emër që fitoi respektin e skenës ndërkombëtare të Counter-Strike. Bad News Eagles duket se është gati të rikthehet, duke ngjallur entuziazëm te tifozët e kësaj loje në Kosovë.

    Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në X, BNE ka dhënë sinjalin e parë për një projekt të ri, njoftim ky që ka rikthyer në vëmendje një prej ekipeve më të veçanta që ka përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Historia e Bad News Eagles nuk ishte një rrugëtim i zakonshëm. Ekipi u formua në vitin 2022 dhe shumë shpejt arriti të sfidojë skuadra të konsoliduara të Counter-Strike, duke dëshmuar se edhe një ekip pa organizatë mund të depërtojë në elitën e këtij sporti elektronik.

    Momenti që ndryshoi gjithçka erdhi në prill të vitit 2022, kur BNE siguroi kualifikimin në PGL Major Antwerp. Me këtë arritje, ekipi u bë i pari nga Kosova që mori pjesë në një Major, turneun më prestigjioz të Counter-Strike. Rrugëtimi nuk u ndal me kaq, pasi “Shqiponjat” arritën edhe në fazën Legends, duke mposhtur kundërshtarë si Eternal Fire, Imperial dhe MIBR.

    Në të njëjtin vit, BNE dëshmoi se suksesi në Antwerp nuk ishte rastësi. Në IEM Rio Major, kosovarët siguruan sërish pjesëmarrjen në Legends Stage, këtë herë me një ecuri të jashtëzakonshme prej tri fitoreve radhazi në fazën e parë. Por momenti më i paharrueshëm ishte eliminimi i FaZe Clan, kampionit në fuqi të Majorit, pas një fitoreje dramatike 2-1.

    Bad News Eagles e vazhdoi këtë histori edhe në vitin 2023, duke u kualifikuar në Paris Major. Kështu, ekipi kosovar regjistroi tri pjesëmarrje radhazi në Majorë – Antwerp, Rio dhe Paris, një arritje që e vendosi atë në mesin e emrave të njohur të skenës globale të Counter-Strike.

    Përtej rezultateve, BNE u dallua edhe për identitetin e vet. Formacioni i përbërë nga Dionis “sinnopsyy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Genc “gxx-” Kolgeci, Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahmuti u bë simbol i një ekipi që ndërtoi suksesin përmes bashkëpunimit, karakterit dhe besimit në vetvete.

    Pas periudhës nën organizatën britanike Guild Esports, skuadra u rikthye me emrin Bad News Eagles në fillim të vitit 2025. Megjithatë, në qershor të po atij viti, ekipi njoftoi shpërbërjen, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e esports kosovar.

    Tani, paralajmërimi i ri ka hapur një tjetër mundësi. Ende nuk dihet nëse rikthimi do të bëhet me formacionin e vjetër, me lojtarë të rinj apo përmes një projekti krejtësisht ndryshe./Telegrafi/

  • “Zërat më thanë ta vrisja Trumpin” – arrestohet një person pranë Shtëpisë së Bardhë

    “Zërat më thanë ta vrisja Trumpin” – arrestohet një person pranë Shtëpisë së Bardhë

    Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka arrestuar një burrë pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili dyshohet se kishte kërcënuar se do ta vriste presidentin amerikan, Donald Trump.

    Sipas një deklarate të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), oficerët e vunë re të dyshuarin duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë brenda një veture të parkuar në Constitution Avenue, në Washington.

    Kur oficerët iu afruan, ai dyshohet se u kishte thënë se kishte “dëgjuar zëra në kokë” që i thoshin ta vriste Trumpin.

    Autoritetet më pas konstatuan se automjeti ishte raportuar si i vjedhur, ndërsa i dyshuari pranoi se kishte armë brenda tij.

    “Pas kontrollit të automjetit, oficerët gjetën tri armë të ndryshme zjarri, përfshirë një pushkë, si dhe dhjetëra fishekë municioni. Më pas, i dyshuari u arrestua”, thuhet në deklaratën e DHS-së.

    I arrestuari është identifikuar si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas i Venezuelës.

    Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Chrinos është akuzuar për disa vepra penale, përfshirë posedimin e armëve të rrezikshme dhe vjedhjen.

    Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e Shërbimit të Marshalëve të SHBA-së.

    DHS pretendon gjithashtu se Chrinos kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024.

    Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet amerikane kanë raportuar një numër të rasteve të kërcënimeve ndaj Trumpit pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025.

    Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, tha se incidenti pasqyron nivelin e lartë të kërcënimeve me të cilat përballen autoritetet përgjegjëse për sigurinë e presidentit.

    “Ky incident pasqyron mjedisin e shtuar të kërcënimeve në të cilin operojmë, si dhe numrin e vazhdueshëm të individëve të armatosur që tërhiqen drejt kompleksit të Shtëpisë së Bardhë”, deklaroi Curran.

    Ai shtoi se personeli i Shërbimit Sekret është i trajnuar për t’iu përgjigjur situatave të tilla, por autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e rasteve që përfshijnë kërcënime.

    Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare, falënderoi oficerët e Shërbimit Sekret për ndërhyrjen.

    “Falë oficerëve tanë të guximshëm të Shërbimit Sekret, ky person, i cili kishte tri armë zjarri në automjetin e tij, u arrestua pranë Shtëpisë së Bardhë para se të mund të lëndonte dikë”, tha ai. /Telegrafi/

  • Kurti urges Albanians in Valley to vote for Albanian National Council

    rKosovo Prime Minister Albin Kurti has called on the Albanians of Presevo, Bujanovac and Medvedja to participate in elections for the Albanian National Council, which are held tomorrow, November 8th.

    Through a message to the citizens of the Valley, Kurti has stressed the importance of these elections for representing Albanians and advancing their collective rights.

    According to him, 37,759 Albanians registered in the Special Election List have voting rights, while four electoral lists — with a total of 107 candidates — compete for 29 seats in this representative institution.

    Kurti has recalled that, after more than a decade with only 15 members, the Albanian National Council returns to the 29-member composition as a result of the 2022 population census.

    He has described this as a significant return for representing Albanians and protecting their collective rights.

    The prime minister has stressed that the Albanian National Council has public authorisations in the fields of education, culture, information, as well as official use of Albanian language and writing.

    According to him, these competencies are essential for the preservation and development of Albanian national identity, including education in Albanian, textbooks, cultural institutions and the media in Albanian.

    Kurti has also cited the challenges Albanians in Presevo, Bujanoc and Medvedja face, stressing that, despite obstacles from Serbian state institutions, having reached addresses, discrimination and institutional sub-representation, they continue to insist on their rights and the future in their homeland.

    He has reiterated that the Government of the Republic of Kosovo will continue to be near Albanians in the Valley, through support in education, culture and representative institutions.

    In this direction, Kurti has mentioned offering textbooks, scholarships for students and students, as well as supporting Albanian culture and representative institutions.

    At the end of the message, the prime minister has called on citizens to participate in the elections and exercise their democratic right to vote freely and according to personal conviction.

    Kurt’s finished.

  • Kurti iu bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

    Kurti iu bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

    Kurti iu bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

    ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen nesër, më 8 nëntor.

    Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Luginës, Kurti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin e shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të tyre kolektive.

    Sipas tij, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote, ndërsa katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë, garojnë për 29 vende në këtë institucion përfaqësues.

    Kurti ka rikujtuar se, pas më shumë se një dekade me vetëm 15 anëtarë, Këshilli Kombëtar Shqiptar rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, si rezultat i regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.

    Ai e ka cilësuar këtë si një rikthim të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive.

    Kryeministri ka theksuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka autorizime publike në fushat e arsimit, kulturës, informimit, si dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

    Sipas tij, këto kompetenca janë thelbësore për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar, duke përfshirë shkollimin në gjuhën shqipe, tekstet mësimore, institucionet kulturore dhe mediat në gjuhën shqipe.

    Kurti ka përmendur gjithashtu sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar se, pavarësisht pengesave nga institucionet e shtetit serb, pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit institucional, ata vazhdojnë të këmbëngulin për të drejtat e tyre dhe për të ardhmen në vendlindje.

    Ai ka ritheksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës, përmes mbështetjes në arsim, kulturë dhe institucione përfaqësuese.

    Në këtë drejtim, Kurti ka përmendur ofrimin e teksteve mësimore, bursat për nxënës e studentë, si dhe mbështetjen për kulturën dhe institucionet përfaqësuese shqiptare.

    Në fund të mesazhit, kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës, lirshëm dhe sipas bindjes personale.

    “Për të drejta të barabarta dhe për të ardhmen në vendlindje!”, ka përfunduar Kurti.