Blog

  • Kandidati nga Kosova i Listës Studentore: S'do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Kandidati nga Kosova i Listës Studentore: S’do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Kandidati nga Kosova i Listës Studentore: S'do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe përgjegjës për pozitën në të cilën ndodhen serbët, vërtet nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim”.

    Lista Studentore, që doli nga protestat antiqeveritare në Serbi, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi në fund të tetorit, duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Alleksandar Vuçiq, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS), raporton Radio Evropa e Lirë.

    Për më shumë se një dekadë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka dominuar përfaqësimin politik të këtij komuniteti në Kosovë.

    Kjo parti u formua me mbështetjen e SNS-së dhe ish-presidentit serb Vuçiq, me mbështetjen e të cilit ka vepruar deri më tani në Kosovë.

    Në Kuvendin e Kosovës, ajo ka nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, ndërsa udhëheq edhe të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

    Gashiq përsëriti qëndrimin që e kishte thënë në fund të tetorit në radion lokale “Kim” në Kosovë, se Lista Serbe ishte “zbatuesja e politikave të SNS-së” në Kosovë, duke shuar se “nuk duam asnjë kontakt e asnjë bashkëpunim me ta”.

    “Ata kanë pozita të caktuara institucionale, mbi të cilat ne nuk mund të ndikojmë, por këto pozita nuk do t’i mbrojnë nga përgjegjësia e mundshme penale për veprimet që kanë kryer. Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm, por më e rëndësishmja është se ata do të mbahen nën kontroll”, tha Gashiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

    Sipas tij, ata që janë fajtor për “situatën në të cilën ndodhet populli serb” nuk kanë të drejtë morale “të flasin për atë që do të duhet të bëjë dikush tjetër”.

    Gashiq porositi serbët që të jenë të qetë “pasi nuk do të ndërpritet asnjë ndihmë financiare”.

    “Mesazhi për serbët këtu është që gjatë kësaj periudhe tranzicioni, derisa ne ende nuk e kemi marrë efektivisht pushtetin, të mos bien pre e thashethemeve të ndryshme që vijnë nga Lista Serbe, se do të mbeten pa paga, pa ndihmë sociale, se gjoja ne do ta tradhtojmë Kosovën e kështu me radhë”, theksoi Gashiq.

    Duke folur për qëndrimin e pushtetit në largim në Beograd ndaj serbëve në Kosovë, ai tha se autoritetet qeverisëse nga SNS-ja kanë proklamuar se janë kujdesur për serbët në Kosovë, por në të vërtetë, sipas Gashiqit, ky pushtet ka tradhtuar interesat kombëtare të serbëve.

    Gashiq foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit të ri në Serbi do të rishqyrtojë të gjitha dakordimet e arritura mes palëve përmes Marrëveshjes së Brukselit.

    Sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve, bartësi i Listës Studentore, Ilija Srdanoviq, i ka thënë më herët REL-it se vazhdimi i dialogut për “çështjen e Kosovës dhe Metohisë” është pjesë e planit të saj.

    Nën rishqyrtim, sipas Gashiqit, do të jenë edhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, në mënyrë që, sipas Gashiqit autoritetet e reja të mund të korrigjojnë gjithçka negative që është e mundur të korrigjohet.

    “Jemi plotësisht të vetëdijshëm për mënyrën se si pushteti i kaluar [në Beograd] është sjellë ndaj popullit në Kosovë dhe Metohi. Atyre u është marrë dinjiteti, janë përballur me presion, imponim të vullnetit politik dhe shantazh përmes vendeve të punës. Nëse asgjë tjetër, pres që shumë shpejt, si disa nga rezultatet e para, të shohim çlirimin dhe lirinë e popullit për të shprehur të paktën mendimin e vet dhe, në këtë mënyrë, për të rikthyer dinjitetin që ka humbur”, u shpreh Gashiq.

    Lista Studentore fitoi 52.54 për qind të votave në zgjedhjet e 25 tetorit, ndërsa SNS-ja e Vuçiqit mori 39.29 për qind.

    Autoritetet zgjedhore në Serbi më herët gjatë javës shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

    Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë, por ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati i saj për kryeministër dhe ajo nuk ka prezantuar një program të qartë politik.

    Pas zgjedhjeve në Serbi, Lista Serbe tha se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke shtuar se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin. /REL

  • "E martuar dhe e afërt me Fuegon", banoret komentojnë raportin e Behares me të (VIDEO)

    “E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të (VIDEO)

    "E martuar dhe e afërt me Fuegon", banoret komentojnë raportin e Behares me të (VIDEO)

    Afrimiteti i Behares me Fuegon në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin e saj martesor.

    Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin e dyshes, duke komentuar edhe sjelljen e Behares ndaj Fuegos.

    Nora u shpreh se nuk do të qëndronte aq afër me një person tjetër nëse do të ishte e martuar.

    “Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, tha ajo.

    Ndërkohë, Kledja kishte një mendim më ndryshe, duke e cilësuar si një raport normal, të paktën nga ana e Fuegos.

    “Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.

    Nga ana tjetër, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në komentet e saj, duke kritikuar Beharen për mënyrën se si, sipas saj, po sillet në raport me Fuegon, pavarësisht se është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

    “Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu”, u shpreh Shqiponja.

  • FIFA mbështet pjesërisht ankesën e Argjentinës pas incidentit pas finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës

    FIFA mbështet pjesërisht ankesën e Argjentinës pas incidentit pas finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës

    FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së Kupës së Botës 2026, duke e ulur pezullimin e Nahuel Molinës nga shtatë ndeshje në katër, ndërsa e ka mbajtur pezullimin prej 10 ndeshjesh të Leandro Paredes.

    Organi drejtues gjithashtu e uli gjobën e Molinës nga 90,000 dollarë në 60,000 dollarë. Megjithatë, Paredes duhet ta vuajë pezullimin e tij të plotë dhe të paguajë gjobën fillestare prej 90,000 dollarësh, sipas një deklarate nga AFA.

    Paredes u dënua me 10 ndeshje për shkak të agresionit të tij ndaj Gavit gjatë finales, të cilën Spanja e fitoi 1-0 kundër Argjentinës në korrik. Molina u sanksionua gjithashtu për incidentet që kishin ndodhur pas ndeshjes.

    AFA tha se do të kërkonte arsyetimin e plotë pas vendimeve të FIFA-s përpara se ta çonte çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

    Federata argjentinase beson se ka “argumente të mjaftueshme në fakte dhe ligje” për të kërkuar një rishikim të sanksioneve.

    Masat fillestare disiplinore përfshinin gjithashtu një pezullim prej një ndeshjeje për Thiago Almadën dhe një pezullim prej tre ndeshjesh për anëtarin e stafit trajner të Argjentinës, Roberto Ayala.

    AFA u gjobit me 321,000 dollarë dhe u urdhërua të luante ndeshje me kufizime për spektatorët pas incidenteve që përfshinin brohoritje diskriminuese gjatë ndeshjeve të Argjentinës kundër Kepit të Gjelbër, Egjiptit, Zvicrës, Anglisë dhe Spanjës. /Telegrafi/

  • "E martuar dhe e afërt me Fuegon", banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

    “E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

    Afrimiteti mes Behares dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin martesor të banores.

    Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë komentuar raportin mes dyshes, duke shprehur mendime të ndryshme për afërsinë e tyre dhe mënyrën se si Beharja po sillet me Fuegon.

    Nora u shpreh se, nëse do të ishte e martuar, nuk do të qëndronte aq afër me një mashkull tjetër, duke lënë të kuptohet se sjellja e Behares i duket e papërshtatshme.

    “Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, u shpreh ajo.

    Ndryshe mendon Kledja, e cila e cilësoi raportin mes Behares dhe Fuegos si një shoqëri krejtësisht normale, të paktën nga ana e këtij të fundit.

    “Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.

    Ndërkaq, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në kritikat e saj, duke pretenduar se Behara po e përdor statusin e saj si bashkëshorte dhe nënë kur i përshtatet, ndërsa në raportin me Fuegon, sipas saj, nuk po sillet në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

    “Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu”, u shpreh Shqiponja.

    Diskutimet mes banoreve kanë rikthyer në vëmendje raportin e Behares me Fuegon, i cili tashmë është bërë një nga temat që po komentohen brenda shtëpisë së BBVK 5. /Telegrafi/

  • Fenomen i pazakontë në Moskë, bora mbulon vetëm një urë ndërsa rrugët përreth mbeten të pastra

    Fenomen i pazakontë në Moskë, bora mbulon vetëm një urë ndërsa rrugët përreth mbeten të pastra

    Një pamje e pazakontë është regjistruar në Moskë, ku një urë është mbuluar tërësisht nga bora, ndërsa rrugët përreth saj kanë mbetur të pastra.

    Fenomeni ka ngjallur kureshtje, por ekspertët kanë një shpjegim shkencor për këtë dallim.

    Sipas tyre, urat ftohen më shpejt se rrugët e zakonshme, pasi janë të ekspozuara ndaj ajrit të ftohtë jo vetëm nga sipër, por edhe nga poshtë.

    Ndryshe nga rrugët, të cilat përfitojnë nga nxehtësia e tokës dhe e ruajnë atë më gjatë, urat humbin nxehtësinë më shpejt. Për këtë arsye, bora në sipërfaqen e tyre nuk shkrihet aq lehtë.

    Ky fenomen shpjegohet me dallimet në izolimin termik dhe është një dukuri e njohur gjatë periudhave me temperatura të ulëta. /Telegrafi/

  • OpenAI prezanton GPT-6 Cyber, modelin më të fuqishëm të inteligjencës artificiale për sigurinë kibernetike

    OpenAI prezanton GPT-6 Cyber, modelin më të fuqishëm të inteligjencës artificiale për sigurinë kibernetike

    Kompania OpenAI ka prezantuar modelin e ri të inteligjencës artificiale, GPT-6 Cyber, i cili është krijuar posaçërisht për sigurinë kibernetike dhe zbulimin e dobësive në sistemet kompjuterike.

    Modeli i ri ka demonstruar aftësi të avancuara duke identifikuar afro 1.000 dobësi sigurie në Linux, si dhe dhjetëra probleme të panjohura më parë në shfletuesin Firefox.

    Sipas OpenAI, GPT-6 Cyber është trajnuar posaçërisht për të zbuluar dobësitë e sigurisë, për të zhvilluar mënyra për testimin e tyre dhe për t’i ndihmuar programuesit në krijimin e përditësimeve që i eliminojnë këto probleme.

    Në testin e performancës ExploitGym, modeli arriti rezultat prej 48.5 për qind, krahasuar me 32.1 për qind të paraardhësit GPT-5.6 Cyber, që paraqet përmirësim relativ prej 51 për qind.

    Në një tjetër test, RemoteExploitBench, GPT-6 Cyber arriti të përfundonte me sukses 95 për qind të detyrave për zhvillimin e mënyrave të shfrytëzimit të dobësive.

    Në rastin e Firefox-it, modeli identifikoi 81 dobësi të reja me nivel të lartë rrezikshmërie, si dhe 30 probleme të njohura më parë, të cilat rezultuan më serioze sesa ishte vlerësuar fillimisht. Mozilla tashmë ka publikuar përditësime për shumë prej këtyre dobësive.

    OpenAI e ka klasifikuar GPT-6 Cyber në kategorinë “Critical” për aftësitë e sigurisë kibernetike, sipas kuadrit të saj për vlerësimin e rreziqeve.

    Megjithatë, modeli nuk do të jetë menjëherë i qasshëm për të gjithë përdoruesit. Fillimisht, ai do të ofrohet përmes API-së dhe Codex-it për një grup të përzgjedhur klientësh të miratuar në programin Daybreak Red.

    OpenAI ka njoftuar gjithashtu zgjerimin e programit Daybreak Blue, përmes të cilit organizatat dhe studiuesit e sigurisë do të kenë mundësi të përdorin modele të avancuara për testimin dhe mbrojtjen e sistemeve digjitale.

    Kompania thekson se një prej prioriteteve gjatë zhvillimit të GPT-6 Cyber ka qenë që modeli të respektojë kufijtë e autorizimit të përcaktuar nga operatorët, në mënyrë që testimet të kryhen vetëm në sistemet për të cilat ekziston leja përkatëse. /Telegrafi/

  • Ukraine publishes images of Russian drone crash

    Ukraine publishes images of Russian drone crash

    Ukraine’s Defence Ministry has published a video of air defence operations, where Ukrainian soldiers are seen crashing Russian fears in the eastern part of the country.

    In published images, which the ministry has described as the act of our air defence fighters, there are moments when Ukrainian systems identify and hit the nonpilot aircraft released by Russian forces.

    According to the Ministry of Defence, 64 Shahed-type fears have collapsed during these operations, which Russia uses in its attacks against targets on Ukrainian territory.

    Meanwhile, the Ukrainian Army has announced that Russia has intensified air strikes overnight, releasing a total of 227 fears towards Ukraine.

    Flier attacks have become a constant part of the Russian offensive, while Ukrainian air defence engages to intercept them before reaching their goals.

    The publication of the video comes under Ukraine’s efforts to show its air protection units’ activity and confront the ongoing Russian attacks. /Telegraphy/

  • Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të dronëve rusë

    Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të dronëve rusë

    Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video nga operacionet e mbrojtjes ajrore, ku shihen ushtarët ukrainas duke rrëzuar dronë rusë në pjesën lindore të vendit.

    Në pamjet e publikuara, të cilat ministria i ka përshkruar si veprim i “luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, shihen momentet kur sistemet ukrainase identifikojnë dhe godasin mjetet ajrore pa pilot të lëshuara nga forcat ruse.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë këtyre operacioneve janë rrëzuar 64 dronë të tipit Shahed, të cilët Rusia i përdor në sulmet e saj kundër objektivave në territorin ukrainas.

    Ndërkohë, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore gjatë natës, duke lëshuar gjithsej 227 dronë drejt Ukrainës.

    Sulmet me dronë janë bërë pjesë e vazhdueshme e ofensivës ruse, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase angazhohet për t’i interceptuar ato përpara se të arrijnë objektivat e tyre.

    Publikimi i videos vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të treguar aktivitetin e njësive të saj të mbrojtjes ajrore dhe përballjen me sulmet e vazhdueshme ruse. /Telegrafi/

  • How can you explain to a child why his mother returns?

    – What?The nationwide protest held in Pristina against women’s murder was also attended by Drillon Cokli, brother of Erona Coklin, who was killed on 12 April 2024 at the Centre for Social Work ( QPS) in Ferizaj.

    He gave a moving speech to the protesters, confessing the family’s pain after Erona’s loss and demanding that her case be handled with the seriousness that it deserves.

    April 12, 2024, I lost my sister, Eron, and since then, my life is no longer the same. My pain gets even worse when I see my nephew mentioning his mother, remembering and feeling her absence. How can you explain to a child why his mother can’t come back? How can you fill the void that no one can replace? He said it.

    On the other hand, Erona’s brother stressed that the family is not satisfied with the 24-year prison sentence for the handover, underlining that no sentence can bring back his sister, but that she deserves justice.

    We as a family are not satisfied with the 24-year sentence. For us, no sentence can bring back Erona, but we believe that her life deserves justice and the pain of our family must be heard, we demand that justice be established and her case be dealt with with with the seriousness that it deserves… Drilon Cokley said.

  • “ Married and close to Fuegon ” residents comment on Behare’s report to the resident ( VIDEOS)

    ABehares’ warmth with Fuego at Big Brother’s house V IP Kosova 5 has sparked discussions among residents, bringing its marital status into focus.

    Nora, Cledja and Eagle have expressed their opinions about the double report, commenting on Behare’s behaviour to Fuegos.

    Nora said that she would not be so close to another person if she was married.

    I didn’t have a man next to someone… If I stay more with Fuego… this bono wants me to understand them, She said.

    Meanwhile, Cledja had a different opinion, calling it a normal report, at least from Fuegos.

    Fuego has friends like everyone else, it’s a normal report, Clede said.

    On the other hand, the Eagle was more direct in its comments, criticising Beharen for the way she, according to her, is being brought in a report with Fuego, despite being married and mother of two.

    You’re using that card: I’m a nana, a wife, I’m married, a knanna and Fuego are forgetting about it all… Now don’t say I’m a married woman, when you’re married you have to bring it to me, Eagle said it.