Blog

  • Residents return to our event last night in Prime, BBVK5 ( VIDEOS)

    – What?Last night’s look at BBVK5 Prime, where Jonah had run into two other girls outside the house who accused him of poisoning, continues to be the subject of discussion among residents.

    This time, Valdet and Eagle discussed how the situation had been seen outside the house, commenting on the reactions Valdet made to Jonah, since his wife was involved in the situation.

    When you sat there at Jonah’s, you didn’t do well, because Valdrin could feel bad… He told Eagle Valdet.

    Meanwhile, Jonah explained to residents what happened during last night’s Prime and how the discussion ended with the other two girls, who accused him of bulism.

    For more details from the local conversation, follow the video below:

  • Banorët rikthehen te ngjarja me Jonën që ndodhi mbrëmë në Prime të BBVK5 (VIDEO)

    Banorët rikthehen te ngjarja me Jonën që ndodhi mbrëmë në Prime të BBVK5 (VIDEO)

    Banorët rikthehen te ngjarja me Jonën që ndodhi mbrëmë në Prime të BBVK5 (VIDEO)

    Ngjarja e mbrëmshme në Prime-in e BBVK5, ku Jona pati përballje me dy vajza të tjera jashtë shtëpisë, të cilat e akuzonin për bullizim, vazhdon të jetë temë diskutimi mes banorëve.

    Këtë herë, Valdeti dhe Shqiponja diskutuan rreth mënyrës se si ka mundur të jetë parë jashtë shtëpisë situata e krijuar, duke komentuar edhe reagimet që Valdeti i bëri ndaj Jonës, meqë gruaja e tij ishte e përfshirë në këtë situatë.

    “…Kur u ule aty te Jona, nuk bëre mirë, sepse Valdrina ka mundur të ndihet keq…”, i tha Shqiponja Valdetit.

    Ndërkohë, Jona u shpjegoi banorëve se çfarë ndodhi gjatë Prime-it të mbrëmshëm dhe si përfundoi diskutimi me dy vajzat e tjera, të cilat e akuzuan për bullizëm.

    Për më shumë detaje nga biseda e banorëve, ndiqeni videon më poshtë:

  • Mbi 500 mijë euro kamata thotë se i pagoi për fajde, viktima: Mora 150 mijë euro kredi dhe mbi 250 mijë nga familjarët

    Mbi 500 mijë euro kamata thotë se i pagoi për fajde, viktima: Mora 150 mijë euro kredi dhe mbi 250 mijë nga familjarët

    Mbi 500 mijë euro kamata thotë se i pagoi për fajde, viktima: Mora 150 mijë euro kredi dhe mbi 250 mijë nga familjarët

    Një shumë prej mbi 500 mijë eurosh vetëm në emër të kamatave thotë se e ka paguar B.Ç., i cili pretendon se për disa vite kishte marrë para me fajde nga Eduard Kaçinari në Prizren.

    Në deklaratën e dhënë në Prokurori, B.Ç. ka thënë se dëmi i shkaktuar ndaj tij, duke përfshirë edhe borxhin kryesor, arrinte në rreth 750 mijë euro.

    Sipas deklarimit të tij, për t’i paguar kamatat kishte marrë kredi në emrin e tij dhe të babait, në vlerë të përgjithshme prej 150 mijë eurosh. Ndërsa, mbi 250 mijë euro të tjera thotë se i kishte marrë borxh nga familjarët dhe miqtë.

    “Kam marrë kredi në emrin tim dhe në emrin e babait, në shumë totale prej 150.000 euro […] dhe mbi 250.000 euro kam marrë nga familjarë, miq, borxh, nga e cila shumë gradualisht kam paguar kamatat te Eduardi”, ka deklaruar B.Ç.

    Ai ka treguar se paratë nga familjarët i kishte marrë në shuma të ndryshme, kryesisht nga 5 mijë dhe 10 mijë euro, ndërsa shuma më e madhe që kishte marrë ishte 20 mijë euro.

    Në të njëjtën deklaratë, B.Ç. ka rrëfyer edhe për një borxh prej 80 mijë eurosh që kishte marrë përmes shokut të tij B.B., me kamatë mujore prej 10 për qind. Kjo nënkuptonte pagesën prej 8 mijë eurosh çdo muaj.

    Ai ka deklaruar se këtë kamatë e kishte paguar për tetë ose nëntë muaj, përmes B.B.-së, i cili më pas ia dorëzonte personit që i kishte dhënë paratë.

    Sipas aktakuzës, Prokuroria pretendon se B.Ç. kishte paguar gjithsej 64 mijë euro kamata për këtë borxh prej 80 mijë eurosh, ndërsa më vonë, për borxhin dhe kamatat, atij iu kërkuan 200 mijë euro.

    Përveç kësaj, sipas deklarimit të B.Ç., për një borxh tjetër prej 170 mijë eurosh, Eduard Kaçinari i kishte kërkuar 350 mijë euro, duke e çuar shumën e kërkuar në 550 mijë euro.

    B.Ç. ka deklaruar se, në pamundësi për t’i paguar këto para, ishte vënë në diskutim bartja e pronës së tij, përfshirë shtëpinë dhe lokalet.

    Prokuroria e ngarkon Eduard Kaçinarin për fajde dhe detyrim, ndërsa Eduard dhe Anton Kaçinari akuzohen edhe për fajde në lidhje me borxhin prej 80 mijë eurosh të marrë përmes B.B.

    Nga Anton Kaçinari ishin sekuestruar gjithashtu para të gatshme në disa valuta, dokumente kadastrale dhe një fletë me shënimet: “120.000, kësti 1.214.37, total kamata 25.724.4”.

    Si e kishte kërcënuar viktimën Eduard Kaçinari?

    Prokuroria njoftoj se E.K. dhe A.K., përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanë kërkuar duke përdorur edhe forcë dhe kanosje ndaj viktimave, duke i detyruar të shkojnë te përmbaruesi privat për procedurat noteriale, por policia ka ndërhyrë dhe i ka arrestuar.

    Nga viti 2021, në vazhdimësi në Prizren, i pandehurit Eduard Kaçinari, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përdor kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin që të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari nuk arrin që t’ia paguaj kamatat, i pandehuri me anë të presionit dhe kanosjeve serioze – direkte arrin ta detyroj të dëmtuarin që të paguaj kamatat dhe të mos e raportoj rastin në polici, në të kundërtën e kërcënim me fjalët se

    “nëse e lajmëron rastin në polici, ta vras djalin, babën, vëllezërit dhe krejt familjen”, veprime këto të cilat i përsërit disa herë madje me raste të shpeshta me revole në dorë duke i bërë me dije se “unë mund të hy në burg, rri 3 – 4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, hera e fundit kur viktima pranon kanosje, ishte data 08.03.2026 në orët e mbrëmjes, në bodrumin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet poshtë lokaleve, si rrjedhojë e këtyre veprimeve të përsëritura, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, si dhe frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij.

    Në këtë rast është përfshirë edhe Anton Kaçinari, i cili dyshohet se bashkë me Eduard Kaçinarin ka dhënë 80 mijë euro me kamatë mujore 10 për qind përmes një ndërmjetësi.

    “Në datë të pacaktuar, gjatë vitit 2025, deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, në bashkëkryerje, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën dhe gjendjen financiare në të cilën ishin futur të dëmtuarit/viktimat, në atë mënyrë që pasi viktima nuk po mund t’ia dilte me pagesat e kamatave, kërkon nga shoku i tij që t’i gjej të holla, ky i fundit e paralajmëron që nuk ka të hollat të tija por e ka mundësinë që t’i marrë me kamata tek i pandehuri Anton Kaçinari, nga i cili në shuma të ndryshme merr 80,000 euro me kamatë mujore prej 10%, të cilat të holla ia dorëzon viktimës“, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Sipas Prokurorisë, kërcënimet nuk kishin qenë vetëm verbale. Në aktakuzë pretendohet se në disa raste Kaçinari ishte paraqitur edhe me revole në dorë.

    “Unë mund të hy në burg, rri 3–4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, është një tjetër deklaratë që Prokuroria ia atribuon të dyshuarit.

    Prokuroria pretendon se këto veprime i kishin shkaktuar të dëmtuarit frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

    Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për të dy të pandehurit, si dhe konfiskimin e përhershëm të sendeve dhe parave që pretendon se janë përfituar nga veprimtaria penale. Aktakuza ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit është ngritur më 4 nëntor 2026. Të dy akuzohen për fajde, ndërsa Eduard Kaçinari edhe për detyrim.

    Lexo edhe:

    Burimi: Insajderi

  • Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë

    Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë

    Kurti ka thënë se gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv përballë dukurisë së largimit të profesionistëve shëndetësorë.

    Ai ka theksuar se Qeveria synon të mbështesë mjekët me kushte më të mira pune, pajisje bashkëkohore dhe mundësi të reja trajnimi.

    Kurti ka përmendur investimet në shërbimet shëndetësore, përfshirë mbi 5.5 milionë euro në Gjinekologji, rreth 1.45 milionë euro në Kardiologjinë Invazive të QKUK-së dhe mbi tre milionë euro në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare.

    Ai ka bërë të ditur se buxheti për Listën e Barnave Esenciale është rritur nga 35 milionë euro në vitin 2019 në 64 milionë euro këtë vit, ndërsa buxheti për barnat e pacientëve onkologjikë nga 8 në 22 milionë euro.

    Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar kontributin e mjekëve të diasporës, të cilët kthehen për të ligjëruar, trajnuar profesionistët e rinj dhe për të bashkëpunuar me ekipet shëndetësore në Kosovë. Ai ka thënë se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të këtij takimi.

     

    Burimi: RTKLive

  • Kurti në Swiss Medical School të organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë: Thekson rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën

    Kurti në Swiss Medical School të organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë: Thekson rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të Swiss Medical School, organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ku ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet mjekëve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fjalën e tij të plotë në këtë organizim, Kurti ka falënderuar mjekët shqiptarë që, përkundër angazhimeve të tyre profesionale në Zvicër, gjejnë kohë për të ndarë përvojën dhe njohuritë me kolegët në Kosovë, shkruan Telegrafi.

    Ai ka theksuar se përmes këtij bashkëpunimi, njohuritë e fituara jashtë vendit bëhen pjesë e zhvillimit profesional në Kosovë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

    “Përmes këtij angazhimi, njohuritë e fituara jashtë vendit bëhen pjesë e zhvillimit profesional edhe këtu te ne dhe, rrjedhimisht, e kujdesit që marrin qytetarët tanë”, ka deklaruar Kurti.

    Duke iu referuar programit të Swiss Medical School, ai ka vlerësuar rëndësinë e temave të trajtuara, të cilat përfshijnë sëmundjet koronare, urgjencat vaskulare, endokrinologjinë, gastroenterologjinë, gjinekologjinë dhe neuroimazherinë. Sipas tij, këto janë fusha që lidhen drejtpërdrejt me vendimet e përditshme klinike dhe kërkojnë njohuri të përditësuara, gjykim të kujdesshëm dhe bashkëpunim ndërmjet specialiteteve.

    Kurti ka folur edhe për investimet në sistemin shëndetësor të Kosovës, duke përmendur veçanërisht Gjinekologjinë, Kardiologjinë Invazive, Neurokirurgjinë dhe Kirurgjinë Vaskulare.

    Ai ka bërë të ditur se investimet në transformimin e reparteve të Gjinekologjisë kanë kaluar vlerën prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa ka veçuar edhe funksionalizimin e shërbimit të frytnimit të asistuar mjekësor në sektorin publik.

    Në këtë drejtim, Kurti ka njoftuar se më 5 nëntor është shënuar lindja e parë nga një shtatzëni e arritur përmes këtij shërbimi në sektorin publik.

    “Më herët, ky shërbim ofrohej vetëm në institucionet private me kosto shumë të lartë, ndërsa tashmë ëndrra për t’u bërë prindër është e mundur për të gjithë, pa kosto dhe atë në sektorin tonin të përbashkët, publik”, ka shkruar ai.

    Sa u përket investimeve të tjera, Kurti ka përmendur përurimin e hapësirës së rinovuar të Kardiologjisë Invazive në QKUK dhe angiografit të ri, për të cilët janë investuar afër 1.45 milionë euro, me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut.

    Ndërkaq, në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare, sipas tij, janë investuar mbi tre milionë euro për modernizimin e sallave operative dhe pajisjen e tyre me aparatura të reja.

    Ai ka theksuar se përmirësime të kushteve të punës dhe zgjerim të shërbimeve janë bërë edhe në klinika të tjera dhe në spitalet rajonale, me qëllim që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore më afër vendbanimeve të tyre.

    Në fjalën e tij, Kurti është ndalur edhe te rritja e buxhetit për Listën e Barnave Esenciale. Sipas të dhënave që ka prezantuar, ky buxhet nga 35 milionë euro në vitin 2019 është rritur në 64 milionë euro këtë vit, që paraqet rritje prej rreth 83 për qind, përcjell Telegrafi.

    Rritje ka pasur edhe buxheti për barnat e pacientëve onkologjikë, i cili nga tetë milionë euro ka arritur në 22 milionë euro, apo 175 për qind më shumë.

    Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, kryeministri në detyrë ia ka kushtuar edhe largimit të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, por edhe kthimit të mjekëve në vend.

    Duke e cilësuar këtë të fundit si një zhvillim të rëndësishëm, Kurti ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

    “Të gjithë jemi të brengosur me atë që quhet në mënyrë të popullarizuar, por me dhembje, ‘ikje e trurit’, edhe mjekët edhe infermierët tanë që lëshojnë atdheun dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, posaçërisht në Evropën Perëndimore, por viteve të fundit e kemi dukurinë e cila është e kundërta e saj, drejtimi i njëjtë por kahja e kundërt, ‘kthimi i trurit’”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka thënë se institucionet i mirëpresin mjekët që vendosin të kthehen në Kosovë, ndërsa çmojnë edhe kontributin e atyre që vazhdojnë të punojnë jashtë vendit, por kthehen herë pas here për të ligjëruar, trajnuar mjekë të rinj dhe bashkëpunuar me ekipet shëndetësore në vend.

    Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar Swiss Medical School si një shembull të bashkëpunimit të tillë, duke theksuar se synimi është që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërmjet profesionistëve dhe institucioneve ku ata punojnë.

    Kurti ka përmendur gjithashtu hapjen e vazhdueshme të konkurseve për specializime, duke theksuar se për herë të parë ato janë bazuar në kritere të qarta dhe të sakta.

    “Bashkëpunimin me mjekët e diasporës e shohim si marrëdhënie afatgjatë dhe të domosdoshme”, ka theksuar ai.

    Në fund, Kurti u është drejtuar edhe studentëve të mjekësisë, duke i inkurajuar që edicionin e katërt të Swiss Medical School ta shfrytëzojnë për pyetje, diskutime dhe krijimin e lidhjeve profesionale.

    Ai ka falënderuar organizatorët, ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre, duke u uruar diskutime të frytshme dhe punë të mbarë./Telegrafi/

  • Erona Coklin’s brother seeks justice in protest: no child should be raised without his mother

    Erona Coklin’s brother, Drilon, has attended the protest against the murder of women, where he has shared the family’s pain of losing his sister and sought justice for all the women killed.

    During his speech, he remembered April 12th, 2024, the day Erona was killed by her former husband, Valon Ali, within the Ferizaj Centre for Social Affairs, following a dispute over the custody of their son.

    Drillon has said that the family is not satisfied with the 24-year prison sentence, stressing that the sister’s loss has left a pain that cannot be healed.

    Every murder leaves behind a family destroyed, tears and pain that never heal. I am speaking not only as a citizen but as a brother who has experienced the worst loss. On April 12, 2024, I lost my sister, Eron, and since that day, my life is no longer the same, he said.

    Commenting on the consequences that this murder has left with the family, he has also isolated the pain of his nephew, who is growing without his mother.

    My pain becomes even more intense when I see my nephew mentioning his mother, remembering her and missing her. How can you explain to a child why his mother won’t come back? How can you fill the void that no one can replace? He will grow with the merchandise for his mother, while we will live with the pain of losing Erona. We as a family are not satisfied with the 24-year sentence. For us, no punishment can bring Erona back, but we believe that her life deserves justice and that the pain of our family should be heard, he added.

    In his speech, Drillon urged citizens not to be treated only as news after several days, seeking justice for Erona and all other victims.

    Please, don’t just look at the murders as a news story that is forgotten in a few days. Each victim has a family, suffering children, broken dreams, and a lifelong pain. Justice for Erona and all the victims. How many other lives must be lost, and how many families must suffer in order to understand the value of human life? And finally, I want to mention Arlinda. The pain of a family losing a loved one does not end with the burial day. It goes on every day, every memory, every tear and every absence. I don’t want the names of Erona, Arlinda, or any other woman left just a piece of news and statistics. I want them to be remembered, not forgotten, and that justice for them will not remain just one requirement, but that it become a reality, he said.

    Erona Cokli was killed on 12 April 2024 by her former husband, Valon Aliu, within the Ferizaj Centre for Social Affairs, following a disagreement over the custody of their son.

    During this incident, Aliu had also injured Erona’s brother and committed murder at the Social Work Center.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vëllai i Erona Coklit kërkon drejtësi në protestë:Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

    Vëllai i Erona Coklit kërkon drejtësi në protestë:Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

    Vëllai i Erona Coklit kërkon drejtësi në protestë:Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet pa nënën e tij

    Vëllai i Erona Coklit, Driloni, ka marrë pjesë në protestën kundër vrasjes së grave, ku ka ndarë dhimbjen e familjes për humbjen e motrës së tij dhe ka kërkuar drejtësi për të gjitha gratë që janë vrarë.

    Gjatë fjalimit të tij, ai ka kujtuar 12 prillin e vitit 2024, ditën kur Erona u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre.

    Driloni ka thënë se familja nuk është e kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burgim, duke theksuar se humbja e motrës ka lënë një dhimbje që nuk mund të shërohet.

    “Çdo vrasje lë pas një familje të shkatërruar, lot dhe dhimbje që nuk shërohen kurrë. Unë nuk po flas vetëm si qytetar, por si vëlla që e ka përjetuar humbjen më të rëndë. Më 12 prill 2024, humba motrën time, Eronën, dhe që nga ajo ditë jeta ime nuk është më e njëjtë”, tha ai.

    Duke folur për pasojat që kjo vrasje ka lënë te familja, ai ka veçuar edhe dhimbjen e nipit të tij, i cili po rritet pa nënën.

    “Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur e shoh nipin tim duke e përmendur nënën e tij, duke e kujtuar dhe duke e ndier mungesën e saj. Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij nuk do të kthehet më? Si mund t’ia mbushësh boshllëkun që askush nuk mund ta zëvendësojë? Ai do të rritet me mallin për nënën e tij, ndërsa ne do të jetojmë me dhimbjen e humbjes së Eronës. Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg. Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet”, shtoi ai.

    Në fjalën e tij, Driloni u bëri thirrje qytetarëve që vrasjet e grave të mos trajtohen vetëm si lajme që harrohen pas disa ditësh, duke kërkuar drejtësi për Eronën dhe të gjitha viktimat e tjera.

    “Ju lutem, mos i shihni vrasjet vetëm si lajme që harrohen pas disa ditësh. Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën. Drejtësi për Eronën dhe për të gjitha viktimat. Sa jetë të tjera duhet të humben dhe sa familje duhet të vuajnë, që ta kuptojmë vlerën e jetës njerëzore? Dhe në fund, dua ta përmend edhe Arlindën. Dhimbja e një familjeje që humb një njeri të dashur nuk përfundon me ditën e varrimit. Ajo vazhdon çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lot dhe në çdo mungesë. Nuk dua që emrat e Eronës, Arlindës apo të ndonjë gruaje tjetër të mbeten vetëm pjesë e lajmeve dhe statistikave. Dua që ato të kujtohen, të mos harrohen dhe që drejtësia për to të mos mbetet vetëm një kërkesë, por të bëhet realitet”, tha ai.

    Erona Cokli u vra më 12 prill 2024 nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre.

    Gjatë këtij incidenti, Aliu kishte plagosur edhe vëllanë e Eronës dhe kishte kanosur me vrasje zyrtaren e Qendrës për Punë Sociale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arsenali dhe Liverpooli interesohen për yllin e Bundesligës

    Arsenali dhe Liverpooli interesohen për yllin e Bundesligës

    Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB Leipzig, Antonio Nusa, i cili mund të jetë i disponueshëm për deri në 80 milionë euro verën e ardhshme.

    21-vjeçari po shijon formën më të mirë të karrierës së tij, duke shënuar 13 gola në tre gara këtë sezon. Kjo shifër është barazuar me rekordin e tij personal të mëparshëm, të vendosur gjatë sezonit 2024/25.

    Sipas gazetës BILD, Nusa ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve angleze, me Arsenalin që thuhet se është ndër admiruesit e tij më të vazhdueshëm. Mikel Arteta e vlerëson disiplinën taktike, shkathtësinë dhe atletizmin e norvegjezit.

    Sipas raportit, një delegacion i Arsenalit ishte i pranishëm në ndeshjen e Leipzig kundër Manchester City për ta ndjekur atë.

    Liverpooli, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Aston Villa dhe Crystal Palace po e monitorojnë gjithashtu sulmuesin anësor. Interesi i tyre mund të çojë në një betejë ofertash verën e ardhshme.

    Megjithatë, RB Leipzig nuk ka ndërmend ta shesë Nusan gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse merr një ofertë të jashtëzakonshme. Klubi gjerman aktualisht po e vlerëson atë deri në 80 milionë euro për verën e ardhshme.

    RB Leipzig pritet të gjenerojë rreth 100 milionë euro të ardhura nga transferimet verën e ardhshme, duke e bërë Nusan një nga shitjet e tyre të mëdha potenciale. /Telegrafi/

  • Five Drug Trafficking Persons Arrested in Pristina

    Five people have been arrested in Pristina under suspicion of involvement in narcotics trafficking. According to the Kosovo Police’s report, the arrest was conducted by investigators from the Directorate for Narcotics Trafficking Investigation Unit in Pristina, following raids on two cars and a residence exploited by suspects.

    During the raids, police have located and seized 52.93 grams of substance suspected of being cocaine and 517.5 grams of substance allegedly marijuana.

    Also, as material evidence has been seized a scales of narcotics measurements, two verb packages allegedly serving for packing narcotics, 440 euros allegedly benefited from narcotics sales, as well as three mobile phones.

    Police suggest all five suspects are Kosovo males. After the interview and the prosecutor’s decision, four of them have been sent to maintenance, while one has been released and the case will continue in regular procedure.

    Source Layer: Insander

  • Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

    Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

    Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që shfrytëzoheshin nga të dyshuarit.

    Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

    Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe tre telefona celularë.

    Policia bën të ditur se të pesë të dyshuarit janë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Burimi: Insajderi