Blog

  • Bilateral attacks between Russia and Ukraine escalate

    The Russian Defence Ministry has announced that its forces have carried out the largest air strike so far against Ukraine’s military-industrial complex, hitting a large number of smiles in different parts of the country.

    According to the Kremlin, among other things, industrial targets have been hit in the Kiev region, as well as energy infrastructure. Similar points have been hit in several other parts of Ukraine. The Kremlin has added that ammunition factories and a strategic bridge have also been attacked.

    Meanwhile, Ukrainians are continuing attacks on Russia’s oil industry, hitting hundreds of miles from the border between the two countries.

    According to some estimates, in recent days Ukrainian forces have completely destroyed more than 20 percent of Russian oil production capacity as well as over 30 percent of the warehouses.

    Source Layer: RTKLive

  • Përshkallëzohen sulmet reciproke mes Rusisë dhe Ukrainës

    Përshkallëzohen sulmet reciproke mes Rusisë dhe Ukrainës

    Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat e saj kanë kryer sulmin më të madh ajror deri më tani kundër kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës, duke goditur një numër të madh caqesh në pjesë të ndryshme të vendit.

    Sipas Kremlinit, ndër të tjera, janë goditur objektiva industriale në rajonin e Kievit, si dhe infrastruktura energjetike. Caqe të ngjashme janë goditur edhe në disa pjesë të tjera të Ukrainës. Kremlini ka shtuar se janë sulmuar edhe fabrika të municionit dhe një urë strategjike.

    Ndërkohë, ukrainasit po vazhdojnë sulmet ndaj industrisë së naftës në Rusi, duke goditur caqe qindra kilometra larg kufirit mes dy vendeve.

    Sipas disa përllogaritjeve, gjatë ditëve të fundit, forcat ukrainase kanë shkatërruar tërësisht më shumë se 20 për qind të kapacitetit rus të prodhimit të naftës, si dhe mbi 30 për qind të depove.

    Burimi: RTKLive

  • Morët raportin radiologjik dhe nuk e kuptoni? Ja çfarë nënkuptojnë lezioni, nodusi, cista dhe termat e tjerë

    Morët raportin radiologjik dhe nuk e kuptoni? Ja çfarë nënkuptojnë lezioni, nodusi, cista dhe termat e tjerë

    Disa shprehje mjekësore mund të tingëllojnë alarmante, edhe kur nuk tregojnë ndonjë sëmundje serioze. Por si ta dalloni një gjetje të zakonshme nga ajo që kërkon vëmendje të mëtejshme?

    Marrja e rezultateve të një ekzaminimi radiologjik shpesh shoqërohet me shqetësim, veçanërisht kur raporti përmban terma të panjohur mjekësorë. Fjalë si “lezion”, “nodus”, “masë” apo “ndryshime degjenerative” mund të krijojnë frikë, megjithëse jo domosdoshmërisht tregojnë praninë e një sëmundjeje serioze.

    Raporti radiologjik është dokumenti në të cilin radiologu përshkruan strukturat e brendshme të trupit, të vëzhguara përmes radiografisë, ultrazërit, tomografisë së kompjuterizuar (CT) ose rezonancës magnetike (MRI).

    Megjithatë, raporti radiologjik nuk është gjithmonë diagnozë përfundimtare. Interpretimi i tij kërkon njohjen e simptomave, historisë shëndetësore dhe rezultateve të ekzaminimeve të tjera.

    Kush i interpreton imazhet radiologjike?

    Radiologu është mjek specialist i trajnuar për interpretimin e imazheve diagnostike. Ai përshkruan strukturat normale, identifikon ndryshimet e mundshme dhe, kur është e nevojshme, i krahason rezultatet me ekzaminimet e mëparshme.

    Raporti mund të jetë i gjatë dhe i detajuar, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ekziston një problem serioz.

    Më poshtë shpjegohen termat që hasen më shpesh në raportet radiologjike.

    Çfarë do të thotë “ndryshim” në raport?

    Termi “ndryshim” përdoret për të përshkruar një karakteristikë të vërejtur gjatë ekzaminimit.

    Ai mund të përfaqësojë një variant normal anatomik, gjurmë të një operacioni të mëparshëm, ndryshim të lidhur me moshën ose një gjetje që kërkon vlerësim të mëtejshëm.

    Jo çdo ndryshim është patologjik dhe jo çdo gjetje kërkon trajtim.

    Lezioni – a do të thotë gjithmonë tumor?

    Lezioni është një zonë indore që ndryshon nga indet përreth për nga struktura ose pamja radiologjike.

    Ky term nuk është sinonim i kancerit.

    Një lezion mund të jetë cist beninj, proces inflamator, infeksion, ind mbresor pas operacionit ose formacion tumoral beninj apo malinj.

    Rëndësi kanë vendndodhja, madhësia, kufijtë, karakteristikat radiologjike dhe ndryshimet e mundshme gjatë kohës.

    Kur lezioni përshkruhet si i papërcaktuar ose i dyshimtë, mund të rekomandohen ekzaminime plotësuese, ndjekje periodike ose biopsi.

    Nodusi – çfarë përfaqëson kjo gjetje?

    Nodusi është një formacion i vogël, zakonisht me formë të rrumbullakët ose ovale, që mund të zbulohet në mushkëri, gjëndrën tiroide, gjinj dhe organe të tjera.

    Në mushkëri, termi zakonisht përdoret për formacione deri në tre centimetra.

    Shumë noduse janë beninje, por rëndësia e tyre varet nga organi ku ndodhen, madhësia, struktura dhe faktorët individualë të rrezikut.

    Për disa mjafton monitorimi, ndërsa të tjerat kërkojnë ekzaminime shtesë, transmeton Telegrafi.

     inshyna inshyna

    Cista – kur është e padëmshme?

    Cista është një strukturë në formë qeske ose zgavre, zakonisht e mbushur me lëng, por ndonjëherë edhe me përmbajtje tjetër.

    Cistat e thjeshta karakterizohen nga mure të holla, kufij të rregullt dhe përmbajtje homogjene. Ato shpesh janë beninje dhe nuk kërkojnë trajtim.

    Cistat komplekse mund të kenë ndarje të brendshme, mure të trasha ose përbërës solidë, prandaj kërkojnë vlerësim më të kujdesshëm.

    Përforcimi pas kontrastit – çfarë tregon?

    Gjatë CT-së ose rezonancës magnetike mund të përdoret lëndë kontrasti për të dalluar më qartë indet dhe enët e gjakut.

    Kur një zonë shfaq përforcim pas administrimit të kontrastit, kjo tregon mënyrën se si ajo e merr kontrastin.

    Kjo karakteristikë ndihmon në dallimin e proceseve inflamatore, formacioneve të ndryshme dhe strukturave vaskulare. Vetëm përforcimi nuk mjafton për të përcaktuar malignitetin.

    Ndryshimet degjenerative – a janë të rrezikshme?

    Këto ndryshime lidhen me konsumimin gradual të strukturave anatomike, veçanërisht të shtyllës kurrizore, disqeve ndërvertebrore dhe nyjave.

    Ato bëhen më të zakonshme me moshën, por ndikohen edhe nga ngarkesat fizike dhe faktorë të tjerë.

    Ndryshimet e lehta degjenerative shpesh zbulohen rastësisht dhe nuk shkaktojnë domosdoshmërisht dhimbje.

    Gjetja rastësore – pse përmendet?

    Gjetja rastësore është një ndryshim që zbulohet gjatë ekzaminimit të kryer për një arsye tjetër.

    Për shembull, një CT e abdomenit mund të identifikojë një cist në veshkë ose një nodus në gjëndrën mbiveshkore.

    Gjetje të tilla nuk janë domosdoshmërisht shqetësuese, por disa kërkojnë kontroll të mëtejshëm.

    “Të korrelohet klinikisht” – çfarë kërkon radiologu?

    Kjo shprehje do të thotë se rezultati radiologjik duhet të interpretohet së bashku me simptomat, ekzaminimin fizik, analizat laboratorike dhe historinë mjekësore.

    Pra, radiologu përshkruan atë që sheh në imazhe, ndërsa mjeku trajtues përcakton rëndësinë klinike.

    Kontrolli radiologjik – a ka arsye për shqetësim?

    Rekomandimi për kontroll pas disa muajsh nuk nënkupton automatikisht dyshim për kancer.

    Shpesh synimi është të vërtetohet nëse një ndryshim mbetet i qëndrueshëm, zvogëlohet apo rritet.

    Megjithatë, afatet e rekomanduara duhen respektuar.

    “Nuk evidentohen ndryshime akute” – a është gjithçka në rregull?

    Kjo formulë zakonisht tregon se ekzaminimi nuk ka identifikuar ndryshime të reja akute të llojit që është vlerësuar.

    Por nuk përjashton domosdoshmërisht sëmundje kronike apo probleme që nuk mund të zbulohen me metodën e përdorur.

    Pse nuk duhet ta interpretoni vetë raportin?

    I njëjti term mund të ketë rëndësi të ndryshme te pacientë të ndryshëm. Mosha, simptomat, sëmundjet e mëparshme dhe karakteristikat e gjetjes ndikojnë drejtpërdrejt në interpretim.

    Prandaj, një fjalë shqetësuese në raport nuk duhet të shndërrohet menjëherë në diagnozë. Po aq e rëndësishme është që një gjetje e dyshimtë të mos neglizhohet.

    Interpretimi përfundimtar dhe vendimi për ekzaminimet ose trajtimin e nevojshëm duhet të bëhen në bashkëpunim me mjekun përkatës. /Telegrafi/

  • Wenger synon ta rrëzojë Infantinon?

    Wenger synon ta rrëzojë Infantinon?

    Arsene Wenger po shqyrton mundësinë e kandidimit për president të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do ta shohin atë të përballet me Gianni Infantinon.

    Ish-trajneri i Arsenalit, i cili tani është drejtor i zhvillimit global të futbollit në FIFA, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Sipas gazetës franceze L’Equipe, Wenger po i afrohet më shumë hyrjes në garë.

    Një vendim përfundimtar pritet deri në mesin e javës së ardhshme, pasi Wenger të zhvillojë disa takime ku bashkëbiseduesit e tij duhet ta bindin më tej atë të kandidojë. Reputacioni dhe përvoja e tij ndërkombëtare mund të jenë vendimtare në bashkimin e shoqatave që kundërshtojnë presidentin aktual.

    Gazeta franceze pohon se Wenger është veçanërisht popullor në Afrikë dhe Azi. Fakti që ai nuk vjen nga mjedisi i UEFA-s mund t’i sjellë atij edhe mbështetjen e disa shoqatave kombëtare.

    Kandidatura e tij thuhet se mbështetet nga disa punonjës brenda vetë FIFA-s. Duke qenë se ai është 77 vjeç, Wenger ndoshta do të shërbejë vetëm një mandat katërvjeçar nëse fiton.

    Infantino mund të përballet me dy kundërshtarë

    Gianni Infantino po përgatitet për një mandat të ri në krye të organizatës botërore të futbollit dhe me kandidaturën e Wenger, ai do të kishte konkurrencë serioze.

    Kozo Tashima, presidenti i Federatës së Futbollit të Japonisë, ka njoftuar tashmë qëllimin e tij për t’iu kundërvënë Infantinos në garën për kreun e FIFA-s. /Telegrafi/

  • Fadil Vokrriu, ready for the Kosovo-Israel match

    The country’s main stadium — Fadil Vokryı in Pristina — has successfully completed all field recovery procedures and is now fully ready to welcome international confrontations back.

    The good news for Darwinian fans comes just before the upcoming challenge of Kosovo’s home representative, where on November 14th Kosovo will face the National of Israel, in the context of the League of Nations matches.

    This important confrontation will be held at first by 1500 and marks the last match Kosovo will play as local this year.

    Shortly after this meeting in Pristina, young people led by selective Franco Foda will take the road to Dublin, where they will face their next challenge as guests against Ireland.

    Source Layer: Signal

  • “Fadil Vokrri”, gati për ndeshjen Kosovë-Izrael

    “Fadil Vokrri”, gati për ndeshjen Kosovë-Izrael

    “Fadil Vokrri”, gati për ndeshjen Kosovë-Izrael

    Stadiumi kryesor i vendit, “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar me sukses të gjitha procedurat e rikuperimit të fushës dhe tashmë është plotësisht i gatshëm për të mirëpritur sërish përballjet ndërkombëtare.

    Lajmi i mirë për tifozët dardanë vjen pikërisht para sfidës së radhës të Përfaqësueses së Kosovës në shtëpi, ku më 14 nëntor Kosova do të përballet me Kombëtaren e Izraelit, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

    Kjo përballje e rëndësishme do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 dhe shënon ndeshjen e fundit që Kosova do të luajë si vendase për këtë vit.

    Menjëherë pas këtij takimi në Prishtinë, djelmoshat e udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda do të marrin rrugën drejt Dublinit, ku i pret sfida e radhës si mysafirë kundër Irlandës.

    Burimi: Sinjali

  • US for decades silent on Israeli nuclear weapons, but this policy could end

    For more than six decades, the United States has followed a policy of silence regarding Israel’s nuclear arsenal, avoiding public confirmation that their ally in the Middle East possesses such weapons.

    However, this approach is increasingly being questioned at a time when the Iran war has turned to the risk of spreading nuclear weapons in the region.

    Israel has never officially admitted to possessing nuclear weapons, but never denied it. This policy is known as nuclear inequity and has enabled the country to maintain such an arsenal, without facing international pressure that would bring public confirmation.

    However, international estimates suggest that Israel may have about 90 nuclear heads. The centre of his nuclear programme is believed to be the target of Dimona, in the Negewi Desert, which for decades has been kept out of public attention.

    American silence policy dates back to 1960, when officials in Washington had concluded that Israel was developing nuclear weapons. Instead of trying to stop the programme, the US administration chose to avoid confrontation with its ally and publicly not confirm the existence of the arsenal.

    This approach is again being questioned at the U.S. Congress. At a hearing session in June, lawmaker Joachim Castro asked US Secretary of State Marco Rubio if Israel owns nuclear weapons, writes Chan.

    Rubio did not give an official confirmation, but acknowledged that, according to most countries’ estimates, Israel owns them. He stressed that Israel itself has not publicly accepted this fact and that Washington does not treat it as a confirmed clue.

    Castro warned that this policy is becoming increasingly dangerous, especially in conditions where the US is involved in war alongside Israel. According to him, public opinion does not have a clear mirror on Israel’s red lines in terms of possible use of nuclear weapons and its response if Israeli nuclear facilities are attacked.

    The issue also relates to Iran’s nuclear ambitions and the possibility of other countries in the region following the same path. Saudi Arabia has warned earlier that it would develop nuclear weapons if something like that provided by Iran.

    A possible nuclear agreement between Washington and Riyadh, which could pave Saudi Arabia’s way for enriching uranium, is increasing concerns about a new arms race in the Middle East.

    Thus, the war with Iran and debate at the U.S. Congress are testing a policy that has survived for decades. Whether Washington will continue to avoid public confirmation of the Israeli arsenal, or will be forced to change its stance, it remains unclear. /Telegraphy/

  • SHBA-ja prej dekadash hesht për armët bërthamore të Izraelit, por kjo politikë mund të marrë fund

    SHBA-ja prej dekadash hesht për armët bërthamore të Izraelit, por kjo politikë mund të marrë fund

    Për më shumë se gjashtë dekada, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një politikë të heshtjes lidhur me arsenalin bërthamor të Izraelit, duke shmangur konfirmimin publik se aleati i tyre në Lindjen e Mesme posedon armë të tilla.

    Megjithatë, kjo qasje po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, në një kohë kur lufta me Iranin ka rikthyer vëmendjen te rreziku i përhapjes së armëve bërthamore në rajon.

    Izraeli asnjëherë nuk e ka pranuar zyrtarisht se posedon armë bërthamore, por as nuk e ka mohuar këtë. Kjo politikë njihet si “paqartësia bërthamore” dhe i ka mundësuar vendit të ruajë një arsenal të tillë, pa u përballur me presionin ndërkombëtar që do të sillte një konfirmim publik.

    Megjithatë, vlerësimet ndërkombëtare sugjerojnë se Izraeli mund të ketë rreth 90 koka bërthamore. Qendra e programit të tij bërthamor besohet të jetë objekti i Dimonës, në shkretëtirën e Negevit, i cili për dekada është mbajtur larg vëmendjes publike.

    Politika amerikane e heshtjes daton që nga vitet 1960, kur zyrtarët në Uashington kishin arritur në përfundimin se Izraeli po zhvillonte armë bërthamore. Në vend që të përpiqej ta ndalte programin, administrata amerikane zgjodhi të shmangte konfrontimin me aleatin e saj dhe të mos e konfirmonte publikisht ekzistencën e arsenalit.

    Kjo qasje është vënë sërish në diskutim në Kongresin amerikan. Në një seancë dëgjimore në qershor, ligjvënësi Joaquin Castro e pyeti sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nëse Izraeli posedon armë bërthamore, shkruan cnn.

    Rubio nuk dha një konfirmim zyrtar, por pranoi se, sipas vlerësimeve të shumicës së vendeve, Izraeli i posedon ato. Ai theksoi se vetë Izraeli nuk e ka pranuar publikisht këtë fakt dhe se Uashingtoni nuk e trajton si një të dhënë të konfirmuar.

    Castro paralajmëroi se kjo politikë po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, veçanërisht në kushtet kur SHBA-ja është e përfshirë në luftë përkrah Izraelit. Sipas tij, opinioni publik nuk ka një pasqyrë të qartë për vijat e kuqe të Izraelit sa i përket përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore dhe reagimit të tij në rast se objektet bërthamore izraelite sulmohen.

    Çështja lidhet edhe me ambiciet bërthamore të Iranit dhe mundësinë që shtetet e tjera të rajonit të ndjekin të njëjtën rrugë. Arabia Saudite ka paralajmëruar më herët se do të zhvillonte armë bërthamore nëse një gjë të tillë do ta siguronte Irani.

    Një marrëveshje e mundshme bërthamore mes Uashingtonit dhe Riadit, e cila mund t’i hapte Arabisë Saudite rrugën për pasurimin e uraniumit, po shton shqetësimet për një garë të re armatimi në Lindjen e Mesme.

    Kështu, lufta me Iranin dhe debati në Kongresin amerikan po e vënë në sprovë një politikë që ka mbijetuar për dekada. Nëse Uashingtoni do të vazhdojë të shmangë konfirmimin publik të arsenalit izraelit, apo do të detyrohet të ndryshojë qëndrim, mbetet e paqartë. /Telegrafi/

  • On the 90th anniversary of Kadare’s birth, Shiroka Pula awaits Besiana Kadare

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has hosted today’s Besiana Kadare meeting, with which she has discussed the literary and cultural heritage of the renowned Albanian writer Ismail Kadare.

    The meeting took place under the opening of the Kosovo and Kadare exhibition, organised at the National Library of Kosovo, Peter Bogdanião, on the occasion of the writer’s 90th birthday.

    According to the announcement, President Shiroka Pula has praised the importance of this exhibition in preserving and remembering Kadare’s work, as well as in recognising his ties with Kosovo.

    The impact of Ismail Kadare’s literature on Albanian and wider culture is also highlighted at the meeting.

    Source Layer: Dukeagini

  • Në 90-vjetorin e lindjes së Kadaresë, Shiroka Pula pret Besiana Kadarenë

    Në 90-vjetorin e lindjes së Kadaresë, Shiroka Pula pret Besiana Kadarenë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën ka diskutuar për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

    Takimi u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

    Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ekspozite në ruajtjen dhe kujtimin e veprës së Kadaresë, si dhe në njohjen e lidhjeve të tij me Kosovën.

    Në takim është theksuar edhe ndikimi i letërsisë së Ismail Kadaresë në kulturën shqiptare dhe më gjerë.

    Burimi: Dukagjini