Blog

  • Student List candidate from Kosovo: Sʹwill have co-operation with Serbian List

    Kosovo Student List candidate Jugoslav Gashiq said on November 7th that there will be no co-operation with the Serbian List, as he explained, with someone who has been the chief and responsible for the position in which Serbs are located, really cannot have any co-operation at all.

    The Student List, which emerged from antigovernmental protests in Serbia, won early parliamentary elections in Serbia in late October, ousting former Serbian President Aleksandar Vuciq from power after 14 years and subjecting him to the Serbian Progressive Party ( SNS).

    For more than a decade, the Serbian List, the largest party of Kosovo Serbs, has dominated the political representation of this community in Kosovo.

    This party was formed with support from the SNS and former Serbian President Vuciq, with the support of which it has acted so far in Kosovo.

    In the Kosovo Assembly, it has nine out of ten seats reserved for the Serb community, while leading all Serb-run populated municipalities in Kosovo.

    Gashiq reiterated the stance he had said at the end of October on local radio Kim in Kosovo, that the Serbian List was the SNS policy officer in Kosovo, ending that we do not want any contact or any co-operation with them.

    They have certain institutional positions on which we cannot influence, but these positions will not protect them from possible criminal responsibility for the actions they committed. There are different mechanisms, but the most important is that they will be kept under control, Gashi told Radio Television of Serbia ( RTS).

    According to him, those guilty of the cystituate in which the Serbian people are located do not have a moral right to speak of what someone else will have to do.

    Gashi told Serbs to be calm, since no financial assistance will be interrupted.

    The message to Serbs here is that during this transitional period, until we have effectively not taken power, not to succumb to various rumors coming from the Serb List, that they will remain without salaries, without social assistance, that we will supposedly betray Kosovo and so on, Gashi stressed.

    Speaking of the stance of power on leaving Belgrade towards Serbs in Kosovo, he said the ruling authorities from the SNS have promoted that they have cared for Serbs in Kosovo, but in reality, according to Gashi, that power has betrayed the national interests of Serbs.

    Gashiq also spoke of the process of dialogue between Kosovo and Serbia, which is mediated by the European Union. According to him, representatives of the new power in Serbia will review all agreement reached between the sides through the Brussels Agreement.

    As for dialogue on normalisation of reports, student List host Ilija Srdanovic told the REL earlier that continuing dialogue on the Kosovo and Metohija issue is part of her plan.

    Under review, according to Gashi, there will be other international agreements so that, according to Gashiqi, the new authorities can correct everything negative that is possible to correct.

    We are fully aware of how past power [in Belgrade] has been brought to the people in Kosovo and Metohija. They have been stripped of dignity, faced with pressure, inforging political will and blackmail through jobs. If nothing else, I expect that very soon, as some of the first results, we will see the release and freedom of the people to at least express their opinion and thus restore the dignity they lost, Gashiq said.

    The Student List won 52.54 per cent of the vote in the 25 October elections, while Vuciqi’s SNS received 39.29 per cent.

    Election authorities in Serbia earlier this week announced the final election results, paving the way for the formation of new institutions.

    The Student List is expected to form Serbia’s new government alone, but it is still not known who its candidate for prime minister will be, and it has not presented a clear political programme.

    After the elections in Serbia, the Serbian List said it acknowledges the results of parliamentary elections in Serbia, adding that it remains committed to institutional ties with Belgrade.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: S’do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: S’do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: S’do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe përgjegjës për pozitën në të cilën ndodhen serbët, vërtet nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim”.

    Lista Studentore, që doli nga protestat antiqeveritare në Serbi, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi në fund të tetorit, duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS).

    Për më shumë se një dekadë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka dominuar përfaqësimin politik të këtij komuniteti në Kosovë.

    Kjo parti u formua me mbështetjen e SNS-së dhe ish-presidentit serb Vuçiq, me mbështetjen e të cilit ka vepruar deri më tani në Kosovë.

    Në Kuvendin e Kosovës, ajo ka nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, ndërsa udhëheq edhe të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

    Gashiq përsëriti qëndrimin që e kishte thënë në fund të tetorit në radion lokale Kim në Kosovë, se Lista Serbe ishte “zbatuesja e politikave të SNS-së” në Kosovë”, duke shuar se “nuk duam asnjë kontakt e asnjë bashkëpunim me ta”.

    “Ata kanë pozita të caktuara institucionale, mbi të cilat ne nuk mund të ndikojmë, por këto pozita nuk do t’i mbrojnë nga përgjegjësia e mundshme penale për veprimet që kanë kryer. Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm, por më e rëndësishmja është se ata do të mbahen nën kontroll”, tha Gashiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

    Sipas tij, ata që janë fajtor për “situatën në të cilën ndodhet populli serb” nuk kanë të drejtë morale “të flasin për atë që do të duhet të bëjë dikush tjetër”.

    Gashiq porositi serbët që të jenë të qetë “pasi nuk do të ndërpritet asnjë ndihmë financiare”.

    “Mesazhi për serbët këtu është që gjatë kësaj periudhe tranzicioni, derisa ne ende nuk e kemi marrë efektivisht pushtetin, të mos bien pre e thashethemeve të ndryshme që vijnë nga Lista Serbe, se do të mbeten pa paga, pa ndihmë sociale, se gjoja ne do ta tradhtojmë Kosovën e kështu me radhë”, theksoi Gashiq.

    Duke folur për qëndrimin e pushtetit në largim në Beograd ndaj serbëve në Kosovë, ai tha se autoritetet qeverisëse nga SNS-ja kanë proklamuar se janë kujdesur për serbët në Kosovë, por në të vërtetë, sipas Gashiqit, ky pushtet ka tradhtuar interesat kombëtare të serbëve.

    Gashiq foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit të ri në Serbi do të rishqyrtojë të gjitha dakordimet e arritura mes palëve përmes Marrëveshjes së Brukselit.

    Sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve, bartësi i Listës Studentore, Ilija Srdanoviq, i ka thënë më herët REL-it se vazhdimi i dialogut për “çështjen e Kosovës dhe Metohisë” është pjesë e planit të saj.

    Nën rishqyrtim, sipas Gashiqit, do të jenë edhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, në mënyrë që, sipas Gashiqit autoritetet e reja të mund të korrigjojnë gjithçka negative që është e mundur të korrigjohet.

    “Jemi plotësisht të vetëdijshëm për mënyrën se si pushteti i kaluar [në Beograd] është sjellë ndaj popullit në Kosovë dhe Metohi. Atyre u është marrë dinjiteti, janë përballur me presion, imponim të vullnetit politik dhe shantazh përmes vendeve të punës. Nëse asgjë tjetër, pres që shumë shpejt, si disa nga rezultatet e para, të shohim çlirimin dhe lirinë e popullit për të shprehur të paktën mendimin e vet dhe, në këtë mënyrë, për të rikthyer dinjitetin që ka humbur”, u shpreh Gashiq.

    Lista Studentore fitoi 52.54 për qind të votave në zgjedhjet e 25 tetorit, ndërsa SNS-ja e Vuçiqit mori 39.29 për qind.

    Autoritetet zgjedhore në Serbi më herët gjatë javës shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

    Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë, por ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati i saj për kryeministër dhe ajo nuk ka prezantuar një program të qartë politik.

    Pas zgjedhjeve në Serbi, Lista Serbe tha se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke shtuar se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Feronikeli ’74 fiton në frymën e fundit ndaj Ballkanit, Cërvadiku hero i drenicasve

    Feronikeli ’74 fiton në frymën e fundit ndaj Ballkanit, Cërvadiku hero i drenicasve

    Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Drenicasit kanë vazhduar formën e mirë në kampionat, ku pas një fitore ndaj Dukagjinit dhe një barazim ndaj Malishevës, kanë arritur ta mposhtin Ballkanin.

    45 minutat e parë të takimit u karakterizuan me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe pas disa tentimeve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura.

    Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por me më shumë raste për gol dhe më shumë rrjedhshmëri, ndërsa vendasit ishin skuadër më e rrezikshme.

    Megjithatë, për ta parë golin u desh të priteshin minutat shtesë, kur në skenë doli Ibrahim Cërvadiku, i cili shënoi një gol të bukur për fitoren dhe rezultatin përfundimtar 1-0.

    Pas kësaj fitore, drenicasit e shohin veten në pozitën e shtatë me 15 pikë, ndërsa therandasit mbesin në pozitën e katërt me 19 pikë.

    Në ndeshjen e ardhshme, Feronikeli ’74 udhëton te Drita, ndërsa Ballkani e pret Gjilanin. /Telegrafi/

  • Montenegrin President uriron Shiroka-Pula: Striving for Good Neighborhood

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has accepted a letter of congratulations from Montenegrin President Jakov Milatovic on the occasion of taking office.

    Through this letter, Milatovic has conveyed the new Kosovo president the best congratulations, while simultaneously expressing confidence that good neighbourly relations between the two countries will continue to deepen.

    According to the Kosovo Presidency’s announcement, the head of the Montenegrin state has stressed the importance of continuing co-operation in areas of common interest.

    The president of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, has received a letter of congratulations from Montenegrin President Jakov Milatović on the occasion of taking office. In his letter, President Milatović has conveyed to President Shiroka Pula the best wishes, expressing confidence that good neighbourly relations between Kosovo and Montenegro will continue to deepen further through co-operation in areas of mutual interest, the Presidency’s announcement reported.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

    Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

    Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës.

    Përmes kësaj letre, Milatoviq i ka përcjellë presidentes së re të Kosovës urimet më të mira, duke shprehur njëkohësisht bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të thellohen.

    Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, kreu i shtetit malazez ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Presidenti Milatović i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Student protests in front of the Ministry of Education in Tirana continue, one person accompanied to police

    The student protest before the Ministry of Education has been accompanied by an incident, where a person is accompanied by police.

    The event has been recorded during the gathering, while until now the reasons for association or the full circumstances of the incident have not been disclosed.

    Students have gathered in front of the Ministry of Education to convey their requests and attitudes, which have followed for weeks.

    Source Layer: Insander

  • Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

    Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

    Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

    Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia.

    Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit apo rrethanat e plota të incidentit.

    Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të përcjellë kërkesat dhe qëndrimet e tyre, të cilat vijojnë prej disa javësh.

    Burimi: Insajderi

  • "Pa rrymë e pa ujë" - rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

    “Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

    "Pa rrymë e pa ujë" - rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

    Sulmet me dronë dhe raketa balistike gjatë natës kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë.

    Zelensky tha se 12 rajone ukrainase u vunë në shënjestër, ndërsa kryeqyteti Kiev pësoi dëmet më të rënda, transmeton klankosova.tv.

    Sipas Reuters, raportohet se nëntë persona janë lënduar në mbarë vendin, përfshirë një fëmijë, gjatë valës së sulmeve me mbi 30 raketa balistike dhe mbi 170 dronë.

    Këto sulme ndodhin pak para se delegacionet ukrainase dhe ruse të marrin pjesë në bisedime trepalëshe në Abu Dabi, javën e ardhshme. /Klankosova.tv

  • Dy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”

    Dy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”

    Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve. Ndërsa, protesta e studentëve ka nisur në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

    Protesta e opozitës ka nisur me grumbullimin e mbështetësve demokratë në selinë e PD-së, nga ku kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Në krye të protestuesve qëndrojnë deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm, raporton tch.

    Gjatë tubimit para Kryeministrisë është regjistruar edhe një incident, pasi një protestues që brohoriti “Rama n’burg, Berisha n’burg” është përplasur me pjesëmarrës të tjerë. Ai është goditur me shpulla dhe është larguar me dhunë nga protesta.

    Pas grumbullimit para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e studentëve.

    Thirrja për protestën e Partisë Demokratike është bërë nga Sali Berisha, i cili u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, të mbështesin studentët dhe gjimnazistët që prej ditësh protestojnë.

    Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, pavarësisht ftesave të kryeministrit Edi Rama për dialog. Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe pedagogë.

    Protesta e sotme e studentëve vjen një javë pas tubimit të së shtunës së kaluar, kur të rinjtë nuk pranuan që përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike t’i bashkoheshin protestës së tyre.

    Për mbarëvajtjen e dy tubimeve, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Sipas Top Channel, janë angazhuar rreth 1200 efektivë policie për garantimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.

  • Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

    Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

    Robert Pattinson është ndër aktorët që kanë kaluar testet e xhirimeve për rolin e James Bond, raportoi The Hollywood Reporter duke cituar burime të shumta.

    Pattinson, i cili është tashmë fytyra e serisë Batman të DC, i bashkohet një kasti që përfshin Callum Turner, Jack Lowden dhe Josh O’Connor. Xhirimet provë u zhvilluan gjatë fundjavës së 24 tetorit, sipas burimeve të njohura me çështjen.

    Një tjetër emër që po përmendet tani në kërkim të Bondit të ri është Nicholas Hoult, i cili u rendit në listën e ngushtë për Batman disa vite më parë, një rol që Pattinson përfundimisht e mori.

    Pattinson bashkëpunoi me regjisorin e ri të Bondit, Denis Villeneuve, në filmin “Dune: Part 3”, i cili është planifikuar të dalë më 18 dhjetor. THR raporton se bashkëpunimi midis dy regjisorëve shkoi mirë, gjë që shquhet si një kontekst i rëndësishëm në bisedimet rreth përzgjedhjes së aktorit të ri 007.

    Aktori aktualisht po punon në filmin “The Batman Part II” në Londër, ku po jep edhe prova për rolin e Bondit. Në të njëjtën kohë, ai ka një numër projektesh të mëdha në karrierën e tij, duke përfshirë një rol në filmin “The Odyssey” të Nolan, “The Drama” të A24 dhe filmin “Primetime”.

    Amazon nuk ka komentuar mbi informacionin e xhirimeve provë. Ky do të jetë filmi i parë i Bondit nën kontrollin e Amazon, i cili bleu të drejtat krijuese nga familja Broccoli në shkurt të vitit 2025. Amy Pascal, e njohur për filmat Spider-Man, dhe David Heyman, producent i serisë Harry Potter, janë producentë.

    Kërkimi për një Bond të ri vjen 21 vjet pasi Daniel Craig u zgjodh për rolin në tetor 2005. Craig i dha lamtumirën personazhit pas pesë filmash, duke e përfunduar mandatin e tij me filmin “No Time to Die” të vitit 2021. /Telegrafi/