Blog

  • Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

    Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

    Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

    Një valë e re sulmesh ruse me dronë dhe raketa balistike ka goditur Ukrainën gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në furnizimin me ujë e ngrohje.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se 12 rajone të vendit u vunë në shënjestër, ndërsa kryeqyteti, Kievi, u godit më së rëndi. Sipas tij, në sulme u përdorën mbi 170 dronë dhe më shumë se 30 raketa balistike, ndërsa nëntë persona u lënduan, përfshirë një fëmijë.

    Në një reagim në Telegram, Zelensky akuzoi Moskën se po përgatitet për bisedimet e ardhshme duke sulmuar infrastrukturën kritike të Ukrainës. Delegacionet ukrainase dhe ruse pritet të marrin pjesë në bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi javën e ardhshme.

    Situata në Kiev mbetet e vështirë, pasi sulmet dëmtuan ndërtesa banimi, Urën e Veriut dhe një kopsht fëmijësh. Përveç kryeqytetit, dëme në nënstacione elektrike janë raportuar edhe në rajonet Vinnytsia, Zhytomyr, Rivne, Kharkiv dhe Dnipro.

    Zelensky tha se në rajonin e Kievit janë goditur nënstacione që lidhin centralet bërthamore të Rivnes dhe Hmelnitskit me kryeqytetin dhe pjesën qendrore të vendit.

    Ndërkohë, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se furnizimi me ujë në qytet është rikthyer në funksion normal, ndërsa rreth 60 për qind e ndërtesave të banimit janë rilidhur me sistemin e ngrohjes. Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, konfirmoi ndërprerje të energjisë elektrike në pesë rajone, pa bërë të ditur numrin e familjeve të prekura.

    Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur temperaturat në Ukrainë po bien dhe në disa pjesë të vendit kanë nisur reshjet e para të borës për këtë dimër.

    Zhvillimet pasojnë edhe takimin e së enjtes në Shtëpinë e Bardhë, ku Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, priti delegacione ruse dhe ukrainase. Ajo bëri thirrje për një armëpushim më të qëndrueshëm, pas një ndërprerjeje të luftimeve në rajonin jugor të Khersonit.

    Ndërkohë, gjatë një armëpushimi gjashtëditor, qindra banorë të qytetit të pushtuar ukrainas Oleshky arritën të evakuoheshin, pasi po përballeshin me uri dhe bombardime të vazhdueshme. Të dyja palët ia atribuuan presidentit amerikan, Donald Trump, ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje.

    Në fillim të kësaj jave, sulmet me bomba rrëshqitëse ndaj një qendre ndihme pranë Zaporizhzhias shkaktuan dhjetëra viktima. Numri i të vdekurve ka arritur në 55, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në rrënoja.

    Pas sulmeve të fundit, Zelensky tha se Ukraina pret mbështetje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar unitet në çështjet e sigurisë, dënimin e agresionit rus dhe rritjen e presionit të sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

    Ndërkaq, zëdhënësi i presidentit ukrainas nuk pranoi të komentojë raportimet se Zelensky mund të ftohet në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore vitin e ardhshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fernikil justly defeats Balkans in additional minutes

    The crew from Drenas continues to show positive shape in the championship, as after winning Dukagjini and drawing Malisheva, it has managed to score three points in the face of one of the teams, which was expected for the table head.

    The first part of this confrontation was characterized by rivalry and balanced play, where both teams created some marking opportunities, but none could find their way to the goal.

    Even in the second faction, the game remained open, occasionally on both sides. However, the locals were more persistent and managed to reward their commitment at the end of the meeting.

    When everything was going towards the draw, Ibrahim Crvadiku became a protagonist in the extra minutes, achieving a beautiful goal that provided Fernikli APU74 victory with a score of 1-0.

    With this triumph, Fernikli 74 moves to the seventh position with 15 points collected, while the Balkans remain fourth with 19 points.

    In the next lap, Fernikli 74 will face light on the journey, while the Balkans will be Gjilan’s champion.

    Source Layer: RTKLive

  • Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

    Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

    Skuadra nga Drenasi vazhdon të tregojë formë pozitive në kampionat, pasi pas fitores ndaj Dukagjinit dhe barazimit me Malishevën, ka arritur të marrë tri pikë edhe përballë një prej skuadrave pretendente për kreun e tabelës.

    Pjesa e parë e kësaj përballjeje u karakterizua me rivalitet dhe lojë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat krijuan disa mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.

    Edhe në fraksionin e dytë loja mbeti e hapur, me raste nga të dyja anët. Megjithatë, vendasit u treguan më këmbëngulës dhe arritën ta shpërblejnë angazhimin e tyre në fund të takimit.

    Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Ibrahim Cërvadiku u bë protagonist në minutat shtesë, duke realizuar një gol të bukur që i siguroi Feronikelit ’74 fitoren me rezultat 1-0.

    Me këtë triumf, Feronikeli ’74 ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani mbetet i katërti me 19 pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Feronikeli ’74 do të përballet me Dritën në udhëtim, kurse Ballkani do të jetë nikoqir i Gjilanit.

    Burimi: RTKLive

  • Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës

    Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës

    Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Gjilanasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 16:00.

    Ekipi i Zekirja Ramadanit vjen nga një seri prej dy fitoreve dhe dy barazimeve në katër ndeshjet e fundit, por pas dy barazimeve radhazi synon t’i kthehet fitores dhe të vazhdoj ngjitjen në tabelë.

    Në anën tjetër, ekipi i Kastriot Rexhës ka gjithashtu dy barazime dhe dy fitore në katër ndeshjet e fundit, por objektivi i tyre është gjithashtu fitorja ose së paku një barazim për të qëndruar në hap me Prishtinën liderë.

    Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Gjilani: Coric; Thaqi, Limani, Krivanjeva, Potoku; Boshnjaku, Morina, Bllaca; Bajraktari, Tolaj, Bilalli;

    Malisheva: Kanuric; Pira, Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Luma, Ndjigi; Isgandarli, Nafiu, Xhylani; Ibishi;

    /Telegrafi/

  • Eagles get ready for their next flight. Bad News Eagles warn us of a return to County-Strice.

    Bad News Eagles, the Kosovo team that wrote the story on the international Counter-Strice stage, has warned of a return to professional escort competitions.

    Through a post on the platform, the BNE has published an intriguing message, warning that a new era will soon begin, the new BNE. The post is also associated with a short video, without revealing more details about the new project.

    The Albanian women from Kosovo became one of the most specific stories of Counter-Strice, after they managed to penetrate the highest levels of this electronic sport despite starting their journey as an organization-free team. Through their presentations, they managed to represent Kosovo in some of the world’s most important tours.

    Bad News Eagles was formed in 2022 and that same year wrote the history of the Kosovo Counter-Strike, becoming the first team from Kosovo to secure the qualifications in a major, the most prestigious tournament in the game. The team participated in the PGL Major Antwerp and managed to pass through the stage of “Legeneds,” defeating known opponents along the way.

    This success did not remain a single achievement. BNE managed to qualify in three successive majors: Antwerp, Rio and Paris. This performance placed the Kosovo team among the known names of the International Council-Strice scene.

    The formation that won the hearts of fans was made up of Dionysis ésinopsey Budecci, Flaron ‘%nflaltroo Halimi, Genc ‘%gx- Kolgeci, Regon riggoN Gashi and Sener SEER1л Mahti, names that became one of the most popular symbols of the Kosovo Esport.

    After a period under the Guild Esports organisation, the team returned under the name Bad News Eagles in February 2025. A few months later, however, the formation was dissolved again.

    Now, recent warning has turned attention to Albania, but it is still unknown who will be part of the new formation and what their next project will look like. It remains to be seen whether the BNE will return with players who made the name known or with a new composition.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Shqiponjat” bëhen gati për fluturimin e radhës – Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin në Counter-Strike

    “Shqiponjat” bëhen gati për fluturimin e radhës – Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin në Counter-Strike

    “Shqiponjat” bëhen gati për fluturimin e radhës – Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin në Counter-Strike

    Bad News Eagles, ekipi kosovar që shkroi historinë në skenën ndërkombëtare të Counter-Strike, ka paralajmëruar rikthimin në garat profesionale të esports.

    Përmes një postimi në platformën “X”, BNE ka publikuar një mesazh intrigues, duke paralajmëruar se së shpejti do të nisë “një epokë e re, BNE e re”. Postimi është shoqëruar edhe me një video të shkurtër, pa zbuluar më shumë detaje rreth projektit të ri.

    “Shqiponjat” nga Kosova u shndërruan në një prej historive më të veçanta të Counter-Strike, pasi arritën të depërtonin në nivelet më të larta të këtij sporti elektronik, pavarësisht se nisën rrugëtimin si ekip pa organizatë. Përmes paraqitjeve të tyre, ata arritën ta përfaqësonin Kosovën në disa prej turneve më të rëndësishme të botës.

    Bad News Eagles u formua në vitin 2022 dhe po atë vit shkroi historinë e Counter-Strike-ut kosovar, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që siguroi kualifikimin në një Major, turneu më prestigjioz i kësaj loje. Ekipi mori pjesë në PGL Major Antwerp dhe arriti të kalonte edhe në fazën “Legends”, duke mposhtur kundërshtarë të njohur gjatë rrugëtimit.

    Ky sukses nuk mbeti një arritje e vetme. BNE arriti të kualifikohej në tri Majorë radhazi: Antwerp, Rio dhe Paris. Kjo ecuri e vendosi ekipin kosovar në mesin e emrave të njohur të skenës ndërkombëtare të Counter-Strike.

    Formacioni që fitoi zemrat e tifozëve përbëhej nga Dionis “sinnopsyy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Genc “gxx-” Kolgeci, Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahuti, emra që u bënë ndër simbolet më të njohura të esports në Kosovë.

    Pas një periudhe nën organizatën Guild Esports, ekipi u rikthye me emrin Bad News Eagles në shkurt të vitit 2025. Megjithatë, disa muaj më vonë, formacioni u shpërbë sërish.

    Tani, paralajmërimi i fundit ka rikthyer vëmendjen te “Shqiponjat”, por ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e formacionit të ri dhe si do të duket projekti i tyre i ardhshëm. Mbetet të shihet nëse BNE do të rikthehet me lojtarët që e bënë emrin të njohur apo me një përbërje të re.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale

    Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale

    Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale

    Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës u zhvillua takimi i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se anëtarët e grupit punues janë pajtuar plotësisht që të gjitha diskutimet të mbeten brenda kornizave të konfidencialitetit.

    Çitaku theksoi se në këtë fazë rëndësi parësore ka puna konkrete dhe jo deklaratat për mediat.

    “Jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, disa jo për publik”, deklaroi ajo shkurtimisht.

    Ky grup kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, derisa aty morën pjesë edhe:

    Vlora Çitaku (PDK)

    Jehona Lushaku-Sadriu (LDK)

    Bekë Berisha (AAK)

    Adnan Rrustemi (LVV)

    Burimi: Sinjali

  • PD, protestë kombëtare në mbështetje të studentëve

    PD, protestë kombëtare në mbështetje të studentëve

    Thirrja është bërë nga kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar revoltën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike.

    Një pjesë e protestuesve u mblodhën fillimisht tek selia blu, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë së bashku me drejtues të lartë të PD-së. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Berisha, nuk është bashkuar gjatë tubimit para Kryeministrisë.

    Për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, policia ka hartuar një plan masash, ndërsa sipas medieve në terren janë angazhuar 1200 efektivë policie.

    Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.

    Nga ana tjetër edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

    Burimi: RTKLive

  • Festivali i Poezisë “Valët e Llapit” në Podujevë i kushtohet Afrim Maliqit

    Festivali i Poezisë “Valët e Llapit” në Podujevë i kushtohet Afrim Maliqit

    Në kuadër të festivalit u prezantua portofolio “Në kujtim të Afrim Maliqit”, ndërsa në orën letrare poetët pjesëmarrës prezantuan krijimet e tyre.

    Çmimet për poezitë më të mira iu ndanë Safet Sylës dhe Rudi Berishës, ndërsa çmimi motivues “Afrim Maliqi” iu nda poetes së re Xheneta Rekaliu.

    Festivali u subvencionua nga Komuna e Podujevës.

    Burimi: RTKLive

  • Berisha: Kërkojmë llogaridhënie nga Qendrat për punë sociale, e kanë përgjegjësi mbrojtjen e grave dhe fëmijëve

    Berisha: Kërkojmë llogaridhënie nga Qendrat për punë sociale, e kanë përgjegjësi mbrojtjen e grave dhe fëmijëve

    Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës në protestën e mbajtur në Prishtinë ku u kërkua drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra nga kunati i saj theksoi se kërkohet llogaridhënie nga qendrat për punë sociale sepse kanë përgjegjësi të qartë në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

    Ajo theksoi se nuk kërkojnë vetëm rritjen e numrit të punëtorëve socialë, por edhe investim serioz në ngritjen e kapaciteteve profesionale të tyre.

    “Ata janë menaxher të rasteve të dhunës ndaj grave dhe duhet të dinë ta vlerësojnë rrezikun, ta planifikojnë sigurinë dhe ta koordinojnë mbrojtjen…”, tha ajo.

    Tutje ajo tha se një grua nuk mund të largohet nga dhuna vetëm me guxim,

    “Sepse një grua nuk mund të largohet nga dhuna vetëm me guxim. Nuk mund të mbrohet vetëm me një numër telefoni. Ajo ka nevojë për shërbime sociale, psikologjike, ligjore dhe ekonomike. Ka nevojë për profesionistë të përgatitur dhe institucione që veprojnë në kohë.

    Si Rrjet i Grave të Kosovës, së bashku me organizatat e tjera, kemi kërkuar së paku dy punëtorë socialë shtesë në secilën komunë dhe katër në Prishtinë, për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Sa kushton kjo? 444 mijë euro në vit nga buxheti i shtetit. A është kjo shumë e madhe për sigurinë e grave dhe fëmijëve”, tha ajo. /Telegrafi/