Blog

  • Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

    Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

    Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

    Dy parashutiste kanë humbur jetën në një aksident tragjik në shtetin amerikan të Kalifornisë, pasi janë përplasur me njëra-tjetrën në ajër gjatë një hedhjeje me parashutë.

    Ngjarja ka ndodhur të premten, pranë Liqenit Elsinore, gjatë një kampi trajnimi të organizuar për gratë nga kompania “Skydive Elsinore”.

    Sipas raportimit të “The New York Times”, përplasja ndodhi në një lartësi prej rreth 45 metrash, në momentin kur dy sportistet po përgatiteshin për ulje. Pas kontaktit, parashutat e tyre u ngatërruan, duke bërë që të dyja të pësonin lëndime fatale.

    Parashutistet u dërguan me urgjencë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.

    Një zëdhënës i kompanisë “Skydive Elsinore” konfirmoi se aksidenti ndodhi gjatë kampit të trajnimit për gratë, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.

    Deirdre Vickers, zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Riverside, bëri të ditur se rasti është nën hetim, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkaqeve të sakta që çuan në këtë tragjedi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Road asphalt in Kuttlovc begins, the project includes four villages of Baygora Shala

    The director of Public Services and Infrastructure Directorate in the Mitrovica municipality, Naser Muja, has announced that street asphalt work has begun in the village of Kutlovc of Bajgora Shala.

    According to his announcement, a total of 3.6km of roads will be opened within the first phase of the project.

    Muja has announced that the project will include the villages of Bigora, Rashan, Trsten and Vlachi, and the asphalt of other roads in this area will continue in the years ahead.

    Our engagement remains constant for improving road infrastructure and creating the best conditions for all citizens, Muja wrote.

    He has stressed that the municipality will continue to be close to citizens through concrete projects and infrastructure investments. /Telegraphy/

  • Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës

    Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës

    Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Naser Muja, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Kutllovc të Shalës së Bajgorës.

    Sipas njoftimit të tij, në kuadër të fazës së parë të projektit do të asfaltohen gjithsej 3.6 kilometra rrugë.

    Muja ka bërë të ditur se projekti do të përfshijë edhe fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë dhe Vllahi, ndërsa asfaltimi i rrugëve të tjera në këtë zonë do të vazhdojë në vitet në vijim.

    “Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Muja.

    Ai ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve përmes projekteve konkrete dhe investimeve në infrastrukturë. /Telegrafi/

  • When a boy is born, allia, when you’re a woman, allia is directed towards you, protest against the murder of women.

    The nationwide protest against the murder of women and gender-based violence is being held in Pristina, where numerous citizens have gathered to seek justice for Arlinda Zekaj and institutional responsibility for her case.

    Protesters are launched by Mother Teresa’s cathedral and during the march will stop before the Ministry of Justice, the Kosovo Prosecutorial Council, the police station and the Kosovo Government building.

    With various banners in hand, protesters have voiced revolt against violence and the murder of women, seeking security and protection for them.

    Among the banners shown at the protest was the message: When you’re a woman of allty boy, when you’re a woman, allia is directed towards you.

    Other banners read: The parriarchate celebrates the boy, the chica doesn’t even protect him, the women’s security is state responsibility and {Sharkim, prison, resignation.

    The feminist colony has also submitted the demands of the protest, demanding the dismissal, prosecution, and imprisonment of chief prosecutor Joy Vucetaj, case prosecutor Suada Rama Hamza, court chairman Shemseddin Hadziaj, Judge Migen Kastrati, Social Work Centre Director Ferlayt, Lieutenant Faruk Muqolli and other officials involved in the case.

    Also, protesters seek the dismissal of Justice Minister Donika Grovalla, and Interior Minister Xhelal Svechla, as well as the resignation of Peja Chairman Gazmend Muharzier.

    Other demands include dealing with women’s murder as national emergency, providing social residence for domestic violence survivors, apartisan and independent property of the justice system, and legalising women’s self-preservation.

    Arlinda Zekiaj was killed with axes in her home in Pec. The murder suspected her former crime. Prior to the assassination, Zekaj had sent several letters to the institutions of justice through which she had warned that her life was in danger.

    Several officials have been suspended for this case, and police director Gazmend Hoxha has resigned, but protesters also seek responsibility from the leaders of justice institutions.

    Source Layer: Insander

  • “Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”, protesta kundër vrasjes së grave

    “Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”, protesta kundër vrasjes së grave

    “Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”, protesta kundër vrasjes së grave

    Protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore është duke u mbajtur në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për rastin e saj.

    Protestuesit janë nisur nga katedralja “Nënë Tereza” dhe gjatë marshimit do të ndalen para Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, stacionit policor dhe ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Me pankarta të ndryshme në duar, protestuesit kanë shprehur revoltën ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, duke kërkuar siguri dhe mbrojtje për to.

    Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishte edhe mesazhi: “Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”.

    Në pankarta të tjera shkruhej: “Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron”, “Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore” dhe “Shkarkim, burgim, dorëheqje”.

    Kolektivi feminist ka paraqitur edhe kërkesat e protestës, duke kërkuar shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgimin e kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, prokurores së rastit Suada Rama Hamza, kryetarit të gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësit Migjen Kastrati, ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale, Shpresa Lukajt, togerit Faruk Muqolli dhe zyrtarëve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

    Po ashtu, protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Ndër kërkesat e tjera janë trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu apartiak dhe i pavarur i sistemit të drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

    Arlinda Zekaj u vra me sëpatë në shtëpinë e saj në Pejë. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj. Para vrasjes, Zekaj kishte dërguar disa letra në institucionet e drejtësisë, përmes të cilave kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Për këtë rast janë suspenduar disa zyrtarë, dhe ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha por protestuesit kërkojnë përgjegjësi edhe nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

    Burimi: Insajderi

  • Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

    Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

    Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

    Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në një subjekt minerar.

    Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur, gjatë orarit të punës, kur dyshohet se është aksidentuar shtetasi me inicialet G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos, shkruan A2cnn.

    Për shkak të dëmtimeve të marra, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

  • BBVK: Beharja shpërthen në lot pas keqkuptimeve me vajzat, Fuego i qëndron pranë (VIDEO)

    BBVK: Beharja shpërthen në lot pas keqkuptimeve me vajzat, Fuego i qëndron pranë (VIDEO)

    BBVK: Beharja shpërthen në lot pas keqkuptimeve me vajzat, Fuego i qëndron pranë (VIDEO)

    Beharja ka kaluar momente të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, pas disa keqkuptimeve dhe debateve me vajzat e tjera të shtëpisë.

    E prekur nga situata e krijuar, ajo nuk ka arritur t’i mbajë lotët, teksa është hapur në një bisedë me Fuegon, duke i treguar se ndihet e lodhur nga komentet dhe akuzat e vazhdueshme.

    “Mu ka bo shumë n’tona anët t’u mu gjujtë… Në mbrëmje vjen ajo ‘e ke bo qita’, në mëngjes tjetra ‘e ke bo qita’… Po ma nin se s’jom qashtu…”, u shpreh Beharja.

    Gjatë këtij momenti emocional, Fuego i qëndroi pranë, duke e dëgjuar dhe mbështetur teksa ajo shprehte shqetësimet e saj.

  • Nora Lika, arkitektja nga Kosova që u përzgjodh mes 57 punimeve për ekspozitën “Archdiploma” në Universitetin Teknik të Vjenës

    Nora Lika, arkitektja nga Kosova që u përzgjodh mes 57 punimeve për ekspozitën “Archdiploma” në Universitetin Teknik të Vjenës

    Punimi i saj i masterit, kushtuar trashëgimisë së mullinjve të vjetër të ujit në Kosovë, u përzgjodh në mesin e 57 punimeve që u prezantuan në ekspozitën “Archdiploma” në Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien), nga rreth 600 tema masteri.

    Një histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen nga Austria, ku arkitektja kosovare Nora Lika ka arritur një vlerësim të rëndësishëm akademik, duke prezantuar në një ekspozitë të Universitetit Teknik të Vjenës punimin e saj të masterit, të cilin ia ka kushtuar mullinjve të vjetër të ujit në Kosovë. Përmes këtij hulumtimi, ajo ka identifikuar, dokumentuar dhe studiuar më shumë se 70 mullinj në pjesë të ndryshme të vendit, duke trajtuar vlerat e tyre arkitekturore, historike dhe kulturore, shkruan Telegrafi.

    Punimi me titull “The Old Mills of Kosovo. Historical Background, Documentation and Analysis” u përzgjodh për ekspozitën “Archdiploma” në TU Wien, ku u prezantuan 57 punime të përzgjedhura nga rreth 600 tema masteri. Për Norën, kjo arritje kishte një domethënie të veçantë, jo vetëm si vlerësim për punën e saj akademike, por edhe për faktin se tema e hulumtimit lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

    Në një intervistë me shkrim për Telegrafin, Nora Lika rrëfen rrugëtimin e saj akademik dhe profesional, përvojën e studimeve në Austri, sfidat gjatë realizimit të punimit të masterit dhe planet për të ardhmen.

    Telegrafi: Fillimisht, a mund të na tregoni më shumë për veten tuaj dhe rrugëtimin tuaj akademik e profesional? Si nisi historia juaj e studimeve në Austri dhe pse zgjodhët pikërisht Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien)?

    Jam arkitekte nga Kosova dhe rrugëtimin tim akademik e kam nisur në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), ku kam përfunduar studimet bachelor në Arkitekturë. Dëshira për të zgjeruar njohuritë profesionale dhe për të përjetuar një qasje tjetër ndaj arkitekturës më shtyu që studimet t’i vazhdoja jashtë vendit.

    Për studimet master zgjodha Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien), një institucion me traditë të gjatë akademike dhe reputacion ndërkombëtar në fushën e arkitekturës. Vlerësova veçanërisht mundësinë për të studiuar në një mjedis ku ndërthuren qasjet bashkëkohore të projektimit me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht, një tjetër arsye ishte edhe dëshira për të përjetuar jetën në Vjenë, një qytet që prej vitesh renditet ndër qytetet më të jetueshme në botë.

    Gjatë studimeve në TU Wien, pata mundësinë t’i thelloja njohuritë në fushën e arkitekturës, me fokus të veçantë në arkitekturën e qëndrueshme dhe trashëgiminë kulturore. Ky rrugëtim më ndihmoi të zhvilloja jo vetëm aftësitë profesionale, por edhe një qasje më kritike dhe gjithëpërfshirëse ndaj arkitekturës dhe rolit të saj në shoqëri.

    Telegrafi: Punimi juaj i masterit është përzgjedhur për ekspozitën “Archdiploma” në TU Wien. Çfarë përfaqëson kjo arritje për ju dhe si e pritët lajmin për përzgjedhjen e projektit tuaj?

    Përzgjedhja e punimit tim “The Old Mills of Kosovo. Historical Background, Documentation and Analysis” për ekspozitën “Archdiploma” në TU Wien ishte një moment shumë i veçantë për mua dhe një privilegj, duke qenë se kjo ekspozitë përfaqëson një mundësi shume të rëndësishme prezantimi për studentët e arkitekturës në TU Wien dhe është një nga synimet që shumë prej tyre dëshirojnë ta arrijnë gjatë studimeve. Ishte gjithashtu një vlerësim i rëndësishëm për punën dhe përkushtimin e investuar gjatë studimeve master.

    Për mua, kjo përzgjedhje kishte një domethënie edhe më të madhe, sepse bëhej fjalë për një temë të lidhur drejtpërdrejt me Kosovën dhe trashëgiminë e saj kulturore. Lajmin e prita me shumë emocion dhe mirënjohje. Ishte kënaqësi të shihja se një temë që buron nga konteksti ynë dhe nga trashëgimia jonë mund të marrë vëmendje dhe vlerësim edhe në një mjedis akademik ndërkombëtar.

    Mbi të gjitha, këtë arritje e konsideroj si një motivim për të vazhduar të hulumtoj dhe të kontribuoj në trajtimin e çështjeve që lidhen me arkitekturën e qëndrueshme dhe trashëgiminë kulturore.

    Telegrafi: A mund të na shpjegoni më konkretisht se për çfarë trajton punimi juaj i masterit, cila ishte ideja kryesore dhe çfarë synuat të arrinit përmes këtij projekti?

    Punimi im i masterit trajton mullinjtë e vjetër të ujit në Kosovë, një kategori e trashëgimisë sonë arkitekturore dhe kulturore që, pavarësisht vlerës historike, shoqërore dhe teknike, nuk ka marrë gjithmonë vëmendjen e merituar. Gjatë hulumtimit jam fokusuar në identifikimin, dokumentimin dhe studimin e më shumë se 70 mullinjve të ujit në pjesë të ndryshme të Kosovës. Përmes këtij procesi kam synuar të kuptoj jo vetëm karakteristikat e tyre arkitekturore dhe mënyrën e ndërtimit, por edhe marrëdhënien që këto struktura kanë pasur me peizazhin, burimet ujore dhe jetën e komuniteteve lokale.

    Ideja kryesore e projektit ishte që mullinjtë të mos trajtohen vetëm si ndërtesa të së kaluarës, por si pjesë e një trashëgimie që mund të interpretohet dhe të rivlerësohet në kontekstin bashkëkohor. Një aspekt i rëndësishëm i punimit ishte pikërisht lidhja ndërmjet ruajtjes së trashëgimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Besoj se ruajtja e trashëgimisë nuk duhet të kufizohet vetëm në konservimin fizik të ndërtesave, por duhet të përfshijë edhe kuptimin e vlerave, historive dhe njohurive që ato bartin. Përmes këtij projekti kam dashur të kontribuoj në dokumentimin e një pjese të trashëgimisë sonë që rrezikon të humbasë, si dhe të nxis diskutimin mbi mundësitë e vlerësimit, ruajtjes dhe revitalizimit të saj.

    Telegrafi: Cilat ishin sfidat më të mëdha gjatë studimeve dhe realizimit të punimit të masterit? Sa përkushtim, kohë dhe punë është dashur për të arritur deri te ky sukses?

    Një nga sfidat më të mëdha ishte vetë natyra e temës. Hulumtimi i mullinjve të vjetër të ujit kërkonte një qasje të gjerë, pasi bëhej fjalë për struktura të shpërndara në lokacione të ndryshme dhe për një kategori të trashëgimisë që nuk është dokumentuar mjaftueshëm. Përtej aspektit akademik, sfidë ishte edhe ndërlidhja e hulumtimit teorik me realitetin në terren. Për të kuptuar vlerën e këtyre ndërtesave, ishte e rëndësishme të shiheshin ato në kontekstin e tyre, të kuptoheshin karakteristikat arkitekturore dhe marrëdhënia me mjedisin përreth.

    Në këtë proces, një rol të rëndësishëm kanë pasur edhe njerëzit që kam takuar gjatë hulumtimit. U jam mirënjohëse të gjithë atyre me të cilët kam biseduar, që kanë ndarë informacione dhe përvoja, si dhe të gjithë atyre që, në një mënyrë apo tjetër, kanë kontribuar në realizimin e këtij punimi. Kontributi dhe gatishmëria e tyre për të ndarë njohuritë kanë qenë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe kanë ndihmuar që punimi të marrë formën përfundimtare.

    Njëkohësisht, studimet në një universitet me kërkesa të larta akademike kërkonin shumë disiplinë, organizim dhe përkushtim. Punimi i masterit nuk ishte thjesht një projekt që duhej përfunduar brenda një afati, por një proces i gjatë hulumtimi, analizimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm të ideve. Besoj se suksesi nuk është rezultat i një momenti të vetëm, por i shumë orëve të punës, këmbënguljes dhe gatishmërisë për të kaluar përtej asaj që kërkohet minimalisht. Në fund, përzgjedhja në “Archdiploma” ishte një vlerësim që e bëri gjithë këtë proces edhe më domethënës.

    Telegrafi: Si ka qenë përvoja juaj e studimit dhe jetesës në Austri? Çfarë ju ka mësuar ky rrugëtim, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal?

    Përvoja e studimit dhe jetesës në Austri ka qenë një nga periudhat më formuese të jetës sime. Të studiosh në një vend tjetër do të thotë të dalësh nga zona e rehatisë, të përshtatesh me një kulturë të re dhe të përballesh me mënyra të ndryshme të të menduarit dhe të punuarit. Në aspektin profesional, studimet në TU Wien më kanë ndihmuar të kuptoj rëndësinë e hulumtimit, argumentimit dhe qasjes kritike ndaj projektimit arkitektonik. Gjithashtu, më kanë mësuar se arkitektura nuk duhet të shihet vetëm si krijim i formave dhe hapësirave, por si një disiplinë që ka përgjegjësi ndaj shoqërisë, mjedisit dhe historisë.

    Në aspektin personal, ky rrugëtim më ka bërë më të pavarur, më të durueshme dhe më të sigurt në aftësitë e mia. Të jetosh dhe të studiosh larg vendit tënd të mëson të mbështetesh te vetja, të përballosh sfidat dhe të vlerësosh edhe më shumë vendin prej nga vjen. Një nga gjërat më të rëndësishme që kam kuptuar është se studimi jashtë vendit nuk të largon domosdoshmërisht nga vendi yt; përkundrazi, mund të të japë një perspektivë më të qartë për potencialin që ai ka dhe për kontributin që mund të japësh kur kthehesh.

    Telegrafi: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? A e shihni karrierën tuaj profesionale në Austri apo keni në plan që njohuritë dhe përvojën e fituar t’i vini në shërbim edhe të Kosovës?

    E ardhmja ime profesionale është e lidhur ngushtë me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, duke vënë në praktikë njohuritë dhe përvojën e fituar gjatë studimeve jashtë vendit.

    Aktualisht jam e angazhuar profesionalisht në Kosovë si konsulente/eksperte në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Projektin e Banimit Social Adekuat. Ky angazhim më ka mundësuar që arkitekturën ta shoh edhe përtej projektimit të ndërtesave, duke e kuptuar si pjesë të politikave publike, zhvillimit hapësinor dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

    Paralelisht, kam themeluar dhe zhvilloj aktivitetin tim përmes një studioje arkitekture, ku vazhdoj të përmbush pasionin për projektimin dhe dizajnin. Gjithashtu, jam e angazhuar vullnetarisht në organizata të ndryshme joqeveritare, përmes të cilave kontribuoj në iniciativa që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Besoj se arkitektura dhe përgjegjësia ndaj mjedisit janë fusha që ndërlidhen ngushtë dhe që kërkojnë angazhim përtej profesionit.

    Njëkohësisht, jam në fazat fillestare për vazhdimin e studimeve të doktoratës në TU Wien, duke synuar që të ndërthur angazhimin profesional me hulumtimin shkencor.

    Për mua, është shumë e rëndësishme që njohuritë dhe përvoja e fituar gjatë studimeve jashtë vendit të mos mbeten vetëm përvojë individuale, por të shndërrohen në vlerë dhe kontribut për vendin tonë. Besoj se zhvillimi professional ndërkombëtar, angazhimi në Kosovë dhe vazhdimi i hulumtimit akademik mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Synimi im është që përmes këtyre angazhimeve të vazhdoj të zhvillohem profesionalisht, por njëkohësisht të kontribuoj në zhvillimin e arkitekturës dhe në trajtimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

    Telegrafi: Në fund, çfarë mesazhi do t’u përcillnit të rinjve shqiptarë që synojnë të studiojnë jashtë vendit, të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të arrijnë suksese në fusha të ndryshme?

    Mesazhi im për të rinjtë është që të mos kenë frikë të synojnë më shumë dhe të dalin nga zona e tyre e komfortit. Mundësitë për të studiuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht ekzistojnë, por ato kërkojnë guxim, përkushtim dhe shumë punë. Studimet jashtë vendit nuk janë gjithmonë të lehta. Ka sfida, pasiguri dhe momente kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive. Megjithatë, pikërisht këto përvoja janë pjesë e procesit të rritjes dhe zhvillimit personal. Do t’u këshilloja që të mos e matin suksesin vetëm përmes diplomave apo vlerësimeve, por përmes asaj se çfarë arrijnë të ndërtojnë me njohuritë e tyre dhe çfarë ndikimi kanë në shoqëri. Dhe mbi të gjitha, të mos e harrojnë vendin prej nga vijnë. Të studiojmë jashtë është një mundësi e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi për të sjellë ide, përvoja dhe perspektiva të reja. Besoj se Kosova ka shumë potencial dhe se të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm në realizimin e tij.

    Ndryshe Lika ka përfunduar studimet bachelor në Arkitekturë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), ndërsa studimet master i ka vazhduar në Universitetin Teknik të Vjenës. Aktualisht është e angazhuar profesionalisht në Kosovë si konsulente/eksperte në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Projektin e Banimit Social Adekuat. Krahas kësaj, ka themeluar studion e saj të arkitekturës, kontribuon vullnetarisht në iniciativa për mbrojtjen e mjedisit dhe është në fazat fillestare për vazhdimin e studimeve të doktoratës në TU Wien./Telegrafi/

  • Fushë e re sportive për nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza

    Fushë e re sportive për nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza do të kenë në dispozicion një fushë të re sportive.

    Përmes një postimi në Facebook, Musmurati ka ndarë lajmin për këtë hapësirë të re sportive, duke theksuar rëndësinë e saj për nxënësit dhe komunitetin e lagjes.

    “Fusha e re sportive për nxënësit e shkollës ‘Pavarësia’ dhe krejt banorët e lagjes Muharrem Fejza”, ka shkruar Musmurati.

    Kjo hapësirë pritet të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, duke krijuar mundësi më të mira për nxënësit dhe banorët e kësaj lagjeje. /Telegrafi/

  • Russian rockets and drones hit 12 Ukrainian regions, nine injured Kievi remains without power and heat

    A new wave of Russian attacks with fears and ballistic missiles has hit Ukraine overnight, causing major damage to energy infrastructure, power cuts, and problems in water and heating supplies.

    Ukrainian President Volodymyr Zelensky announced that 12 regions of the country were targeted, while the capital, Kiev, was hit the hardest. According to him, over 170 fears and more than 30 ballistic missiles were used in the attacks, while nine people were injured, including a child.

    In a response to the Telegram, Zelensky accused Moscow of preparing for future talks by attacking Ukraine’s critical infrastructure. Ukrainian and Russian delegations are expected to participate in trilateral talks in Abu Dhabi next week.

    The situation in Kiev remains difficult, as attacks damaged residential buildings, the North Bridge and a kindergarten. In addition to the capital, damage to electrical substations has also been reported in Winnitsia, Zytomour, Rivne, Kharkiv, and Dnepro regions.

    Zelensky said substations linking Rivnes and Hmelnitski nuclear power plants with the capital and the central part of the country have been hit in the Kiev region.

    Meanwhile, Kiev chairman Vitaly Klitschko announced that the city’s water supply has returned to normal function, while about 60 percent of the residential buildings have been reconnected to the heating system. Energy Minister Denys Shmyhal confirmed power cuts in five regions, without announcing the number of affected families.

    Recent attacks come at a time when temperatures in Ukraine are dropping, and in some parts of the country have started the first snowfall for the winter.

    The developments also follow Thursday’s meeting at the White House, where US First Lady Melanie Trump hosted Russian and Ukrainian delegations. She called for a more stable ceasefire, following a fighting break in the southern region of Kherson.

    Meanwhile, during a six – day ceasefire, hundreds of residents of the occupied Ukrainian town of Olesky managed to evacuate, as they were facing constant hunger and bombing. Both sides attributed it to the American president, Donald Trump, brokering this agreement.

    At the beginning of this week, slippery bomb attacks on a stand-by centre near Zaporyza caused dozens of casualties. The death toll has reached 55, while search-saving teams are continuing to work in ruins.

    Following the recent attacks, Zelensky said Ukraine expects greater support from the United States, seeking unity in security issues, condemning Russian aggression and increasing sanctions on Russian President Vladimir Putin.

    Meanwhile, the Ukrainian president’s spokesman refused to comment on reports that Zelensky could be invited to the United Kingdom for a state visit next year.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal