Blog

  • Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

    Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

    Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka vlerësuar lart cilësitë e kundërshtarit, duke e cilësuar Barcelonën si skuadrën më të mirë.

    “Pa asnjë dyshim, përballë kemi skuadrën më të mirë. Mendoj se mbrojtësit tanë nuk kanë nevojë për motivim shtesë, pasi i gjithë ekipi duhet të jetë i përgatitur për t’u përballur me lojtarë si Lamine Yamal dhe Raphinha”, deklaroi Simeone.

    Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk e ka fshehur ambicien për të marrë pikët e plota në këtë udhëtim të vështirë.

    Tekniku gjerman e pranon se skuadrën e tij e pret një përballje e komplikuar, por synimi mbetet i qartë: fitorja dhe ruajtja e pozitës së parë në tabelë.

    “Besoj se do të kemi një ndeshje të vështirë, por dëshiroj tri pikët. Për Barcelonën do të ishte shumë e rëndësishme që pushimin për ndeshjet e kombëtareve ta presim si lider i kampionatit”, u shpreh Flick.

    Përballja e së dielës pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në garën për kreun e tabelës në elitën e futbollit spanjoll.

    Burimi: RTKLive

  • Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim

    Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim

    Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur dhjetëra mijëra tenda ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, duke ua shkatërruar strehimoret dhe lagur batanijet, dyshekët dhe sendet personale.

    Sipas Zyrës së Medias të Qeverisë së Gazës, të paktën 70 mijë tenda janë përmbytur gjatë 12 orëve të fundit, duke prekur dhjetëra mijëra persona dhe duke shkaktuar edhe lëndime. Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar për viktima, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Ndërkohë, Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se ka pranuar rreth 1 mijë e 500 thirrje emergjente nga banorët e zhvendosur. Po ashtu, tri shtëpi të braktisura janë shembur si pasojë e reshjeve, por pa shkaktuar të lënduar.

    Në disa kampe të improvizuara në qytetin e Gazës, banorët janë përpjekur t’i riparojnë tendat dhe të përdorin rërë për të penguar depërtimin e ujit.

    Të tjerë janë detyruar t’i nxjerrin fëmijët nga strehimoret e përmbytura.

    Autoritetet komunale dhe shërbimet e mbrojtjes civile kanë thënë se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me situatën, për shkak të mungesës së karburantit dhe dëmtimit të pajisjeve.

    Sipas tyre, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë shkatërruar qindra automjete, përfshirë buldozerë dhe pajisje që përdoren për largimin e ujit.

    Lufta ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës, e cila numëronte mbi dy milionë banorë, ndërsa një pjesë e madhe e territorit është shndërruar në rrënoja. Aktualisht, shumica e popullsisë jeton në kampe me tenda të improvizuara.

    Ndërkaq, Hamasi ka fajësuar Izraelin për moslejimin e hyrjes së strehimoreve dhe materialeve të ndërtimit në Gaza.

    Nga ana tjetër, COGAT, agjencia ushtarake izraelite që koordinon ndihmat, kishte deklaruar të premten se kishte shtuar përpjekjet për përmirësimin e kushteve sanitare në Gaza, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, në prag të reshjeve të parashikuara. Deri në publikimin e raportimit, ajo nuk kishte komentuar akuzat e Hamasit.

    Burimi: Dukagjini

  • Tiranë: Vazhdon protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shoqërohet një person nga policia

    Tiranë: Vazhdon protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shoqërohet një person nga policia

    Tiranë: Vazhdon protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shoqërohet një person nga policia

    Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia, transmeton klankosova.tv

    Sipas Top Channel, ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit apo rrethanat e plota të incidentit.

    Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të përcjellë kërkesat dhe qëndrimet e tyre, të cilat vijojnë prej disa javësh.

  • Mbi gjysma e popullsisë pa qasje në banka, presidenti i Paraguait shkarkohet dhe arrestohet

    Mbi gjysma e popullsisë pa qasje në banka, presidenti i Paraguait shkarkohet dhe arrestohet

    Mbi gjysma e popullsisë pa qasje në banka, presidenti i Paraguait shkarkohet dhe arrestohet

    Presidenti i Paraguait, Santiago Pena, është shkarkuar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpiak, pas një krize të shkaktuar nga kolapsi i një banke, që la më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit pa qasje në llogaritë e tyre bankare.

    Siç raporton BBC, Pena u arrestua të premten, vetëm pak minuta pasi ligjvënësit, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, votuan njëzëri për shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi erdhi pas kolapsit, në fillim të kësaj jave, të bankës “Ueno”, e cila kishte lidhje me interesat e tij private të biznesit, transmeton Klankosova.tv.

    Një ditë më parë, Pena kishte ofruar të jepte dorëheqje. Megjithatë, në vend që ta pranonin atë, senatorët votuan për shkarkimin e tij dhe ngritën akuza për keqpërdorim të detyrës. Si pasojë, atij iu hoq imuniteti që zakonisht u garantohet ish-presidentëve.

    Pena, i cili deri vitin e kaluar zotëronte aksione në kompaninë që kishte në pronësi bankën, ka mohuar çdo shkelje.

    Në akuzat që çuan në shkarkimin e tij pretendohet se ai kishte qenë në konflikt interesi, kishte manipuluar mbikëqyrjen rregullatore, kishte devijuar fondet pensionale dhe kishte marrë pjesë në një përpjekje institucionale për të fshehur rastin, ku ishte përfshirë edhe banka qendrore.

    Ai pritet të merret në pyetje të shtunën lidhur me dyshimet për shkelje të besimit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe përvetësim të fondeve, bëri të ditur prokurorja Silvia Margarita Gonzalez Vester.

    Zëvendëspresidenti i tij, Pedro Alliana, është betuar si president i ri i përkohshëm, duke premtuar se nuk do t’i “braktisë” miliona njerëzit e prekur nga skandali.

    “Bashkëqytetarët tanë, të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë si pasojë e kolapsit financiar, do të kompensohen plotësisht”, deklaroi Alliana, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë deri në vitin 2028.

    Rënia e bankës digjitale, pas marrjes së saj nën kontroll nga banka qendrore e Paraguait, bëri që më shumë se gjysma e popullsisë të mbetej pa qasje në kursimet e veta.

    Të martën dhe të mërkurën, radhë të gjata qytetarësh që tentonin të tërhiqnin paratë nga degët e bankës “Ueno” u krijuan në rrugët e kryeqytetit Asuncion.

    Vlerësohet se rreth tre milionë depozitues ende nuk mund të kenë qasje në kursimet dhe pensionet e tyre. Kjo ka nxitur zemërim të madh publik, veçanërisht në kryeqytet.

    Si kundërpërgjigje, protesta shpërthyen në pjesë të ndryshme të vendit. Mijëra qytetarë dolën të enjten në rrugë për të kërkuar kthimin e parave të tyre.

    Në protestat e mëhershme pati edhe përleshje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër turmës.

    Shkarkimi i Penas u miratua me 44 vota pro nga gjithsej 45 senatorë, ndërsa një ligjvënës mungoi në seancë.

    “Nuk ka qenë kurrë qëllimi im ta tradhtoj besimin që më keni dhënë”, deklaroi Pena në një video të publikuar në platformën X, përmes së cilës njoftoi dorëheqjen. Ai shtoi se përparësi për të ishte “qetësia shpirtërore e qytetarëve të Paraguait, të cilët ua besuan kursimet e tyre sistemit tonë financiar”.

    Pas votimit, kryetari i Senatit, Basilio Nunez, tha se Pena ishte shpallur fajtor për “neglizhencë në përmbushjen e detyrave”. /Klankosova.tv

  • Përmes inteligjencës artificiale vodhën 129 milionë dollarë në New York - mashtruan biznese, avokatë e drejtorë kompanish

    Përmes inteligjencës artificiale vodhën 129 milionë dollarë në New York – mashtruan biznese, avokatë e drejtorë kompanish

    Tre persona janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dyshimin se kanë përdorur inteligjencën artificiale për të imituar drejtorë kompanish dhe avokatë, duke mashtruar biznese të ndryshme dhe përvetësuar rreth 129 milionë dollarë.

    Sipas aktakuzës së ngritur në një gjykatë federale në New York, të dyshuarit kishin organizuar një skemë mashtrimi që zgjati më shumë se një vit e gjysmë dhe kishte në shënjestër kompani në vende të ndryshme të botës.

    Ata përdornin inteligjencën artificiale për të imituar zërat dhe pamjen e drejtuesve të kompanive, duke kontaktuar punonjësit e departamenteve financiare dhe duke u kërkuar të kryenin transferta të mëdha parash.

    Pasi krijonin besueshmëri përmes komunikimeve elektronike, mashtruesit organizonin edhe telefonata ose videokonferenca, ku paraqiteshin si drejtues të kompanive apo përfaqësues ligjorë, shkruan nbc.

    Në disa raste, ata pretendonin se po vepronin në emër të avokatëve të kompanive të njohura ligjore, duke i bindur punonjësit se transferet ishin pjesë e transaksioneve konfidenciale dhe legjitime.

    Paratë e përfituara transferoheshin në llogari bankare në vende të ndryshme dhe më pas konvertoheshin në kriptovaluta, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

    Në mesin e viktimave të kësaj skeme ishin institucione shëndetësore në Misuri dhe Kaliforni, një bankë në Rhode Island, një kompani britanike e teknologjisë financiare, një fond investimesh në Massachusetts dhe një kompani për ushqimin e kafshëve shtëpiake në Florida.

    Tre të dyshuarit janë arrestuar në periudhën nga qershori deri në shtator. Ata akuzohen për mashtrim elektronik, vjedhje të identitetit dhe pastrim parash.

    Nëse shpallen fajtorë, për disa prej veprave penale me të cilat ngarkohen mund të dënohen deri në 20 vjet burgim.

    Rasti është një tjetër dëshmi se si inteligjenca artificiale po shfrytëzohet nga rrjetet kriminale për të realizuar mashtrime gjithnjë e më të sofistikuara, duke e bërë më të vështirë dallimin mes komunikimeve autentike dhe atyre të manipuluara. /Telegrafi/

  • “Married and close to Fuegon,” residents comment on Behare’s report with her

    The Africa between Behares and Fuego at Big Brother’s home V IP Kosova 5 has sparked discussions among residents, bringing the resident’s marital status into focus.

    Nora, Cledja and Eagle have commented on the report between the doubles, expressing different thoughts about their proximity and the way Beharja is behaving with Fuego.

    Nora noted that if she was married, she would not be so close to another male, implying that Behare’s conduct seems inappropriate.

    I didn’t have a man next to someone… If I stay more with Fuego… this bono wants me to understand them, she said.

    Otherwise Cledja thinks, who named the report between Behares and Fuego as a completely normal society, at least from the latter.

    Fuego has friends like everyone else, it’s a normal report, Cledja said.

    Meanwhile, the Eagle was more direct in its criticism, claiming Behara is using its status as a wife and mother when it adapts to it, while in its report with Fuego, she is not behaving the same way.

    Source Layer: Insander

  • “E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të

    “E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të

    “E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të

    Afrimiteti mes Behares dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin martesor të banores.

    Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë komentuar raportin mes dyshes, duke shprehur mendime të ndryshme për afërsinë e tyre dhe mënyrën se si Beharja po sillet me Fuegon.

    Nora u shpreh se, nëse do të ishte e martuar, nuk do të qëndronte aq afër me një mashkull tjetër, duke lënë të kuptohet se sjellja e Behares i duket e papërshtatshme.

    “Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, u shpreh ajo.

    Ndryshe mendon Kledja, e cila e cilësoi raportin mes Behares dhe Fuegos si një shoqëri krejtësisht normale, të paktën nga ana e këtij të fundit.

    Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.

    Ndërkaq, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në kritikat e saj, duke pretenduar se Behara po e përdor statusin e saj si bashkëshorte dhe nënë kur i përshtatet, ndërsa në raportin me Fuegon, sipas saj, nuk po sillet në të njëjtën mënyrë.

    Burimi: Insajderi

  • Kryezhu publishes Kosovo list U-21 for match against Luxembourg, many new names invited

    Kryezhu publishes Kosovo list U-21 for match against Luxembourg, many new names invited

    Kryezhu publishes Kosovo list U-21 for match against Luxembourg, many new names invited

    Kosovo National Selector U21 Hekuran Kryeziu has published the list of football players invited for the November gathering.

    The new Dardans will face Luxembourg U21 in a friendly match, November 16th, at Camp Nacional in Hayvali from 1600.

    Kryeziu has decided to invite 21 football players to the match, where there are innovations in the middle of the list.

    The new names that anchor the most on this list are those of Demir Xhemalija and Florent Hajdini, for whom Telegrafi reported several days ago.

    The name of Eronis Hagiu, who has played with the Swiss ages, is also listed as Andrew Hasanmetaj, Theo Jashar and Aureel Limani of Drenica was first invited.

    Neither does Faton Ademi, Eliot Bujupi, Elvir Gashian, Ammar Demoll, and Lusey. /Telegraph/

  • Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj

    Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj

    Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e nëntorit.

    Dardanët e rinj do të përballen me Luksemburgun U21 në një ndeshje miqësore, më 16 nëntor, në Kampin Nacional në Hajvali nga ora 16:00.

    Kryeziu ka vendosur t’i ftojë 21 futbollistë për këtë ndeshje, ku ka edhe risi në mesin e listës.

    Emrat e rinj që spikasin më shumë në këtë listë janë ata të Demir Xhemalija dhe Florent Hajdini, për të cilët Telegrafi ka raportuar para disa ditësh.

    Në listë është edhe emri i Eronis Haxhiut, i cili ka luajtur me moshat e Zvicrës, teksa për herë të parë është ftuar edhe Endrit Hasanmetaj, Teo Jashari dhe Aurel Limani i Drenicës.

    Listës nuk i mungojnë as emra si Faton Ademi, Eliot Bujupi, Elvir Gashijani, Amar Demolli dhe Luan Lleshi. /Telegrafi/

  • The tragedy in California, two parachutists lose their lives after the crash in the air during one training

    Two parachutists have lost their lives in a tragic accident in the American state of California, having crashed into the air during a parachute jump.

    The event took place Friday, near Elsinore Lake, during a women’s organised training camp from the Elsinore Skydive company.

    According to The New York Times report, the crash occurred at an altitude of about 45 meters [45 m], when two athletes were preparing for landing. After contact, their parachutes were confused, causing both to suffer fatal injuries.

    Parlessers were rushed to the hospital, but despite the doctors ‘ efforts, they failed to survive their wounds.

    A spokesperson for Elsinore Company confirmed that the accident occurred during the women’s training camp, while the identities of victims have not yet been made public.

    Deirdre Vickers, spokeswoman for the Riverside County Sheriff’s Office, announced that the case is under investigation in order to determine the exact circumstances and causes that led to this tragedy.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal