Blog

  • SHBA-ja dhe BE-ja e sanksionuan, Rusia e dërgon në bisedimet për përfundimin e luftës

    SHBA-ja dhe BE-ja e sanksionuan, Rusia e dërgon në bisedimet për përfundimin e luftës

    Shefi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, Igor Kostyukov, do të jetë pjesë e delegacionit të Moskës në bisedimet trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat pritet të mbahen javën e ardhshme në Abu Dhabi.

    Takimi synon të shqyrtojë mundësitë për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe përbën një tjetër përpjekje të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje mes palëve.

    Lajmi për pjesëmarrjen e Kostyukovit është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax, e cila ka raportuar për përbërjen e delegacionit rus.

    Pjesëmarrja e tij tërheq vëmendje edhe për shkak se zyrtari i lartë rus është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan skynews.

    Uashingtoni e sanksionoi Kostyukovin në vitin 2016, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tij në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, të cilat i fitoi Donald Trump.

    Ndërkaq, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj tij në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar më herët se Rusia po përgatitej për bisedimet e ardhshme duke lëshuar raketa balistike.

    Bisedimet në Abu Dhabi pritet të bashkojnë përfaqësuesit e tri vendeve në përpjekjen për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës, e cila nisi me pushtimin e plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

  • Honda nxjerr në prodhim motorin revolucionar V3

    Honda nxjerr në prodhim motorin revolucionar V3

    Prodhuesi japonez, Honda po përgatitet të fusë në prodhim një motor të ri motoçiklete me teknologji të pazakontë, i cili kombinon konfigurimin V3 me një kompresor elektrik.

    Modeli V3R 900 E-Compressor është prezantuar në panairin ndërkombëtar të motoçikletave EICMA dhe përfaqëson një nga projektet më ambicioze teknologjike të kompanisë japoneze.

    Motori ka tri cilindra dhe vëllim prej 900 centimetra kub. Dy cilindra janë të vendosur në pjesën e përparme, ndërsa i treti në pjesën e pasme, duke formuar një konfigurim V3 me kënd prej 75 gradësh.

    Risia kryesore është kompresori elektrik, i cili kontrollohet në mënyrë elektronike dhe mundëson furnizimin me ajër të ngjeshur pavarësisht numrit të rrotullimeve të motorit.

    Kjo teknologji synon të sigurojë reagim më të shpejtë ndaj gazit dhe përshpejtim më të fuqishëm, veçanërisht në rrotullime të ulëta. Sipas Honda-s, motori me vëllim prej 900 centimetra kub do të ofrojë performancë të krahasueshme me motorët 1.200 kubikësh, duke ruajtur përmasa më kompakte.

    Një tjetër veçori është se sistemi nuk kërkon ftohës të ndërmjetëm të ajrit, të njohur si intercooler, çka mundëson kursimin e hapësirës dhe një konstruksion më të thjeshtë.

    Përveç teknologjisë së motorit, Honda po planifikon edhe pajisje moderne për drejtuesit. Modeli pritet të përfshijë sistemin Honda RoadSync për lidhjen me telefonat inteligjentë, si dhe një sistem të komandimit zanor të bazuar në inteligjencën artificiale.

    Kompania japoneze ende nuk ka publikuar të dhënat përfundimtare për fuqinë dhe çift-rrotullimin e motorit, ndërsa lansimi në treg është paralajmëruar për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

    Modeli V3R 900 E-Compressor është prezantuar në panairin ndërkombëtar të motoçikletave EICMA dhe përfaqëson një nga projektet më ambicioze teknologjike të kompanisë japoneze.

    Motori ka tri cilindra dhe vëllim prej 900 centimetra kub. Dy cilindra janë të vendosur në pjesën e përparme, ndërsa i treti në pjesën e pasme, duke formuar një konfigurim V3 me kënd prej 75 gradësh.

    Risia kryesore është kompresori elektrik, i cili kontrollohet në mënyrë elektronike dhe mundëson furnizimin me ajër të ngjeshur pavarësisht numrit të rrotullimeve të motorit.

    Kjo teknologji synon të sigurojë reagim më të shpejtë ndaj gazit dhe përshpejtim më të fuqishëm, veçanërisht në rrotullime të ulëta. Sipas Honda-s, motori me vëllim prej 900 centimetra kub do të ofrojë performancë të krahasueshme me motorët 1.200 kubikësh, duke ruajtur përmasa më kompakte.

    Një tjetër veçori është se sistemi nuk kërkon ftohës të ndërmjetëm të ajrit, të njohur si intercooler, çka mundëson kursimin e hapësirës dhe një konstruksion më të thjeshtë.

    Përveç teknologjisë së motorit, Honda po planifikon edhe pajisje moderne për drejtuesit. Modeli pritet të përfshijë sistemin Honda RoadSync për lidhjen me telefonat inteligjentë, si dhe një sistem të komandimit zanor të bazuar në inteligjencën artificiale.

    Kompania japoneze ende nuk ka publikuar të dhënat përfundimtare për fuqinë dhe çift-rrotullimin e motorit, ndërsa lansimi në treg është paralajmëruar për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

  • Aleanca për qeverisjen aktuale: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

    Aleanca për qeverisjen aktuale: Dështim, miliona në rrymë e nepotizëm në diplomaci

    Aleanca kritikuar sot qeverisjen aktuale për, siç thonë, shkelje të shumta institucionale, skandale financiare, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies.

    Në një reagim në Facebook, Aleanca shkruan se Kosova po e përmbyll edhe këtë javë nën një degradim institucional, ndërsa dështimet e qeverisë po rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët.

    Kjo parti e ka vënë theksin te reduktimet e energjisë elektrike në disa komuna, duke thënë se mbi 11 milionë euro janë paguar brenda pesë ditëve pune për import të energjisë, ndërkohë që qytetarët po përballen sërish me mungesë të furnizimit dhe paralajmërime për shtrenjtim të tarifave.

    Po ashtu, kjo parti ka folur edhe për emërimet në shërbimin e jashtëm, të cilat i cilëson si nepotizëm partiak.

    “Paralelisht me kolapsin energjetik, shërbimi i jashtëm i Kosovës u shndërrua këtë javë në një fabrikë të pastër të nepotizmit partiak, ku diplomatët u zëvendësuan me nipa, mbesa e familjarë të pushtetarëve. Emërimet e dyshimta të mbesës së Xhelal Sveçlës, vajzës së axhës së Luan Dalipit dhe militantëve të tjerë nëpër ambasada kyçe, u vulosën me deklaratën skandaloze të Kryediplomatit Glauk Konjufca. Pohimi i tij publik se vetëm ia sjellin listat dhe ai i nënshkruan pa parë emrat, dëshmon shndërrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në një zyrë formale për rehatimin e familjarëve, duke shkelur çdo kriter të meritokracisë.

    Kjo tendencë për të fshehur të vërtetat e qeverisjes së tyre skandaloze, u shpërfaq haptazi në Kuvend përmes një bllokade të sinkronizuar mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe ekzekutivit, ku transparenca u sabotua në çdo nivel. Gjatë kohës sa po diskutohej për gjetjet e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm, salla u braktis masivisht nga deputetë të VV-së për të shmangur përballjen me gjetjet kritike”, thuhet në reagim.

    Aleanca thekson më tej se ky izolim nga llogaridhënia mori një goditje të rëndë edhe nga Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian.

    “Ky model i shmangies së përgjegjësisë u shtri edhe brenda institucioneve më të larta ligjvënëse. Deputetë të VV-së bllokuan raportimin e detyrueshëm para Komisionit Hetimor Parlamentar për Zyrën e Kryeministrit, duke dëshmuar frikën e këtij ekzekutivi nga ballafaqimi me të vërtetën.

    Skandali më i madh dhe më i rëndë kulmon me dështimin e shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tij. Edhe sot, në fundjavë, rrugët e Prishtinës po ushtojnë nga protestat e pandalshme për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt në Pejë. Përballë revoltës qytetare, tymueseve dhe thirrjeve legjitime për dorëheqjen e ministrave Sveçla e Gërvalla, krerët e shtetit kanë zgjedhur heshtjen absolute.

    Mungesa e përgjigjeve apo akti moral nga udhëheqësit e institucioneve vërteton se ky pushtet e ka humbur tërësisht ndjeshmërinë dhe legjitimitetin për të qeverisur me Kosovën”, thuhet në reagimin e Aleancës. /Telegrafi/

  • Manuel Neuer thyen rekordin e madh të Bayernit në Bundesliga

    Manuel Neuer thyen rekordin e madh të Bayernit në Bundesliga

    Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEWA Arena, me ndeshjen që nisi nga ora 15:30.

    Pas publikimit të formacionit titullar të Bayern Munichut, Manuel Neuer u pa në portë dhe numri 1 i Bavarezëve po vendos një rekord të ri klubit.

    Me 40 vjeç e 225 ditë, Neuer bëhet lojtari më i vjetër i Bundesligës në historinë e FC Bayern Munich.

    Me këtë paraqitje, Neuer ka tejkaluar ish-portierin e Bavarezëve, Bernd Dreher, i cili e mbante deri tani rekordin me 40 vjet e 198 ditë.

    Kjo gjithashtu e bën Neuerin portierin e tretë më të vjetër në historinë e Bundesligës, pas Uli Stein (42 vjeç, 170 ditë) dhe Toni Schumacher (42 vjeç, 73 ditë). /Telegrafi/

  • Just 20 minutes between the paintings, the stress hormone falls 22% ) study reveals what happens to the body when we visit an art gallery!

    It may not always take a long trip or a day off to break free from stress. A scientific study in London has found that only 20 minutes between the original art works were accompanied by an average 22% reduction in cortisol, the stress – related hormone. But what has surprised researchers is that changes have been observed not only in hormones but also in the indicators of inflammation and activity of the nervous system.

    Scientists from Kings College London have studied the influence of art on the human organism by analyzing the psychological reactions of people who spend time looking at the original paintings.

    The research, published in Brain, Behavior, and Immuity, has included 50 people between the ages of 18 and 40.

    Half the participants visited the Courtauld Gallery in London, where they saw original works of artists known as Vincent van Gogh, Édouard Manet and Paul Gauguin.

    Other participants watched reproductions of the same paintings in a laboratory environment.

    The results showed that the level of cortisol dropped an average of 22% in those who visited the gallery, compared to a smaller landing in the group that saw reproductions.

    But the effect noted was not limited to the stress hormone.

    What happened to the body in 20 minutes?

    Researchers measured cortisol and some indicators of inflammation through saliva samples and monitored heart rate and skin temperature.

    A drop of about 30% of the inflammation index was observed among participants who visited the gallery IL-6, while changes were recorded in autonomous nervous activity.

    This shows that the experience of art in a gallery can be accompanied by measurable biological reactions, not only by the feeling of subjects of tranquillity or pleasure.

    According to researchers, the results provide a possible scientific explanation for the connection between cultural activities and physical and mental well – being.

    Does this mean that art cures stress?

    Not necessarily.

    Although the results are interesting, the study has included only 50 participants and analyzed short-term reactions during a visit.

    Moreover, groups are placed in different environments, which means that it cannot be determined with certainty how much of the effect is connected with the original works themselves and the setting of the gallery.

    The study does not prove that a visit to the museum addresses anxiety, depression, or other diseases, nor does it replace medical care.

    However, it offers an additional reason to view galleries and museums not only as cultural sites but also as areas that can contribute to daily welfare.

    At a time when stress has become a part of the lives of many people, science is suggesting that even the past few minutes between art works can have a greater influence than we thought.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!

    Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!

    Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!

    Ndoshta nuk duhet gjithmonë një udhëtim i gjatë apo një ditë pushimi për t’u shkëputur nga stresi. Një studim shkencor në Londër ka zbuluar se vetëm 20 minuta mes veprave origjinale të artit u shoqëruan me një ulje mesatare prej 22% të kortizolit, hormonit që lidhet me stresin. Por ajo që i ka befasuar studiuesit është se ndryshime janë vërejtur jo vetëm te hormonet, por edhe te treguesit e inflamacionit dhe aktivitetit të sistemit nervor.

    Shkencëtarët nga King’s College London kanë studiuar ndikimin e artit në organizmin e njeriut, duke analizuar reagimet fiziologjike të personave që kalojnë kohë duke shikuar piktura origjinale.

    Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Brain, Behavior, and Immunity, ka përfshirë 50 persona të moshës 18 deri në 40 vjeç.

    Gjysma e pjesëmarrësve vizituan galerinë Courtauld në Londër, ku panë vepra origjinale të artistëve të njohur si Vincent van Gogh, Édouard Manet dhe Paul Gauguin.

    Pjesëmarrësit e tjerë shikuan riprodhime të të njëjtave piktura në një ambient laboratorik.

    Rezultatet treguan se niveli i kortizolit ra mesatarisht rreth 22% te personat që vizituan galerinë, krahasuar me një ulje më të vogël te grupi që shikoi riprodhimet.

    Por efekti i vërejtur nuk u kufizua vetëm te hormoni i stresit.

    Çfarë ndodhi me trupin gjatë 20 minutave?

    Studiuesit matën kortizolin dhe disa tregues të inflamacionit përmes mostrave të pështymës, si dhe monitoruan ritmin e zemrës dhe temperaturën e lëkurës.

    Te pjesëmarrësit që vizituan galerinë u vërejt një ulje prej rreth 30% e treguesit inflamator IL-6, ndërsa u regjistruan edhe ndryshime në aktivitetin e sistemit nervor autonom.

    Kjo tregon se përjetimi i artit në një galeri mund të shoqërohet me reagime të matshme biologjike, jo vetëm me ndjesinë subjektive të qetësisë apo kënaqësisë.

    Sipas studiuesve, rezultatet ofrojnë një shpjegim të mundshëm shkencor për lidhjen mes aktiviteteve kulturore dhe mirëqenies fizike e mendore.

    A do të thotë kjo se arti e shëron stresin?

    Jo domosdoshmërisht.

    Megjithëse rezultatet janë interesante, studimi ka përfshirë vetëm 50 pjesëmarrës dhe ka analizuar reagime afatshkurtra gjatë një vizite.

    Për më tepër, grupet janë vendosur në mjedise të ndryshme, çka do të thotë se nuk mund të përcaktohet me siguri sa nga efekti lidhet me vetë veprat origjinale dhe sa me ambientin e galerisë.

    Studimi nuk provon se një vizitë në muze trajton ankthin, depresionin apo sëmundje të tjera dhe as nuk e zëvendëson kujdesin mjekësor.

    Megjithatë, ai ofron një arsye shtesë për t’i parë galeritë dhe muzetë jo vetëm si vende të kulturës, por edhe si hapësira që mund të kontribuojnë në mirëqenien e përditshme.

    Në një kohë kur stresi është bërë pjesë e jetës së shumë njerëzve, shkenca po sugjeron se edhe disa minuta të kaluara mes veprave të artit mund të kenë një ndikim më të madh sesa kemi menduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Leonora Jakupi reagon pas debatit në BBVK 5: Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

    Leonora Jakupi reagon pas debatit në BBVK 5: Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

    Leonora Jakupi reagon pas debatit në BBVK 5: Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

    Debati i ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagime edhe jashtë shtëpisë, ndërsa një qëndrim e ka shprehur edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

    Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka reaguar përmes dy postimeve në llogarinë e saj në Instagram, duke komentuar zhvillimet e fundit në spektakël.

    Në reagimin e parë, Leonora ka kritikuar ndikimin e platformës TikTok, duke shkruar: “Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”.

    Ndërsa në postimin e dytë, ajo ka komentuar edhe mënyrën se si kuptohet feminizmi nga disa gra.

    “Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar këngëtarja.

    Reagimet e saj vijnë pas përplasjes mes influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, dhe disa vajzave nga diaspora, të cilat e akuzuan atë për bullizim në një grup të mbyllur në Facebook.

    Gjatë spektaklit, Jona u përball me këto akuza dhe kërkoi falje publike për komentet dhe sjelljen e pretenduar në grup, ndonëse kërkimfalja e saj nuk i përfshiu të gjitha palët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Grupi rus “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Europë

    Grupi rus “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Europë

    Grupi rus “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Europë

    Disa fluturime në Evropë u prekën nga kërcënimet me bomba më 6 nëntor, pas një sërë alarmesh të rreme që kishin shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në mbarë kontinentin më 3 dhe 5 nëntor.

    Deri më tani, shkaku i këtij kaosi të vazhdueshëm mbetet i panjohur. E vetmja pistë është një email, përmes të cilit pretendohet se merret përgjegjësia për kërcënimet. Emaili mban nënshkrimin “Luftëtarët e Male State”. Ky emër, me sa duket, lidhet me një grup të mistershëm rus, të njohur si “Male State” ose “Male Legion”.

    Grupi nuk duket të ketë qenë shumë aktiv gjatë viteve të fundit. Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjerësisht për aktivitetet e tij në të kaluarën, së fundmi në vitin 2022, kur ai shënjestroi një bar në Tbilisi, të frekuentuar nga rusë që kundërshtojnë Kremlinin.

    Grupi u themelua në vitin 2016 nga Vladislav Pozdnyakov, një trajner fitnesi, i cili u largua nga Rusia dy vjet më vonë, pasi u dënua me kusht për “nxitjen e urrejtjes ndaj grave”.

    Lidhja e pretenduar e grupit me kërcënimet ndaj fluturimeve ende nuk është konfirmuar, ndërsa ka pasur edhe deklarata mohuese. BBC-ja iu referua një kanali në Telegram të lidhur me grupin, ndërsa Reuters citoi vetë Pozdnyakovin. Të dyja burimet raportuan se grupi nuk ekziston më dhe se nuk ka gisht në këto kërcënime.

    “Male State”, i cili u shpall organizatë e jashtëligjshme në Rusi në vitin 2021, njihej për pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, racizmin, mizogjininë dhe deklaratat kundër komunitetit LGBT. Anëtarët e tij madje kishin festuar edhe ditëlindjen e Adolf Hitlerit.

    Grupi ra për herë të parë në sy kur nisi një fushatë kundër miratimit në Rusi të një ligji për dhunën në familje.

    Në atë kohë, një aktiviste feministe i tha Radios Evropa e Lirë se ishte fyer dhe kërcënuar me vdekje, ndërsa personave të tjerë u ishin publikuar adresat e banimit në internet.

    “Male State” u bë i njohur edhe për sulmet ndaj grave që kishin lidhje me burra me ngjyrë. Sipas raportimeve, grupi ishte përfshirë edhe në një fushatë kundër një zinxhiri restorantesh sushi, pasi ky i fundit kishte përdorur një burrë me ngjyrë në një reklamë.

    Vdekje e inskenuar në Indonezi

    Vendndodhja e Pozdnyakovit nuk dihet. Kanali i tij në Telegram, i cili ka rreth 5.400 abonentë, vazhdon të jetë aktiv dhe shërben si platformë për promovimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Deri më tani, në këtë kanal nuk është publikuar ndonjë reagim për emailin që lidhet me kërcënimet ndaj fluturimeve. Më 6 nëntor, aty u publikuan postime për tema të ndryshme, përfshirë vendimin e një gjykate rajonale ruse për ndalimin e një videoje pornografike ku shfaqeshin gra myslimane, zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe rritjen e pagave për ushtarët rusë.

    U bë sërish lajm në tetor të vitit të kaluar, pasi inskenoi vdekjen e tij në Indonezi. Madje, u publikua edhe një fotografi me cilësi të ulët, ku shihej një burrë me pamje të ngjashme fizike, i shtrirë në tokë dhe me këmishën e mbuluar me gjak. Dy ditë më vonë, Pozdnyakov u shfaq sërish dhe pranoi se gjithçka kishte qenë një skenë e inskenuar për të tërhequr vëmendjen e publikut.

    Autoritetet ruse i kanë përndjekur shpesh kundërshtarët politikë që janë larguar nga vendi, por nuk duket se kanë ndërmarrë masa kundër Pozdnyakovit. Kjo ka nxitur spekulime se ai mund të ketë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Këto dyshime janë nxitur edhe nga vetë Pozdnyakovi.

    Disa aktivistë rusë për të drejtat e njeriut kanë sugjeruar gjithashtu se Pozdnyakov mund të ketë nisur bashkëpunimin me FSB-në pas arrestimit të tij.

    “Agresion hibrid”

    Zyrtarët e vendeve evropiane të prekura nga kërcënimet me bomba, nuk kanë shprehur dyshime të drejtpërdrejta për autorët e tyre, por kanë lënë të kuptohet se këto incidente duket të jenë të koordinuara.

    “Supozimi më i arsyeshëm është se po përballemi me një përpjekje për agresion hibrid dhe me një formë të luftës psikologjike”,

    tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.

    Kërcënimet vijnë në një kohë kur zyrtarët perëndimorë po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë për një fushatë të fshehtë ruse, që përfshin ndërhyrje me dronë, akte sabotimi dhe përpjekje për atentate në vendet evropiane që janë anëtare të NATO-s.

    Këtë javë, në disa vende të Evropës janë regjistruar gjithashtu një sërë sulmesh kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarketet e mëdha.

    “Sulmet ndaj sistemeve të ftohjes dhe kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve mund të mos jenë të lidhura me Rusinë, ose me njëri-tjetrin. Megjithatë, të dyja tregojnë se si veprime relativisht të kufizuara mund të çrregullojnë jetën e përditshme, të shkaktojnë kosto ekonomike dhe të vënë në provë besimin e publikut te shërbimet thelbësore”, shkroi më 5 nëntor David Cattler, ish-ndihmëssekretar i përgjithshëm i NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë.

    “Evropa nuk mund të presë derisa të gjenden gjurmë të përfshirjes ruse për të mbrojtur sistemet nga të cilat varen qytetarët e saj”, shtoi ai.

    Kremlini ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirjen e Rusisë në sulmet ndaj sistemeve të ngrirjes në supermarkete.

    “Këto janë pretendime absurde. Si gjithmonë, ato nuk mbështeten në asnjë arsyetim dhe në asnjë provë. E megjithatë, sërish kemi të bëjmë me akuza të pabazuara kundër vendit tonë, duke e përfshirë atë në gjithçka”, tha më 5 nëntor zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Deri më tani, Kremlini nuk ka bërë ndonjë koment për kërcënimet ndaj fluturimeve./REL/

    Burimi: Insajderi

  • 371 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

    371 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

    Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 kandidatë që konkurrojnë për 34 pozita të prokurorëve të rinj të shtetit.

    Testimi është mbajtur të shtunën, më 7 nëntor, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

    Sipas njoftimit, nga 371 kandidatët që iu nënshtruan testit, 174 janë femra dhe 197 meshkuj. Nga 34 pozitat e parapara, 10 janë të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa prokurorët e rinj do të emërohen në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

    KPK ka bërë të ditur se procesi i hartimit dhe administrimit të testit është zhvilluar duke respektuar parimet e transparencës, integritetit dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve. Pyetjet janë hartuar në ditën e testimit, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë.

    Procesi është mbikëqyrur nga kryetari i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Arian Gashi, së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit.

    Mbarëvajtja e testimit është përcjellë edhe nga përfaqësues të EULEX-it, OSBE-së dhe organizatës AVONET.

    Pas përfundimit të testit kualifikues, procesi i rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera, përkatësisht testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ritheksuar përkushtimin që procesi të zhvillohet mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe paanësisë. /Telegrafi/

  • "Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë", Fuego tregon historin​ë e pazakontë të adoleshencës

    “Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historin​ë e pazakontë të adoleshencës

    Reperi Fuego ka ndarë me disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova 5 një histori mjaft interesante nga adoleshenca e tij, duke zbuluar se në moshën vetëm 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia për të nisur një jetë të pavarur me të dashurën e tij, e cila ishte në të njëjtën moshë.

    Gjatë bisedës, ai tregoi se familjet e tyre nuk e kishin mbështetur vendimin për të bashkëjetuar në një moshë kaq të hershme, ndaj dy të rinjtë kishin vendosur të largoheshin drejt Prishtinës.

    “Erdh puna, i bëra 15 vjet, dola në Prishtinë për të jetuar vetë. Isha me një femër, tash as familja e saj, as e imja nuk na lejonin. Kush të jep ty nuse me 15 vjet? Ikëm në Prishtinë, kisha kontratë, kisha banesë. Pastaj më ra puna të bëhem me djalë”, rrëfeu Fuego.

    Reperi zbuloi se pikërisht me vajzën që kishte njohur në moshën 15-vjeçare kishte krijuar më vonë familje, por me kalimin e kohës rrugët e tyre ishin ndarë.

    Megjithatë, pavarësisht përfundimit të lidhjes, Fuego theksoi se vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me nënën e djalit të tij.

    Ai u shpreh se e çmon jashtëzakonisht shumë ish-partneren dhe se të dy kanë arritur të ruajnë një raport të shkëlqyer miqësor, duke vendosur mirëqenien e djalit të tyre në radhë të parë. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be