Blog

  • U.S. nuclear arsenal debate: Washington’s 60-year silence is officially tested

    For more than six decades, the United States of America has followed a strict policy of silence regarding Israel’s nuclear arsenal, carefully avoiding any public confirmation that their main ally in the Middle East possesses such weapons.

    However, this approach of decades is increasingly being questioned, while the Iran war has turned alarmingly to the risk of spreading weapons of mass destruction in the region.

    Israel has never officially accepted or officially denied the possession of nuclear weapons a strategy known as nuclear falsehood, which has enabled them to maintain that potential without suffering international pressure and sanctions. International estimates, however, suggest that Israel may have about 90 nuclear heads, based the mainly complex in Dimona, in the desert of Negev.

    This traditional silence of Washington crashed directly into the U.S. Congress during a hearing session. Lawmaker Joachim Castro directly asked US Secretary of State Marco Rubio if Israel owns nuclear weapons.

    Rubio avoided official confirmation, but acknowledged that according to global estimates Israel owns them, adding that the Israeli state itself has never publicly stated that fact.

    On the other hand, Castro warned that maintaining this policy is becoming increasingly dangerous in conditions of conflict with Iran, as public opinion and international factors do not know Israel’s red lines for their possible use.

    The situation is further complicated with fears that other countries in the region, such as Saudi Arabia, could enter the nuclear race if Iran manages to obtain such weapons. It now remains a question of whether the US will manage to preserve this 60-year-old taboo or be forced to change its position in the face of the crisis in the Middle East.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Debati në SHBA për arsenalin bërthamor të Izraelit: Heshtja 60-vjeçare e Uashingtonit vihet në sprovë zyrtarisht

    Debati në SHBA për arsenalin bërthamor të Izraelit: Heshtja 60-vjeçare e Uashingtonit vihet në sprovë zyrtarisht

    Debati në SHBA për arsenalin bërthamor të Izraelit: Heshtja 60-vjeçare e Uashingtonit vihet në sprovë zyrtarisht

    Për më shumë se gjashtë dekada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur një politikë të rreptë të heshtjes lidhur me arsenalin bërthamor të Izraelit, duke shmangur me kujdes çdo konfirmim publik se aleati i tyre kryesor në Lindjen e Mesme posedon armë të tilla.

    Mirëpo, kjo qasje dekadash po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, ndërsa lufta me Iranin ka rikthyer në mënyrë alarmante vëmendjen te rreziku i përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë në rajon.

    Izraeli asnjëherë nuk e ka pranuar e as mohuar zyrtarisht posedimin e armëve bërthamore — një strategji e njohur si “paqartësia bërthamore”, e cila i ka mundësuar të ruajë këtë potencial pa pësuar presionin dhe sankcionet ndërkombëtare. Megjithatë, vlerësimet ndërkombëtare sugjerojnë se Izraeli mund të ketë rreth 90 koka bërthamore, me bazë kryesore kompleksin në Dimona, në shkretëtirën e Negevit.

    Kjo heshtje tradicionale e Uashingtonit u përplas direkt në Kongresin amerikan gjatë një seance dëgjimore. Ligjvënësi Joaquin Castro pyeti drejtpërdrejt Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se a posedon Izraeli armë bërthamore.

    Rubio shmangu konfirmimin zyrtar, por pranoi se sipas vlerësimeve globale Izraeli i posedon ato, duke shtuar se vetë shteti izraelit nuk e ka pohuar kurrë publikisht këtë fakt.

    Nga ana tjetër, Castro paralajmëroi se mbajtja e kësaj politike po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme në kushtet e konfliktit me Iranin, pasi opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar nuk i dinë vijat e kuqe të Izraelit për përdorimin e mundshëm të tyre.

    Situata ndërlikohet edhe më tej me frikën se vendet e tjera të rajonit, si Arabia Saudite, mund të futen në garë bërthamore nëse Irani arrin të sigurojë armë të tilla. Tashmë mbetet pikëpyetje nëse SHBA-ja do të arrijë të ruajë këtë tabu 60-vjeçare apo do të detyrohet të ndryshojë qëndrim përballë krizës në Lindjen e Mesme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Tragic accidents with 115 victims, EU launches investigation into misuse of funds in Spanish railways

    European Union prosecutors have launched investigations into possible misuse of EU funds, which were destined to improve the railway line in Spain, where a train crash caused the deaths of 69 people last week.

    Prosecutors, backed by a special unit of Spain’s Guardia Civil Security Forces, said the investigation was under way in the offices of the Adif railway infrastructure and the AESF Iron Security Agency.

    October 28th accident on high-speed Madrid train line – Seville was one of the worst railway disasters in Europe this century.

    This is the EU’s second investigation into fraud by funds in Spain’s railway sector, launched this year, as 46 people lost their lives on the same line in Adamuz in January.

    Last week, a train of the state-owned Renfe company crashed into the back of a forbidden train owned by the private Spanish company Iryo, outside the village of Urda, about 130 miles [130 km] south of Madrid.

    The LZB communications system, which monitors the position of trains, had been out of operation and the Renfe train was given the signal to resume the normal – speed movement, despite the failure of the Iryo train ahead to resume its journey.

    Two accidents, occurring nine months apart on the same rail line, have caused a total of 115 victims and dozens of injuries. (A2 Television

    Source Layer: Insander

  • Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

    Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

    Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

    Prokurorët e Bashkimit Evropian kanë nisur hetimet për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së, të cilat ishin destinuar për përmirësimin e linjës hekurudhore në Spanjë, ku një aksident treni shkaktoi vdekjen e 69 personave javën e kaluar.

    Prokurorët, të mbështetur nga një njësi e posaçme e forcave të sigurisë Guardia Civil të Spanjës, deklaruan se hetimi po zhvillohej në zyrat e autoritetit të infrastrukturës hekurudhore Adif dhe të Agjencisë së Sigurisë Hekurudhore AESF.

    Aksidenti i 28 tetorit në linjën e trenave me shpejtësi të lartë Madrid-Sevilje ishte një nga katastrofat më të rënda hekurudhore në Evropë gjatë këtij shekulli.

    Ky është hetimi i dytë i BE-së për mashtrim me fondet në sektorin hekurudhor të Spanjës, i nisur këtë vit, pasi 46 persona humbën jetën në të njëjtën linjë, në Adamuz, në muajin janar.

    Javën e kaluar, një tren i kompanisë shtetërore Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni të ndaluar, në pronësi të kompanisë private spanjolle Iryo, jashtë fshatit Urda, rreth 130 kilometra në jug të Madridit.

    Sistemi i komunikimit LZB, i cili monitoron pozicionin e trenave, kishte dalë jashtë funksionit dhe trenit të kompanisë Renfe i ishte dhënë sinjali për të rifilluar lëvizjen me shpejtësi normale, pavarësisht se treni Iryo që ndodhej përpara tij nuk kishte mundur të rifillonte udhëtimin.

    Dy aksidentet, të ndodhura me nëntë muaj diferencë në të njëjtën linjë hekurudhore, kanë shkaktuar gjithsej 115 viktima dhe dhjetëra të plagosur. (A2 Televizion

    Burimi: Insajderi

  • “Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

    “Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

    “Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Eduard Kaçinarit, i cili dyshohet se për disa vite i ka dhënë para me kamatë një qytetari nga Prizreni, duke përfituar shuma të mëdha parash vetëm nga interesat mujore. Sipas aktakuzës, gjithçka kishte nisur gjatë verës së vitit 2021, kur i dëmtuari B.C pasi kishte dëgjuar se Eduard Kaçinari jepte para me kamatë, ishte takuar me të për të marrë një hua prej 4 mijë eurosh.

    Këtë shumë, sipas Prokurorisë, Kaçinari ia kishte dhënë me kamatë mujore prej 20 për qind, përkatësisht 800 euro në muaj.

    B.C sipas aktakuzës, për dy muaj kishte paguar 1 mijë e 600 euro vetëm kamatë, ndërsa më pas kishte kthyer edhe borxhin bazë.

    Mirëpo, sipas Prokurorisë, pas dy javësh ai kishte marrë sërish 10 mijë euro me kamatë 15 për qind, e më pas edhe 20 mijë euro të tjera me të njëjtën normë interesi.

    Për shtatë muaj rresht, sipas aktakuzës, ai kishte paguar nga 4 mijë e 500 euro në muaj, që në total arrinte në 31 mijë e 500 euro vetëm kamatë. Krahas kësaj, kishte kthyer edhe 30 mijë eurot e borxhit bazë.

    Situata, sipas Prokurorisë, ishte rënduar edhe më shumë në vjeshtën e vitit 2022, kur i dëmtuari kishte pasur probleme financiare.

    Në këto rrethana, ai dyshohet se kishte marrë edhe 30 mijë euro me kamatë mujore prej 10 për qind, duke paguar për shtatë muaj gjithsej 21 mijë euro vetëm interes. Më pas, kishte marrë edhe 15 mijë euro të tjera, duke e çuar borxhin bazë në 45 mijë euro.

    Për 17 muaj rresht, sipas aktakuzës, ai kishte paguar nga 4 mijë e 500 euro në muaj, apo gjithsej 76 mijë e 500 euro kamatë, përveç kthimit të 45 mijë eurove të borxhit bazë.

    Por, sipas Prokurorisë, shumat nuk kishin përfunduar me kaq.

    Në mars të vitit 2024, B.C dyshohet se kishte marrë edhe 170 mijë euro nga Kaçinari, me kamatë mujore prej 10 për qind.

    Kjo nënkuptonte 17 mijë euro interes çdo muaj. Për 16 muaj rresht, sipas aktakuzës, ai kishte paguar gjithsej 272 mijë euro vetëm në emër të kamatës.

    Prokuroria pretendon se deri në gusht të vitit 2025, kur viktima nuk kishte mundësi të vazhdonte pagesat, Eduard Kaçinari kishte kërkuar edhe 350 mijë euro vetëm në emër të kamatave, pa përfshirë borxhin bazë.

    Si e kishte kërcënuar viktimën Eduard Kaçinari?

    Prokuroria njoftoj se E.K. dhe A.K., përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanë kërkuar duke përdorur edhe forcë dhe kanosje ndaj viktimave, duke i detyruar të shkojnë te përmbaruesi privat për procedurat noteriale, por policia ka ndërhyrë dhe i ka arrestuar.

    Nga viti 2021, në vazhdimësi në Prizren, i pandehurit Eduard Kaçinari, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përdor kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin që të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari nuk arrin që t’ia paguaj kamatat, i pandehuri me anë të presionit dhe kanosjeve serioze – direkte arrin ta detyroj të dëmtuarin që të paguaj kamatat dhe të mos e raportoj rastin në polici, në të kundërtën e kërcënim me fjalët se

    “nëse e lajmëron rastin në polici, ta vras djalin, babën, vëllezërit dhe krejt familjen”, veprime këto të cilat i përsërit disa herë madje me raste të shpeshta me revole në dorë duke i bërë me dije se “unë mund të hy në burg, rri 3 – 4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, hera e fundit kur viktima pranon kanosje, ishte data 08.03.2026 në orët e mbrëmjes, në bodrumin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet poshtë lokaleve, si rrjedhojë e këtyre veprimeve të përsëritura, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, si dhe frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij.

    Në këtë rast është përfshirë edhe Anton Kaçinari, i cili dyshohet se bashkë me Eduard Kaçinarin ka dhënë 80 mijë euro me kamatë mujore 10 për qind përmes një ndërmjetësi.

    “Në datë të pacaktuar, gjatë vitit 2025, deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, në bashkëkryerje, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën dhe gjendjen financiare në të cilën ishin futur të dëmtuarit/viktimat, në atë mënyrë që pasi viktima nuk po mund t’ia dilte me pagesat e kamatave, kërkon nga shoku i tij që t’i gjej të holla, ky i fundit e paralajmëron që nuk ka të hollat të tija por e ka mundësinë që t’i marrë me kamata tek i pandehuri Anton Kaçinari, nga i cili në shuma të ndryshme merr 80,000 euro me kamatë mujore prej 10%, të cilat të holla ia dorëzon viktimës“, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Sipas Prokurorisë, kërcënimet nuk kishin qenë vetëm verbale. Në aktakuzë pretendohet se në disa raste Kaçinari ishte paraqitur edhe me revole në dorë.

    “Unë mund të hy në burg, rri 3–4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, është një tjetër deklaratë që Prokuroria ia atribuon të dyshuarit.

    Prokuroria pretendon se këto veprime i kishin shkaktuar të dëmtuarit frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

    Burimi: Insajderi

  • Doncic shkëlqen me 53 pikë, Lakers mposhtin Portlandin

    Doncic shkëlqen me 53 pikë, Lakers mposhtin Portlandin

    Ylli slloven ishte protagonist absolut i takimit me 53 pikë të realizuara, duke dhuruar spektakël në parket. Një nga momentet më të veçanta ishte koshi i shënuar nga mesi i parketit, që dëshmoi edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme.

    Ndërkohë, Cleveland Cavaliers i kanë dhënë fund serisë së fitoreve të Philadelphia 76ers, duke triumfuar me rezultat 119-95. Kjo ishte humbja e dytë e sezonit për Filadelfian, e cila po kalon një periudhë shumë të mirë në Konferencën e Lindjes.

    Në një tjetër përballje interesante, San Antonio Spurs vazhdoi formën fantastike, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Spurs mposhtën Sacramento Kings me rezultat 124-109, me Victor Wembanyaman që ishte sërish një nga protagonistët kryesorë.

    Fitore bindëse regjistroi edhe Oklahoma City Thunder, që në udhëtim e mposhti Memphis Grizzlies me rezultat 128-97.

    Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics triumfuan ndaj Charlotte Hornets me 119-80, ndërsa Toronto Raptors fituan në udhëtim te Milwaukee Bucks me rezultat 121-107.

    Rezultatet e ndeshjeve në NBA:

    Atlanta Hawks – Washington Wizards 139-132

    Charlotte Hornets – Boston Celtics 80-119

    Cleveland Cavaliers – Philadelphia 76ers 119-95

    Dallas Mavericks – Utah Jazz 112-100

    Memphis Grizzlies – Oklahoma City Thunder 97-128

    Milwaukee Bucks – Toronto Raptors 107-121

    New Orleans Pelicans – Minnesota Timberwolves 109-115

    Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 124-118

    Sacramento Kings – San Antonio Spurs 109-124

    Burimi: RTKLive

  • KE kritikon Maqedoninë për financim të pamjaftueshëm në shëndetësi dhe largimin e kuadrit mjekësor

    KE kritikon Maqedoninë për financim të pamjaftueshëm në shëndetësi dhe largimin e kuadrit mjekësor

    Financimi i pamjaftueshëm i shëndetësisë publike, largimi e kuadrit mjekësor, qasja e parababartë në shërbimet shëndetësore dhe kontrolli i pamjaftueshëm i duhanpirjes në hapësira të mbyllura janë disa nga vërejtjet e Komisionit Evropian në Raportin e fundit për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.

    Në dokument theksohet edhe se vendi ende nuk ka miratuar strategji për mbrojtjen e konsumatorëve, e as nuk ka vendosur platformë adekuate në internet për informimin e tyre.

    Shëndetësia në Maqedoni vazhdon të përballet me probleme serioze strukturore, ndërsa qytetarët nga xhepi i tyre mbulojnë deri në 42 përqind të shpenzimeve shëndetësore, gjë që është pengesë e konsiderueshme për qasje të barabartë në mbrojtje shëndetësore. Kjo është theksuar në Raport në pjesën që i kushtohet mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit publik, të përfshirë në Kapitullin 28.

    Sipas KE-së, edhe pse në vitin 2025 ka vazhduar rritja e lehtë e parave të destinuara për shëndetësinë publike, financimi edhe më tej mbetet larg mesatares së BE-së.

    “Mbrojtja shëndetësore universale sigurohet pa pagesë përmes shëndetësisë primare, por pacientët duhet të paguajnë për shërbime të caktuara spitalore, kontrolle specialistike dhe barna. Komisioni Evropian vlerëson se shtrirja dhe disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore, sidomos atyre specialistike, si dhe shpërndarja e tyre gjeografike, janë joadekuate. Problem shtesë paraqet mungesa e kuadrit mjekësor, me ç’rast numri i infermiereve në 100.000 banorë mbetet nën mesataren evropiane“, thuhet në Raport.

    Vazhdon largimi i punonjësve shëndetësorë nga sektori publik në atë privat, si dhe largimi i tyre për të punuar jashtë vendit. Komisioni thekson se sistemi shëndetësor në masë të madhe mbështetet në financimin privat, përmes pagesave direkte nga qytetarët dhe sigurimit vullnetar shëndetësor, gjë që i thellon më tej pabarazitë në qasjen në shërbime shëndetësore.

    Posaçërisht shqetësuese janë gjetjet që kanë të bëjnë me sëmundjet malinje. KE konstaton se vitin e kaluar ka vazhduar rritja e numrit të rasteve të regjistruara me kancer, si dhe e shkallës së vdekshmërisë nga këto sëmundje. Edhe pse në vend zbatohen fushata skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit, në Raport thuhet se testimi për HPV ende nuk është vendosur si pjesë e skriningut për kancerin e qafës së mitrës.

    KE e thekson nevojën për informim më të madh publik dhe përfshirjes së një pjese më të madhe të grupeve të synuara me kontrolle preventive. Në Raport theksohet edhe se mjetet e kufizuara buxhetore dhe mungesa e kuadrit mjekësor ndikojnë negativisht mbi politikat për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

    Shteti vazhdon të zbatojë programe vjetore për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat përfshijnë zbulimin e hershëm të faktorëve të rrezikut, kontrolle preventive në shëndetësinë primare, edukim shëndetësor dhe përmirësim të diagnostikimit dhe mjekimit.

    Pirja e duhanit në mjedise të mbyllura nuk ndëshkohetKE sërish e thekson zbatimin e pamjaftueshëm të masave për kontrollin e duhanit. Në Raport thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ligj të ri për harmonizim shtesë me rregullat evropiane për produktet e duhanit, por paralajmërohet se zbatimi i tij do të paraqesë sfidë serioze.

    “Pirja e duhanit vazhdon të tolerohet dhe të kalojë pa sankcione në hapësira të mbyllura, përfshirë këtu edhe në institucione publike, institucione të caktuara shëndetësore dhe restorante. Shqetësim shtesë shkakton përdorimi i gjerë i antibiotikëve, i cili kontribuon në zhvillimin e rezistencës antimikrobike, përkatësisht rezistencës së mikroorganizmave ndaj barnave që përdoren kundër tyre. Plani kombëtar akcionar për rezistencën antimikrobike për periudhën 2026–2028 nuk është miratuar ende “, thuhet në Raport.

    Komisioni kërkon edhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me rregulloret evropiane për sëmundjet ngjitëse. Në Raport thuhet se vendi që nga viti 2016 dërgon të dhëna në sistemin evropian TESSy për disa sëmundje ngjitëse, mes të cilave gripi, HIV/SIDA, hepatiti A, gonorea, ethet e Nilit Perëndimor dhe COVID-19, si dhe disponon me sistem për zbulimin e hershëm të epidemive.
    Qasja e parababartë në mbrojtje shëndetësore është një tjetër problem për të cilin flitet në Raportin e KE-së. Në të thuhet se qasja në shërbime shëndetësore është posaçërisht e kufizuar për gratë nga komunitetet rurale dhe të margjinalizuara. Thuhet se gratë ende raportojnë raste në të cilat gjinekologët amë u marrin para në mënyrë të paligjshme për shërbime që sipas sistemit të sigurimit shëndetësor duhet të jenë pa pagesë.

    “Edhe pse janë të disponueshme programe preventive për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të gjirit shfrytëzimi i tyre nuk është i barabartë mes grupeve të ndryshme të popullatës. Përpjekjet për zvogëlimin e pabarazive shëndetësore, sidomos te romët, personat që jetojnë në varfëri dhe popullata nga mjediset e largëta, vazhdojnë me mbështetje nga donatorët, por kanë efekt të kufizuar“, thuhet në Raport.

    Nuk ka të dhëna të mjaftueshme nga institucionet shëndetësore privateNë pjesën mbi digjitalizimin e shëndetësisë KE konstaton se sistemi kombëtar për shëndetësinë elektronike mbledh të dhëna vetëm nga institucionet shëndetësore publike. Për shkak të mungesës së informacioneve nga institucionet shëndetësore private dosjet shëndetësore të pacientëve mbeten të paplota.

    Edhe pse aplikacioni elektronik shëndetësor funksionon në Raport thuhet se nevojiten përmirësime shtesë në sistemin për caktimin e kontrolleve. Në Raport konstatohet edhe se nuk ka përparim në fushën e gjakut, qelizave, indeve dhe organeve, ndërsa legjislacioni kombëtar ende nuk është harmonizuar me rregullat evropiane për të drejtat e pacientëve gjatë mjekimit ndërkufitar.
    Nuk janë vënë re arritje të reja as në fushën e barnave për përdorim human dhe veterinar, vlerësimit të teknologjive shëndetësore, produkteve kozmetike dhe pajisjeve mjekësore.

    KE kërkon përpjekje shtesë për parandalimin e korrupsionit në shëndetësi përmes planifikimit më të mirë të shpenzimeve shëndetësore, prokurimeve publike më transparente përmes përforcimit të integritetit, deklarimit të gjendjes pasurore dhe digjitalizimit.

  • Arsenal and Liverpool aim at transferring strikers shining to Bundesliga

    Arsenal and Liverpool have expressed interest in the transfer of RB Leipzig’s side attacker, Antonio Nusa, who may leave the German club during next summer’s transitional deadline.

    21-year-old Norwegian is going through his best career season, achieving 13 goals in three different races. By that figure, he has equalled his personal record, set in the 2024/25 season.

    According to the German newspaper ʹ BILD, Arsenal is one of the clubs that has closely followed footballer. Coach Michael Arteta is said to especially appreciate his tactical discipline, skill, and athletic qualities.

    According to reports, a delegation of the London club was even present at the meeting of Leipzig with Manchester City in order to observe Nosa’s presentation closely.

    Besides Arsenal, interest in his services has also shown Liverpool, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Aston Villa and Crystal Palace.

    However, RB Leipzig has no intention of allowing footballer to leave during the January transitional deadline, unless it accepts an extraordinary offer.

    The German club reportedly praises Nusan to 80m euros for next summer, when it is expected to realise about 100m euros in sales of football players.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arsenali dhe Liverpooli synojnë transferimin e sulmuesit që po shkëlqen në Bundesligë

    Arsenali dhe Liverpooli synojnë transferimin e sulmuesit që po shkëlqen në Bundesligë

    Arsenali dhe Liverpooli synojnë transferimin e sulmuesit që po shkëlqen në Bundesligë

    Arsenali dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësor të RB Leipzigut, Antonio Nusa, i cili mund të largohet nga klubi gjerman gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

    Norvegjezi 21-vjeçar po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke realizuar 13 gola në tri gara të ndryshme. Me këtë shifër, ai ka barazuar rekordin e tij personal, të vendosur në sezonin 2024/25.

    Sipas gazetës gjermane “BILD”, Arsenali është një nga klubet që e ka ndjekur më nga afër futbollistin. Trajneri Mikel Arteta thuhet se vlerëson veçanërisht disiplinën taktike, shkathtësinë dhe cilësitë atletike të tij.

    Madje, sipas raportimeve, një delegacion i klubit londinez ishte i pranishëm në përballjen e Leipzigut me Manchester Cityn, për ta vëzhguar nga afër paraqitjen e Nusas.

    Përveç Arsenalit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Liverpooli, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Aston Villa dhe Crystal Palace.

    Megjithatë, RB Leipzig nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e futbollistit gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse pranon një ofertë të jashtëzakonshme.

    Klubi gjerman raportohet se e vlerëson Nusan deri në 80 milionë euro për verën e ardhshme, kur pritet të realizojë rreth 100 milionë euro të ardhura nga shitjet e futbollistëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

    “Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde