Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat e saj kanë kryer sulmin më të madh ajror deri më tani kundër kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës, duke goditur një numër të madh caqesh në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas Kremlinit, ndër të tjera, janë goditur objektiva industriale në rajonin e Kievit, si dhe infrastruktura energjetike. Caqe të ngjashme janë goditur edhe në disa pjesë të tjera të Ukrainës. Kremlini ka shtuar se janë sulmuar edhe fabrika të municionit dhe një urë strategjike.
Ndërkohë, ukrainasit po vazhdojnë sulmet ndaj industrisë së naftës në Rusi, duke goditur caqe qindra kilometra larg kufirit mes dy vendeve.
Sipas disa përllogaritjeve, gjatë ditëve të fundit, forcat ukrainase kanë shkatërruar tërësisht më shumë se 20 për qind të kapacitetit rus të prodhimit të naftës, si dhe mbi 30 për qind të depove.
Burimi: RTKLive
