Blog

  • Nis takimi historik trepalësh mes Trump, Xi dhe Putin

    Nis takimi historik trepalësh mes Trump, Xi dhe Putin

    Nis takimi historik trepalësh mes Trump, Xi dhe Putin

    Ka nisur në Kinë takimi trepalësh mes presidentit të ShBA- së, Donald Trump, atij të Rusisë, Vladimir Putin, dhe të Kinës, Xi Jinping.

    Presidenti amerikan Donald Trump në takim tha se po ndjek një “rrugë të ndryshme” në politikën e jashtme duke u takuar për herë të parë së bashku me homologët e tij rusë dhe kinezë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

    “Si presidentë të tre prej vendeve më të mëdha në botë, kemi një përgjegjësi të veçantë për të mbajtur dialog të hapur, respektues dhe produktiv mbi çështjet që prekin jo vetëm popullin tonë, por të gjithë planetin,” tha ai në fillim të bisedimeve historike.

    Putin tha se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara “mbajnë përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare” gjatë fjalës së tij hapëse në takimin trilateral të enjten.

    “Vendet tona kanë shumë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë natyrisht konfliktin në Ukrainë,” tha Putin, duke shtuar se e diskutoi çështjen gjatë takimeve të veçanta me Xi të mërkurën dhe Trump të enjten.

    Edhe udhëheqësi kinez bëri thirrje që Kina, Rusia dhe ShBA-të të “ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror”.

    “”Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembull në bashkëpunim për të përballuar sfidat globale, për të ruajtur së bashku paqen dhe stabilitetin botëror, dhe për të dhënë kontribute më të mëdha në përparimin njerëzor”, tha ai.

    Ky është takimi parë zyrtar mes udhëheqësve të tre fuqive kryesore bërthamore në botë, në sfondin e konflikteve globale dhe tensioneve tregtare.

  • I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

    I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

    Dy motra binjake identike, Aline Galiano dhe Alena Hahnle, kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si binjaket femra me më së shumti tatuazhe në botë, pasi kanë mbuluar rreth 70 për qind të trupit të tyre me tatuazhe shumëngjyrëshe.

    Motrat, me origjinë nga Gjermania, jetojnë në Los Angeles të SHBA-së, ku drejtojnë studion e tyre të tatuazheve, Petunia TwinsInk.

    Gjithçka nisi me një premtim që i kishin bërë nënës se do të realizonin vetëm nga një tatuazh.

    Megjithatë, pas përvojës së parë, ato u pasionuan aq shumë sa tatuazhet u kthyen në profesionin dhe mënyrën e tyre të jetesës.

    “Ajo që nisi si pasion u bë e gjithë jeta dhe karriera jonë”, ka treguar Aline

    Fillimisht, nëna e tyre ishte e zhgënjyer nga vendimi për të vazhduar me tatuazhet, por sot është mbështetësja më e madhe e tyre.

    Rrugëtimi i binjakeve nuk ishte i lehtë.

    Gjatë pandemisë COVID-19, ato u detyruan të flinin në studion e tyre, ndërsa popullaritetin e fituan më vonë përmes TikTok-ut.

    Sot, motrat vazhdojnë t’i shtojnë tatuazhet, madje bëjnë tatuazhe te njëra-tjetra të paktën një herë në muaj.

    Edhe pse duken pothuajse identike, ato theksojnë se secila ka stilin e saj.

    “Jemi të njëjta, por të ndryshme. Frymëzojmë njëra-tjetrën, por nuk kopjojmë”, ka thënë Alena.

    Historia e tyre është përfshirë edhe në edicionin e vitit 2027 të Librit të Rekordeve Guinness. /Telegrafi/

  • Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise

    Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise

    Sulmuesi anglez, Harry Kane, është futbollisti me më së shumti gola të shënuar, ndërsa francezi Michael Olise kryeson listën e asistuesve në ndeshjet e përfaqësueseve gjatë vitit 2026.

    Viti 2026 ka sjellë shumë protagonistë në futbollin ndërkombëtar, por dy emra kanë spikatur mbi të gjithë në statistikat e golave dhe asistimeve me kombëtaret: Harry Kane dhe Michael Olise.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Tribuna.com, Kane kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola në 15 ndeshje për Anglinë, përfshirë katër të realizuar nga penalltia.

    Pas tij renditet norvegjezi Erling Haaland me 13 gola në 13 paraqitje, ndërsa Kylian Mbappe i Francës dhe Viktor Gyokeres i Suedisë kanë realizuar nga 12 gola.

    Lionel Messi dhe Vinicius Junior ndajnë vendin pasues me nga 11 gola, kurse Mikel Oyarzabal ka shënuar 10 herë për Spanjën. Në mesin e lojtarëve me më së shumti realizime janë edhe Jude Bellingham dhe Michael Olise, të cilët kanë nga tetë gola.

    Në listën e futbollistëve me nga shtatë gola figurojnë edhe Florian Wirtz, Dan Ndoye, Yoane Wissa, Troy Parrott, Milutin Osmajic dhe Francesco Pio Esposito.

    Olise, mbreti i asistimeve

    Në renditjen e asistuesve, Michael Olise është në krye me 10 asistime në 18 ndeshje për Francën.

    Pas tij vjen Martin Odegaard i Norvegjisë me nëntë asistime, ndërsa Bruno Guimaraes i Brazilit, Jude Bellingham i Anglisë dhe Achraf Hakimi i Marokut kanë kontribuar me nga shtatë asistime.

    Dani Olmo, Lionel Messi, Joshua Kimmich dhe Brahim Diaz kanë nga gjashtë asistime, kurse shtatë futbollistë të tjerë kanë regjistruar nga pesë sosh.

    Në këtë grup bëjnë pjesë Charles De Ketelaere, Florian Wirtz, Anthony Gordon, Marko Jankovic, Denzel Dumfries, Bruno Fernandes dhe Mohamed Hany.

    Të dhënat përfshijnë ndeshjet e kombëtareve të meshkujve gjatë vitit 2026. Sipas burimit, në total janë zhvilluar 822 ndeshje nga 205 përfaqësuese, ndërsa asistimet janë llogaritur bazuar në raportet e ndeshjeve për golat. /Telegrafi/

  • Citaku and Hamza meet with Kurte before reviewing Special Law in the Assembly

    Kosovo Democratic Party of Kosovo Chairman-in-Chief Advise ( The PDK, Vlora Citaku, and former leader of this party, Bedri Hamza, have held a meeting with Kosovo Prime Minister Albin Kurti in the Government building today.

    Source Layer: Dukeagini

  • Çitaku dhe Hamza takohen me Kurtin para rishqyrtimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

    Çitaku dhe Hamza takohen me Kurtin para rishqyrtimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Citaku after meeting with Kurt: We only differ in Special Law procedures, I believe today goes to the polls.

    Kosovo Democratic Party of Kosovo leader Vlora Citaku has indicated that, along with Bedri Hamza, she has met with Vetevendosje Movement Chairman Albin Kurti.

    Citaku in a media statement stressed that with LVV chairman, there is no difference in the content of the Special Law, but only in procedures.

    We have no difference in content, we still have differences only in procedures. Discussions continue…

    Asked if the Special Law is expected to come out today, she said yes, I believe she is. /Telegraphy/

  • Çitaku pas takimit me Kurtin: Kemi dallim vetëm në procedura në Ligjin për Specialen, besoj del sot në votim

    Çitaku pas takimit me Kurtin: Kemi dallim vetëm në procedura në Ligjin për Specialen, besoj del sot në votim

    Ushtruesja e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se së bashku me Bedri Hamzën ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Çitaku në një deklaratë për media theksoi se me kryetarin e LVV-sç nuk kanë dallim në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedura.

    “Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedura. Diskutimet vazhdojnë…”, tha ajo.

    E pyetur se a pritet që Ligji për Specialen të del sot në votim, ajo tha “po besoj që po”. /Telegrafi/

  • Mungesa e vitaminës B12: Simptomat që shpesh ngatërrohen me shenjat e plakjes

    Mungesa e vitaminës B12: Simptomat që shpesh ngatërrohen me shenjat e plakjes

    Lodhja e vazhdueshme, problemet me kujtesën dhe vështirësitë në përqendrim shpesh konsiderohen si pjesë e procesit natyror të plakjes.

    Megjithatë, këto simptoma mund të sinjalizojnë edhe mungesën e vitaminës B12, një problem shëndetësor që mund të ndikojë ndjeshëm në funksionimin e trurit dhe sistemit nervor.

    Sipas ekspertëve, mungesa e kësaj vitamine zhvillohet shpesh gradualisht, duke bërë që shenjat e saj të kalojnë pa u vënë re.

    Përveç lodhjes dhe dobësisë, ajo mund të shkaktojë probleme me kujtesën, konfuzion, ankth, humor të ulët dhe dobësi muskulore.

    Në disa raste shfaqen edhe ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë, gulçim, vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit dhe koordinimin e lëvizjeve.

    Pikërisht për shkak të këtyre simptomave, mungesa e vitaminës B12 mund të ngatërrohet me shenjat e zakonshme të plakjes.

    Kush rrezikohet më shumë?

    Sipas ekspertëve të Cleveland Clinic, në grupet më të rrezikuara përfshihen personat mbi 75 vjeç, veganët dhe vegjetarianët, si dhe njerëzit që kanë probleme me sistemin tretës dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.

    Vitamina B12 gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore, si mishi, peshku, vezët dhe produktet e qumështit. Rreziku i mungesës mund të rritet edhe nga përdorimi i disa ilaçeve, përfshirë metforminën dhe medikamentet që ulin aciditetin e stomakut.

    Pse është e rëndësishme të zbulohet në kohë?

    Mungesa e vitaminës B12 diagnostikohet përmes analizave të gjakut dhe vlerësimit të simptomave nga mjeku.

    Specialistët theksojnë se trajtimi në kohë është shumë i rëndësishëm, pasi disa nga dëmtimet e shkaktuara në sistemin nervor mund të bëhen të përhershme.

    Nëse nuk trajtohet, mungesa mund të shkaktojë probleme me shikimin, humbje të kujtesës, dëmtime nervore dhe vështirësi në ecje e koordinim.

    Për këtë arsye, lodhja e vazhdueshme apo ndryshimet në kujtesë nuk duhen konsideruar automatikisht si pasoja të moshës. Nëse këto shqetësime zgjasin, rekomandohet konsultimi me mjekun dhe kryerja e analizave përkatëse. /Telegrafi/

  • Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

    Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

    Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka realizuar me sukses ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit, duke iu bashkuar kështu spitaleve të tjera që ofrojnë këtë shërbim shëndetësor.

    Sipas njoftimit të spitalit, ndërhyrja kirurgjikale është kryer te një paciente 59-vjeçare dhe ka përfunduar me sukses, pa komplikime.

    Protezën e përdorur për këtë ndërhyrje e ka siguruar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

    Nga Spitali i Gjakovës kanë bërë të ditur se fillimi i realizimit të këtyre ndërhyrjeve paraqet një lehtësim të rëndësishëm për pacientët, të cilët tash e tutje do të mund ta marrin këtë shërbim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendra të tjera spitalore.

    Sipas tyre, kjo do të ndikojë edhe në zvogëlimin e kohës së pritjes për trajtim.

    Ndërhyrja është realizuar nga ekipi mjekësor në përbërje të: Dr. Fisnik Vula, operator; Dr. Mikel Pitaqi dhe Dr. Arben Veselaj, asistentë operatorë; Aida Arllati dhe Diellza Zeneli, instrumentare; Dr. Shkëndije Shehu, anesteziologe; si dhe Ruzhdi Dylpaja, teknik i anestezionit.

    Menaxhmenti i spitalit ka falënderuar SHSKUK-në për mbështetjen në sigurimin e protezave, si dhe ekipin mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar. /Telegrafi/


  • Citaku after meeting with Kurt: We have no differences in the content of Special Law, but only in procedure.

    U.D. president of Democratic Party of Kosovo ( The PDK, Vlora Citaku, and former leader of this party, Bedri Hamza, have met with Prime Minister Albin Kurti this morning.

    The focus of the meeting was the Special Law, while after its completion, Citaku has given a brief promotion to the media.

    She has said that there are no differences between the parties regarding content, but only regarding the procedure.

    There’s no difference in content, it’s only in procedure. The discussion continues, I inform you later, said the PDK chairman’s U.D.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal