Blog

  • Agnes admits she likes Sharrin: It’s beautiful. I want it from my heart.

    Agnes spoke about her report to Sharrin during her stay at Big Brother’s house, acknowledging she likes him, but insisting that there is only friendship among them.

    Asked in the confessional chamber about the frequent harassment and batats of Sharrin, Agnza has said that he feels very good in his company.

    She has shown that she has a boyfriend outside the house, but she has not concealed consent for Sharri.

    My report with Sharrin is a very good company, we do a lot of fun. The normal sharry I like is so beautiful. I don’t know if there’s anyone who doesn’t like Sharri, but I’m just friends with him, she’s saying.

    Furthermore, Agnès has said that he often teases Sharrin because he likes to do so, adding: I love her so much, so, I love her. I’m telling you, I want it with my heart.

    Source Layer: Insander

  • Anjeza pranon se e pëlqen Sharrin: Është shumë i bukur, e dua me zemër

    Anjeza pranon se e pëlqen Sharrin: Është shumë i bukur, e dua me zemër

    Anjeza pranon se e pëlqen Sharrin: Është shumë i bukur, e dua me zemër

    Anjeza ka folur për raportin e saj me Sharrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it, duke pranuar se e pëlqen atë, por duke insistuar se mes tyre ekziston vetëm shoqëri.

    E pyetur në dhomën e rrëfimit për ngacmimet dhe batutat e shpeshta që ia bën Sharrin, Anjeza ka thënë se ndihet shumë mirë në shoqërinë e tij.

    Ajo, ndonëse ka treguar se jashtë shtëpisë ka një të dashur, nuk e ka fshehur pëlqimin për Sharrin.

    “Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë”, është shprehur ajo.

    Më tej, Anjeza ka thënë se e ngacmon shpesh Sharrin sepse i pëlqen ta bëjë këtë, duke shtuar: “E dua shumë, kështu, e du. Po ta pranoj, e dua me zemër”.

    Burimi: Insajderi

  • Trump: Irani po shqyrton mundësinë e zhvillimit të armëve kimike dhe biologjike

    Trump: Irani po shqyrton mundësinë e zhvillimit të armëve kimike dhe biologjike

    “Ka tregues se Irani po shqyrton përdorimin e gazrave dhe armëve biologjike”, tha Trump për televizionin “Fox News”, kur u pyet lidhur me planet e pretenduara për sulm. Ai iu referua armëve biologjike duke i cilësuar si armë të rrezikshme. “Këta janë njerëz të këqij”, shtoi ai.

    CNN, duke iu referuar vlerësimeve të shërbimeve amerikane të inteligjencës, raportoi këtë javë se Irani mund të jetë duke planifikuar shpërthimin e një të ashtuquajture “bombe të pistë” në kryeqytetin amerikan.

    I pyetur nëse amerikanët duhet të shqetësohen për një sulm të mundshëm iranian ndaj SHBA-së, Trump u përgjigj se nuk ka arsye për shqetësim. Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse kjo ndodhte, SHBA-ja do t’i shkatërronte plotësisht.

    Deklaratat u bënë në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po zhvillohet në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

    Ndërkohë, portali amerikan “Axios” raportoi se Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, në shkallë të gjerë kundër Iranit, në bashkëpunim me Izraelin.

    Sipas raportimit, Izraeli pretendon se disponon informacione të inteligjencës, që tregojnë se Irani ka intensifikuar kërkimet dhe zhvillimin në fushën e armëve kimike.

    SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit në fund të shkurtit, ndërsa Trump argumentoi se Teherani nuk duhet të lejohet në asnjë rrethanë të zotërojë armë bërthamore.

    Gjatë konfliktit, objektet bërthamore iraniane u bombarduan. Trump pretendoi se Irani tashmë po e zhvendos vëmendjen drejt armëve biologjike, pasi SHBA-ja i ka penguar ambiciet e tij për zhvillimin e armëve bërthamore.

    Tensionet mes palëve janë rritur sërish ditët e fundit, pas sulmeve të përsëritura mes forcave amerikane dhe iraniane, si dhe goditjeve ndaj anijeve cisternë me naftë në Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas “Axios”, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me sfida për mbijetesën e tij politike pas zgjedhjeve parlamentare, po i kërkon Trump rifillimin, sa më të shpejtë të luftës.

    Megjithatë, nga deklaratat e tij në “Fox News”, Trump la të kuptohet se një valë e re sulmesh nuk është e afërt dhe se do të presë të shohë zhvillimet e mëtejshme gjatë vitit të ardhshëm.

    “Po afron një vit i ri dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit”, u shpreh ai.

    Burimi: RTKLive

  • UNI-Universum International College organizoi konferencën “AI READY”: Inteligjenca artificiale në qendër të së ardhmes së arsimit dhe ekonomisë

    UNI-Universum International College organizoi konferencën “AI READY”: Inteligjenca artificiale në qendër të së ardhmes së arsimit dhe ekonomisë

    UNI-Universum International College (UNI), në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizoi konferencën “AI READY: Rethinking Education for the New Economy”, duke bashkuar përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe institucioneve për të diskutuar ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe tregun e punës.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump: Në takimin me Putinin dhe Xi-në do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

    Trump: Në takimin me Putinin dhe Xi-në do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se në takimin trepalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping, do të diskutohen të gjitha çështjet kryesore që po preokupojnë botën.

    Burimi: Dukagjini

  • Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes

    Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes

    Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes

    Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë.

    Pas një takimi që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku është diskutuar për çështjen e Ligjit për Specialen, Hamza ka thënë se Jakup Krasniqi do të duhej të ishte i lirë dhe i pranishëm në familjen e tij.

    Ai ka thënë se Krasniqi ka qenë i burgosur edhe në ish-Jugosllavi vetëm pse ka kërkuar të drejta për popullin e tij, derisa në këtë periudhë, siç ka thënë Hamza, ai po përballet me një proces të padrejtë në Hagë.

    “Tash prapë duke u ballafaquar me një proces të padrejtë. Qe 6 vite i paraburgosur, prapë duke u ballafaquar me një proces të mungesës së fakteve dhe provave, por thashthemeve. Dhe, ka ardhur për një gjendje familjare, ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet”, ka thënë Hamza.

    Ai ka thënë se është i bindur si secili qytetar i Kosovës është i pajtimit se Jakup Krasniqi është dashur me qenë në shtëpinë dhe në familjen e vet dhe afër bashkëshortës së tij dhe jo në situatat çfarë aktualisht po kalon. /Klankosova.tv

  • Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

    Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

    Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

    U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

    Pas takimit, ku u fol për Ligjin për Specialen, Çitaku foli shkurt për mediat.

    “Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha U.D. e kryetares së PDK-së.

    E pyetur nga gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, nëse Ligji për Specialen do të dalë për votim sot në Kuvend, Çitaku u përgjigj shkurt: “Po besoj që po”. /Klankosova.tv

  • Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

    Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

    Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Gripi, ftohjet dhe shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset, ndaj këto ilaçe nuk kanë efekt kundër tyre.

    Përkundrazi, përdorimi i panevojshëm mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin.

    Paralajmërimi lidhet me rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar.

    Sipas OBSH-së, antibiotikët përdoren për infeksione bakteriale, si pneumonia, tuberkulozi dhe infeksionet e gjakut.

    Ata nuk veprojnë kundër viruseve që shkaktojnë gripin, ftohjet dhe bronkitin. Në këto raste, marrja e tyre jo vetëm që nuk ndihmon në shërim, por mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve rezistente në të ardhmen.

    Shifrat janë shqetësuese. Sipas raportit global të OBSH-së, në vitin 2023, një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator ishte rezistent ndaj trajtimit me antibiotikë.

    Ndërsa mes viteve 2018 dhe 2023, rezistenca u rrit në më shumë se 40 për qind të kombinimeve bakter-antibiotik të monitoruara.

    Për të shmangur këtë problem, OBSH këshillon që antibiotikët të merren vetëm me përshkrimin e mjekut dhe për infeksione bakteriale.

    Qytetarët nuk duhet t’i blejnë pa recetë, t’i përdorin me iniciativën e tyre apo të presin që të përshkruhen për çdo ftohje dhe infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. /Telegrafi/

  • Xi: China, Russia, the US must together preserve world peace and stability

    The historic trilateral meeting between the presidents of China, the United States of America and Russia is being held in Shenzhen, China, where the focus is co-operation among three world powers in the face of global challenges.

    At the opening of the meeting, Chinese President Xi Jinping has called for the three countries to serve as an example of international co-operation.

    China, Russia and the United States should set the example of co-operation in meeting global challenges, keeping global peace and stability together and making a greater contribution to humanity’s progress, Xi has declared.

    Meanwhile, US President Donald Trump has stressed that peace cannot be achieved without dialogue, adding that the three leaders have chosen to hold talks despite their differences.

    On the other hand, Russian President Vladimir Putin has called for constructive co-operation among the three states.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja duhet ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

    Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja duhet ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

    Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja duhet ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

    Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik trepalësh mes presidentëve të Kinës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, ku në fokus është bashkëpunimi mes tri fuqive botërore përballë sfidave globale.

    Në hapje të takimit, presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje që tri vendet të shërbejnë si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar.

    “Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembullin e bashkëpunimit për përballimin e sfidave globale, të ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror dhe të japin një kontribut më të madh në përparimin e njerëzimit”, ka deklaruar Xi.

    Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se paqja nuk mund të arrihet pa dialog, duke shtuar se të tre liderët kanë zgjedhur të zhvillojnë bisedime pavarësisht mospajtimeve mes tyre.

    Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv mes tri shteteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali