Blog

  • BE kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes

    BE kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes

    Sipas Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas marrëveshja e paqes për luftën në Ukrainë nuk mund të arrihet pa shtetet e Bashkimit Evropian. “Ne nuk mund të themi se si dhe kur Ukraina dhe Rusia do të lidhin një marrëveshje paqeje”, tha ajo pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit të Baltikut në Varshavë. “Që çdo marrëveshje të mund të zbatohet, do të jetë e nevojshme pjesëmarrja e Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

    Më herët, një zëdhënëse e Komisionit Evropian kishte theksuar se është “çështje e Bashkimit Evropian” të. Sipas saj, rruga drejt një marrëveshjeje paqeje është “ende e gjatë”.

    Gjermania: bisedimet pa pjesëmarrjen e Evropës “nuk janë të dobishme”

    Edhe qeveria gjermane ka deklaruar, se bisedimet pa pjesëmarrjen e Evropës “nuk janë të dobishme”. Kancelari federal Friedrich Merz (CDU) kishte zhvilluar një telefonatë me Donald Trump gjatë natës të së premtes. Pas zgjedhjeve të ndërmjetme, procesi i negociatave për t’i dhënë fund luftës agresore ruse po fiton dinamikë të re, dhe është krijuar edhe “një ndjenjë e re urgjente”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, pas bisedës telefonike gjatë natës mesFriedrich Merz dhe Donald Trump. Të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime lidhur me kursin që duhet ndjekur në negociatat e ardhshme për Ukrainën.

    Sipas Korneliusit, ekziston pajtim me administratën amerikane mbi katër parime themelore. Së pari, lufta në Ukrainë duhet të përfundojë dhe vetëm më pas të diskutohet për një rend të ri sigurie evropiane. Një marrëveshje mund të arrihet vetëm “në një kontekst të mbyllur”, pra vetëm atëherë kur “gjithçka të jetë rënë dakord”. Përveç kësaj, partnerët e NATO-s duhet të jenë të gjithë në një linjë dhe të japin pëlqimin e tyre nëpërmjet konsensusit, u tha.

    Njoftimi i Trump për një marrëveshje “shumë të madhe” me Rusinë

    Pas një takimi me një këshilltar të presidentit rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten (sipas orës lokale) një marrëveshje “shumë të madhe” me Rusinë, e cila nuk do të kishte të bënte vetëm me Ukrainën, por ndoshta edhe me “gjithë Evropën”. “Të gjithë do të jenë të entuziazmuar”, shtoi ai.

    Të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme, përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së do të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dhabi për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë. Ky është takimi i parë i këtij lloji që nga muaji shkurt. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk do të marrin pjesë në këto bisedime trepalëshe.

    Burimi: RTKLive

  • Four young men next to a car in Pec draw attention to 22-year-old Police are found two bags of marijuana and a join

    A routine raid by police in Pec has been completed with the discovery of an alleged marijuana shipment to a 22-year-old who was standing next to a car along with three others. During the search, police officials have found two bags of suspected narcotic substance, a wrapped cigarette and paper for cigarette preparation. The case has been seized in treatment by drug investigators, while the suspect has been released in regular procedure.

    Signal Journal sources suggest that the case occurred around 20:15, on the way to King Zog deal in Pec.

    According to information provided by the signal, police patrols during a routine search had encountered four young people standing by a car.

    After their identification, police have conducted control over prohibited items and substances.

    During Control Adriatic Kadria, about 22-year-olds, police officials have found two nylon bags of suspected marijuana substance, a cigarette suspected of being joins and paper for cigarette wrapping.

    The scene has also involved the crime – force unit, which has weighed out the substances found.

    According to the results of the peshation, one bag weighed six ounces [1.6 g], while the other was 9.7 grams. The suspected John cigarette had a gross weight of 0.9 grams.

    In total, the reported weight of the suspected materials amounts to 12.2 grams, including the gross weight of cigarettes.

    In case and provided evidence, the State Prosecutor has been announced, who has directed the initialisation of the case for the unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue.

    The investigation has been passed to the relevant unit of the Directorate for Narcotics Trafficking Investigation in Pec.

    At the Prosecution’s decision, the Adriatic Kadria has been released in regular procedure, while the case continues to be investigated.

    From initial information it does not result that criminal procedures concerning the case have been initiated on three other persons present.

    Note: The person who adhered to this article is deemed innocent until his guilt is proven by court’s decision of form

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Katër të rinj pranë një veture në Pejë tërheqin vëmendjen e Policisë – 22-vjeçarit i gjenden dy qese me marihuanëdhe një xhoint

    Katër të rinj pranë një veture në Pejë tërheqin vëmendjen e Policisë – 22-vjeçarit i gjenden dy qese me marihuanëdhe një xhoint

    Katër të rinj pranë një veture në Pejë tërheqin vëmendjen e Policisë – 22-vjeçarit i gjenden dy qese me marihuanëdhe një xhoint

    Një kontroll rutinë i Policisë në Pejë ka përfunduar me zbulimin e një sasie të dyshuar marihuane te një 22-vjeçar, i cili po qëndronte pranë një veture së bashku me tre persona të tjerë. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike, një cigare të mbështjellë dhe letër për përgatitjen e cigareve. Rasti është marrë në trajtim nga hetuesit e antidrogës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, patrulla policore gjatë një kontrolli rutinë kishte hasur në katër të rinj që po qëndronin pranë një veture.

    Pas identifikimit të tyre, policët kanë kryer kontroll për sende dhe substanca të ndaluara.

    Gjatë kontrollit të Adriatik Kadrisë, rreth 22-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur dy qese najloni me substancë të dyshuar marihuane, një cigare të dyshuar si xhoint dhe letër për mbështjelljen e cigareve.

    Në vendngjarje është angazhuar edhe njësia e krimteknikës, e cila ka bërë peshimin e substancave të gjetura.

    Sipas rezultateve të peshimit, njëra qese kishte peshë 1.6 gramë, ndërsa tjetra 9.7 gramë. Cigarja e dyshuar si xhoint kishte peshë bruto prej 0.9 gramësh.

    Në total, pesha e raportuar e materialeve të dyshuara arrin në 12.2 gramë, përfshirë peshën bruto të cigares.

    Për rastin dhe provat e siguruara është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Hetimet i janë kaluar njësisë përkatëse të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë.

    Me vendim të Prokurorisë, Adriatik Kadria është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    Nga informacionet fillestare nuk rezulton që ndaj tre personave të tjerë të pranishëm të jenë iniciuar procedura penale në lidhje me këtë rast.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Frikë në një familje në Fushë Kosovë – gjyshi dyshohet se rrezikoi jetën e nipit 2-vjeçar në ballkon, kërcënoi edhe familjarët

    Frikë në një familje në Fushë Kosovë – gjyshi dyshohet se rrezikoi jetën e nipit 2-vjeçar në ballkon, kërcënoi edhe familjarët

    Frikë në një familje në Fushë Kosovë – gjyshi dyshohet se rrezikoi jetën e nipit 2-vjeçar në ballkon, kërcënoi edhe familjarët

    Një fëmijë vetëm dyvjeçar dyshohet se është vënë në rrezik nga gjyshi i tij, brenda shtëpisë ku duhej të ishte i sigurt. Ngjarja është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një 53-vjeçar dyshohet se, përveç kërcënimeve ndaj familjarëve, e kishte nxjerrë nipin e vogël në ballkon dhe e kishte vendosur në një pozicion që mund t’ia rrezikonte jetën. Rasti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyshuarit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti është raportuar të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 05:00, në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në Polici është intervistuar E.K., vajza e të dyshuarit, në cilësinë e të dëmtuarës, ndërsa një tjetër familjare është intervistuar si dëshmitare.

    Ato kanë deklaruar se F.K., rreth 53-vjeçar, kishte kërcënuar familjarët, ndërsa veprimi më shqetësues dyshohet të ketë qenë nxjerrja e nipit të tij dyvjeçar në ballkon, në rrethana që, sipas deklarimeve të tyre, i rrezikonin jetën.

    Në informacionet fillestare nuk sqarohet pozicioni i saktë në të cilin ishte vendosur fëmija, sa kishte zgjatur situata apo nëse ai kishte pësuar ndonjë lëndim.

    Familjaret kanë përmendur edhe shqetësime lidhur me gjendjen shëndetësore të të dyshuarit. Megjithatë, rrethanat mjekësore dhe lidhja e tyre eventuale me incidentin nuk janë konfirmuar përmes një vlerësimi profesional të administruar në këtë rast.

    Pas denoncimit, Policia ka intervistuar personat e përfshirë, përfshirë edhe 53-vjeçarin.

    Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj F.K. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe kanosje.

    Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, veçanërisht pretendimet për rrezikimin e fëmijës dyvjeçar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nga Binance te celularët, hakerat vënë në shënjestër portofolat digjitalë

    Nga Binance te celularët, hakerat vënë në shënjestër portofolat digjitalë

    Sipas një studimi të publikuar nga NordVPN, gjatë vitit të fundit bisedat në rrjetin e errët (Dark Web) lidhur me vjedhjen e kartave të pagesave, të cilat më pas përdoren në portofolet digjitale të mashtruesve, janë pothuajse trefishuar.

    Kartat e vjedhura, të përgatitura për t’u përdorur në platformat ”Apple” dhe ”Google”, shiten në tregun e zi online me një çmim që varion nga 3% deri në 5% të bilancit të disponueshëm në llogarinë bankare. Çmimit i shtohen edhe të dhënat personale të mbajtësit të kartës, të nevojshme për realizimin e transaksioneve mashtruese.

    Sipas të dhënave të NordVPN, një kartë e shoqëruar me numrin e sigurimeve shoqërore ose kodin fiskal dhe datën e lindjes së mbajtësit kushton mesatarisht 18,15 dollarë, ndërsa në disa raste çmimi arrin deri në 23 dollarë. Ndërkohë, një kartë pa të dhëna personale shtesë shitet për rreth 11 dollarë.

    Ndër teknikat më të përdorura nga mashtruesit është “vishing”, përmes së cilës ata telefonojnë viktimat duke u paraqitur si punonjës bankash dhe i bindin të zbulojnë kodet njëpërdorimëshe të sigurisë (OTP).

    Një tjetër metodë është “SIM swapping”, që konsiston në transferimin e numrit të telefonit të viktimës në një kartë SIM të kontrolluar nga mashtruesit, duke u mundësuar këtyre të fundit të përgjojnë mesazhet dhe kodet e verifikimit.

    Për këtë fenomen ka paralajmëruar edhe Ivano Asaro, drejtor i Observatorit të Pagesave Inovative në Politeknikun e Milanos, i cili thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të përdoruesve për rreziqet që shoqërojnë pagesat digjitale.

    “Askush nuk duhet të komunikojë përmes telefonit kode sigurie, PIN apo kredenciale, edhe nëse telefonuesi pretendon se është përfaqësues i bankës apo një person i njohur. Duhet pasur parasysh se zëri i një personi mund të imitohet edhe përmes inteligjencës artificiale”, paralajmëron Asaro.

    Ekspertët nënvizojnë se, megjithëse pagesat përmes telefonave inteligjentë dhe portofolet digjitale ofrojnë lehtësi dhe siguri, mbrojtja e të dhënave personale dhe kujdesi ndaj komunikimeve të dyshimta mbeten thelbësore për parandalimin e mashtrimeve financiare.

    Burimi: RTKLive

  • Mbyllet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, shkak gara e çiklizmit

    Mbyllet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, shkak gara e çiklizmit

    Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve sot, nga ora 08:30 deri në 12:00.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kufizimi do të përfshijë segmentin e Rrugës B, nga rrethi që lidhet me Rrugën A e deri te rrethi në afërsi të Maxi 24.

    Megjithatë, qarkullimi në rreth-rrotullimin te Maxi 24 nuk do të ndërpritet, pasi shiriti i brendshëm i tij do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

    Për të shmangur vonesat dhe ngarkesat në trafik, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti në Shqipëri, vranët dhe me kthjellime

    Moti në Shqipëri, vranët dhe me kthjellime

    Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike me ditët e kaluara.

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare.

    Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.

    Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

  • Dy duele interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

    Dy duele interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

    Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.

    Java e 13-të e elitës së futbollit kosovar vazhdon këtë të shtunë me dy ndeshje që premtojnë rivalitet dhe emocione, ku në njërën anë skuadrat do të kërkojnë pikë për t’iu afruar objektivave të tyre, ndërsa në tjetrën do të synojnë të ruajnë pozitat në pjesën e sipërme të tabelës.

    Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli ’74 e pret Ballkanin nga ora 13:00.

    Skuadra vendase vjen pas barazimit pa gola ndaj Malishevës dhe kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv. Feronikeli ’74 ka grumbulluar 12 pikë në 12 ndeshje dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës, ndaj çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka rëndësi të veçantë.

    Por, përballë do të ketë një Ballkan që vjen me moral të lartë pas fitores bindëse 4-0 ndaj Drenicës në xhiron e kaluar. Therandasit kanë 19 pikë dhe synojnë të vazhdojnë ngjitjen në tabelë, duke mos lejuar që skuadrat rivale të krijojnë distancë.

    Vëmendja më pas zhvendoset në stadiumin me bar artificial në Gjilan, ku skuadra vendase përballet me Malishevën, nga ora 16:00.

    Gjilani hyn në këtë takim pas barazimit 1-1 ndaj Dukagjinit, ndërsa synon t’i rikthehet fitoreve për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës. Me 19 pikë të grumbulluara, skuadra gjilanase ka mundësinë të bëjë një hap të rëndësishëm nëse arrin t’i marrë tri pikët përballë një kundërshtari direkt në renditje.

    Në anën tjetër, Malisheva udhëton drejt Gjilanit si njëra prej skuadrave më të qëndrueshme të këtij edicioni. Ekipi nga ‘Liman Gegaj’ ka grumbulluar 27 pikë dhe mban pozitën e dytë, dy pikë prapa lideres Prishtina dhe pas barazimit pa gola ndaj Feronikelit ’74 dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, në mënyrë që të mos rrezikojë pozitën e saj në garën për kreun e tabelës.

    Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të zhvillohen të dielën: Vushtrria e pret Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, nga ora 13:00, ndërsa në të njëjtën orë Drenica përballet me Dritën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. /Telegrafi/

  • Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

    Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

    Thomas Markle (82), babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, me të cilën prej vitesh nuk mban marrëdhënie, është liruar me kusht pas arrestimit të premten, nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur.

    Agjentët e FBI-së e arrestuan atë në një qendër për të moshuar në Lakeland të Floridës. Arrestimi erdhi pas një hetimi gjatë të cilit u zbuluan fotografi që dyshohet se paraqesin abuzim seksual ndaj fëmijëve, përfshirë edhe disa imazhe ku, sipas pretendimeve të hetuesve, shfaqet vetë Markle pranë vajzave të mitura.

    Po atë ditë, Markle u paraqit para një gjykate federale në Tampa, ku u transportua në sallën e gjyqit me karrocë invalidësh. Gjatë seancës së parë, ai nuk u deklarua nëse e pranonte apo e mohonte fajësinë.

    Gjykata ia lejoi kthimin në qendrën për të moshuar, por me disa kufizime, përfshirë mbikëqyrjen elektronike.

    Hetimet nisën pasi autoritetet amerikane morën, në tetor të këtij viti, informacione për fotografi të dyshimta të gjetura mes sendeve personale të Markle në Filipine, ku ai kishte jetuar më parë.

    Sipas raportimeve të mediave, dyshimet për këto materiale u ngritën nga djali i tij, Thomas Markle Jr., gjysmëvëllai i Meghan Markle.

    Më pas, hetuesit zbuluan se Markle kishte marrë me qira dy hapësira magazinimi në zonën e Los Angelesit që nga viti 2008. Pasi siguruan urdhër-arrestet dhe autorizimet përkatëse nga gjykata, agjentët e FBI-së kontrolluan të dyja hapësirat dhe sekuestruan rreth 78 artikuj.

    Mes materialeve të sekuestruara kishte negativë fotografikë, diapozitiva dhe libra me përmbajtje që dyshohet se paraqet abuzim seksual ndaj fëmijëve.

    Sipas dokumenteve të Departamentit amerikan të Drejtësisë, në dy fotografi pretendohet se shfaqet një burrë i rritur, të cilin një dëshmitar e ka identifikuar si Markle, pranë një vajze të zhveshur në moshë para pubertetit.

    Në një fotografi të tretë paraqitet një vajzë e zhveshur në një dhomë, për të cilën hetuesit dyshojnë se mund të jetë pjesë e një hoteli në Filipine.

    Gjithashtu, janë gjetur edhe fotografi të tjera ku, sipas hetuesve, Markle shfaqet pranë fëmijëve në shkallë të ndryshme të zhveshjes.

    Për arrestimin e tij ka reaguar edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili deklaroi se agjencia do të përdorë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndjekur penalisht personat e dyshuar për shfrytëzimin e tyre seksual.

    Ndërkohë, Thomas Markle i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra të sëmura”. Ai ka pretenduar se nuk ka shkarkuar kurrë materiale të tilla.

    Kundër tij është ngritur një aktakuzë federale për posedim të materialeve pornografike me të mitur. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me deri në 20 vjet burgim.

    Meghan Markle, e cila i ka ndërprerë marrëdhëniet me të atin gati një dekadë më parë, ka deklaruar më herët se është thellësisht e tronditur nga akuzat e ngritura ndaj tij.

    Ajo ka shpjeguar gjithashtu se vetë dhe bashkëshorti i saj, princi Harry, kanë vendosur të mos lejojnë që babai i saj të ketë kontakt me fëmijët e tyre, me qëllim mbrojtjen e tyre. /Telegrafi/

  • Nisin punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve pranë shkollës “Eqrem Qabej” në Mitrovicë

    Nisin punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve pranë shkollës “Eqrem Qabej” në Mitrovicë

    Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në afërsi të shkollës “Eqrem Qabej” në Mitrovicë.

    Nga afër fillimin e punimeve e kanë përcjellë nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja.

    Sipas njoftimit të komunës, kjo pjesë e qytetit, pas vitesh pa ndërhyrje të mjaftueshme, po i nënshtrohet rregullimit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.

    Ndërhyrja pritet të lehtësojë qarkullimin e përditshëm dhe të krijojë kushte më të mira për nxënësit, prindërit dhe banorët që frekuentojnë këtë zonë.

    Me këtë rast, nënkryetari Osmani ka theksuar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

    “Mitrovica po ndërtohet me punë, përkushtim dhe investime konkrete, lagje pas lagjeje”, ka deklaruar Osmani. /Telegrafi/