Blog

  • Exclusive Father opened the door to the police, his son was found hiding in the ceiling for the arrest of Arion Isufi in Vushtrri, waiting for 480 days in prison.

    An operation to arrest a person wanted by justice in Vushtrri has ended with an unusual discovery. Police officials suspected that he was inside the house, but no one opened the door. Additional police units were engaged at the scene, and the assistance of firefighters was requested. The situation took another turn when the fugitive’s father arrived and opened the door, allowing the police to enter. During the search, his son was found hiding in the roof of his house.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on Friday, November 6, 2026, about 10:30 in the village of Nadakovc in Vushtrri.

    The arrested person is Arion Isufi, against whom the Constitutional Court in Mitrovica, the branch in Vushtrri, had issued a warrant for executing prison sentences.

    According to information the signal provided, police officials had gone to Isufi’s house to carry out the court ordinance, but he had not responded to the calls and opened the door.

    Suspecting that the wanted person was inside, police had requested reinforcements, including the chief of operations, a reaction unit, and members of the Speed Response Unit.

    The situation had also required fire – fighting assistance.

    Meanwhile, however, Isufi’s father had arrived on the scene, who had opened the door to the house.

    In his presence, the police had begun controlling the facility.

    During the search, members of the Speed Response Unit and police officials at the Vushtrri station found Arion Isufin hiding in the roof of the house, where he was arrested.

    After the arrest, Isufi was taken in escorting police units for executing prison sentences.

    They expect 480 days in prison.

    Signal sources suggest that three sentences — one of 50 days in prison, one of 12 months and another 65 days — had been issued against Isufi.

    According to information provided, the total length of execution sentences is reported to be 480 days in prison.

    After the arrest, Isufi was sent to the appropriate institution for the suffering of sentences.

    The criminal acts for which these sentences have been pronounced have not yet been disclosed.

    Note: The person who adhered to this article is deemed innocent until his guilt is proven by court’s decision of form

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

    Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

    Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

    Një operacion për arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia në Vushtrri ka përfunduar me një zbulim të pazakontë. Zyrtarët policorë dyshonin se ai ndodhej brenda shtëpisë, por askush nuk ua hapte derën. Në vendngjarje u angazhuan njësi shtesë policore dhe u kërkua edhe asistenca e zjarrfikësve. Situata mori tjetër rrjedhë kur mbërriti babai i të kërkuarit dhe hapi derën, duke u mundësuar policëve të hynin brenda. Gjatë kontrollit, të birin e gjetën të fshehur në tavanin e shtëpisë.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 10:30, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

    Personi i arrestuar është Arion Isufi, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresa për ekzekutimin e dënimeve me burgim.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, zyrtarët policorë kishin shkuar në shtëpinë e Isufit për të realizuar urdhëresat gjyqësore, por ai nuk u ishte përgjigjur thirrjeve dhe nuk e kishte hapur derën.

    Duke dyshuar se personi i kërkuar ndodhej brenda, Policia kishte kërkuar përforcime, duke angazhuar edhe shefin e operativës, një njësi reaguese dhe pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

    Për shkak të situatës ishte kërkuar edhe asistenca e zjarrfikësve.

    Mirëpo, ndërkohë në vendngjarje kishte mbërritur babai i Isufit, i cili kishte hapur derën e shtëpisë.

    Në praninë e tij, policët kishin nisur kontrollin e objektit.

    Gjatë kontrollit, pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe zyrtarët policorë të Stacionit të Vushtrrisë e gjetën Arion Isufin të fshehur në tavanin e shtëpisë, ku edhe e arrestuan.

    Pas arrestimit, Isufi është marrë në përcjellje nga njësitë policore për ekzekutimin e dënimeve me burgim.

    E presin 480 ditë burgim

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ndaj Isufit ishin lëshuar urdhëresa gjyqësore që përfshijnë tri dënime: një prej 50 ditësh burgim, një prej 12 muajsh dhe një tjetër prej 65 ditësh.

    Sipas informacioneve të siguruara, kohëzgjatja e përgjithshme e dënimeve për ekzekutim është raportuar të jetë 480 ditë burgim.

    Pas arrestimit, Isufi është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtjen e dënimeve.

    Ende nuk janë bërë të ditura veprat penale për të cilat janë shqiptuar këto dënime.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

    U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

    U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

    Një aksident i rëndë trafiku në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka përfunduar tragjikisht për një 73-vjeçare. E moshuara, e cila u godit nga një autobus mëngjesin e së premtes, fillimisht ishte dërguar në QKUK me vetëdije dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Por vetëm disa orë më vonë, gjendja e saj u përkeqësua dhe, përkundër trajtimit mjekësor, ajo ndërroi jetë.

    Gazeta Sinjali mëson se viktima është Nexhmije Krasniqi, rreth 73-vjeçare, ndërsa aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 08:00, në hapësirën e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në aksident është përfshirë një autobus që drejtohej nga Florent Gjoshi, rreth 48-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur këmbësoren.

    Menjëherë pas aksidentit, 73-vjeçarja është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Në momentet e para pas aksidentit, ajo ishte e vetëdijshme dhe gjendja e saj shëndetësore raportohej si stabile.

    Megjithatë, rreth orës 11:00, nga QKUK autoritetet janë njoftuar se gjendja e viktimës ishte rënduar.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka kërkuar që të përcillej gjendja shëndetësore e këmbësores dhe të informohej për çdo zhvillim.

    Rreth orës 12:30, mjeku kujdestar ka konfirmuar lajmin tragjik se Nexhmije Krasniqi kishte ndërruar jetë.

    Pas konfirmimit të vdekjes, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Shtetit, ndërsa Njësia e Hetimeve të Trafikut Rajonal ka vazhduar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Me vendim të Prokurorisë, shoferi i autobusit, Florent Gjoshi, është ndaluar.

    Hetimet pritet të sqarojnë dinamikën e aksidentit, rrethanat në të cilat është goditur këmbësorja dhe përgjegjësinë eventuale penale të shoferit.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për shkaqet e aksidentit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë

    Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë

    Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë

    Këtë të shtunë do të vazhdojë protesta me kërkesën për drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Protesta do të nisë nga ora 12:00, nga katedralaja “Nënë Tereza”, derisa organizatorët kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen thirrjes për drejtësi për vrasjen e grave.

    Në thirrjen për t’iu bashkuar protestës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe “me duart e veta i dërgon drejt vrasjes”.

    Burimi: Insajderi

  • Moti për sot, shoqërohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare

    Moti për sot, shoqërohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare

    Sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me diell dhe vranësira kalimtare që do të shfaqen herë pas here, sidomos mbi zonat malore.

    Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të forcohet deri në 10 metra në sekondë. Valëzimi në det pritet i ulët, i forcës 1–2 ballë.

    Temperaturat do të lëvizin në vlera të atilla ku në Tiranë dhe ultësirën perëndimore maksimalja pritet rreth 17–19 gradë Celsius, ndërsa minimalja e mëngjesit rreth 8–10 gradë. Në bregdet temperaturat do të jenë pak më të ngrohta, ndërsa në zonat malore disa gradë më të ftohta.

    Ndërkaq, nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë të territorit.

    Burimi: RTKLive

  • Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

    Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

    Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

    Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet të mblidhet sot gjatë ditës.

    Këtë e ka konfirmuar vetë udhëheqësi i këtij grupit, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, në një konferencë për media gjatë të enjtes.

    Ai ka theksuar se takimi do të jetë disaorësh, gjatë të cilit do të punohet për këtë çështje.

    Konjufca ka bërë të ditur se angazhimi i grupit do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

  • “Presidentja duhet të jetë më aktive në komunikimin publik”

    “Presidentja duhet të jetë më aktive në komunikimin publik”

    “Presidentja duhet të jetë më aktive në komunikimin publik”

    Njohës të së drejtës kushtetuese dhe ekspertë të komunikimit publik kanë vlerësuar se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet të jetë më aktive në komunikimin me publikun dhe të ketë më shumë paraqitje publike për çështjet me interes qytetar.

    Sipas tyre, komunikimi përmes komunikatave dhe rrjeteve sociale nuk është i mjaftueshëm për një institucion që ka përgjegjësi kushtetuese për përfaqësimin e unitetit të popullit dhe promovimin e transparencës.

    Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë për Ekonomia Online se ndër kompetencat dhe përgjegjësitë e presidentes, të përcaktuara me nenin 84 të Kushtetutës, janë komunikimi me publikun, transparenca dhe krijimi i hapësirës për unifikimin e qytetarëve dhe respektimin e sundimit të ligjit. Ai ka vlerësuar se do të ishte e nevojshme që presidentja të kishte një fillim më aktiv dhe më komunikues, duke përdorur para së gjithash mediat si kanale të komunikimit institucional.

    “Njëra nga kompetencat dhe përgjegjësitë që ka presidentja, në këtë rast presidentja e vendit, nga dispozitat e nenit 84 të Kushtetutës, është pikërisht që të komunikojë, të jetë transparente me publikun, të bëjë dhe të krijojë mundësi dhe hapësirë, atmosferë për unifikim dhe unitet të qytetarëve dhe për respektimin dhe funksionimin e të gjitha ligjeve, pra sundimin e ligjit dhe të institucioneve në Republikën e Kosovës. Bazuar në këtë, gjithsesi që mirë do të ishte të ishte një fillim më aktiv, respektivisht më komunikativ dhe më transparent me publikun përmes kanaleve mediatike në radhë të parë, edhe përmes mediave sociale. Nuk është e ndaluar, mirëpo gjithsesi ato janë mjete dytësore për mendimin tim të komunikimit, në relacion me garancinë, peshën dhe natyrën e kanaleve të komunikimit institucional, gjithsesi kompetencat që i ka presidentja e vendit në bazë të Kushtetutës në fuqi”, tha Baraliu.

    Profesori ka komentuar edhe procedurën e kthimit në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se në këtë rast ka pasur një devijim procedural, pasi, sipas tij, presidentja duhet ta ushtrojë këtë kompetencë mbi bazën e vlerësimit dhe analizës së vetë institucionit.

    “Lidhur me ligjin në fjalë, thjesht ka një shkarje procedurale, sepse drejtpërdrejt presidenti apo presidentja e vendit, në këtë rast, ka të drejtë që t’i kthejë ligjet, mirëpo t’i kthejë me iniciativën e saj, analizën dhe sintezën që e bën personeli i saj, ekspertët e saj, pra stafi i saj, i cili nuk e di, mendohet se a është vazhduese, apo është konsoliduese, apo jo konsoliduese ende, edhe drejtpërdrejt në Kuvend dhe jo me kërkesë të dikujt tjetër, një faktori që në fakt është subjekt politik, që është jashtë kuptimit e thjesht strikt të fjalës institucione, ani që edhe partitë politike janë institucione. Megjithatë, nga një subjekt tjetër është diçka që derivon, apo është shkarje nga praktikat dhe autorizimet që ka presidentja e vendit me Kushtetutë në relacion me praktikën dhe përvojën e gjerë tanishme të presidencës. Prandaj është diçka që do të duhej të vlente respektin dhe vëmendjen e opinionit publik, por edhe të vetë presidentes, që të mos përsëriten gjëra të tilla, të cilat shkojnë në krah të shkeljeve, pra të Kushtetutës, respektivisht mosrespektimit të saj. Prandaj, po, është një rast që nuk do të duhej, mendoj unë, të përsëritej në të ardhmen”, tha ai.

    Ndërkaq, profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, ka thënë se komunikimi vetëm përmes njoftimeve dhe publikimeve në rrjete sociale nuk e përmbush nevojën për transparencë të Presidencës. Sipas tij, presidentja duhet të jetë pjesë aktive e debatit publik dhe të shprehë qëndrimet e saj për çështjet me interes të përgjithshëm.

    “Në kuptim të transparencës që ka institucioni i Presidencës së Kosovës, nuk është e mjaftueshme që të dërgojnë vetëm komunikata dhe publikime në rrjete sociale. Presidentja duhet të jetë aktive në debatin publik shoqëror. Është ndoshta e kuptueshme në muajin e parë dhe të dytë për dikë që nuk ka qenë më herët në politikë, që të kuptojnë njerëzit se si funksionojnë gjërat. Por zonja presidente ka qenë për një kohë të gjatë edhe në politikë, edhe në akademi, dhe besoj që nuk është se nuk e kupton, por thjesht ka përzgjedhur që të qëndrojë pak më anash zhvillimeve që ndodhin në Kosovë, sa i përket qëndrimit të saj. Mendoj që kjo nuk është rruga e duhur për të siguruar, së pari, zërin e saj në shoqëri, si përfaqësuese e unitetit të popullit, dhe, e dyta, çfarë është shumë me rëndësi, të jetë transparente me publikun”, tha Zeneli.

    Ai ka theksuar se presidentja është dashur të japë më shumë sqarime publike edhe për kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje me interes të madh publik.

    “Unë mendoj që, sidomos te kthimi i ligjit, zonja presidente do të duhej ta arsyetonte, do t’i tregonte arsyet pse një ligj i tillë është kthyer dhe për çfarë arsye ka vendosur kështu të veprojë, sepse kjo është një e drejtë e saj, pa asnjë lloj diskutimi, por megjithatë duhet t’i shpjegonte arsyet, jo vetëm me anë të një njoftimi, duke pasur parasysh që është njëra prej çështjeve kryesore me interes publik në Kosovë. Po ashtu, vrasja e grave në Kosovë dhe problemet e tjera me të cilat shoqëria jonë përballet kërkojnë zërin e saj si përfaqësuese e unitetit të popullit, për të treguar qëndrimin që mban dhe drejtimin që duhet t’ia japë institucioni që ajo drejton”, tha Zeneli.

    Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 6 tetor 2026, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila kishte nisur mbrëmjen e 6 tetorit. Ajo u zgjodh në raundin e parë me 81 vota të deputetëve.

  • Bankieri i rremë mashtron 85-vjeçaren në Zvicër, i merr 75 mijë franga

    Bankieri i rremë mashtron 85-vjeçaren në Zvicër, i merr 75 mijë franga

    Një 85-vjeçare nga Lucerni i Zvicrës është mashtruar nga një person që është paraqitur si punonjës banke, duke i marrë gjithsej 75 mijë franga zvicerane. Një 33-vjeçar, i dyshuar si personi që merrte paratë, është arrestuar gjatë tentativës për një dorëzim tjetër të tyre, pasi policia kishte organizuar mbikëqyrjen e takimit.

    Sipas raportimit të mediumit zviceran “Swissinfo”, duke iu referuar agjencisë së lajmeve Keystone-SDA dhe njoftimit të Policisë së Lucernit, gruaja ishte kontaktuar përmes telefonit nga persona që pretendonin se përfaqësonin bankën e saj.

    Ata i kishin thënë se, për shkak të një regjistrimi të gabuar në llogarinë bankare, duhej të tërhiqte para në dorë.

    Si pasojë e këtij mashtrimi, nga 21 deri më 23 tetor, gruaja u dorëzoi tri herë para në dorë një personi që shkonte t’i merrte në banesën e saj. Shuma e përgjithshme e parave të dorëzuara ishte 75 mijë franga zvicerane, transmeton Telegrafi.

    Dyshimet lindën kur kërkoi edhe 50 mijë franga të tjera

    Rasti u zbulua kur, në fillim të nëntorit, 85-vjeçarja kërkoi nga banka edhe 50 mijë franga të tjera.

    Punonjësi i bankës dyshoi për situatën dhe kontaktoi vajzën e gruas, e cila më pas njoftoi policinë.

    Në vazhdim, policia mbikëqyri dorëzimin e radhës të parave. Personi që kishte ardhur për t’i marrë ato u ndalua në afërsi të banesës dhe u arrestua përkohësisht.

    Sipas Policisë së Lucernit, bëhet fjalë për një shtetas 33-vjeçar të Ukrainës./Telegrafi/

  • ​Sot protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn

    ​Sot protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn

    Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë.

    Protesta do të nisë në orën 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka deklaruar se vrasja e Zekajt ka nxjerrë në pah dështimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave që përballen me dhunë.

    Sipas Kolektivit, rasti ka krijuar një krizë të thellë të besimit në institucionet shtetërore, ndërsa kërkohet që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare.

    “Vrasja e saj si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë tonë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, të cilën mund ta kalojmë vetëm me përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht”, thuhet në thirrjen e Kolektivit.

    Organizatorët kërkojnë shkarkimin e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Ata kërkojnë gjithashtu shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të prokurorisë, gjykatës, policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për mosveprimet e pretenduara në rastin e Zekajt.

    Në mesin e kërkesave janë edhe trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu i pavarur dhe apartiak në sistemin e drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për krimin dyshohet ish-kunati i saj.

    Para vrasjes, ajo u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë me kërkesa për mbrojtje, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Pas rastit, janë suspenduar disa zyrtarë policorë, ndërsa organizatorët e protestës kërkojnë që përgjegjësia të shtrihet edhe te drejtuesit e institucioneve.

    Protesta e sotme është vazhdimësi e mobilizimeve qytetare që pasuan vrasjen e Zekajt, me kërkesën që institucionet të garantojnë mbrojtje efektive për gratë dhe vajzat në Kosovë.

  • The teenager makes sure she gets away quickly

    The cases of theft are not rare in our country, while their target often becomes business and business establishments. One such case allegedly occurred recently in Pristina’s Lakestre district, where a teenager allegedly cheated the saleswoman and received money from a business box.

    The signal has secured images from the moment of the incident, where the suspect looks as he approaches the ark, manages to get ahead and then leaves the bar.

    The images provided are seen as happening within a few moments, while the young man leaves after receiving the money.

    VIDEOS:

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal