
Këtë të shtunë do të vazhdojë protesta me kërkesën për drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Protesta do të nisë nga ora 12:00, nga katedralaja “Nënë Tereza”, derisa organizatorët kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen thirrjes për drejtësi për vrasjen e grave.
Në thirrjen për t’iu bashkuar protestës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe “me duart e veta i dërgon drejt vrasjes”.
Burimi: Insajderi