Blog

  • Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave

    Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave

    Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave

    Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë.

    Protesta do të nisë në orën 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka deklaruar se vrasja e Zekajt ka nxjerrë në pah dështimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave që përballen me dhunë.

    Sipas Kolektivit, rasti ka krijuar një krizë të thellë të besimit në institucionet shtetërore, ndërsa kërkohet që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare.

    “Vrasja e saj si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë tonë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, të cilën mund ta kalojmë vetëm me përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, shkruan Kosovapress.

    Organizatorët kërkojnë shkarkimin e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Ata kërkojnë gjithashtu shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të prokurorisë, gjykatës, policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për mosveprimet e pretenduara në rastin e Zekajt.

    Në mesin e kërkesave janë edhe trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu i pavarur dhe apartiak në sistemin e drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për krimin dyshohet ish-kunati i saj.

    Para vrasjes, ajo u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë me kërkesa për mbrojtje, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Pas rastit, janë suspenduar disa zyrtarë policorë, ndërsa organizatorët e protestës kërkojnë që përgjegjësia të shtrihet edhe te drejtuesit e institucioneve.

    Protesta e sotme është vazhdimësi e mobilizimeve qytetare që pasuan vrasjen e Zekajt, me kërkesën që institucionet të garantojnë mbrojtje efektive për gratë dhe vajzat në Kosovë.

  • National protest for Arlinda in Pristina, Gervala and Svechla are required

    The next protest will take place Saturday, with a request for justice in the assassination of Arlinda Zekaj, who was killed in her home in Pec. The protest will begin by 12:00, ahead of the cathedral of Mother Teresa in Pristina.

    The call for participation has made the Council for Religious Thoughts and Action, which has appealed to citizens to join the nationwide protest, seek justice for Arlinda and all women killed in Kosovo.

    In the published call, Kolestin has estimated that Arlinda’s murder has exposed the failures of the institutional chain, which, rather than protecting women who report danger, bypasss their demands for help.

    Her murder, as well as the state response, has put our society into a social crisis and uncertainty that we can only overcome more state responsibilities and guarantee that women’s lives are taken seriously. On Saturday we call on you to protest nationwide to seek justice for Arlinda Zekaj and to ask this state to declare the childicide as national emergency as a pledge to all of us Kosovo girls and women. Arlinda Zakariya left us to look for responsibility, and we are extending it not only to Arlinda and every woman killed but also to every living girl and woman, it is said at Kolestin’s call.

    Also, Kolestin has stated that the assassination of Arlinda has shaken the patriarchal system and that the protests must continue until they are held accountable for violence against women and girls in Kosovo.

    Organisers have also filed a series of requests, including the dismissal and prosecution of officials who, according to them, have responsibilities in the Arlinda case, the dismissal of ministers Donika Grovalla and Xhelal Svechla, and the resignation of Peja chairman Gazmen Muharır.

    Among other demands are the proclamation of childicide as national emergency, the provision of social residence for domestic violence survivors, the independent and apartheic property of the justice system, as well as legalisation of women’s self-preservation.

    Arlinda Zekiaj was killed with axes in her home in Pec. She’s suspected of her ex-continence. Prior to the assassination, she had addressed several letters to justice institutions, warning that her life was in danger.

    Several officials have been suspended in the case, but protest organisers seek broader institutional responsibility, including from the leaders of relevant institutions.

    Requests:

    Downloading, prosecution and imprisonment for chief prosecutor Joy Vucetaj, case prosecutor Suada Rama Hamza, court chairman Shemsedin Hadziaj, Judge Migen Kastrati, QPS director hope spokesperson Lucaj, Lieutenant Faruk Muqolli and any other officials involved.

    The dismissal of Donika Gervala and Jelal Sveschla, as well as Gazmend Mujarır’s resignation.

    Treating women’s murder as national emergency.

    Securing social residence for domestic violence survivors.

    Veting apartian and independent of the justice system.

    Legalization of women’s self-preservation.

      ) On the streets and squares, for the safety of every woman and girl in Kosovo!

      The signal where the truth speaks before the news!

      /Gazeta Sinjali/

      Source Layer: Signal

    1. Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

      Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

      Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

      Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në shtëpinë e saj në Pejë. Protesta do të nisë nga ora 12:00, para katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

      Thirrje për pjesëmarrje ka bërë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili u ka bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës mbarëkombëtare, për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë.

      Në thirrjen e publikuar, Kolektivi ka vlerësuar se vrasja e Arlindës ka ekspozuar dështimet e zinxhirit institucional, i cili, sipas tyre, në vend që t’i mbrojë gratë që raportojnë se ndihen të rrezikuara, i anashkalon kërkesat e tyre për ndihmë.

      “Vrasja e saj si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë tonë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, të cilën mund ta kalojmë vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht. Të shtunën ju thërrasim në protestë gijthëkombëtare për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për t’i kërkuar këtij shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare si zotim për të gjitha ne vajzat e gratë e Kosovës. Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë”, thuhet në thirrjen e Kolektivit.

      Po ashtu, Kolektivi ka deklaruar se vrasja e Arlindës e ka tronditur sistemin patriarkal dhe se protestat duhet të vazhdojnë deri në marrjen e përgjegjësisë për dhunën ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.

      Organizatorët kanë paraqitur edhe një sërë kërkesash, duke përfshirë shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve që, sipas tyre, kanë përgjegjësi në rastin e Arlindës, shkarkimin e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

      Ndër kërkesat e tjera janë shpallja e femicidit si urgjencë kombëtare, sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu i pavarur dhe apartiak i sistemit të drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

      Arlinda Zekaj u vra me sëpatë në shtëpinë e saj në Pejë. Për rastin dyshohet ish-kunati i saj. Para vrasjes, ajo u kishte drejtuar disa letra institucioneve të drejtësisë, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

      Për rastin janë suspenduar disa zyrtarë, por organizatorët e protestës kërkojnë përgjegjësi më të gjerë institucionale, përfshirë edhe nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

      Kërkesat:

      Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së QPS-së, Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar tjetër të përfshirë.

      Shkarkimi i Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, si dhe dorëheqja e Gazmend Muhaxherit.

      Trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare.

      Sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje.

      Veting apartiak dhe i pavarur i sistemit të drejtësisë.

      Legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

        “ Në rrugë e sheshe, për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë!”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

        Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

        /GazetaSinjali/

        Burimi: Sinjali

      1. Today blocked part of B Street in Pristina, the municipality shows alternative roads

        The Pristina municipality has announced that today, on November 7th, 2026, a segment of B Street will be provisionally closed, due to the organisation of the urban cycling race éCriterium Pristina 202650, which is held for the first time this year.

        According to Komuna’s announcement, the traffic limit will be in force from 8:30 to 12: 00 p.m., in the circle segment related to the A Street to the siege of Maxi 2450.

        However, the fence at ʹMaxi 24ʹ will remain open for normal circulation, as its internal tape will not be blocked.

        To avoid traffic columns and delays, citizens have been recommended to take advantage of alternative roads, including A Street, C Street, and ʹFadil Vataʹ, through the Sun Coast district.

        The municipality has called for the understanding and co-operation of citizens during restriction time, while inviting them to come out to support the cycling race in the capital.

        The signal where the truth speaks before the news!

        /Gazeta Sinjali/

        Source Layer: Signal

      2. Sot bllokohet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, Komuna tregon rrugët alternative

        Sot bllokohet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, Komuna tregon rrugët alternative

        Sot bllokohet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, Komuna tregon rrugët alternative

        Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, të shtunën, më 7 nëntor 2026, do të mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, e cila mbahet për herë të parë këtë vit.

        Sipas njoftimit të Komunës, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.

        Megjithatë, rrethrrotullimi te “Maxi 24” do të mbetet i hapur për qarkullim normal, pasi shiriti i tij i brendshëm nuk do të bllokohet.

        Për të shmangur kolonat dhe vonesat në trafik, qytetarëve u është rekomanduar të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

        Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kohës së kufizimit, ndërsa i ka ftuar ata të dalin për të mbështetur garën e çiklizmit në kryeqytet.

        Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

        /GazetaSinjali/

        Burimi: Sinjali

      3. Would you give artificial intelligence access to your bank account?

        The Anthropic company has launched a new function for its chatbot Claude, called personal finances, which enables users directly to connect bank accounts and credit cards with artificial intelligence to transmit and analyse their expenses in detail.

        Through integration with the Plain platform, Claude is positioning as an advanced financial assistant, thus joining OpenAI’s ChatGPT, which a similar opportunity had presented in May of this year.

        At the end of the month, users may ask the chatbot where they spent their money. Artificial intelligence will collect data from all related accounts and share expenses in categories, such as food, bills and municipal services.

        Besides the budget mirror, Claude could identify potential problems, such as double money withdrawals, secret bank fees, or gradual increase in monthly subscription prices. It can also explain in plain language economic terms that users do not understand.

        Anthropic points out that this function only works in reading mode. This means artificial intelligence cannot transfer, spend or invest money independently.

        Meanwhile, the interface does not contain ads or recommendations for banking products.

        In view of the security concerns of sensitive data, the company explains that chatbot is allowed access only to a limited set of information. These include the bank’s name, account type, the last four card figures, available balance and transaction history for the past two years.

        The company also guarantees that private talks and financial questions will not be used for further training of its artificial intelligence models.

        The new function will be available this week, in the testing phase, for users in the United States who have payment subscriptions Pro, Max or Ultra. /Telegraphy/

      4. A do t’i jepnit inteligjencës artificiale qasje në llogarinë tuaj bankare?

        A do t’i jepnit inteligjencës artificiale qasje në llogarinë tuaj bankare?

        Kompania Anthropic ka prezantuar një funksion të ri për chatbotin e saj Claude, të quajtur “Financat personale”, i cili u mundëson përdoruesve të lidhin drejtpërdrejt llogaritë bankare dhe kartelat e kreditit me inteligjencën artificiale, për të përcjellë dhe analizuar në detaje shpenzimet e tyre.

        Përmes integrimit me platformën Plaid, Claude po pozicionohet si një asistent i avancuar financiar, duke iu bashkuar kështu ChatGPT-së së OpenAI, e cila një mundësi të ngjashme e kishte prezantuar në maj të këtij viti.

        Në fund të muajit, përdoruesit mund ta pyesin chatbotin se ku i kanë shpenzuar paratë. Inteligjenca artificiale do të mbledhë të dhënat nga të gjitha llogaritë e lidhura dhe do t’i ndajë shpenzimet në kategori, si ushqimi, faturat dhe shërbimet komunale.

        Përveç pasqyrës së shpenzimeve, Claude mund të identifikojë edhe probleme të mundshme, si tërheqjet e dyfishta të parave, tarifat e fshehta bankare apo rritjen graduale të çmimeve të abonimeve mujore. Ai gjithashtu mund të shpjegojë me gjuhë të thjeshtë termat ekonomikë që përdoruesit nuk i kuptojnë.

        Anthropic thekson se ky funksion punon vetëm në modalitetin e leximit. Kjo do të thotë se inteligjenca artificiale nuk mund të transferojë, shpenzojë apo investojë para në mënyrë të pavarur.

        Ndërkaq, ndërfaqja nuk përmban reklama apo rekomandime për produkte bankare.

        Duke marrë parasysh shqetësimet për sigurinë e të dhënave të ndjeshme, kompania sqaron se chatbotit i lejohet qasje vetëm në një grup të kufizuar informacionesh. Këtu përfshihen emri i bankës, lloji i llogarisë, katër shifrat e fundit të kartelës, bilanci i disponueshëm dhe historiku i transaksioneve për dy vitet e fundit.

        Kompania garanton gjithashtu se bisedat private dhe pyetjet rreth financave nuk do të përdoren për trajnimin e mëtejshëm të modeleve të saj të inteligjencës artificiale.

        Funksioni i ri do të jetë në dispozicion gjatë kësaj jave, në fazën testuese, për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara që kanë abonimet me pagesë Pro, Max ose Ultra. /Telegrafi/

      5. Kush po hakon frigoriferët në supermarketet në mbarë Evropën dhe pse?

        Kush po hakon frigoriferët në supermarketet në mbarë Evropën dhe pse?

        Një seri sulmesh të pazakonta kibernetike ndaj supermarketeve në shtatë vende evropiane ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e infrastrukturës që përdoret çdo ditë nga miliona qytetarë.

        Këtë herë, objektiv nuk kanë qenë bankat, institucionet shtetërore apo sistemet ushtarake, por frigoriferët dhe ngrirësit nëpër supermarkete.

        Sulmues të panjohur kanë arritur të ndërhyjnë nga distanca në sistemet e kontrollit të temperaturës, duke i rritur ato deri në 50 gradë Celsius. Pasojat kanë qenë të drejtpërdrejta: sasi të mëdha ushqimesh janë prishur dhe janë bërë të papërdorshme, ndërsa kompanitë tregtare janë përballur me dëme të konsiderueshme.

        Ajo që e bën edhe më shqetësues këtë rast është fakti se ende nuk dihet kush qëndron pas sulmeve dhe çfarë synon të arrijë. Nuk ka pasur asnjë grup hakerësh që të ketë marrë përgjegjësinë, ndërsa sulmuesit nuk kanë kërkuar as para, siç ndodh zakonisht në rastet e sulmeve kibernetike përmes të cilave kompanitë shantazhohen për të rikthyer sistemet e tyre.

        Pikërisht mungesa e një motivi të qartë financiar ka shtyrë ekspertët të shqyrtojnë mundësinë që këto sulme të kenë një prapavijë tjetër, ndoshta edhe politike.

        Analistët e kompanisë së sigurisë kibernetike Sophos kanë identifikuar dy skenarë kryesorë. Sipas të parit, pas sulmeve mund të qëndrojë një person i vetëm, me njohuri të avancuara teknologjike, i cili vepron për arsye personale.

        Skenari i dytë është më shqetësues, pasi ngre mundësinë e përfshirjes së aktorëve shtetërorë dhe njësive të specializuara për operacione kibernetike.

        Dyshimet e shërbimeve perëndimore të inteligjencës janë përqendruar edhe te Rusia. Sipas vlerësimeve të tyre, Moska mund të jetë duke zhvilluar një fushatë të heshtur sabotimi në vende të ndryshme evropiane, me synimin për të krijuar pasiguri dhe për të goditur objektiva që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

        Megjithatë, Rusia nuk është e vetmja në listën e dyshimeve. Për shkak të incidenteve të ngjashme të regjistruara më herët në bazat ushtarake amerikane, vëmendja është drejtuar edhe te njësitë kibernetike të Koresë së Veriut dhe Kinës.

        Deri më tani, megjithatë, nuk ka prova publike që të konfirmojnë përgjegjësinë e ndonjërit prej këtyre shteteve.

        Nëse pas sulmeve qëndrojnë vërtet aktorë shtetërorë, atëherë dëmtimi i ushqimeve mund të jetë vetëm një pjesë e qëllimit. Ekspertët vlerësojnë se një operacion i tillë mund të synojë krijimin e frikës dhe pasigurisë te qytetarët, duke prekur një nga sektorët më të ndjeshëm të jetës së përditshme: furnizimin me ushqime.

        Pamjet e frigoriferëve jashtë funksionit, produkteve të prishura dhe rafteve të zbrazëta mund të krijojnë përshtypjen se edhe shërbimet më themelore nuk janë të sigurta. Në këtë mënyrë, sulmi nuk do të kishte vetëm pasoja ekonomike për kompanitë, por edhe një efekt psikologjik te konsumatorët.

        Zyrtarët e Bashkimit Evropian i kanë dënuar ashpër këto veprime, duke i cilësuar si përpjekje të qëllimshme për të minuar besimin e qytetarëve në sigurinë e furnizimit me produkte bazë.

        Por si është e mundur që një frigorifer në supermarket të kthehet në objektiv të një sulmi kibernetik?

        Përgjigjja lidhet me mënyrën se si funksionojnë sot pajisjet moderne. Shumë prej frigoriferëve dhe ngrirësve komercialë nuk janë më thjesht pajisje elektrike që punojnë në mënyrë të pavarur. Ato janë të lidhura me sisteme digjitale që mundësojnë kontrollin dhe monitorimin e temperaturës nga distanca, përmes internetit ose rrjeteve celulare.

        Kjo teknologji ua lehtëson punën kompanive, të cilat mund të kontrollojnë njëkohësisht dhjetëra apo qindra pajisje në lokacione të ndryshme. Megjithatë, pikërisht kjo lidhje me rrjetin mund të krijojë dobësi nëse sistemet nuk mirëmbahen dhe nuk mbrohen siç duhet.

        Sipas ekspertëve, një pjesë e pajisjeve të tilla vazhdojnë të përdorin programe të vjetruara dhe nuk marrin rregullisht përditësimet e nevojshme të sigurisë. Në shumë raste, mbrojtja e tyre nuk trajtohet si prioritet nga kompanitë, të cilat përqendrohen më shumë në funksionimin e përditshëm të pajisjeve sesa në sigurinë e tyre digjitale.

        Kjo situatë krijon hapësirë për ndërhyrje të paautorizuara. Në rastin e sulmeve të fundit, pasoja e një ndërhyrjeje të tillë ka qenë shkatërrimi i ushqimeve në shkallë të gjerë, pa qenë e nevojshme që sulmuesit të marrin fizikisht në kontroll supermarketet.

        Një tjetër vështirësi për hetuesit është identifikimi i autorëve. Sipas analizës së Sophos, ndërhyrje të tilla mund të mos lënë gjurmë të zakonshme të një sulmi me programe keqdashëse, duke e bërë më të vështirë rindërtimin e mënyrës se si është kryer operacioni.

        Rasti ka rikthyer në vëmendje një problem që po bëhet gjithnjë e më i madh në Evropë: sigurinë e pajisjeve dhe sistemeve që janë pjesë e infrastrukturës së përditshme, por që shpesh nuk trajtohen me të njëjtin nivel mbrojtjeje si kompjuterët apo rrjetet e institucioneve të rëndësishme.

        Në fund, çështja nuk ka të bëjë vetëm me frigoriferët e dëmtuar apo ushqimet e hedhura. Ajo ngre një pyetje shumë më të gjerë për sigurinë e shoqërisë moderne: nëse një sulmues mund të ndërhyjë në pajisjet që ruajnë ushqimin në supermarket, sa të mbrojtura janë sistemet e tjera nga të cilat varet jeta e përditshme e qytetarëve?

        Deri në identifikimin e përgjegjësve, motivi i vërtetë i sulmeve mbetet i paqartë. Por incidentet tregojnë se kërcënimet kibernetike nuk kufizohen më vetëm te vjedhja e të dhënave apo bllokimi i kompjuterëve. Ato mund të prekin drejtpërdrejt edhe ekonominë, furnizimin me produkte bazë dhe sigurinë e përditshme të qytetarëve. /Telegrafi/

      6. Are you a person who’s hard to deal with? These behaviors can reveal you

        Are you a person who’s hard to deal with? These behaviors can reveal you

        Some customs that seem completely harmless may affect the way others view us. And often, the very closest people are the first to notice.

        Most of us believe that we are reasonable, understanding, and easy to communicate. However, some daily behavior may strain others, even when we have no intention of disturbing them.

        Stopping the conversationators, insisting on always being right, or giving counsel that no one has asked of him is just a few examples.

        TheZenParent portal has set aside 20 signs that can show that our relationship with us is more difficult than we think. Many of these behaviors are behind the belief that we are doing well.

        Stop Others and Always Want to Be Right

        If you often interrupt the speaker, you may feel that you are showing interest. However, the conversationor may experience this as a lack of respect.

        The same is true when you correct someone in front of others. Even if you are right, how you point out your mistake can put him in an unpleasant position.

        The challenges increase when each discussion turns into a race. Rather than listen to the other person’s opinion, focus on the argument that will provide you with the final word.

        Give advice that no one asks of you

        Commenting on how someone feeds, educates children, organizes the home, or builds a couple’s relationship may seem helpful.

        But unrequested advice often gives the impression that you do not respect the choices of others.

        There is a difference between sincerity and severity. To tell the truth does not mean that every thought should be expressed immediately, regardless of the moment and the feelings of the conversationor.

        You have difficulty apologizing

        Some people, even when they realize that they have erred, try to justify their conduct rather than simply seek forgiveness.

        Expressions like I didn’t mean to be honest, but they don’t replace admission of responsibility.

        Another habit that burdens relationships is a return to old conflicts. If during each disagreement you mention past mistakes, the other side may feel that nothing has been finally resolved.

        Respect the time and limits of others

        Frequent delays, cancellation of plans at the last moment, and unfulfilled promises can gradually damage faith.

        Even insisting that someone stay longer, despite clearly stating that he must leave, may show disrespect for personal boundaries.

        Relationships hardly work when one party expects that others will constantly adapt to its wishes, the broadcaster Tramszegraphy.

        Are you a person who’s hard to deal with? These behaviors can reveal you Light Field Stadios

        Everything you take personally

        A brief message, a cancelled meeting or a delayed response does not necessarily mean that someone is angry with you.

        If you interpret any change in behavior as rejection, you can create tension even when there is no problem.

        Another tiring behavior is a constant complaint. Sharing concerns is normal, but when almost every conversation ends with dissatisfaction and criticism, communication can become exhausting.

        Wait for Others to Read Your Thoughts

        We are often disappointed because someone has not responded as we wished, although we have never expressed our expectations.

        No one can always know another’s needs without clear communication.

        Problems also create a difference between face – to – face behavior and communication on social networks, where some people use words far more severe than they would say in front of them.

        Think you’re the only one struggling for relationships.

        If you constantly feel that you are the only person who invests in friendship, love, or family relationships, it may be worth looking at the situation from a different perspective.

        Sometimes such perception is right, but at other times you may not notice the effort others make.

        And here is the most interesting question: When reading these behaviors, did you immediately think of someone else?

        If so, it may be worth considering your habits too.

        A single behavior does not make you a difficult person. However, willingness to accept criticism, apologize, and respect the boundaries of others can make relationships healthier and more stable. /Telegraphy/

      7. A jeni person me të cilin është vështirë të merresh vesh? Këto sjellje mund t'ju zbulojnë

        A jeni person me të cilin është vështirë të merresh vesh? Këto sjellje mund t’ju zbulojnë

        Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh, pikërisht njerëzit më të afërt janë ata që i vërejnë të parët

        Shumica prej nesh besojnë se janë njerëz të arsyeshëm, të kuptueshëm dhe të lehtë për të komunikuar. Megjithatë, disa sjellje të përditshme mund t’i lodhin të tjerët, edhe kur nuk kemi aspak qëllim t’i shqetësojmë.

        Ndërprerja e bashkëbiseduesit, këmbëngulja për të pasur gjithmonë të drejtë apo dhënia e këshillave që askush nuk i ka kërkuar janë vetëm disa shembuj.

        Portali TheZenParent ka veçuar 20 shenja që mund të tregojnë se marrëdhënia me ne është më e vështirë sesa mendojmë. Shumë prej këtyre sjelljeve fshihen pas bindjes se po veprojmë me qëllime të mira.

        Ndërprisni të tjerët dhe dëshironi gjithmonë të keni të drejtë

        Nëse e ndërprisni shpesh personin që flet, ndoshta mendoni se po tregoni interesim. Megjithatë, bashkëbiseduesi mund ta përjetojë këtë si mungesë respekti.

        E njëjta gjë ndodh kur korrigjoni dikë përpara të tjerëve. Edhe nëse keni të drejtë, mënyra si ia vini në dukje gabimin mund ta vendosë në pozitë të pakëndshme.

        Vështirësitë shtohen kur çdo diskutim shndërrohet në garë. Në vend që të dëgjoni mendimin e tjetrit, përqendroheni te argumenti që do t’ju sigurojë fjalën e fundit.

        Jepni këshilla që askush nuk jua kërkon

        Komentimi i mënyrës si dikush ushqehet, edukon fëmijët, organizon shtëpinë apo ndërton marrëdhënien në çift mund t’ju duket ndihmë.

        Por këshillat e pakërkuara shpesh krijojnë përshtypjen se nuk i respektoni zgjedhjet e të tjerëve.

        Ekziston një dallim ndërmjet sinqeritetit dhe ashpërsisë. Të thuash të vërtetën nuk nënkupton se çdo mendim duhet shprehur menjëherë, pa marrë parasysh momentin dhe ndjenjat e bashkëbiseduesit.

        E keni të vështirë të kërkoni falje

        Disa njerëz, edhe kur e kuptojnë se kanë gabuar, përpiqen ta justifikojnë sjelljen e tyre në vend që të kërkojnë thjesht falje.

        Shprehjet si “nuk e kisha me atë qëllim” mund të jenë të sinqerta, por nuk e zëvendësojnë pranimin e përgjegjësisë.

        Një tjetër zakon që rëndon marrëdhëniet është rikthimi te konfliktet e vjetra. Nëse gjatë çdo mosmarrëveshjeje përmendni gabimet e së kaluarës, pala tjetër mund të ndiejë se asgjë nuk është zgjidhur përfundimisht.

        Nuk respektoni kohën dhe kufijtë e të tjerëve

        Vonesat e shpeshta, anulimi i planeve në momentin e fundit dhe premtimet e pambajtura mund ta dëmtojnë gradualisht besimin.

        Edhe këmbëngulja që dikush të qëndrojë më gjatë, pavarësisht se ka thënë qartë se duhet të largohet, mund të tregojë mosrespektim të kufijve personalë.

        Marrëdhëniet vështirë se funksionojnë kur njëra palë pret që të tjerët t’u përshtaten vazhdimisht dëshirave të saj, tranmseton Telegrafi.

        Are you a person who’s hard to deal with? These behaviors can reveal you LightFieldStudios

        Çdo gjë e merrni personalisht

        Një mesazh i shkurtër, një takim i anuluar ose një përgjigje e vonuar nuk do të thotë domosdoshmërisht se dikush është i zemëruar me ju.

        Nëse çdo ndryshim të sjelljes së të tjerëve e interpretoni si refuzim, mund të krijoni tension edhe aty ku nuk ekziston ndonjë problem.

        Një tjetër sjellje lodhëse është ankesa e vazhdueshme. Ndarja e shqetësimeve është normale, por kur pothuajse çdo bisedë përfundon me pakënaqësi dhe kritika, komunikimi mund të bëhet rraskapitës.

        Prisni që të tjerët t’jua lexojnë mendimet

        Shpesh zhgënjehemi sepse dikush nuk ka reaguar ashtu siç kemi dëshiruar, megjithëse nuk ia kemi shprehur kurrë pritshmëritë tona.

        Askush nuk mund t’i dijë gjithmonë nevojat e tjetrit pa komunikim të qartë.

        Probleme krijon edhe ndryshimi ndërmjet sjelljes ballë për ballë dhe komunikimit në rrjetet sociale, ku disa njerëz përdorin fjalë shumë më të ashpra sesa do t’i thoshin përballë.

        Mendoni se vetëm ju përpiqeni për marrëdhëniet

        Nëse vazhdimisht keni përshtypjen se jeni i vetmi person që investon në miqësi, dashuri apo marrëdhënie familjare, ndoshta ia vlen ta shihni situatën nga një këndvështrim tjetër.

        Ndonjëherë ky perceptim është i drejtë, por herë të tjera mund të mos e vëreni përpjekjen që bëjnë të tjerët.

        Dhe këtu qëndron pyetja më interesante: gjatë leximit të këtyre sjelljeve, a menduat menjëherë për dikë tjetër?

        Nëse po, ndoshta ia vlen të shqyrtoni edhe zakonet tuaja.

        Një sjellje e vetme nuk ju bën person të vështirë. Megjithatë, gatishmëria për të pranuar kritika, për të kërkuar falje dhe për të respektuar kufijtë e të tjerëve mund t’i bëjë marrëdhëniet më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme. /Telegrafi/