Blog

  • Trump: Russia and Ukraine, for the first time, are ready for war-ending agreements. Europe will be included.

    US President Donald Trump has declared that Russia and Ukraine, for the first time, are displaying readiness to reach an agreement that would end the war between the two countries. According to him, the negotiations are marking progress, while a possible agreement would have great significance and would include Europe.

    Trump has announced that he has conducted several phone conversations under diplomatic efforts to end the conflict, while warning even meetings for Monday and Tuesday.

    Russia and Ukraine, for the first time, want to reach a deal. It will be a very big deal and it will include Europe, the American president said.

    Meanwhile, Ukrainian President Voldymyr Zelensky has vowed to meet with Russian counterpart Vladimir Putin, but has ruled out the possibility of such a meeting being held in Moscow.

    In an interview for CNN, Zelensky stressed that Ukraine urgently needs air defence and missile systems to deal with Russian attacks. He voiced hope that Trump would manage to persuade Putin to sit at the negotiating table.

    We need air protection and rockets because we want to survive. We want to live until Trump makes Putin negotiate. He can do that. We’re willing to meet him in every country, but not Moscow, the Ukrainian president declared.

    Zelensky also spoke of the security agreement the Trump administration is expected to propose to Ukraine, voicing concern that it could contain risks for the country’s future.

    We’re all in Europe. We don’t want a Yalta 2. We do not want to separate from Russia, he said, referring to the Yalta Conference in 1945, where great powers discussed the spheres of influence in Europe.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump: Rusia dhe Ukraina, për herë të parë janë të gatshme për marrëveshje që i jep fund luftës – do të përfshihet edhe Evropa

    Trump: Rusia dhe Ukraina, për herë të parë janë të gatshme për marrëveshje që i jep fund luftës – do të përfshihet edhe Evropa

    Trump: Rusia dhe Ukraina, për herë të parë janë të gatshme për marrëveshje që i jep fund luftës – do të përfshihet edhe Evropa

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina, për herë të parë, po shfaqin gatishmëri për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes dy vendeve. Sipas tij, negociatat po shënojnë përparim, ndërsa një marrëveshje e mundshme do të kishte rëndësi të madhe dhe do të përfshinte edhe Europën.

    Trump ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa biseda telefonike në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa ka paralajmëruar edhe takime për të hënën dhe të martën.

    “Rusia dhe Ukraina, për herë të parë, duan të arrijnë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje shumë e madhe dhe do të përfshijë Europën”, deklaroi presidenti amerikan.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, por ka përjashtuar mundësinë që një takim i tillë të mbahet në Moskë.

    Në një intervistë për CNN, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa për t’u përballur me sulmet ruse. Ai shprehu shpresën se Trump do të arrijë ta bindë Putinin që të ulet në tryezën e negociatave.

    “Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe raketa, sepse duam të mbijetojmë. Duam të jetojmë derisa Trump ta shtyjë Putinin të negociojë. Ai mund ta bëjë këtë. Ne jemi të gatshëm të takohemi me të në çdo shtet, por jo në Moskë”, deklaroi presidenti ukrainas.

    Zelensky foli edhe për marrëveshjen e sigurisë që administrata Trump pritet t’i propozojë Ukrainës, duke shprehur shqetësimin se ajo mund të përmbajë rreziqe për të ardhmen e vendit.

    “Ne jemi të gjithë në Europë. Nuk duam një Jaltë 2. Nuk duam të ndahemi nga Rusia”, u shpreh ai, duke iu referuar Konferencës së Jaltës të vitit 1945, ku fuqitë e mëdha diskutuan për sferat e ndikimit në Europë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Attempted to flee carabinieri in the fields, 32-year-old Albanian prisoner for theft two of his fellow workers on the run

    A 32-year-old Albanian has ended up in Italian Police cuffs, under suspicion that he was involved in two burglaries in residences, in areas of Albano Santêlessandro and Torre de youths, in Bergamo.

    The event took place on the evening of October 29th, during a territory control operation, undertaken by Carabiniers with the aim of preventing burglary in residences. According to Italian media, his two associates have managed to escape in the fields, avoiding arrest.

    Carabinieri had identified a suspicious vehicle in Albano Santãondro and had been followed to Torre de Rover. After stopping by a sports field, the driver picked up two people from nearby agricultural areas.

    Their movements raised doubts about the effective ones, who called for reinforcements from Radiomobile patrol. The moment they saw police officials, the three people abandoned their vehicle and fled to the fields.

    Two of them managed to escape, while the 32-year-old Albanian man was caught in a clash with the Carabiniers. According to the latter, he still wore black work gloves and, during resisting arrest, caused the collapse and wound of one of the effective.

    During the search, police found and seized over 1,000 euros of cash, several gold jewelry and other valuables.

    Also, several devices allegedly used for burglary were seized, including screwdriver, cutting pins, a modified drill, two flashlights, a flexible and a radio receiver-giving.

    The 32-year-old was arrested and sent to the Bergamo prison. After the hearing to assess the legality of the arrest, the judge of preliminary investigations decided that he would continue to remain under house arrest under the supervision of the electronic bracelet.

    Meanwhile, investigations are continuing to completely whiteen the case and identify the whereabouts of two other associates who continue to be on the run.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tentuan t’u iknin karabinierëve nëpër fusha, arrestohet 32-vjeçari shqiptar për vjedhje – dy bashkëpunëtorët e tij në kërkim

    Tentuan t’u iknin karabinierëve nëpër fusha, arrestohet 32-vjeçari shqiptar për vjedhje – dy bashkëpunëtorët e tij në kërkim

    Tentuan t’u iknin karabinierëve nëpër fusha, arrestohet 32-vjeçari shqiptar për vjedhje – dy bashkëpunëtorët e tij në kërkim

    Një 32-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e Policisë italiane, nën dyshimin se ishte i përfshirë në dy vjedhje në banesa, në zonat Albano Sant’Alessandro dhe Torre de’ Roveri, në Bergamo.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 tetorit, gjatë një operacioni kontrolli të territorit, të ndërmarrë nga karabinierët me qëllim parandalimin e vjedhjeve në banesa. Sipas mediave italiane, dy bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të arratisen nëpër fusha, duke iu shmangur arrestimit.

    Karabinierët kishin identifikuar një automjet të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe e kishin ndjekur deri në Torre de’ Roveri. Pasi ndaluan pranë një fushe sportive, drejtuesi i automjetit mori në makinë dy persona që vinin nga zonat bujqësore përreth.

    Lëvizjet e tyre ngritën dyshime te efektivët, të cilët kërkuan përforcime nga patrulla e Radiomobile. Në momentin kur panë zyrtarët policorë, të tre personat braktisën automjetin dhe u larguan me vrap drejt fushave.

    Dy prej tyre arritën të arratiseshin, ndërsa 32-vjeçari shqiptar u kap pas një përleshjeje me karabinierët. Sipas këtyre të fundit, ai ende mbante të veshura doreza të zeza pune dhe, gjatë rezistencës ndaj arrestimit, shkaktoi rrëzimin dhe plagosjen e njërit prej efektivëve.

    Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 1 mijë euro para të gatshme, disa bizhuteri ari dhe sende të tjera me vlerë.

    Po ashtu, u sekuestruan edhe disa mjete që dyshohet se mund të përdoreshin për vjedhje në banesa, përfshirë kaçavida, pincë prerëse, një majë trapan të modifikuar, dy elektrikë dore, një fleksibël dhe një radio marrëse-dhënëse.

    32-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bergamos. Pas seancës për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit, gjyqtari i hetimeve paraprake vendosi që ai të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të identifikuar vendndodhjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët vazhdojnë të jenë në kërkim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Weather today, minimum -3 degrees

    Kosovo’s Hydrometeorology Institute has announced that during the weekend in Kosovo it is expected to hold weather mainly with scattered clouds and solar intervals.

    According to the IHPC, temperatures will be relatively low, especially during the morning hours, when in some areas negative values are expected to be marked.

    Today, minimal temperatures will be moved from -3 to 0 degrees Celsius, while maximum temperatures from 6 to 11 degrees Celsius.

    The wind will blow from the northwest, at speeds of 1 to 4 meters per second.

    Source Layer: Dukeagini

  • Moti sot, minimalja -3 gradë

    Moti sot, minimalja -3 gradë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

    Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë relativisht të ulëta, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit, kur në disa zona pritet të shënohen vlera negative.

    Sot temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Burimi: Dukagjini

  • Skenderaj’s sad news changes young man’s life who spent 52 days in intensive care after the accident.

    A sad news message has shocked the Haliti family and the residents of Skywright Cossyca, after changing their lives to young Olga Haliti, who was in intensive care for 52 days after a motorcycle accident.

    The news of his death has revealed family members by means of a touching announcement in which they have expressed great pain in losing their loved ones.

    The young man had spent 52 days in intensive care, after injuries suffered in the motorcycle accident, but unfortunately he failed to survive.

    Family members have announced that for burial time and other details about the mortore ceremony, they will announce over time.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lajm i trishtë nga Skenderaj, ndërron jetë i riu që qëndroi 52 ditë në intensiv pas aksidentit

    Lajm i trishtë nga Skenderaj, ndërron jetë i riu që qëndroi 52 ditë në intensiv pas aksidentit

    Lajm i trishtë nga Skenderaj, ndërron jetë i riu që qëndroi 52 ditë në intensiv pas aksidentit

    Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Haliti dhe banorët e Kozhicës së Skenderajt, pasi ka ndërruar jetë i riu Oltion Haliti, i cili për 52 ditë ishte në kujdes intensiv, pas një aksidenti me motoçikletë.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi prekës, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre.

    I riu kishte qëndruar për 52 ditë në kujdes intensiv, pas lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin me motoçikletë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte.

    Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit dhe detajet e tjera rreth ceremonisë mortore do të njoftojnë me kohë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Left alone on Germany’s highest mountain, 21-year-old ends up under investigation

    Austrian police have launched investigations into a 21-year-old German suspect of endangering public security after allegedly leaving him abandoned on Mount Zugspze his 17-year-old friend, at temperatures that had dropped several degrees below zero.

    The minor was forced to seek help over the phone from emergency services. It was found at an altitude of about 2,500m, in hypothermia, and was transported to the hospital in Garmisch-Pertenkirchen, in Germany. After receiving medical treatment, she was released from the hospital.

    Zugspze is the highest mountain in Germany, at an altitude of 2,962 feet [2,962 m].

    According to reports, the two young men had set off in the early hours of Sunday from the Ehrwald resort in Austrian Tirolin, with a view to seeing the sunrise from the top of the mountain.

    However, difficult weather conditions made it difficult for them to climb. The temperatures had dropped to – 12 degrees Fahrenheit [112 ° C], while some parts of the mountain were up to their knees. Because of the weather, they changed their plan to reach the top.

    At a moment along the way, the two young men separated, while 21-year-old continued his only descent. The circumstances and reason for their separation have not yet become known.

    A police spokesman has refused to comment on the case, referring to the ongoing investigations.

    Seven mountain rescuers participated in the rescue operation. Finally, 17-year-old was evacuated from the mountain by helicopter and then taken to hospital by ambulance.

    In Austria, up to three months in prison for endangering physical security

    According to Austrian legislation, those who risk another person’s physical security could be sentenced to up to three months in prison.

    After the investigation ended, police will forward the Prosecutor’s Report to Innsbruck, which will assess whether the elements of a criminal offence have been met in this case.

    The event has brought back to attention a tragic case in January 2025 at Mount Grosglockner, Austria’s highest peak. In that case, a 33-year-old man lost his life from freezing after her partner left her on the mountain.

    The man was found guilty of murder by severe carelessness. During the trial, he claimed he had left for help and expressed regret over the death of his partner.

    The prosecution had argued that the man, like the couple’s most experienced climber, had the responsibility to direct the climb and that he had not returned on time or had not sought help at the right time.

    While in the last case in Zugspze, 17-year-old managed to be rescued. However, the responsibility of the 21-year-old and the circumstances in which he left the mountain still remain under investigation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E la vetëm në malin më të lartë të Gjermanisë, 21-vjeçari përfundon nën hetime

    E la vetëm në malin më të lartë të Gjermanisë, 21-vjeçari përfundon nën hetime

    E la vetëm në malin më të lartë të Gjermanisë, 21-vjeçari përfundon nën hetime

    Policia austriake ka nisur hetimet ndaj një 21-vjeçari gjerman, i dyshuar për rrezikim të sigurisë publike, pasi dyshohet se e la të braktisur në malin Zugspitze shoqen e tij 17-vjeçare, në temperatura që kishin zbritur disa gradë nën zero.

    E mitura u detyrua të kërkonte ndihmë përmes telefonit nga shërbimet e emergjencës. Ajo u gjet në një lartësi prej rreth 2,500 metrash, në gjendje hipotermie, dhe u transportua në spitalin e Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ajo u lirua nga spitali.

    Zugspitze është mali më i lartë në Gjermani, me një lartësi prej 2,962 metrash.

    Sipas raportimeve, dy të rinjtë ishin nisur në orët e para të së dielës nga zona turistike e Ehrwald, në Tirolin austriak, me synimin për të parë lindjen e diellit nga maja e malit.

    Megjithatë, kushtet e vështira atmosferike ua vështirësuan ngjitjen. Temperaturat kishin rënë deri në -12 gradë Celsius, ndërsa në disa pjesë të malit dëbora arrinte deri në gjunjë. Për shkak të motit, ata ndryshuan planin për të arritur në majë.

    Në një moment gjatë rrugës, dy të rinjtë u ndanë, ndërsa 21-vjeçari vazhdoi zbritjen i vetëm. Rrethanat dhe arsyeja e ndarjes së tyre ende nuk janë bërë të ditura.

    Një zëdhënës i Policisë ka refuzuar të komentojë rastin, duke iu referuar hetimeve që janë në zhvillim.

    Në operacionin e shpëtimit morën pjesë shtatë shpëtues malorë. Në fund, 17-vjeçarja u evakuua nga mali me helikopter dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital.

    Në Austri, deri në tre muaj burg për rrezikimin e sigurisë fizike

    Sipas legjislacionit austriak, personat që rrezikojnë sigurinë fizike të një personi tjetër mund të dënohen deri në tre muaj burgim.

    Pas përfundimit të hetimeve, Policia do t’ia përcjellë raportin Prokurorisë në Innsbruck, e cila do të vlerësojë nëse në këtë rast janë përmbushur elementet e një vepre penale.

    Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një rast tragjik të ndodhur në janar të vitit 2025, në malin Grossglockner, maja më e lartë e Austrisë. Në atë rast, një 33-vjeçare humbi jetën nga ngrirja pasi partneri i saj e la në mal.

    Burri u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia e rëndë. Gjatë gjykimit, ai pretendoi se ishte larguar për të kërkuar ndihmë dhe shprehu pendesë për vdekjen e partneres.

    Prokuroria kishte argumentuar se burri, si alpinisti më me përvojë i çiftit, kishte përgjegjësinë për ta drejtuar ngjitjen dhe se nuk ishte kthyer në kohë apo nuk kishte kërkuar ndihmë në momentin e duhur.

    Ndërsa në rastin e fundit në Zugspitze, 17-vjeçarja arriti të shpëtohej. Megjithatë, përgjegjësia e 21-vjeçarit dhe rrethanat në të cilat ai u largua nga mali mbeten ende nën hetim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali