Blog

  • Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së dhe drejtor i NPL “Tregu” në Gjilan

    Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së dhe drejtor i NPL “Tregu” në Gjilan

    Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së dhe drejtor i NPL “Tregu” në Gjilan

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi, ka ndërruar jetë të premten, më 6 nëntor 2026.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një lajm të trishtë.

    Hyseni ka theksuar se Isufi do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin e tij për Gjilanin, që nga angazhimi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri te puna në institucionet lokale.

    Ai kishte shërbyer si drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, ndërsa së fundmi ishte në krye të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”.

    “Ai ishte shembull i atdhedashurisë, punës, korrektësisë dhe respektit për çdo qytetar e koleg. Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të”, ka shkruar Hyseni.

    Kryetari i Gjilanit u ka shprehur ngushëllime familjes Isufi, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve të të ndjerit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The dear cop sends Agnes a letter and a gift

    After the debate between Nietzschi and Anjeza, where a boyfriend named abroad was mentioned during the crash.

    Agnes was in doubt about how her boyfriend is expecting her stay at home.

    But today in Prime Anjeza has received a gift of flowers and a hat from her boyfriend.

    In the flower he even delivered a letter.

    Anyhow, baby, I hope you’re okay. I know you’re worried about how I see you. I’ve seen you cry and I’m worried. Tears I don’t want to see in your face. Play your game and don’t think about us outside. I’ll wait outside. )

    Source Layer: Insander

  • I dashuri polic i dërgon Anjezës letër dhe dhuratë

    I dashuri polic i dërgon Anjezës letër dhe dhuratë

    I dashuri polic i dërgon Anjezës letër dhe dhuratë

    Pas debatit mes Nichit dhe Anjezës, ku gjatë përplasjes u përmend edhe i dashuri që Anjeza ka jashtë shtëpisë.

    Anjeza ishte në dyshime se si po e pret i dashuri i saj qëndrimin e saj në shtëpi.

    Por, sot në Prime Anjeza ka marrë dhuratë lule dhe një kapel nga i dashuri.

    Në lule ai ka bashkangjitur edhe dhe një letër.

    “Anjeza zemër, shpresoj që je mirë. E di që je në merak se si po të shoh unë. Të kam parë duke qarë dhe jam shqetësuar. Lotët nuk dua t’i shoh në fytyrën tënde. Luaje lojën tënde dhe mos mendo për ne jashtë. Unë të pres jashtë.”

    Burimi: Insajderi

  • Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

    Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

    Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

    Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë.

    Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

    Ai ka bërë të ditur se informata për rastin është pranuar rreth orës 20:00, ndërsa vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

    Ndërkohë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

  • Resuli kritikon Anjezën ”Partneri yt nuk duhet të ndikojë në lojën tënde” (VIDEO)

    Resuli kritikon Anjezën ”Partneri yt nuk duhet të ndikojë në lojën tënde” (VIDEO)

    Resuli kritikon Anjezën ”Partneri yt nuk duhet të ndikojë në lojën tënde” (VIDEO)

    Opinionisti Resul Sinani ka komentuar përplasjen mes Anjezës dhe Nichit, duke dhënë vlerësimet e tij për lojën e të dy banorëve.

    Ai i tha Anjezës se fakti që në fillim të lojës ka treguar se është e ndjeshme, mund ta ketë penalizuar në lojë.

    Resuli e këshilloi të mos ndikohet nga deklaratat e Nichit për partnerin e saj jashtë shtëpisë, duke theksuar se Nichi është gabim me këto kualifikime.

    Sipas Resulit, Anjeza duhet t’i anashkalojë njerëzit jashtë shtëpisë dhe të mos shqetësohet për atë që mund të mendojë partneri i saj.

    Ndërkaq, ai kritikoi edhe Nichin për mënyrën e të menduarit, duke iu referuar deklaratës së tij se “po të ishe motra ime, nuk do të të lejoja”, dhe i tha se nuk është mburoja e askujt.

    Në fund, Resuli vlerësoi se, pavarësisht transmetimit të klipit, përplasja dhe loja mes Anjezës dhe Nichit pritet të vazhdojnë.

    Për më shumë:

  • Konsumatorët në Zvicër po paguajnë 220 milionë franga më shumë për rezervën e energjisë elektrike

    Konsumatorët në Zvicër po paguajnë 220 milionë franga më shumë për rezervën e energjisë elektrike

    Kontrolli Financiar Federal ka evidentuar mundësi kursimi prej 220 milionë frangash në projektin e rezervës dimërore të energjisë elektrike. Sipas raportit, një pjesë e kapacitetit të nevojshëm mund të sigurohej me kosto më të ulët, ndërsa edhe kapaciteti i planifikuar i centraleve të reja është më i madh se minimumi i rekomanduar.

    Konsumatorët e energjisë elektrike në Zvicër mund të përballen me kosto më të larta për shkak të mënyrës se si është planifikuar rezerva dimërore e energjisë. Sipas një raporti të Kontrollit Financiar Federal të Zvicrës (CDF), në këtë projekt janë identifikuar mundësi kursimi në vlerë prej rreth 220 milionë frangash, shkruan RTS.

    Raporti, i publikuar më 4 nëntor 2026, shqyrton vendimet e autoriteteve zvicerane për krijimin e një rezerve të energjisë elektrike, e cila synon të garantojë furnizimin gjatë periudhave kur vendi mund të përballet me mungesë të energjisë, veçanërisht në sezonin e ftohtë.

    Kjo rezervë është duke u zhvilluar gradualisht që nga viti 2022. Për periudhën 2030–2045, Konfederata planifikon të sigurojë kapacitet prodhues nga katër centrale rezervë, me një buxhet të përgjithshëm prej 2.3 miliardë frangash. Shpenzimet do të financohen nga konsumatorët përmes një shtese në tarifën e energjisë elektrike.

    Ku mund të kursehen 220 milionë franga?

    Sipas Kontrollit Financiar Federal, një pjesë e kapacitetit të nevojshëm për rezervën e energjisë mund të sigurohej duke përdorur gjeneratorët rezervë ekzistues, në vend që të mbështeteshin vetëm planet për ndërtimin e kapaciteteve të reja.

    Autoriteti vlerëson se shfrytëzimi i të paktën një pjese të fuqisë së këtyre gjeneratorëve mund të mundësonte kursim prej rreth 120 milionë frangash, transmeton Telegrafi.

    Një tjetër pjesë e kursimeve të mundshme lidhet me dimensionimin e centraleve të reja. Sipas raportit, kapaciteti i planifikuar është më i madh se nevoja minimale e rekomanduar, gjë që sjell kosto shtesë prej rreth 100 milionë frangash.

    Në total, këto dy mundësi përfaqësojnë rreth 220 milionë franga kursime që, sipas auditimit, nuk janë shfrytëzuar.

    Kapaciteti i planifikuar është më i madh se minimumi i rekomanduar

    Komisioni Federal i Energjisë Elektrike (ElCom) kishte rekomanduar një kapacitet minimal rezervë prej 500 megavatësh.

    Megjithatë, katër centralet rezervë të planifikuara pritet të sigurojnë rreth 583 megavatë kapacitet prodhues nga viti 2030. Diferenca prej 83 megavatësh është një nga elementet që Kontrolli Financiar Federal e ka shqyrtuar në raportin e tij.

    ElCom e mbron këtë diferencë, duke argumentuar se nevojat gjatë një krize energjetike janë të pasigurta dhe se një kapacitet shtesë mund të shërbejë si rezervë sigurie.

    Autoritetet kanë shqyrtuar planifikimin dhe blerjen e kapaciteteve

    Kontrolli Financiar Federal ka kryer auditim në Zyrën Federale të Energjisë, Komisionin Federal të Energjisë Elektrike dhe kompaninë Swissgrid.

    Auditimi ka përfshirë procesin e përcaktimit të nevojave për rezervë të energjisë, vlerësimin e leverdishmërisë ekonomike të zgjidhjeve të ndryshme, dimensionimin e kapaciteteve dhe procedurat për blerjen e centraleve të reja.

    Sipas raportit, procesi i prokurimit të kapacitetit rezervë është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë efikase. Megjithatë, janë identifikuar mundësi të rëndësishme kursimi që nuk janë shfrytëzuar gjatë përzgjedhjes dhe përcaktimit të madhësisë së zgjidhjeve rezervë.

    Rezerva dimërore synon të mbrojë Zvicrën nga mungesat e mundshme të energjisë elektrike gjatë sezonit të ftohtë. Megjithatë, raporti ngre pikëpyetje për koston e kësaj zgjidhjeje dhe barrën që ajo mund t’u sjellë konsumatorëve.

    Çështja pritet të shqyrtohet edhe nga Parlamenti zviceran gjatë sesionit vjeshtor të vitit 2026./Telegrafi/

  • "Kjo është skandaloze", Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

    “Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

    Opinionistja Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës: “Kjo është skandaloze”

    Opinionistja Rudina ka kritikuar ashpër banorin Nichi gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas një deklarate që ai kishte bërë ndaj Anjezës, duke përmendur edhe lidhjen e saj sentimentale.

    Gjatë diskutimit, Rudina i tha Nichit se e kishte dëgjuar personalisht teksa i ishte drejtuar Anjezës me fjalët se i dashuri i saj mund ta linte.

    “E kam dëgjuar me veshë të mi kur e ke thënë: ‘Ai mund të të lërë’. Kjo është skandaloze”, u shpreh opinionistja, duke ia bërë të qartë pakënaqësinë e saj lidhur me këtë deklaratë.

    Reagimi i Rudinës erdhi pas një momenti emocional të Anjezës, e cila kishte përfunduar në lot gjatë diskutimit me Nichin, pasi ky i fundit kishte përmendur të dashurin e saj.

    Ngjarja u bë pjesë e diskutimeve gjatë spektaklit, ku deklarata dhe reagimi emocional i Anjezës morën vëmendjen e opinionistëve dhe banorëve. /Telegrafi/

  • Mysafiri i pazakontë befason të gjithë, aligatori hyn brenda lokalit në SHBA

    Mysafiri i pazakontë befason të gjithë, aligatori hyn brenda lokalit në SHBA

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një dyqan në Southport, Karolina e Veriut, ku një aligator është futur papritur brenda lokalit, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.

    Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur zvarraniku hyn nga dera e pasme, kalon pranë magazinës dhe vazhdon drejt banakut.

    Pronari i dyqanit, Jesse Driscoll, kishte reaguar i tmerruar kur e pa aligatorin.

    “Shikon shumë gjëra në një dyqan, por kurrë nuk do ta kisha imagjinuar se do të shihja një aligator”, deklaroi ai.

    – YouTube www.youtube.com

    Një nga klientët madje mori një karrige për ta përdorur si mburojë ndaj kafshës.

    Në vendngjarje mbërritën policia dhe shërbimet për mbrojtjen e kafshëve, të cilat arritën ta kapnin aligatorin pa e lënduar dhe ta zhvendosnin në një vend të sigurt.

    Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar.

  • Këmbët ju rrinë të ftohta edhe në dhomë të ngrohtë? Ja çfarë mund të tregojë kjo për shëndetin tuaj

    Këmbët ju rrinë të ftohta edhe në dhomë të ngrohtë? Ja çfarë mund të tregojë kjo për shëndetin tuaj

    Nga çrregullimet nervore dhe diabeti te problemet me gjëndrën tiroide, ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit mund të ketë shkaqe të ndryshme. Disa simptoma kërkojnë kontroll mjekësor, ndërsa të tjerat mund të jenë shenjë e një gjendjeje urgjente

    Këmbët e ftohta nuk janë gjithmonë pasojë e motit të ftohtë. Disa njerëz flenë me çorape edhe gjatë verës, ndërsa të tjerë nuk ndiejnë shqetësim as në dimër. Kjo ndryshueshmëri shpesh është normale. Por nëse shputat mbeten të ftohta edhe në dhomë të ngrohtë, ose ndjesia shoqërohet me mpirje, therje, dhimbje apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës, duhet kërkuar shkaku.

    Sipas Cleveland Clinic, ndjesia e të ftohtit mund të lidhet me mënyrën se si organizmi rregullon temperaturën, me qarkullimin e gjakut ose me funksionimin e nervave. Prandaj, jo çdo rast kërkon të njëjtin trajtim.

    Pse ftohen shputat më shpejt?

    Në temperatura të ulëta, enët e vogla të gjakut në duar dhe këmbë ngushtohen. Kështu organizmi kufizon humbjen e nxehtësisë dhe ruan temperaturën e organeve të brendshme. Ky proces quhet vazokonstriksion dhe është reagim fiziologjik.

    Nëse pas ecjes, lëvizjes ose ngrohjes së lehtë shputat bëhen sërish të ngrohta, zakonisht nuk ka arsye për alarm. Ndryshe është kur ftohja vazhdon pa ndonjë shkak të dukshëm ose vërehet kryesisht në njërën këmbë.

    Gjëndra tiroide dhe ndjeshmëria ndaj të ftohtit

    Hipotiroidizmi, pra prodhimi i pamjaftueshëm i hormoneve tiroide, ngadalëson metabolizmin dhe mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit. Megjithatë, zakonisht nuk ftohen vetëm shputat: personi mund të ndiejë të ftohtë në të gjithë trupin.

    Lodhja e vazhdueshme, lëkura e thatë, kapsllëku, shtimi në peshë dhe përqendrimi i vështirësuar janë simptoma që mund ta shoqërojnë këtë gjendje. Nëse shfaqen së bashku, mjeku mund të kërkojë analiza të TSH-së dhe FT4. Vetëm ndjesia e këmbëve të ftohta nuk mjafton për të diagnostikuar hipotiroidizmin.

    Kur nervat krijojnë ndjesinë e rreme të ftohtit

    Ndonjëherë shputat janë të ngrohta në prekje, por personi i përjeton si të akullta. Kjo mund të ndodhë kur nervat periferikë, që përcjellin informacionin për temperaturën dhe prekjen, nuk funksionojnë siç duhet.

    Neuropatia periferike mund të shkaktojë mpirje, shpim gjilpërash, djegie ose ndjeshmëri të ndryshuar, shpesh më të theksuar gjatë natës. Diabeti është një nga shkaqet e njohura, por jo i vetmi: mungesa e vitaminës B12, disa barna dhe gjendje të tjera mund të ndikojnë në nerva.

    Te personat me diabet, humbja e ndjeshmërisë ka rëndësi të veçantë, sepse plagët apo dëmtimet në shputa mund të mos vihen re menjëherë. Kontrolli i rregullt i këmbëve dhe vlerësimi mjekësor ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve.

    shutterstock

    Kur problemi është në arterie

    Sëmundja arteriale periferike mund të zvogëlojë furnizimin me gjak të këmbëve. Një shenjë tipike është dhimbja ose ngërçi në pulpë gjatë ecjes, që lehtësohet pas pushimit.

    Mund të shfaqen gjithashtu ndryshime në ngjyrën e lëkurës, plagë që shërohen ngadalë, dobësim i pulsit në shputa ose ftohje më e theksuar e njërës këmbë. Mjeku, sipas rastit, mund të rekomandojë matjen e indeksit kyç i këmbës–krah (ABI), që krahason presionin e gjakut në këto dy vende.

    Rreziku për probleme arteriale është më i lartë te duhanpirësit dhe personat me diabet, tension të lartë apo kolesterol të rritur. Megjithatë, jo çdo këmbë e ftohtë tregon bllokim të arterieve: vlerësimi mbështetet në historinë e simptomave dhe ekzaminimin fizik.

    Një shkak tjetër është fenomeni Raynaud: në të ftohtë ose gjatë stresit, gishtat mund të zbardhen, të marrin ngjyrë të kaltër dhe më pas të skuqen gjatë ngrohjes. Ndryshimet shoqërohen ndonjëherë me dhimbje apo mpirje.

    Kur kërkohet ndihmë urgjente?

    Nëse njëra këmbë bëhet papritur shumë e ftohtë, e zbehtë dhe jashtëzakonisht e dhimbshme, veçanërisht kur shfaqen mpirje e fortë ose pamundësi për ta lëvizur, duhet kërkuar menjëherë ndihmë emergjente. Këto mund të jenë shenja të ndërprerjes akute të qarkullimit arterial, gjendje që rrezikon indet e gjymtyrës.

    Në raste jo urgjente, por të vazhdueshme, mjeku do të vlerësojë simptomat, pulset, ndjeshmërinë dhe faktorët e rrezikut, duke vendosur nëse nevojiten analiza apo ekzaminime të tjera.

    Derisa të përcaktohet shkaku, ndihmojnë këpucët e rehatshme, çorapet që nuk shtrëngojnë dhe lëvizja e rregullt. Nëse keni diabet ose mpirje, shmangni ngrohjen e drejtpërdrejtë me borsa shumë të nxehta, sepse mund të shkaktojnë djegie pa u ndier.

    E rëndësishme është të dalloni dy situata: këmbët që janë vërtet të ftohta në prekje dhe këmbët që vetëm ndihen të tilla. Ky dallim, së bashku me simptomat shoqëruese, mund ta orientojë vlerësimin drejt shkakut të duhur. /Telegrafi/

  • Shtatë gola në Prishtinë, Kosova pëson humbje dramatike nga Italia në futsall

    Shtatë gola në Prishtinë, Kosova pëson humbje dramatike nga Italia në futsall

    Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur me rezultat 4-3 nga Italia në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

    “Dardanët” zhvilluan një përballje të fortë, por nuk arritën të shmangin humbjen në ndeshjen e dytë të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

    Ramadan Alaj ishte më efikasi për Kosovën me dy gola, ndërsa një tjetër realizim e shënoi Fitim Krasniqi.

    Për italianët shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

    Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë, Kosova mbetet me tri pikë në vendin e dytë, ndërsa Italia kryeson grupin me gjashtë.

    Ndeshjen e radhës ndaj Italisë, Kosova do ta zhvillojë më 10 nëntor, kurse më 24 shkurt do të përballet me Gjeorgjinë./Telegrafi/