Blog

  • Çmimet e benzinës bien ndjeshëm në Zvicër, shoferët marrin lajmin e mirë pas zhvillimeve në Iran

    Çmimet e benzinës bien ndjeshëm në Zvicër, shoferët marrin lajmin e mirë pas zhvillimeve në Iran

    Çmimet e karburanteve në Zvicër kanë shënuar rënie të ndjeshme, me benzinën pa plumb 95 që ka zbritur në 1.99 franga për litër. Shumë stacione të benzinës ulën çmimet të enjten në mbrëmje dhe të premten, pas rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe shtimit të shpresave për një zgjidhje të luftës në Iran.

    Pas një periudhe me çmime të larta të benzinës dhe naftës, shoferët në Zvicër mund të furnizohen sërish me karburant me çmime më të ulëta. Për herë të parë që nga gushti, benzina pa plumb 95 kushton më pak se dy franga për litër.

    Sipas të dhënave të publikuara nga 20 Minuten, një lexues ka treguar se të premten në mëngjes kishte vërejtur një çmim prej vetëm 1.99 frangash për litër të benzinës pa plumb 95 në një pikë karburanti. Ai tha se, pasi vazhdoi rrugën, kishte parë të njëjtin çmim edhe në dy stacione të tjera.

    “U habita plotësisht kur pashë në një pikë karburanti të premten në mëngjes se benzina pa plumb 95 kushtonte vetëm 1.99 franga. Vetëm pak ditë më parë ishte dukshëm më e lartë”, ka deklaruar lexuesi, i identifikuar me inicialin M.

    Ai e përshkroi rënien e çmimit si të pazakontë, pasi ndryshimi ishte vërejtur brenda pak ditësh.

    Stacionet e benzinës ulën çmimet deri në 12 centë për litër

    Eksperti i Touring Club Suisse (TCS), Erich Schwizer, ka konfirmuar se shumë stacione të benzinës nisën t’i ulnin ndjeshëm çmimet të enjten në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, ulja ishte mesatarisht 12 centë për litër benzinë dhe gjashtë centë për litër naftë.

    “Shumica e tyre ndoqën shembullin të premten. Pritet që ato të mbetura t’i ulin më tej çmimet e tyre”, ka thënë Schwizer.

    Gjatë fundjavës së kaluar, disa stacione kishin ulur çmimet me një ose dy centë për litër, ndërsa në disa raste ulja kishte arritur deri në katër centë. Megjithatë, rënia e regjistruar të enjten ishte dukshëm më e madhe.

    Aktualisht, çmimet mesatare të karburanteve në Zvicër janë:

    • Benzina pa plumb 95: 1.99 franga për litër.
    • Benzina pa plumb 98: 2.10 franga për litër.
    • Nafta: 2.34 franga për litër.

    Rënia e çmimit të naftës dhe shpresat për paqe në Iran

    Një nga arsyet kryesore të rënies së çmimeve të karburanteve është ulja e çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare.

    Çmimi i naftës Brent, një nga treguesit kryesorë për tregun evropian, ra nga 116 dollarë në fund të javës së kaluar në 94 dollarë të mërkurën.

    Kjo rënie erdhi në një kohë kur tregjet po shfaqin shpresa për një zgjidhje të luftës në Iran, pas zhvillimeve politike në Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi.

    Një ditë më parë, Partia Republikane e presidentit Donald Trump pësoi humbje në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke humbur shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve ndaj demokratëve.

    Sipas tregtares së energjisë Rebecca Babin nga Banka Perandorake Kanadeze e Tregtisë, të cituar nga CNBC, shumë investitorë kishin frikë se humbja e Trumpit mund ta shtynte atë drejt një përshkallëzimi të konfliktit me Iranin.

    Megjithatë, zëvendëspresidenti JD Vance ia atribuoi luftës pengesat e republikanëve në zgjedhje, ndërsa Trump njoftoi përfundimin e miliarda dollarëve ndihmë për Izraelin. Këto zhvillime shtuan shpresat se mund të ketë një normalizim të situatës në Iran pas tetë muajsh lufte.

    “Zgjedhjet po e çojnë tregun në përfundimin se Trump tani mund të jetë gati të arrijë një marrëveshje”, ka thënë Andy Lipow, president i kompanisë Lipow Oil Associates.

    Sipas tij, demokratët, tashmë me shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të përpiqen gjithashtu të shkurtojnë fondet për luftën.

    Ekspertët paralajmërojnë se çmimet mund të mos mbeten të ulëta

    Pavarësisht rënies së fundit, ekspertët paralajmërojnë se është ende herët të thuhet nëse çmimet e karburanteve do të qëndrojnë në këto nivele.

    Sipas Erich Schwizer nga TCS, çmimet më të ulëta të naftës u kanë mundësuar operatorëve të stacioneve të benzinës të blejnë karburant me kushte më të favorshme.

    Megjithatë, ai vlerëson se situata mbetet e pasigurt, pasi kostot e transportit dhe të mallrave vazhdojnë të jenë të larta.

    “Kostot e transportit dhe të mallrave mbeten të larta. Është e dyshimtë nëse çmimet e karburantit do të mbeten të ulëta në planin afatgjatë”, ka deklaruar Schwizer.

    Edhe tregtarja e energjisë Rebecca Babin mendon se rënia e fundit e çmimeve në treg mund të jetë disi e ekzagjeruar.

    Sipas saj, tregu aktualisht po reagon më shumë ndaj pritjeve dhe zhvillimeve politike sesa ndaj kërkesës reale për energji, pasi rezultatet e papritura të zgjedhjeve kanë shtuar emocionet dhe pasigurinë te investitorët./Telegrafi/

  • Kurti: War Crimes Documentation Essential to Clearing the Truth

    THE historical truth should not be lost, nor should justice remain unfinished. And it is our responsibility never to allow the truth about war to be forgotten, related, or distorted. Therefore, the work of the Institute of Chief Crimes during the Kosovo War is an investment in our collective memory and the legacy we leave to future generations, Kurti wrote.

    He has announced that during the meeting he has accepted the work report from the director of this institute, Attemi, where the institution’s achievements are listed.

    Today I accepted the work report from the director of this institute, Atthem, where the impressive achievements are listed. This Institute is creating a stable documentary and scientific basis that serves to preserve historical truth, as well as the justice system, in particular the State Prosecutor’s Office, because the record of crimes is necessary for clarifying truth and bringing to justice those who committed crimes against our people, he wrote.

    Kurti has also mentioned the publication of the 1998-1999 war victims’ preliminary list at the end of July, stressing that it helps institutions document crimes committed by Serbia in Kosovo.

    In addition, he has indicated that this year’s advanced scientific work has been expanded, international co-operation expanded through 21 agreements with partner institutions, and over 127 interviews have been conducted with survivors, within the framework of the Name of Massacre Project.

    The collected testimony section and each archived document serves to build an institutional reminder of crimes committed during the war has ended Kurti.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

    Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

    “E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar. Dhe është përgjegjësi e jona që të mos lejojmë asnjëherë që e vërteta për luftën të harrohet, të relativizohet apo të shtrembërohet. Prandaj, puna e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, është një investim në kujtesën tonë kolektive dhe në trashëgiminë që ua lëmë brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar raportin e punës nga drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, ku janë të renditura të arriturat e institucionit.

    “Sot pranova raportin e punës nga drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, ku janë të radhitura të arriturat mbresëlënëse. Ky Institut po krijon një bazë të qëndrueshme dokumentare dhe shkencore, e cila i shërben ruajtjes së vërtetës historike, po ashtu edhe sistemit të drejtësisë, në veçanti Prokurorisë së Shtetit, sepse dokumentimi i krimeve është i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime ndaj popullit tonë”, ka shkruar ai.

    Kurti ka përmendur edhe publikimin e listës preliminare të viktimave të luftës 1998-1999, në fund të muajit korrik, duke theksuar se ajo ndihmon institucionet në dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

    Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti është avancuar puna shkencore, është zgjeruar bashkëpunimi ndërkombëtar përmes 21 marrëveshjeve me institucione partnere, si dhe janë realizuar mbi 127 intervista me të mbijetuarit, në kuadër të projektit “Kujtesa e masakrave”.

    “Secila dëshmi e mbledhur dhe secili dokument i arkivuar i shërben ndërtimit të një kujtese institucionale për krimet e kryera gjatë luftës”, ka përfunduar Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Mourinho personally intervenes, Real Madrid very close to transferring the sensation of Man Wood

    Mourinho personally intervenes, Real Madrid very close to transferring the sensation of Man Wood

    Jose Moourinho reportedly has held talks with Manchester United talent representatives JJ Gabriel, while Real Madrid is aiming to strengthen positions in the race for his transfer.

    According to journalist Alvaro Esteban, Real Madrid coach is personally involved in the club’s efforts to secure Gabriel’s service, holding talks with his circle on a possible transfer to Santiago Bernabeu.

    This development comes after reports that Real Madrid is close to reaching the 16-year transfer agreement.

    The Spanish giant has made significant advances in this regard, despite competition from Barcelona and other European clubs.

    Mourinho personally intervenes, Real Madrid very close to transferring the sensation of Man Wood

    Sky Sports He reported on Wednesday that the Madrillians have reached a verbal agreement with Gabriel on a possible transfer in January. However, there has still been no official contact between clubs, while Manchester Unitedi continues to be the current football club.

    Gabriel had sought to leave Old Tuffford in September, as he was unhappy with the lack of opportunity to play the first team. Since then, he has been training in Spain as he examines the next step in his career.

    English talent joined Manchester United at the age of 11 and last season was proclaimed Player of the Year in the Premier League for the U18 age group.

    It is considered one of the most promising talents of English football. /Telegraph/

  • Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

    Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

    Jose Mourinho raportohet se ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e talentit të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, ndërsa Real Madridi po synon të forcojë pozitat në garën për transferimin e tij.

    Sipas gazetarit Alvaro Esteban, trajneri i Real Madridit është përfshirë personalisht në përpjekjet e klubit për ta siguruar shërbimin e Gabrielit, duke zhvilluar bisedime me rrethin e tij për një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.

    Ky zhvillim vjen pas raportimeve se Real Madridi është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e 16-vjeçarit.

    Gjiganti spanjoll ka bërë përparime të rëndësishme në këtë drejtim, pavarësisht konkurrencës nga Barcelona dhe klubet e tjera evropiane.

    Mourinho personally intervenes, Real Madrid very close to transferring the sensation of Man Wood

    Sky Sports raportoi të mërkurën se madrilenët kanë arritur një marrëveshje verbale me Gabrielin për një transferim të mundshëm në janar. Megjithatë, ende nuk ka pasur kontakte zyrtare mes klubeve, ndërsa Manchester Unitedi vazhdon të jetë klubi aktual i futbollistit.

    Gabriel kishte kërkuar largimin nga ‘Old Trafford’ në shtator, pasi ishte i pakënaqur me mungesën e mundësive për të luajtur në ekipin e parë. Që atëherë, ai është duke u stërvitur në Spanjë, teksa po shqyrton hapin e radhës në karrierën e tij.

    Talenti anglez iu bashkua Manchester Unitedit në moshën 11-vjeçare dhe sezonin e kaluar u shpall Lojtari i Vitit në Ligën Premier për grupmoshën U18.

    Ai konsiderohet si një prej talenteve më premtues të futbollit anglez./Telegrafi/

  • I expect you &#82/11; exciting surprise for Agnes at BBVK5 by boyfriend ( VIDEOS)

    AThe one that over the last few days mentioned her boyfriend inside the BBWK5 house, was surprised with a message from him, as well as a beautiful bouquet of flowers.

    In his message, Agnes’ boyfriend has made it known that he is continually following her course and that she should not be concerned about how she is being perceived outside.

    Anyhow, baby, I hope you’re okay. I’m following you every day, every hour, every minute. I know you’re worried about how I’m looking at you from the outside. Just think about yourself and the game inside. I’ll wait for you, It was in his message.

    Her boyfriend is a cop and has also sent a police hat to Agnes as a sign of him.

    For more:

  • Mysterious Message to Our Big Brother V IP Kosova ( VIDEOS)

    Gweek live broadcast of Big Brother V IP Kosova has shown a special message to the resident Jonah.

    The announced announcement states that Jonah will soon learn what is happening outside the house.

    It remains to be seen what this is about and how Jonah will react to that message.

  • Mesazh misterioz për Jonën në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Mesazh misterioz për Jonën në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Mesazh misterioz për Jonën në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Gjatë transmetimit direkt të Big Brother VIP Kosova është shfaqur një mesazh i veçantë për banoren Jona.

    Në njoftimin e shfaqur thuhet se pas pak Jona do të mësojë se çfarë po ndodh jashtë shtëpisë.

    Mbetet të shihet se për çfarë bëhet fjalë dhe si do të reagojë Jona pas këtij mesazhi.

  • “Unë të pres” - surprizë emocionuese për Anjezën në BBVK5 nga i dashuri (VIDEO)

    “Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën në BBVK5 nga i dashuri (VIDEO)

    “Unë të pres” - surprizë emocionuese për Anjezën në BBVK5 nga i dashuri (VIDEO)

    Anjeza e cila gjatë ditëve të fundit e ka përmendur disa herë të dashurin e saj brenda shtëpisë së BBVK5, është surprizuar me një mesazh nga ai, si dhe me një buqetë të bukur me lule.

    Në mesazhin e tij, i dashuri i Anjezës i ka bërë të ditur se po e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e saj dhe se ajo nuk duhet të shqetësohet për mënyrën se si po perceptohet jashtë.

    “Anjeza zemër, shpresoj që je mirë. Unë po të ndjek çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. E di që e ke merak se si po të shoh nga jashtë. Mendo vetëm për veten dhe lojën brenda. Unë të pres”, thuhej ndër tjerash në mesazhin e tij.

    I dashuri i saj është polic dhe e ka dërguar po ashtu një kapelë të policisë për Anjezën si shenjë të tij.

    Për më shumë:

  • “Unë të pres” - surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

    “Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

    Gazetarja Anjeza Gubetini ka përjetuar një moment të veçantë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku është surprizuar me një mesazh nga i dashuri i saj, si dhe me një buqetë të bukur me lule.

    Gjatë ditëve të fundit, banorja e ka përmendur disa herë të dashurin e saj brenda shtëpisë, ndërsa këtë herë ka marrë edhe një mesazh prej tij, përmes të cilit ai i ka shprehur mbështetjen dhe i ka bërë të ditur se po e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e saj në këtë format.

    Në mesazhin e dërguar, ai e ka siguruar Anjezën se nuk duhet të shqetësohet për mënyrën se si po perceptohet jashtë shtëpisë, duke e inkurajuar të përqendrohet te vetja dhe loja.

    “Anjeza zemër, shpresoj që je mirë. Unë po të ndjek çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. E di që e ke merak se si po të shoh nga jashtë. Mendo vetëm për veten dhe lojën brenda. Unë të pres”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e tij.

    Një tjetër detaj që e bëri surprizën edhe më të veçantë ishte edhe një kapelë policie, të cilën ai ia kishte dërguar Anjezës si shenjë simbolike, pasi vetë ushtron profesionin e policit.

    Surpriza vjen në një moment kur Anjeza ka qenë në qendër të diskutimeve brenda shtëpisë, veçanërisht pas situatave të fundit që kanë përfshirë edhe lidhjen e saj jashtë spektaklit. /Telegrafi/