Blog

  • “ Love among ruins” 250 couples crown marriage in Gaza

    In the context of destroyed houses and shift tents, 250 Palestinian couples gathered in Gaza for a massive wedding ceremony, while territory continues to face the consequences of the war.

    The event began with a parade of vehicles decorated with Palestinian flags, flowers and red ribbons.

    The column crossed the ruined streets of Gaza City before it reached the Mediterranean coast.

    The initiative, organised by the noble Operation 3 Caloraus of the United Arab Emirates, with the support of the Benevolent and Humanitarian Foundation é Saqr bin Mohammed Al Qasimiı, aimed to help Palestinian youth face financial difficulties in coping with marriage, amid shifting and worsening living conditions.

    For groom Said al-Najar, this holiday was held in the background of personal losses. He said the Israeli attacks had destroyed his family’s home and that he now lives in a tent in the refugee camp in Jabalia.

    Al-Najjar said he was selected through a cast organised by the event committee.

    This joy belongs not only to a groom or 250 sons-in-law, but to all Gaza people, he said.

    He added that like thousands of other Palestinians, he had lost his home and had nowhere to go.

    Another son-in-law, Mohammed Kuwait, said his house was destroyed during the war and that he had no financial opportunity to rent another apartment.

    We will live in a tent, he said, explaining that he will start his marriage in a shift camp.

    Kuwait said increasing the cost of living has increasingly made it difficult for Palestinian youths to marry. He added that the mass wedding has given him and his 249 sons-in-laws the opportunity to celebrate their marriages despite difficult circumstances.

    For Munir al-Taritar, the party was accompanied by the pain of losing family. He said his mother and several other relatives were killed during the war, while the family home was also destroyed.

    He said he would like his mother to be there to share with him on the wedding day.

    Despite the blockade and war in Gaza, we will celebrate and restore hope to our hearts, he said.

    According to the organising committee, 11,622 persons applied to attend the mass wedding.

    Of them, 1,335 met the turnout conditions, while 250 boys were chosen by lot. / AA/

  • "Dashuri mes rrënojave", 250 çifte kurorëzojnë martesën në Gaza

    “Dashuri mes rrënojave”, 250 çifte kurorëzojnë martesën në Gaza

    Në sfondin e shtëpive të shkatërruara dhe tendave të zhvendosjes, 250 çifte palestineze u mblodhën në Gaza për një ceremoni masive martese, ndërsa territori vazhdon të përballet me pasojat e luftës.

    Ngjarja nisi me një parakalim automjetesh të zbukuruara me flamuj palestinezë, lule dhe shirita të kuq.

    Kolona përshkoi rrugët e shkatërruara të Qytetit të Gazës, përpara se të mbërrinte në bregdetin e Mesdheut.

    Nisma, e organizuar nga operacioni “Kalorësi Fisnik 3” i Emirateve të Bashkuara Arabe, me mbështetjen e Fondacionit Bamirës dhe Humanitar “Saqr bin Mohammed Al Qasimi”, synoi të ndihmojë të rinjtë palestinezë që përballen me vështirësi financiare për të përballuar martesën, mes zhvendosjes dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës.

    Për dhëndrin Said al-Najjar, kjo festë u zhvillua në sfondin e humbjeve personale. Ai tha se sulmet izraelite kishin shkatërruar shtëpinë e familjes së tij dhe se tani jeton në një tendë, në kampin e refugjatëve në Jabalia.

    Al-Najjar tha se ishte përzgjedhur përmes një shorti të organizuar nga komiteti i ngjarjes.

    “Ky gëzim nuk i përket vetëm një dhëndri apo 250 dhëndurëve, por gjithë popullit të Gazës”, tha ai.

    Ai shtoi se, ashtu si mijëra palestinezë të tjerë, kishte humbur shtëpinë dhe nuk kishte ku të shkonte.

    Një tjetër dhëndër, Mohammed Kuwaidir, tha se edhe shtëpia e tij është shkatërruar gjatë luftës dhe se nuk kishte mundësi financiare të merrte një banesë tjetër me qira.

    “Do të jetojmë në një tendë”, tha ai, duke shpjeguar se do ta fillojë jetën bashkëshortore në një kamp zhvendosjeje.

    Kuwaidir tha se rritja e kostos së jetesës ua ka vështirësuar gjithnjë e më shumë të rinjve palestinezë martesën. Ai shtoi se dasma masive u ka dhënë atij dhe 249 dhëndurëve të tjerë mundësinë të festonin martesat e tyre, pavarësisht rrethanave të vështira.

    Për Munir al-Tatarin, festa u shoqërua me dhimbjen e humbjes së familjarëve. Ai tha se nëna e tij dhe disa të afërm të tjerë ishin vrarë gjatë luftës, ndërsa shtëpia e familjes ishte shkatërruar gjithashtu.

    Ai tha se do të dëshironte që nëna e tij të ishte aty për të ndarë me të ditën e martesës.

    “Pavarësisht bllokadës dhe luftës në Gaza, ne do të festojmë dhe do të rikthejmë shpresën në zemrat tona”, tha ai.

    Sipas komitetit organizues, për të marrë pjesë në dasmën masive kishin aplikuar 11.622 persona.

    Prej tyre, 1.335 i plotësonin kushtet e pjesëmarrjes, ndërsa 250 dhëndurë u përzgjodhën përmes shortit. /AA/

  • Sveçla: LVV nuk e mbështeti Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë

    Sveçla: LVV nuk e mbështeti Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kjo parti nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet.

    Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla ka shprehur rezervat e LVV-së lidhur me ndryshimet e parapara në këtë rregullore, duke thënë se nuk janë të bindur se ajo do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.

    Sipas tij, rritja e tarifave për parking nuk nënkupton domosdoshmërisht më shumë rregull, më shumë parkingje apo mundësi shtesë për banorët.

    Ai ka theksuar se propozimet e subjektit të tij politik nuk janë marrë parasysh nga ekzekutivi i Prishtinës, prandaj rregullorja nuk e ka marrë mbështetjen e tyre.

    “ Mbetet të shihet nëse dokumenti do t’i kalojë filtrat e ligjshmërisë dhe do të hyjë në fuqi. Kemi rezerva serioze edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Sveçla.

    Kujtojmë se Rregullorja e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime në menaxhimin e parkingjeve publike dhe tarifat për parkim në kryeqytet./Telegrafi/

  • Meghan Markle’s father is arrested for possession of child sexual abuse material

    Thomas Markle, the father of Sussex’s Duchess, Meghan Markle, was arrested Friday in Florida, under suspicion of possession of materials containing child sexual abuse.

    According to the American Department of Justice, 82-year-old was arrested by federal agents at a care centre near Tampa in the early hours Friday. He was expected to appear before the court in Tampa in the afternoon.

    A 14-page federal criminal complaint says authorities have seized about 78 materials from two storage facilities in the Los Angeles area, which Markle had rented for nearly two decades.

    According to the document, seized materials included photo explosives, slides, negative films, and books with illegal content.

    The file includes a witness’s statement that two pictures presented a man, identified by him as Marquel, along with a naked minor girl. Meanwhile, the FBI is continuing to examine seized materials.

    You risk up to 20 years in prison if convicted

    Markle faces a criminal charge of possession of materials containing sexual abuse of minors. If convicted, he could be sentenced to up to 20 years in federal prison.

    Mr. Markle is accused of possessing material of child sexual abuse, including photographs showing himself with minor girls, said Bill Essalili, the first federal prosecutor for California’s central district.

    He stressed that the charges are very serious and that the prosecution will follow the case in accordance with federal law.

    Even FBI Director Kash Patel said the agency would use all available resources to protect children and prosecute persons suspected of such crimes.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë

    Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë

    Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë

    Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar të premten në Florida, nën dyshimin për posedim të materialeve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë.

    Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, 82-vjeçari është arrestuar nga agjentët federalë në një qendër kujdesi pranë Tampës, në orët e para të së premtes. Ai pritej të paraqitej para gjykatës në Tampa gjatë pasdites.

    Në një ankesë penale federale prej 14 faqesh thuhet se autoritetet kanë sekuestruar rreth 78 materiale nga dy ambiente magazinimi në zonën e Los Angeles-it, të cilat Markle i kishte marrë me qira për gati dy dekada.

    Sipas dokumentit, materialet e sekuestruara përfshinin fotografi eksplicite, diapozitiva, negativë filmash dhe libra me përmbajtje të paligjshme.

    Në dosje përfshihet edhe deklarata e një dëshmitari, sipas së cilës dy prej fotografive paraqisnin një burrë, të identifikuar prej tij si Markle, së bashku me një vajzë të mitur të zhveshur. Ndërkohë, FBI-ja po vazhdon shqyrtimin e materialeve të sekuestruara.

    Rrezikon deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor

    Markle përballet me një akuzë penale për posedim të materialeve që përmbajnë abuzim seksual me të mitur. Në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet me deri në 20 vjet burg federal.

    “Zoti Markle akuzohet për posedimin e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë, përfshirë fotografi ku paraqitet vetë me vajza të mitura”, deklaroi Bill Essayli, prokuror i parë federal për distriktin qendror të Kalifornisë.

    Ai theksoi se akuzat janë shumë serioze dhe se prokuroria do ta ndjekë çështjen në përputhje me ligjin federal.

    Edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të përdorë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndjekur penalisht personat e dyshuar për krime të tilla.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I’m proud to be American, Pope Leo votes in U.S. elections.

    Pope Leo has announced that he has decided to vote through mail in the Muslim elections in the United States in what is considered a historic case for a leader of the Catholic Church.

    The first US-born pope said Friday he is proud to be an American citizen and that he wants to fulfill his civic obligation.

    I’m proud to be American and exercise this right, Leo told a reporter aboard the plane that was transporting him from Rome to Uruguay, where he is launching a 12-day visit to South America.

    Leo, born in Chicago named Robert Prevost, is believed to be the first pope to vote in a secular election while holding the post.

    His ancestors, including Pope Francis, who was originally from Argentina, had chosen not to participate in such election processes.

    Local officials in Will County, south of Chicago, had confirmed last week that the Pope had requested a ballot through mail for the mesmandat elections.

    Meanwhile, the Vatican, on October 30th, had indicated that the Pope believes in the right and obligation of citizens to participate in democratic processes.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Jam krenar që jam amerikan”, Papa Leo voton në zgjedhjet në SHBA

    “Jam krenar që jam amerikan”, Papa Leo voton në zgjedhjet në SHBA

    Papa Leo ka bërë të ditur se ka vendosur të votojë përmes postës në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atë që konsiderohet një rast historik për një udhëheqës të Kishës Katolike.

    Papa i parë i lindur në SHBA tha të premten se ndihet krenar që është shtetas amerikan dhe se dëshiron ta përmbushë detyrimin e tij qytetar.

    “Jam krenar që jam amerikan dhe që e ushtroj këtë të drejtë”, tha Leo për një gazetar në bordin e avionit që po e transportonte nga Roma drejt Uruguait, ku po nis një vizitë 12-ditore në Amerikën e Jugut.

    Leo, i lindur në Çikago me emrin Robert Prevost, besohet të jetë Papa i parë që voton në një zgjedhje laike gjatë kohës që mban këtë post.

    Paraardhësit e tij, përfshirë Papa Françeskun, i cili ishte me origjinë nga Argjentina, kishin zgjedhur të mos merrnin pjesë në procese të tilla zgjedhore.

    Zyrtarët lokalë në kontenë Will, në jug të Çikagos, kishin konfirmuar javën e kaluar se Papa kishte kërkuar një fletëvotim përmes postës për zgjedhjet e mesmandatit.

    Ndërkaq, Vatikani, më 30 tetor, kishte bërë të ditur se Papa beson në të drejtën dhe detyrimin e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike.

    Burimi: Dukagjini

  • Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës

    Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës

    Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 61-vjeçari shqiptar Bashkim Rushani, të cilit i ra mbi trup një portë e rëndë metalike gjatë kohës që po kryente punime në një pronë private në qytetin e Casarano, në provincën e Leçes.

    Aksidenti ndodhi mëngjesin e 4 nëntorit, në zonën Contrada Spagnolo. Sipas mediave italiane, Rushani, pronar i një kompanie ndërtimi, ishte duke punuar për riparimin e disa shtyllave që mbanin një portë rrëshqitëse, kur struktura u shkëput papritur dhe e zuri poshtë.

    Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, 61-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu karabinierët dhe inspektorët e sigurisë në punë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

    Por përtej aktivitetit të tij si sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, Bashkim Rushani ishte edhe një artist i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Ai ushtronte pasionin për pikturën dhe skulpturën bashkëkohore, duke marrë pjesë në kurse dhe ekspozita artistike.

    Historia e tij lidhet me valën e emigrimit shqiptar drejt Italisë në fillim të viteve ’90. Rushani ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1992, me një prej anijeve që transportonin emigrantë drejt brigjeve italiane, në kërkim të një jete më të mirë.

    Fillimisht u vendos në Casarano, ku ndërtoi jetën e tij dhe u integrua në komunitetin vendas. Pas disa vitesh fitoi edhe shtetësinë italiane. Për rreth 30 vite ai punoi në sektorin e ndërtimit, ndërsa paralelisht vijoi të merrej me artin, pasion të cilin nuk e braktisi asnjëherë.

    Miqtë dhe të njohurit e tij në Itali e kanë kujtuar si një njeri të mirë dhe një artist të talentuar.

    “Jam i tronditur. U njohëm në vitin 1998 dhe na bashkonte pasioni për artin. Kishte një krijimtari të jashtëzakonshme, ishte një artist i gjithanshëm. Humbëm një njeri të mrekullueshëm”, është shprehur miku i tij, avokati Giovanni Bellisario.

    Ndërkohë, prokuroria e Leçes ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia ndaj personave të panjohur, për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e portës.

  • Flini keq dhe keni probleme me tretjen? Një zakon i përditshëm mund të jetë shkaku

    Flini keq dhe keni probleme me tretjen? Një zakon i përditshëm mund të jetë shkaku

    Një veprim që shumë njerëz e bëjnë pa menduar mund të ketë pasoja më të mëdha sesa duket. Ekspertët shpjegojnë pse koha kur e bëjmë mund të jetë vendimtare

    Koha kur hani darkë mund të jetë po aq e rëndësishme sa përmbajtja e pjatës. Pas një dite të ngarkuar, shumë njerëz ulen në tryezë vonë dhe shtrihen menjëherë pas ushqimit. Ky zakon duket i padëmshëm, por te personat e ndjeshëm mund të përkeqësojë urthin, fryrjen e barkut dhe cilësinë e gjumit.

    Gastroenterologët theksojnë se nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga darka. Më e rëndësishme është të lini një interval të përshtatshëm para se të shtriheni, veçanërisht nëse keni refluks gastroezofageal.

    Pse shtrirja pas darkës shkakton shqetësime?

    Pas një vakti të bollshëm, stomaku zgjerohet për të pranuar ushqimin. Kjo mund të nxisë relaksime të përkohshme të sfinkterit të poshtëm të ezofagut, mekanizmit muskulor që ndihmon të pengohet kthimi i përmbajtjes së stomakut lart.

    Kur qëndrojmë ulur ose në këmbë, graviteti ndihmon që përmbajtja të mbetet në stomak. Në pozicion të shtrirë, kjo mbrojtje zvogëlohet dhe acidi mund të kalojë më lehtë në ezofag, duke shkaktuar djegie prapa kraharorit, shije të thartë në gojë ose kollë gjatë natës.

    Gastroenterologu Rudy Rai shpjegon se shtrirja me stomakun plot mund të përkeqësojë refluksin dhe parehatinë. Edhe një ushqim që tolerohet mirë në drekë mund të shkaktojë shqetësime kur konsumohet menjëherë përpara gjumit.

    Gjatë natës, pështyma prodhohet më pak dhe gëlltitjet rrallohen. Për këtë arsye, acidi i kthyer në ezofag pastrohet më ngadalë, çka mund ta zgjasë ndjesinë e djegies.

    Çfarë lidhjeje ka refluksi me gjumin?

    Urthi nuk e prish vetëm rehatinë pas darkës. Simptomat e natës mund të shkaktojnë zgjime të përsëritura dhe lodhje të nesërmen, edhe kur personi mendon se ka fjetur mjaftueshëm.

    Një studim i botuar në JAMA Network Open, me 48.536 gra, gjeti se pjesëmarrëset që kishin simptoma refluksi më shumë se një herë në javë kishin rrezik relativ 53 për qind më të lartë për cilësi të dobët të gjumit, krahasuar me ato që i përjetonin më rrallë se një herë në muaj.

    Studimi tregoi lidhje statistikore, jo se refluksi ishte shkaku i vetëm i çrregullimeve të gjumit.

    Edhe zorrët mund të ndikohen nga rutina e vonshme. Të dhëna paraprake të prezantuara në Digestive Disease Week 2026 sugjeruan se kombinimi i stresit të lartë me konsumimin e më shumë se një të katërtës së kalorive ditore pas orës 21:00 lidhej me më shumë kapsllëk ose diarre. Rezultatet nuk provojnë që vetë darka e vonë i shkakton këto probleme.

    GettyImages

    Sa kohë duhet të kalojë mes darkës dhe gjumit?

    Udhëzimet e Kolegjit Amerikan të Gastroenterologjisë këshillojnë shmangien e vakteve gjatë dy deri në tri orëve para gjumit, sidomos për personat me refluks. Disa specialistë sugjerojnë që vakti i fundit i bollshëm të përfundojë të paktën tri orë para shtrirjes.

    Pra, nëse zakonisht flini në orën 22:00, synoni ta përfundoni darkën rreth orës 19:00. Nëse flini në mesnatë, orari mund të zhvendoset në përputhje me ritmin tuaj. Nuk ekziston një orë e vetme ideale për të gjithë.

    Nëse detyrimet ju shtyjnë të hani vonë, zgjidhni një porcion më të vogël, me pak yndyrë, dhe shmangni shtrirjen menjëherë. Megjithatë, nëse refluksi ju zgjon shpesh natën, edhe ushqimet e lehta afër gjumit mund të jenë problematike.

    Vlen të mbani për disa ditë një shënim të thjeshtë: në çfarë ore keni ngrënë, sa i bollshëm ishte vakti, kur jeni shtrirë dhe nëse jeni zgjuar me urth. Kjo mund t’ju ndihmojë të dalloni çfarë ju shqetëson dhe t’ia përshkruani më saktë simptomat mjekut.

    Çfarë tjetër mund ta përmirësojë tretjen?

    Fibrat nga perimet, frutat, bishtajoret dhe drithërat integrale ndihmojnë funksionimin e zorrëve. Shtojini gradualisht, sepse rritja e menjëhershme mund të shkaktojë fryrje.

    Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, veçanërisht kur shtoni fibrat në ushqim. Aktiviteti fizik i rregullt gjithashtu mbështet lëvizjen e zorrëve. Edhe një shëtitje e qetë pas darkës mund të jetë zgjedhje e mirë, ndryshe nga ushtrimet intensive menjëherë pas një vakti të bollshëm.

    Për ata që kanë refluks gjatë natës, mund të ndihmojë ngritja e pjesës së sipërme të shtratit dhe fjetja në anën e majtë. Nëse urthi përsëritet, keni vështirësi në gëlltitje ose humbje të pashpjegueshme peshe, kërkoni vlerësim mjekësor.

    Ndryshimi i orarit të darkës nuk është zgjidhje për çdo shqetësim, por mund të jetë një hap i thjeshtë drejt tretjes më të rehatshme dhe një nate më të qetë. /Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për pushtetin lokal

    Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për pushtetin lokal

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar të premten me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar për arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen pushtetet lokale.

    Gjatë takimit, kryetarët e komunave e kanë uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për të.

    Sipas njoftimit, presidentja ka vlerësuar se pushteti lokal është niveli më i afërt i qeverisjes me qytetarët, pasi komunat janë institucionet e para ku ata kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

    Ajo ka theksuar se qytetarët, përmes institucioneve lokale, e shohin çdo ditë funksionimin e institucioneve dhe nivelin e përgjegjësisë së tyre.

    Shiroka Pula ka thënë gjithashtu se komunat përbëjnë një urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror, duke i siguruar kryetarët se do t’i mbështesë brenda kompetencave të saj.

    Presidentja është zotuar se në takimet me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave të Kosovës.

    Ajo ka bërë të ditur se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja për financimin e projekteve komunale nga donatorët ndërkombëtarë.