Blog

  • Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

    Televotimi vazhdon të jetë i hapur, ndërsa në nominim këtë javë janë Anjeza, Antoneta, Akili, Adriani, Arlinda, Nichi, Shqiponja, Dion dhe Zoja.

    Publiku po vendos se cilin prej tyre dëshiron ta shpëtojë.

    Cili banor mendoni se do të eliminohet këtë javë?

  • Milani synon përforcime në janar, në listë një emër i madh dhe dy talentë premtues

    Milani synon përforcime në janar, në listë një emër i madh dhe dy talentë premtues

    Milani po përgatitet të përforcojë repartin defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa kapiteni i Sporting Lisbonës, Goncalo Inacio, mbetet objektivi kryesor i klubit italian.

    Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, drejtuesit e “Rossonerëve” e konsiderojnë transferimin e një qendërmbrojtësi si prioritet, me më pak se dy muaj deri në rihapjen e afatit kalimtar. Inacio vazhdon të jetë emri i parë në listë, por arritja e marrëveshjes nuk do të jetë e lehtë për shkak të vlerësimit të lartë që klubi portugez ka për të.

    Megjithatë, Milani synon të bëjë një përpjekje, duke shpresuar se mund ta bindë Sportingun të ulet në negociata.

    25-vjeçari e njeh mirë trajnerin e Milanit, Ruben Amorim, pasi ka punuar me të për disa sezone te Sportingu. Në kontratën e tij raportohet se ekziston një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por mediumi portugez A Bola pretendon se një ofertë prej 40 deri në 45 milionë eurosh mund të mjaftojë për ta transferuar.

    Inacio nuk është i vetmi emër në listën e Milanit. Klubi italian po shqyrton edhe mundësinë e investimit te futbollistët e rinj dhe njëri prej tyre është Luca Reggiani i Borussia Dortmundit.

    Mbrojtësi italian, i lindur në vitin 2008, u largua nga akademia e Sassuolos për t’u transferuar në Gjermani në moshën 16-vjeçare. Sezonin e kaluar ai debutoi si në Bundesligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

    Një tjetër alternativë është Massire Sylla i Union Saint-Gilloise. Mbrojtësi 21-vjeçar nga Senegali iu bashkua klubit belg në janar, duke ardhur nga skuadra norvegjeze Lyn. Para transferimit, ai ishte shpallur Lojtari i Ri i Vitit në kategorinë e dytë të futbollit norvegjez./Telegrafi/

  • Refuzoi ftesën e Irakut, zyrtari shpërthen me kërcënim tronditës ndaj lojtarit: Do ta vras

    Refuzoi ftesën e Irakut, zyrtari shpërthen me kërcënim tronditës ndaj lojtarit: Do ta vras

    Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Iraku, ku një anëtar i bordit drejtues të klubit Al-Shorta ka kërcënuar me ekzekutim sulmuesin e Hammarbyt, Montader Madjed, pasi ky i fundit refuzoi ftesën për t’iu bashkuar kombëtares së Irakut.

    Adi al-Rubaie bëri deklaratën gjatë një emisioni televiziv në Irak, duke reaguar ashpër ndaj vendimit të futbollistit 21-vjeçar për të mos u paraqitur gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

    “Kushdo që nuk respekton emrin e vendit tim, do ta ekzekutoj”, deklaroi al-Rubaie, sipas raportimeve të mediumit gjerman t-online. Kur moderatori e pyeti nëse ky ishte një reagim i tepruar, ai u përgjigj prerazi: “Jo, nuk është i tepruar”.

    Sipas mediave suedeze, zyrtari beson gjithashtu se Madjed nuk duhet të luajë më kurrë për Kombëtaren e Irakut.

    Deklarata ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa Federata Irakiane e Futbollit e ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur. Ahmed Al-Falluji, i cili merret me futbollistët me shtetësi të dyfishtë në kuadër të federatës, e cilësoi kërcënimin si të neveritshëm dhe kërkoi që të ndërmerren masa ligjore ndaj personit përgjegjës.

    “Kjo është e neveritshme dhe duhet të ndërmerren hapa ligjorë kundër personit që e bëri këtë deklaratë”, u shpreh ai për mediumin suedez Swed24.

    Deri më tani, as Madjed dhe as klubi i tij Hammarby nuk kanë reaguar publikisht. Vetë futbollisti kishte deklaruar më herët për Fotbollskanalen se ndodhet në një situatë të vështirë me kombëtaren irakiane, pasi çështja ende nuk është sqaruar.

    Marrëdhënia mes Madjedit dhe Kombëtares së Irakut është tensionuar që nga fillimi i vitit. Sulmuesi, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Suedisë, në vitin 2023 vendosi të përfaqësonte Irakun.

    Situata u përkeqësua pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku disa persona të afërt me të talleshin me përfaqësuesen irakiane. Madjed më vonë pranoi për televizionin suedez SVT se kishte bërë disa gabime. Pas kësaj, ai nuk u përfshi në skuadrën e Irakut për Kupën e Botës./Telegrafi/

  • KFOR Commander Meets Major General Osborn, Security discussed in Kosovo

    KFOR Commander Major General Roberto Vergori has met General Stephen Osborn, Adjutant General of the National Guard of Aiva, in Camp Film City in Pristina.

    The news has been disclosed through a KFOR announcement, where it says the meeting was held during today and served to discuss the contribution of states contributing troops to the KFOR mission, as well as their continued commitment to support security and development in Kosovo.

    In the announcement, KFOR has reiterated that it remains a guarantor of stability, continuing to fulfil its mandate and close co-operation with all relevant actors.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, ka takuar Gjeneralmajorin Stephen Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, në Camp Film City në Prishtinë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të KFOR-it, ku thuhet se takimi u zhvillua gjatë ditës së sotme dhe shërbeu për të diskutuar kontributin e shteteve që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it, si dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe zhvillimit në Kosovë.

    Në njoftim, KFOR-i ka ritheksuar se mbetet garantues i stabilitetit, duke vazhduar përmbushjen e mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë akterët përkatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jose Morainho is also involved in the transfer of United States star to Real

    The future of JJ Gabriel continues to be one of the main topics in the passing term of transfers as the opening of the January metkatos approaches.

    The English talent has been in the spotlight for a long time after it reportedly filed a request for an escape from Manchester United.

    Considered one of the greatest talents that has emerged from United University Academy in recent years, JJ Gabriel has primarily been linked to a transfer of two Spanish giants, Real Madrid and Barcelona.

    A recent report by journalist Alvaro Esteban has brought a new update to JJ Gabriel’s future.

    It seems that Real Madrid coach Jose Mourinho has decided to personally engage in club efforts to transfer the talent of the Manchester United University Academy to an attempt to persuade him to move to Santiago Bernabaeus.

    Esteban adds that Mourinho has talked with JJ Gabriel representatives about the possibility of a transfer to Real Madrid in the near future.

    This comes after recent reports, under which Real Madrid is expected to soon finalise the Manchester United talent transfer agreement.

    Clearly, JJ Gabriel will not immediately become part of Real Madrid’s first team after possible transfer.

    At the age of 16, he has yet to pass through the youth department, which is already filled with new talents.

    But one of the reasons footballer himself prefers the transition to Santiago Bernabeu is the offer submitted by Real Madrid.

    The club has given space to a large number of academy talents in recent years, and it seems that JJ Gabriel is more than willing to fight for his team country, winning it through unspoiled work.

    The fact that Mourinho himself has decided to get involved should serve as an additional guarantee to the English youth as he intends to take the next step in his career.

    The plan is that he immediately joins the Castillas team, while many people inside the club believe his debut with the first team will not be far behind.

    Source Layer: Insander

  • Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

    Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

    Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

    E ardhmja e JJ Gabrielit vazhdon të jetë një nga temat kryesore në afatin kalimtar të transferimeve, teksa po afrohet hapja e merkatos së janarit.

    Talenti anglez ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, pasi raportohet se ka dorëzuar një kërkesë për largim nga Manchester United.

    I konsideruar si një nga talentet më të mëdha që ka dalë nga akademia e Unitedit në vitet e fundit, JJ Gabrieli është lidhur kryesisht me një transferim te dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

    Një raportim i fundit nga gazetari Alvaro Esteban ka sjellë një përditësim të ri për të ardhmen e JJ Gabrielit.

    Duket se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vendosur të përfshihet personalisht në përpjekjet e klubit për ta transferuar talentin e akademisë së Manchester Unitedit, në një tentim për ta bindur atë që të kalojë në Santiago Bernabeu.

    Esteban shton se Mourinho ka biseduar me përfaqësuesit e JJ Gabrielit rreth mundësisë së një transferimi te Real Madridi në të ardhmen e afërt.

    Kjo vjen pas raportimeve të fundit, sipas të cilave Real Madridi pritet që së shpejti ta finalizojë marrëveshjen për transferimin e talentit të Manchester Unitedit.

    Është e qartë se JJ Gabrieli nuk do të bëhet menjëherë pjesë e ekipit të parë të Real Madridit pas transferimit të mundshëm.

    Në moshën 16-vjeçare, ai ende duhet të kalojë nëpër departamentin e të rinjve, i cili tashmë është i mbushur me talente të reja.

    Por një nga arsyet pse vetë futbollisti preferon kalimin në Santiago Bernabeu është oferta e paraqitur nga Real Madridi.

    Klubi u ka dhënë hapësirë një numri të madh të talenteve të akademisë në vitet e fundit dhe duket se JJ Gabrieli është më se i gatshëm të luftojë për vendin e tij në skuadër, duke e fituar atë përmes punës së palodhshme.

    Fakti që vetë Mourinho ka vendosur të përfshihet në këtë çështje duhet të shërbejë si një garanci shtesë për të riun anglez, teksa ai synon ta bëjë hapin e radhës në karrierën e tij.

    Plani është që ai t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Castillas, ndërsa shumë njerëz brenda klubit besojnë se debutimi i tij me ekipin e parë nuk do të jetë larg pas kësaj.

    Burimi: Insajderi

  • Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

    Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

    Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare në Prishtinë, për të vazhduar kërkesat për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Kjo protestë do të mbahet të shtunën nga ora 12:00 dhe do të nisë nga Katedralja “Nënë Tereza”.

    Sipas njoftimit, vrasja e Arlinda Zekajt si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, e cila sipas kësaj organizate, mund ta kalohet vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht.

    “Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes.”, thuhet në njoftim.  

    Përveç kërkesave për drejtësi, kjo organizatë kërkon nga shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare, si zotim për të gjitha vajzat e gratë e Kosovës.

    “Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë. Patriarkisë shtetërore Arlinda ia ka lëkundë themelet, tani është e jona që këtë ta çojmë deri në fund, për t’i dhënë fund njëherë e mirë dhunës së shumëfishtë ndaj vajzave e grave në Kosovë.”, thuhet tutje në njoftim.

    Kjo organizatë ka renditur gjashtë kërkesa, të cilat sipas saj duhet të përmbushen.

    “1. Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë; 2. Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit; 3. Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare; 4. Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje; 5. Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë. 6. Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.”, është thënë në njoftim. /Klankosova.tv

  • Heavy Event in Athens: 36-year-old Albanian run bloody 150m to escape bullets

    A serious event has occurred Friday evening in the municipality of Colonos in Athens, where a 36-year-old of Albanian origin has remained seriously injured as a result of shooting.

    Armed execution of the young man occurred first in the square near the local church. Despite being shot into the abdomen area, the 36-year-old managed to run for about 150 meters from the site, sheltering inside his vehicle parked on Lenorman Street.

    Police were notified by residents of the area and, as soon as they arrived at the scene, found two bullet shells, as well as the young Albanian man lying and bleeding inside the car.

    The injured man was rushed from the ECAB teams to the hospital at Artikon, where he is under strict medical care due to severe injuries.

    Under the investigation into the dawning of the event, police authorities have accompanied two people being questioned. So far the motives of this assassination remain unclear, while intensive investigations are continuing to reveal and arrest authors.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave

    Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave

    Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos në Athinë, ku një 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Ekzekutimi me armë ndaj të riut ndodhi fillimisht në sheshin pranë kishës së zonës. Pavarësisht se u godit me plumb në zonën e barkut, 36-vjeçari arriti të largohej me vrap për rreth 150 metra nga vendi i ngjarjes, duke u strehuar brenda automjetit të tij të parkuar në rrugën “Lenorman”.

    Policia u njoftua nga banorët e zonës dhe me të mbërritur në vendngjarje gjeti dy gëzhoja plumbash si dhe të riun shqiptar të shtrirë e të gjakosur brenda makinës.

    I plagosuri u transportua me urgjencë nga ekipet e EKAB-it drejt spitalit “Attikon”, ku ndodhet nën kujdesin e rreptë mjekësor për shkak të plagëve të rënda.

    Në kuadër të hetimit për zbardhjen e ngjarjes, autoritetet policore kanë shoqëruar dy persona të cilët po merren në pyetje. Deri më tani mbeten të paqarta motivet e këtij atentati, ndërsa hetimet intensive po vijojnë për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali