Blog

  • Valë kërcënimesh të rreme me bomba në Evropë, 32 raste në katër ditë, alarmohen linjat ajrore

    Valë kërcënimesh të rreme me bomba në Evropë, 32 raste në katër ditë, alarmohen linjat ajrore

    Valë kërcënimesh të rreme me bomba në Evropë, 32 raste në katër ditë, alarmohen linjat ajrore

    Industria evropiane e aviacionit po përballet me një valë të re kërcënimesh me bomba, ku të paktën 32 raste kanë prekur rreth 12 kompani ajrore brenda vetëm katër ditësh.

    Megjithëse të gjitha kërcënimet e raportuara deri tani kanë rezultuar të rreme, ato kanë detyruar linjat ajrore të ndërmarrin masa emergjente. Disa avionë janë shoqëruar nga mjete ushtarake, ndërsa të tjerë kanë ndryshuar itinerarin dhe janë ulur në aeroporte të ndryshme nga destinacionet e planifikuara.

    Një nga rastet më të pazakonta ishte ai i një fluturimi të Aer Lingus, i cili u detyrua të ulej në një bazë ajrore rreth 1 mijë kilometra larg destinacionit, pasi i mbaroi karburanti gjatë devijimit.

    Ekspertët e sigurisë së aviacionit theksojnë se çdo kërcënim duhet të trajtohet si serioz deri në përfundimin e kontrolleve përkatëse. Sipas tyre, procedurat përfshijnë inspektimin e avionëve dhe kontrollin për praninë e eksplozivëve, edhe kur pasagjerët nuk janë në dijeni të situatës.

    Shqetësimi kryesor lidhet me natyrën në dukje të rastësishme të objektivave dhe mungesën e informacionit të besueshëm për autorët. Disa kërcënime janë dërguar përmes telefonatave dhe të tjera përmes postës elektronike.

    Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që kjo valë të jetë pjesë e një strategjie të luftës hibride, që synon të krijojë pasiguri dhe kaos në transportin ajror evropian. Megjithatë, deri tani nuk ka prova të konfirmuara për autorët apo për ndonjë organizim të përbashkët pas këtyre incidenteve.

    Pavarësisht se dëmi i drejtpërdrejtë është kufizuar te mijëra pasagjerë dhe kostot financiare për kompanitë, autoritetet dhe linjat ajrore vijojnë të jenë në gatishmëri.

    Sipas legjislacionit britanik për sigurinë e aviacionit, komunikimi i qëllimshëm i informacioneve të rreme që rrezikojnë sigurinë e një avioni përbën vepër të rëndë penale, e dënueshme deri me burgim të përjetshëm.

    Burimi: Insajderi

  • Technical workers’ strike boycotted teaching in several Pristina schools

    The strike of technical workers, who have been unable to maintain and clean schools in Pristina, has caused parents in several schools in the capital to boycott learning. The chairman of Kosovo’s Independent Private Sector Union, Yusuf Azemi, has said the strike will continue until all workers’ demands are met. Meanwhile, the Pristina municipality has announced that an agreement has been reached on the issue and that workers are expected to resume work over the next week.

    Friday was not a typical class day for students in some schools in the capital. Lack of basic hygiene conditions has led school students’ parents to decide to keep their children at home, boycotting the lesson because of concerns about their safety and health.

    The Albanian post Kelmendi-Rama, at the same time a member of the Parents’ Council, has said the boycott decision has been taken after opportunities for co-operation and communication have been exhausted.

    This decision did not come about by chance. We’ve tried all possible options of cooperation and communication, but this is the situation we’ve come to. Obviously, under such conditions learning cannot be developed is alarming. We decided only today to boycott the lesson, she said.

    The Education Directorate has announced that they are verifying whether the study boycott is being organised deliberately by schools themselves.

    In addition to lack of hygiene, some schools in Pristina are facing a lack of heat. For this reason, the Council of Parents at the school Mehmet Zvi forefathers has also decided to boycott the lesson, raising concerns about lack of cleaning and heating.

    As for the heating problem, Elshani has said that difficulties in some schools relate to unfinished works under the project for installing new heating systems and increasing energy efficiency.

    According to him, the project has remained in half, as the Finance Ministry has blocked the budget code for payment realisation.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Greva e punëtorëve teknikë, bojkotohet mësimi në disa shkolla të Prishtinës

    Greva e punëtorëve teknikë, bojkotohet mësimi në disa shkolla të Prishtinës

    Greva e punëtorëve teknikë, e cila ka pamundësuar mirëmbajtjen dhe pastrimin e shkollave në Prishtinë, ka bërë që prindërit në disa shkolla të kryeqytetit të bojkotojnë mësimin. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të punëtorëve. Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se është arritur një marrëveshje për këtë çështje dhe se pritet që punëtorët të rifillojnë punën gjatë javës së ardhshme.

    E premtja nuk ishte ditë e zakonshme mësimi për nxënësit e disa shkollave në kryeqytet. Mungesa e kushteve elementare të higjienës ka bërë që prindërit e nxënësve të shkollës “Ismail Qemali” të vendosin t’i mbajnë fëmijët në shtëpi, duke bojkotuar mësimin për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

    Prindja Shqipe Kelmendi-Rama, njëherësh anëtare e Këshillit të Prindërve, ka thënë se vendimi për bojkotim është marrë pasi janë shteruar mundësitë për bashkëpunim dhe komunikim.

    “Ky vendim nuk ka ardhur rastësisht. Kemi provuar të gjitha alternativat e mundshme të bashkëpunimit dhe komunikimit, por kjo është gjendja në të cilën kemi ardhur. Siç po shihet, në këto kushte nuk mund të zhvillohet mësimi, është alarmante. Kemi vendosur që vetëm sot ta bojkotojmë mësimin”, ka thënë ajo.

    Nga Drejtoria e Arsimit kanë bërë të ditur se janë duke verifikuar nëse bojkotimi i mësimit po organizohet me qëllim nga vetë shkollat.

    Përveç mungesës së higjienës, disa shkolla në Prishtinë po përballen edhe me mungesë të ngrohjes. Për këtë arsye, Këshilli i Prindërve në shkollën “Mehmet Gjevori” ka vendosur po ashtu të bojkotojë mësimin, duke ngritur shqetësimet për mungesën e pastrimit dhe ngrohjes.

    Sa i përket problemit me ngrohjen, Elshani ka thënë se vështirësitë në disa shkolla lidhen me punimet e papërfunduara në kuadër të projektit për instalimin e sistemeve të reja të ngrohjes dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

    Sipas tij, projekti ka mbetur në gjysmë, pasi Ministria e Financave ia ka bllokuar operatorit ekonomik kodin buxhetor për realizimin e pagesave.

     

    Burimi: RTKLive

  • I have executed two people in Albania, the testimony of serial killers arrested in Greece

    New and shocking developments have come to light following the arrest of 43-year-old Albanian Nikolin Paul, who has been sought for six years as the author of a double murder committed in Loutraki, Greece.

    The operation on his capture took place in an apartment in Athens’ Kato Patissia area, where the EKAM Special Forces in co-operation with Greek police handcuffed the 43-year-old man who was previously convicted in absentia.

    During the search at the shelter, police seized a pistol firearm, two functional grenades along with two lighting mechanisms, three sets of metal handcuffs, as well as a forged residence permit with his picture.

    Paul was accused and sentenced for the serious crime committed in October 2020. According to the investigative file, he had entered a holiday residence in Loutraki and with the use of an axe had hit his former partner, 43-year-old Ukrainian-born, as well as her partner, a Greek pharmacist, to death. After his execution, he robbed them of their money and jewelry, while he set the victim’s car on fire in an isolated area to eliminate any traces.

    But his criminal involvement allegedly goes beyond this macabre crime. In addition to sentences for deliberate murder, robbery and detention, following 43-year-old arrest, the authorship has been admitted for two more murders committed in Albania. From verification with Interpol, it found he was wanted by Albanian authorities even for an attempted armed robbery.

    Investigators have raised strong doubts that Paul may be involved in other serious criminal events in both states, including payment executions.

    Under the same police action, handcuffs were also imposed on a 41-year-old Albanian woman who is accused of supporting the perpetrators and violating the foreign law.

    Intensive investigations are under way for the full whiteening of his criminal activity.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

    “Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

    “Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

    Zhvillime të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë pas arrestimit të 43-vjeçarit shqiptar, Nikolin Pali, i cili kërkohej prej gjashtë vitesh si autori i një vrasjeje të dyfishtë të kryer në Loutraki të Greqisë.

    Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, ku forcat speciale EKAM në bashkëpunim me policinë greke prangosën 43-vjeçarin, i cili ishte dënuar më parë në mungesë.

    Gjatë kontrollit në banesën ku strehohej, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy granata funksionale së bashku me dy mekanizma ndezës, tre palë pranga metalike, si dhe një leje qëndrimi të falsifikuar me fotografinë e tij.

    Pali akuzohej dhe ishte dënuar për krimin e rëndë të ndodhur në tetor të vitit 2020. Sipas dosjes hetimore, ai kishte hyrë në një banesë pushimi në Loutraki dhe me përdorimin e një sëpate kishte goditur për vdekje ish-partneren e tij, 43-vjeçaren me origjinë ukrainase, si dhe partnerin e saj, një farmacist grek. Pasi i ekzekutoi, ai u grabiti paratë dhe bizhuteritë, ndërsa makinës së viktimës i vuri flakën në një zonë të izoluar për të zhdukur çdo gjurmë.

    Por përfshirja e tij kriminale dyshohet se shkon përtej këtij krimi makabër. Përveç dënimeve për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie, pas arrestimit 43-vjeçari ka pranuar autorësinë edhe për dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Nga verifikimet me Interpolin, doli se ai kërkohej nga autoritetet shqiptare edhe për një grabitje me armë të mbetur në tentativë.

    Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se Pali mund të jetë i përfshirë në ngjarje të tjera të rënda kriminale në të dyja shtetet, përfshirë edhe ekzekutime me pagesë.

    Në kuadër të të njëjtit aksion policor, prangat iu vendosën edhe një 41-vjeçareje shqiptare, e cila akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

    Hetimet intensive po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • President of Italy: Europe at a Historic Crossroad

    Italy’s president, Sergio Mattarella, said Europe must take on more responsibilities in the international arena as it faces greater conflicts and crises.

    There is no doubt that Europe today is at a new crossroads in its history and must choose to take on greater responsibilities in international life, Mattarella said during a meeting with a visiting delegation of the Nzami Ganjawi Foundation, Azerbaijan-based cultural organisation.

    He described the international situation as complex and, in some cases, unprecedented, citing the war between Russia and Ukraine, the escalation of conflicts in the Middle East and the deepening of crises in other regions, which sometimes receive little attention.

    Mattella’s statements come at a time of security concerns in Europe due to the war in Ukraine and the escalation of conflicts in the Middle East.

    A series of bomb threats also caused air traffic cuts across Europe this week, where at least 18 flights were targeted Thursday. / AA/

  • Presidenti i Italisë: Evropa në udhëkryq historik

    Presidenti i Italisë: Evropa në udhëkryq historik

    Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, tha se Evropa duhet të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në arenën ndërkombëtare, ndërsa përballet me konflikte dhe kriza gjithnjë e më të mëdha.

    “Nuk ka dyshim se Evropa sot ndodhet në një udhëkryq të ri në historinë e saj dhe duhet të zgjedhë të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha në jetën ndërkombëtare”, tha Mattarella gjatë një takimi me një delegacion vizitues të Fondacionit Nizami Ganjavi, organizatë kulturore me seli në Azerbajxhan.

    Ai e përshkroi situatën ndërkombëtare si komplekse dhe, në disa raste, të paprecedentë, duke përmendur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, përshkallëzimin e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe thellimin e krizave në rajone të tjera, të cilat ndonjëherë marrin pak vëmendje.

    Deklaratat e Mattarellas vijnë në një kohë të shqetësimeve të sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë dhe përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme.

    Një seri kërcënimesh me bomba shkaktuan gjithashtu ndërprerje të trafikut ajror në gjithë Evropën këtë javë, ku të paktën 18 fluturime u vunë në shënjestër të enjten. /AA/

  • Hallgrimsson flet për Kosovën dhe zbulon çfarë synon Irlanda në ndeshjen vendimtare

    Hallgrimsson flet për Kosovën dhe zbulon çfarë synon Irlanda në ndeshjen vendimtare

    Kombëtarja e Kosovës ka hyrë në planet e Irlandës për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, me përzgjedhësin Heimir Hallgrimsson që e ka bërë të qartë objektivin e skuadrës së tij.

    Përzgjedhësi islandez ka deklaruar se Irlanda synon ta përfundojë kampanjën në vendin e dytë, pozitë që aktualisht mbahet nga Kosova, me të dyja përfaqësueset që kanë nga pesë pikë.

    Në krye të grupit gjendet Austria me tetë pikë, ndërsa Izraeli renditet i fundit me dy pikë. Irlanda fillimisht do të përballet me Austrinë në udhëtim më 14 nëntor, përpara se ta presë Kosovën në Dublin më 17 nëntor, në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare.

    Hallgrimsson ka pranuar se dy fitoret në këto përballje do t’i jepnin Irlandës mundësinë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por ka theksuar se edhe pozita e dytë mbetet një objektiv i rëndësishëm.

    “Me dy fitore do të ishim të parët në grup, ndërsa me fitore ndaj Kosovës në stadiumin ‘Aviva’, me shumë gjasë do ta siguronim vendin e dytë, që padyshim se është synimi ynë, për të qenë në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti për Evropian, në muajin dhjetor në Belfast”, ka deklaruar përzgjedhësi i Irlandës.

    Kjo deklaratë tregon rëndësinë që ka për irlandezët përballja e fundit me Dardanët, të cilët aktualisht janë përpara tyre në tabelë.

    Kosova, ndërkohë, ka një avantazh psikologjik nga përballja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, ku kishte triumfuar me rezultat 1-0. Heroi i asaj fitoreje ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 83-të.

    Kështu, dueli i 17 nëntorit në Dublin pritet të ketë peshë të madhe në përcaktimin e pozitës së dytë në grup, me Kosovën që synon ta mbrojë vendin aktual dhe Irlandën që kërkon ta përmbysë renditjen në ndeshjen e fundit./Telegrafi/

  • Exclusive From Raiffeisen to TEB Bank Albion Ferati, suspected of access to Rama Progress Account, now holds the Head of Accounting position

    The alleged case of violation of the Pristina chairman’s banking privacy, Progress Rama, gets a new dimension. Albion Ferati, former employee of Raiffeisen Bank, whose name has been linked to allegations of unauthorized access to Rama’s bank accounts and transactions, currently holds a leading position in another financial institution in Kosovo. The signal paper learns that Ferati is now Head of Accounting at TEB Bank.

    This information comes at a time when the Constitutional Prosecutor in Pristina has authorised the Kosovo Police to take preliminary action to clarify allegations concerning the unauthorized access and distribution of the capital’s president’s banking data.

    According to confirmed information for the Signal Journal, Albion Ferati currently exercises the Head of Accounting post at TEB Bank, a position linked to responsibility in the area of accounting and financial reporting.

    This development takes on particular importance because Ferat’s name has been mentioned publicly in connection with a case that has raised questions about respect for banking privacy and protection of personal customer data.

    What is known about the case in Raiffeisen Bank?

    The case was made public after the Pristina municipality announced that Chairman for Progress Rama had filed complaints regarding the alleged unauthorised approach to his bank account.

    According to Komuna, a Raiffeisen Bank employee had had access without authorization to Rama’s data and had distributed information on his financial situation and transactions.

    The municipality also disclosed that the bank had informed Rama of the responsible employees’ identification and dismissal.

    Raiffeisen Bank has confirmed that it has addressed the complaint, carried out internal procedures and announced competent authorities, but has not made public the complete results of internal review, nor the identity of employees.

    Meanwhile, Albion Ferati’s name has been reported by other media, referring to police sources.

    Current position at TEB Bank raises new questions

    The new information brought by the newspaper Signal relates to Ferati’s current professional engagement.

    Despite public doubts about the case in Raiffeisen Bank, Ferati currently holds the Head of Accounting position at TEB Bank.

    This situation raises questions of public interest in professional verification procedures, integrity assessment and privacy standards that apply to persons engaged in positions of responsibility within banking institutions.

    However, the existence of an investigation or suspicion alone does not amount to evidence of criminal responsibility, nor does it automatically imply incompatibility to exercise a professional function.

    So far, there is no confirmed information that TEB Bank has listed any violations by Ferati during the exercise of his office in this institution.

    The prosecution authorized preliminary action.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina has confirmed that the case has been accepted for treatment and that police have been authorised to take the necessary preliminary actions.

    Investigations are expected to clarify whether there have been unauthorized access and distribution of bank data, which persons have been involved and if there are elements of criminal responsibility.

    The case, beyond the involvement of a public official, asks an important question for each bank client: how protected are financial data, and what mechanisms ensure that access to it is made only for legal purposes and authorized persons?

    The signal newspaper will continue to forward developments on the issue.

    Albion Ferati enjoys the presumption of innocence, while any eventual criminal responsibility remains to be determined by competent organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting

    Ekskluzive | Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting

    Ekskluzive | Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting

    Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, merr një dimension të ri. Albion Ferati, ish-punonjësi i Raiffeisen Bank, emri i të cilit është lidhur me dyshimet për qasje të paautorizuar në llogarinë dhe transaksionet bankare të Ramës, aktualisht mban një pozitë drejtuese në një tjetër institucion financiar në Kosovë. Gazeta Sinjali mëson se Ferati tani është Head of Accounting në TEB Bank.

    Ky informacion vjen në kohën kur Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime parahetimore për zbardhjen e dyshimeve lidhur me qasjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të të dhënave bankare të kryetarit të kryeqytetit.

    Sipas informacioneve të konfirmuara për Gazetën Sinjali, Albion Ferati aktualisht ushtron funksionin Head of Accounting në TEB Bank, një pozitë që lidhet me përgjegjësi në fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

    Ky zhvillim merr rëndësi të veçantë për shkak se emri i Feratit është përmendur publikisht në lidhje me një rast që ka ngritur pikëpyetje për respektimin e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve.

    Çfarë dihet për rastin në Raiffeisen Bank?

    Rasti u bë publik pasi Komuna e Prishtinës njoftoi se kryetari Përparim Rama kishte paraqitur ankesë lidhur me qasjen e dyshuar të paautorizuar në llogarinë e tij bankare.

    Sipas Komunës, një punonjës i Raiffeisen Bank kishte pasur qasje pa autorizim në të dhënat e Ramës dhe kishte shpërndarë informacione mbi gjendjen dhe transaksionet e tij financiare.

    Komuna bëri të ditur gjithashtu se banka e kishte informuar Ramën për identifikimin dhe largimin nga puna të punonjësit përgjegjës.

    Raiffeisen Bank ka konfirmuar se e ka trajtuar ankesën, ka zhvilluar procedurat e brendshme dhe ka njoftuar autoritetet kompetente, por nuk ka bërë publike rezultatet e plota të shqyrtimit të brendshëm dhe as identitetin e punonjësit.

    Ndërkohë, emri i Albion Feratit është raportuar edhe nga media të tjera, duke iu referuar burimeve policore.

    Pozita aktuale në TEB Bank ngre pyetje të reja

    Informacioni i ri që sjell Gazeta Sinjali lidhet me angazhimin aktual profesional të Feratit.

    Pavarësisht dyshimeve të bëra publike për rastin në Raiffeisen Bank, Ferati aktualisht mban pozitën Head of Accounting në TEB Bank.

    Kjo rrethanë ngre pyetje me interes publik për procedurat e verifikimit profesional, vlerësimin e integritetit dhe standardet e konfidencialitetit që zbatohen për personat e angazhuar në pozita me përgjegjësi brenda institucioneve bankare.

    Megjithatë, vetëm ekzistenca e një hetimi apo dyshimi nuk përbën provë të përgjegjësisë penale dhe as nuk nënkupton automatikisht papërshtatshmëri për ushtrimin e një funksioni profesional.

    Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar se TEB Bank ka konstatuar ndonjë shkelje nga Ferati gjatë ushtrimit të detyrës së tij në këtë institucion.

    Prokuroria ka autorizuar veprime parahetimore

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se rasti është pranuar për trajtim dhe se Policia është autorizuar të ndërmarrë veprimet e nevojshme parahetimore.

    Hetimet pritet të sqarojnë nëse ka pasur qasje dhe shpërndarje të paautorizuar të të dhënave bankare, cilët persona kanë qenë të përfshirë dhe nëse ekzistojnë elemente të përgjegjësisë penale.

    Rasti, përtej përfshirjes së një zyrtari publik, shtron një pyetje me rëndësi për secilin klient bankar: sa të mbrojtura janë të dhënat financiare dhe cilët mekanizma garantojnë që qasja në to të bëhet vetëm për qëllime të ligjshme dhe nga persona të autorizuar?

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje.

    Albion Ferati gëzon prezumimin e pafajësisë, ndërsa çdo përgjegjësi eventuale penale mbetet për t’u përcaktuar nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali